Re: Fotografi spontane
Ok, marrim kete fotografi qe e kam bere dje. Fotografite me te veshtira jane ato gjate nates. Kjo per faktin se ka shume pak drite ne natyre, dhe syrit te aparatit i duhet nje kohe me e gjate ekspozimi per te thithur drite te mjaftueshme qe ta beje fotografine te dukshme.
Syri i aparatit ka dy funksione kryesore. E para eshte
shutter dhe e dyta
aperture. E para ka te beje me kohen qe syri i aparatit qendron i hapur per te thithur driten qe regjistrohet ne film ose ne memorie. Kurse e dyta ka te beje me madhesine e syrit gjate kohes se shkrepjes. Sa me i madh diametri i syrit, aq me shume drite futet ne te. Ashtu sic ndodh dhe me beben e syrit te njeriut kur eshte erresire, bebja behet me e madhe ne menyre qe te thithe sa me shume drite (qe ne erresire mungon) per te pare se cfare e rrethon.
Shutter identifikohet me te qinta sekondash ose me sekonda kurse Aperture me "f" qe varion nga 2.0 deri ne 8.0
Vini re se numri f dhe diametri i syrit jane ne proporcion te zhdrejte. Pra per te bere dallimin, syri i pare eshte f/2.0 kurse i dyti f/8.0 dmth sa me i vogel numri f aq me i madh diametri i syrit.
Diametri i madh i syrit (pra f/2.0) e ben nje subjekt te shfaqet i shndrritshem duke i bere objektet qe duken ne distance te zbehta dhe te paqarta. E kunderta eshte me diametrin e vogel, thithet me pak drite, por cdo objekt duket qarte qofte ai afer apo larg.
Meposhte jane dy fotografi qe kam bere mbi tavoline, objekti i fotografimit eshte kabulli usb mbi portofol, dhe si mates sherben kutia e printerit ne distance.
ky imazh ka specifikimet f/8.0 me 1sec shutter (pra diametri eshte i vogel ne maksimum, dhe foto paraqitet e erret pasi ka thithur pak drite)
ky imazh ka specifikimet f3.2 me shutter 1/2.5
Po te vini re dallimin, figura e printerit ne karton tek ky imazh duket i paqarte ne krahasim me foton e pare. Zakonisht kjo teknike e aperture perdoret ne rastet kur fotografi fokuson nje objekt dhe kerkon qe te beje te qarte vetem ate qe ka fokusuar duke i bere te paqarta cdo gje qe eshte ne distance por qe ne kuadrat eshte brenda fushes se objektit.
Fotografia naten tek 21 dhjetori eshte bere me aperture f/8.0 dhe me nje ekspozim prej 8 sekondash, pra me eshte dashur ta mbeshtes aparatin mbi pasqyren e makines ne menyre qe te mos levizte, dhe ta mbaja te shkrepur per 8 sekonda. Duke perdorur f/8.0 kam dashur te bej te qarte jo thjesht dritat qe ishin afer, por edhe ato qe ndodheshin larg, duke krijuar keshtu tamam idene e perspektives dhe thellesise.