FJALA E RRALLE E SHQIPES

bengu

Primus registratum
Re: FJALA E RRALLE E SHQIPES

Fillimisht postuar nga GaP:
[qb] sec mu kujtu tani fjala bardhak se e ka pas perdor shume gjyshja ime.

bardhak = gote

/pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
bardak, eshte fjale turke me te njejtin kuptim...
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: FJALA E RRALLE E SHQIPES

Në Mamuras është një përrua me emrin Droja. Shtratin mund ta ketë më të madh se Erzeni por ujin më të pakët. Druaj se fjalët kanë lidhje midis tyre, (njëkohësisht ju thashë dhe si e përdor unë atë fjalë).

molidha - mulidha - laps kopjativ

për ta nakatosur më shumë përdoret dhe pa "s" në fund "më vjen nakati"

loçka e zemrës në veri shqiptohet me q në vend të ç (me hënë të plotë)
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: FJALA E RRALLE E SHQIPES

Fillimisht postuar nga paperina:
[qb] Kam frike se, pa dashje, do fusim edhe fjale te huaja ketu, me pretekstin se jane te rralla. P.sh., mund te dale ndonje nga Elbasani dhe te thote qe te perdorim fjalen 'e rralle' ime. Ne fakt, kjo fjale e rralle eshte nje fjale turke, ne origjinal hemen, qe do te thote tani.

Vallai une e perdori dite per dit fjalen Ime , mbase perkthimi i sakte eshte tani, por tek mua i thone:

Ime = Me vertete...

Shembull:

-Do shkoj Visi te takoj Si Tjetrin?
- Ehe ....Do iki ime. (Me vertete) .... Keshtu me tha Filan Fisteku /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Jo, kemi te bejme me nje devijim nga kuptimi paresor, nje shmangie nga kuptimi i vertete. Arsyeja e dyte qe ka zene vend ky keqkuptim fjale muns te jete edhe fjala e rralle e shqipes 'përnjnimend'. Kjo ka kuptimin "me te vertete".

-Visi do te shkoje te takoje Paperinen...
-Përnjimend?(Me te vertete, me tere mend?)

...qe ketej mund te kete pasur nje 'krasitje' te 'pernjimend' dhe eshte perftuar "ime", qe disa kane prirjen t'i vene kuptimin "me te vertete".

Ne fakt, une e njoh mire turqishten dhe kam miq turq. "Hemen" perkthehet "tani" dhe ne trevat perqark Elbasanit ka mbijetuar shkurtimi "ime", por me kuptimin si te turqishtes - "tani"
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: FJALA E RRALLE E SHQIPES

Une nuk thashe qe perkthimi nga turqishtja nuk ishte ashtu. Thashe "ime" tek mua perdoret me shembujt qe kam thene. Pune dialektesh dhe jo gabime drejtshkrimore.

Mund te jeshe korrekt me c'thua,,,,por s'e perdor kush nga ne.

Fjalen ime e perdori perdite!
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: FJALA E RRALLE E SHQIPES

Fillimisht postuar nga saves the day:
[qb] Vallai kom jetu gjith jeten n'durres e s'kom nigju naiher t'thot njeri:

Dro vjen me von! [/qb]
Nje verejtje miqesore!

Tani, 'gjith' jeten' tate = 24 vjet! Kujotje kete!
Arsyeja e dyte eshte qe nuk ehste e thene qe ti te jesh durrsak ne origjine, ndryshe nga c'ndodh me njerezit e mi atje. Po te duash, bejme edhe ballafaqime mbiemrash dhe i shqyrtojme /pf/images/graemlins/wink.gif .
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: FJALA E RRALLE E SHQIPES

Fillimisht postuar nga Majmuni Hirko:
[qb] origjina Kurvelesh

plloçkar - dryn
grenjar - zevzek, sherrxhi
berzejke - lavire, zuzk, baxhell, rruspi, Sanije kominati /pf/images/graemlins/tongue.gif
i pataksur - i trembur
cingor - ngrice
ormis - fsheh
me modhis - me sorrollat kot
cirrok - i vogel [/qb]
Urime per fjalet!

Nga te gjitha keto, kam dyshimet e mia per 'berzejke', se me duket si sllavizem. Megjithate, jo cdo tingellese sllave eshte detyrimisht ashtu.
 

