Fjalori erotik ne Shqip, nga Edmond Tupja

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Fjalori erotik ne Shqip, nga Edmond Tupja

Fillimisht postuar nga ^_^:
[qb] E para nje here qe nuk me ndalon njeri te them ate qe mendoj edhe sikur te jete gjeja me e keqe ne bote ose me e parregullta ne bote , kjo futet ne privimin e te drejtave te njeriut.
[/qb]
O ti i pa-emer ^_^:

Kishe patur aq kohe, nge dhe ngarkese emocionale negative sa te rreshtoje nja 7 argumenta per t'iu kundervene nje editimi. Po kaloj shpejt e shpejt ate te pesten, ku me imagjinon duke i rene maces me luge, duke te siguruar se mund te jete ekzaktesisht e kunderta, pra te kesh qene ti duke i rene maces me luge, por argumenti moshe-mace-luge eshte teper "i vogel" dhe une nuk do ta nxirrja kurre ne skene vetem po te isha vertet e deshperuar /pf/images/graemlins/wink.gif .

Tani per t'ju kthyer citimit te mesiperm, une nuk kam asgje kunder mendimit tend dhe mendimit te (ne mos gaboj) 80% te pjesemarresve ne kete teme. Eshte shume e vertete ajo qe shkruan per shprehjen e lire te mendimit tend dhe nga une (por jo vetem) askush nuk eshte privuar nga kjo e drejte.

Por insinuata jote per qellimet per te cilat Tupja ka botuar kete fjalor, eshte thashethem, paragjykim ne njefare menyre demton imazhin e tjetrit, dhe une kete ne kete teme nuk kam ndermend ta lejoj. Te me falesh qe nuk ta sqarova kete qe ne fillim, por duke lexuar me kujdes postimet e dua pata pershtypjen se duhet ta kishe mire-kuptuar verejtjen time.

Te uroj diskutim te kendshem ne vazhdim.

:wave:
 
babi

Primus registratum
Re: Fjalori erotik ne Shqip, nga Edmond Tupja

Eshte per te ardhur keq - ne AF megjithese te gjithe te rinj - shume prej tyre jane me pleq se pleqte, xhanem pleqte per fjalorin e Tupes besoj se jane me te lumturit - sepse i thone ato fjale me qejf e me shume humor - ne fundin e jetes e kane kuptuar thelbin e saj.

E kjo ne menyre te pagabueshme duket ne kete teme - jane ca shpata zhveshur ketu qe po luftojne ne emer te erotizmit te mire per te shfarosur erotizmin real shqiptar te mbledhur nga Tupja.

Une nuk arrij te kuptoj se pse disa mendojne qe jane aq te afte sa jo vetem te gjykojne, paragjykojne nje personalitet (dhe kjo mund te mos pranohet nga disa por kurrsesi nuk mund te hidhet poshte nga disa te rinj qe akoma po kerkojne veten duke botuar ne AF), por edhe te na mbushin mendjen se ke erotizem duhet te duam ne.

Por une mendoj qe jeni ne kohe per te filluar ju te krijoni fjalorin erotik qe deshironi - botoheni edhe pastaj shikoni reagimin!!!!

:book:
 
S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Fjalori erotik ne Shqip, nga Edmond Tupja

A ju besohet se po kerkoja te perkufizoja dike ne nje emer te vetem dhe pergjigjen ma dha fare mire fjalori i Tupes. "SALLAM", spjegimin do ja u jepja me gjithe qejf por qe ketu 3/4 e fjaleve qe do shkruaja do ju shfaqeshin keshtu?>>> ****
 
jimmy84

Primus registratum
Re: Fjalori erotik ne Shqip, nga Edmond Tupja

Dicka nuk e kuptova une? C`te keqe ka ky fjalor (qe me sa di une ka edhe disa vnde te tjera)? Keni hall se eshte i pamoralshem? Kush eshte teper delikat te mos e bleje. Keni hall se e lexojne kalamajte? Takoni cdo femije qe eshte 2 vjec e siper dhe do t`ju thote nje lume fjalesh qe t`ju duket fjalori i Tupes si shprehje delikate dhe teper modeste. Pra nuk e prish moralin fjalori po edukata. Mesojini femiojet mos te sillen ne ate menyre dhe mos i lini te bien ne kontakt me materiale qe nuk i perkasin moshes se tyre. Pervec kesaj ne Shqiperi cdo kalama i cdo moshe mund te marre me qera ose te bleje videokaseta ose CD porno pa piken e problemit se shiten ne trotuare.Keshtu qe ky fjalori u duket si gje teper e njohur per t`u terhequr vemendjen.
Une nje pyetje kisha per ata qe nuk e pelqejne kete fjalor. Nuk i perdorni fare keta shprehje ju? (qofte ne kuptimin erotik qofte ne kuptimin vulgar biles edhe ofendues)? Sikur nuk ma ha mendja qe te mos i perdorni. Atehere pse te hiqemi si te "moralshem" apo si te "kulturuar". Shprehjet e tilla nuk te bejne te "pakulturuar" dhe as "pa-moral". Biles mua me duket si hipokrizi qe te bejme sikur nuk i perdorim ndonjehere apo te bejme sikur po i degjojme per here te pare (sic benim ne kohen e xhaxhit).
Persa i perket moshes se lexuesve te ketij fjaloi jam dakort qe te mos u shitet minoreneve (megjithese dyshoj se do zbatohet ky rregull nga librashitesit)
 
M

mario305

Guest
Re: Fjalori erotik ne Shqip, nga Edmond Tupja

turing-o me vjen mire qe me citon ne fjale (lokucion ky) por s'jam une qe e kam bo fjalorin, per te cilin meqe ra fjala nuk jam kontra.

nuk te permena me qellim polemike, por pikerisht per ate qe vete ti "me shpjegove" dhe qe po lodhem te shpegoj tek kjo teme, qe ne thelb eshte mungesa e UNIFORMITETIT ne gjuhen shqipe. dmth neqoftese: "ti fus nje tegel" ty s'te eksiton, mua po. per nje tjeter s'ka me te voglin kuptim ngaqe ai s'di çdo te thote tegel, e keshtu me rradhe.

pastaj mu me duket se ne flasim per te njejten gje, e qe eshte kjo: nuk eshte fjalori qe i paraprin gjuhes, por e kunderta eshte gjuha qe i paraprin fjalorit.

ps; ato citimet e diksionarit anglez, mu duken pa vend, ngaqe ato po tregoja dhe une: ne nje kontekst te dhene, fjale ordinere mund te perdoren per qellim eksitimi, erotizmi.

per me teper, anglishtja qe citove, fjalen EROTIZEM e ka huazuar nga frengjishtja. dhe s'ka se si, kur francezet shkrunin poezi sensuale, anglezet ushqeheshin me lende lisi. hehe!
 
F

FRANCO

Top