Re:konkursi
E lexuat kete?!
Bashkia e Tiranës do të marrë pjesë në një konkurs fotografik me temë “Shëndeti i të Migruarve”, i cili organizohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), që do të japë edhe çmimim për qytetet më të shëndetshme Evropiane. Pikërisht për këtë arsye bashkia e Tiranës fton të gjithë ata që janë të apasionuar pas fotografisë që të dorëzojnë pranë saj, pamje të marra nga qyteti i Tiranës me temë nga faktorët përcaktues të shëndetit (social dhe mjedisorë). 2 fotot duhet të shoqërohen më shënimin përkatës shpjegues, jo më shumë se 40 fjalë. Kopja e fotove duhet të printohet në letër me cilësi të mirë 30X40 cm dhe të dërgohet pranë Bashkisë së Tiranës, afati i fundit i dorëzimit është data 25 shtator 2006. Fotot më pas do të votohet nga pjesmarësit në mbledhjen vjetore që do të zhvillohet në 18-21 tetor, në Turku-Finlandë. Çmimet do të jepen nga OBSH-ja, ku secili fitues do të marrë një çertifikatë, ndërsa fotot do të përdoren në prezantimin e qytetit në aktivitete të ndryshme ndërkombëtare. Er.Ho