Blendi

Primus registratum
Re: FJALA E RRALLE E SHQIPES

Kur tha Majmuni Hirko fjalen "malukat" me kujtoi nje tjeter nga gjyshi.

Nopran - mistrec, trazovaç, qe nuk le dy gure bashke, acarues, njeri qe kerkon te grricet.


makar - te pakten, + ka kuptimin deshiror "sikur te ishte ashtu"
(ndoshta dikush mund te ndihmoje me kete sepse nuk jam 100% i qarte)

Ka perdorim te gjere ne Laberi dhe perrreth.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: FJALA E RRALLE E SHQIPES

Blend, ketu na ngaterron italishtja magari... S'di c'te them.

Ja disa fjalë të rralla të shqipes që munda të veçoj nga Fjalori i Shqipes së Sotme, botim 2002! Asnjë nuk është krahinorizëm, madje disa prej tyre janë edhe shumë të bukura…

fërroj – gërryej
poende – madje(Punoi shumë, poende nuk fjeti fare.)
prehërthatë – që ka mbetur pa fëmijë; kryesisht për gratë
i sejtë? – prej se?(I sejtë është ky kostum? = Prej se, nga ç’copë është ky kostum?)
përskaj – shkarazi(Më kaloi përskaj.)
lektis – më merr malli(ka dalë edhe një libër me poezi “Lektisje dashurie”)
mih – gërrmoj, rrëmoj
gjedhe – model(F.SH.S. fq. 426 + 800); kjo fjalë shqipe më ka habitur shumë!
menjë – nektar
madhok – fëmija më i madh
hukatem – shfryj prej lodhjes(+ hukamë)
i gjeshëm – i pasur, i kamur
i grathët – i fortë e me majë si gjemb; i ashpër
ftohmë – mot i ftohtë
fshiqe – sëmundje e rëndë vdekjeprurëse që përhapet shpejt
fikë – fatkeqësi e madhe, gjëmë
fikan – njeri shumë i varfër, mjeran
fikaderë – plëngprishës
feks – 1.shkëlqej; 2.agoj
farësendi – asgjë(Nuk hëngra farësendi.)
ngjëroj – i bie rrotull, dal anash
ngecull – pengesë
ngjok – thumboj, pickoj(por ngjokem do të thotë kacafytem)
dhëncak – ai që jep rryshfet(Ti mos u bëj dhëncak!)
kurmos – kurdoherë(Kurmos e gjen në shtëpi.)
jetos(mbiemër) – shumë plak, që e ka lënë pleqëria me një këmbë
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: FJALA E RRALLE E SHQIPES

kasten- kastile-enkas

nafaka-fati

baret-me ec (nji shprehje e gjyshit tim: "ç'ka gomari qe s'baret, 30 trasta,30 guna")

te shkrujn shkodranet e dynjoja nga veriu, se anej ka qamet llafe te lezesthme.
 
Re: FJALA E RRALLE E SHQIPES

Ngi- (ngopur) A je ngi apo don ma?
Lengoj- (kur je i smure/ ne dhimbje)
Maraz -(inat me duket?) Plasi nga marazi.
Andje-(deshire/kenaqesi) T'veshtroj me andje.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: FJALA E RRALLE E SHQIPES

O genc, te dyja jane turqisht ato se na bote me hije ....e s'jane te rralla hic.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: FJALA E RRALLE E SHQIPES

ngjëroj – i bie rrotull, dal anash

Boh Viso, s'e paskam pas pa una kte....nigjo ke nji telenovele qe shof una (turp po e vertete po boj be se vetem ket' shof)...ngjeruesit dhe ngjerimi jane dicka qe ka lidhje me kafene, dmth me shijimin apo ndijimin e ksaj te fundit...si ka mundesi :idea: :shrug:

tollovitje = me vra kohen, me u tall me te (sa per temen)mbase e ka thene dhe dikush para meje.
 

olti

Neo
Re: FJALA E RRALLE E SHQIPES

Kací - E dini cfare eshte?! Nga mua i thone nje vegle te vogel qe perdoret per te marre prush nga zjarri (Tani gati eshte zhdukur) Nder shqiptaret e Kosoves i thone me kete emer dhe lopates, madje gati nuk e perdorin fjalen lopate.
 
Top