Filozofia e genjeshtres...

Ema

Goddes
Re: Filozofia e genjeshtres...

Fillimisht postuar nga Vis Elbasani:
[qb] Ore, meqe jemi te tema, kisha nje pyetje per te gjithe, e me konkrete:

A eshte parajsa nje genjeshter?

Mirepritet cdo lloj pergjigje, ironie, fyerje(nese lejohen), etj. [/qb]
A eshte parajsa genjeshter?

Si e thashe me lart,te jete genjeshter dicka dhe konkretisht parajsa do te thote te mos jete e vertete:
Meqe nuk vendosa te shqyrtoj te verteten ne aspekt hyjnor po arsyetoj sipas te vertetes ne aspekt human.
Humanisht askush nuk e di nese Parajsa ekziston(pra nese ekzistenca e saj eshte e vertete).Por njekohesisht askush s'mund te thote se ajo nuk ekziston.Psh:Dy astronaute pohojne se shkuan ne nje pikeqender ku u tha se mund te ish Parajsa dhe nuk e gjeten.
Pra nuk jemi te bindur ne vertetesine e parajses,aq sa nuk jemi te bindur ne jo-vertetesine e saj.
C'mbetet?
-nese ti si human thua se parajsa ekziston(pa folur mbi te verteta e bindje hyjnore) genjen.
-Nese ti si human thua se parajsa nuk ekziston Gejnen serish sepse as kete nuk e di.

Nuk kemi asnjeri te besueshme ne kete pike(nga ata qe njeh) qe te mund te te thone se qene ne parajse edhe e pane se ekzistonte.

Visi:Ti akoma nuk ke zbuluar dimensionin e trete keshtu qe te flas me ty mbi kete argument me duket njecik rrahje uji ne havan....por nejse.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Filozofia e genjeshtres...

Ema nje subjekt nuk mund te arsyetoje dot objektivisht zemer, aq me shume kur flitet per te dhe ti ne kete rast je shume subjektive, ashtu sic mund te isha edhe une dhe mos harro; se per subjektivizma nuk eshte shkak vetem pengesa virtuale /pf/images/graemlins/wink.gif .
 

Blendi

Primus registratum
Re: Filozofia e genjeshtres...

Genjeshtra eshte shmangia nga e verteta, eshte nje akt apo nje gjendje.

Gjeja me e vertete ne njeriun eshte Instikti. Instiktet per te ngrene, veshur, ciftezuar, shumezuar...jane pamohueshmerisht te gjendur ne te gjithe humanet, nje argument per te mbeshtetur teorine qe thote instikti eshte me i thelle se ndergjegjia, per rrjedhoje i pamanipulueshem dhe i vertete.

Por ju u vetegenjyet te besoni se duke vrare mendjen fort do te mund te kuptonit misteret qe nuk na u lejuan.
Edhe shpresa se me forcen e mendjes, (filozofia ka aq force sa c'i lejon mendja), do te mund te zbulonim ballancen e universit eshte krejtesisht e genjeshtert. Ne nuk kemi kapacitetetin mendor per te kuptuar (vetem 18% e trurit perdoret), prandaj na mbetet te mbeshtetemi te e vetmia gje qe njohim te jete e vertete. Instikti.

Dhe qe nga fillimi e deri me 2003 PK, instikti i ka peshperitur njeriut se ka nje jete pas vdekjes, se ka nje Zot, dhe nje bote frymore, qe pret.

Prandaj une besoj Niçen per te genjyer.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Filozofia e genjeshtres...

Mbi genjeshtren mund te flitet shumwe dhe kur flitet shume fillojme eedhe genjejme.me ka çuditur perçartja e Blendit i cili kerkon te thote diçka por endet kuturu ne mjegull e kjo do tregonse ende nuk ka te qarte ate qe do te thote.
Genjeshtra nuk eshte shmangie nga e verteta, eshte e verteta, por me maske. Pra per nje fakt te vertetti nxjerr nje variant, dua te them se e mbulon ate te vertete.
Persa i perket lidhjes me instiktet, besoj se ka pak ose aspak lidhje. Genjeshtra eshte produkt i koshiences. Njeriu nuk genjen ne menyre te pavetedijeshme, instiktive, perkundrazi, njeriu e mendohet shume para se te thote nje genjeshter sepse kerkon ta paraqite sa me te natyreshme.
Ne menyre kategorike nuk eshte produkt instikti.
-Asgje nuk eshte e ndaluar per njeriun. Njeriu ka ecur ne histori ne fillim duke enderuar dhe me pas duke i bere realitet endrat.
Zbulimet e medha qe e kane transformuar jeten kane pasur rrugen e tyre te zhvillimit. Kane ecur perpara sebashku me kohen dhe ne periudha te caktuara me ritme me te uleta, por kurre nuk jane nderprere.
Persa i perket kozmosit dhe te ashtuquajtur (ballance)a e ke menduar ndonjehere se çfare hapa ka bere njeriu dhe sa jane gjera qe ai njeh dhe deri ku arrin te shikoje syri i tij dhe mendja e tij? Me duket se jo sepse thua ate qe as vete nuk e di se ç'eshte, domethene nje perçartje ne kufij absolute.
Njeriu ne shekullin e kaluar ka arritur te vere kembe mbi Henen, shikon konstelacine milionavjet drite larg me anen e teleskopeve, ka studiuar dhe po studion rruget per t'u shkeputur nga planeti dhe per te kaluar ne skaje te tjera te gjithesise dhe ti thua se eshte nje (molle e ndalueme)
-Nese do te dije diçka nga teoria e relativitetit te Ajnshtanit, do te kuptoje se edhe hapesira ka forme dhe si e tille njeriu nje dite do ta perthyeje, ne kete menyre do te arrije kudo.
-Persa i perket trurit. Eshte materia qe prodhon inteligjencen si dhe magazina e saj dhe e instikteve.
Me anen e tij shikojme brenda qenies tone dhe zbulojme trashegimine gjenetike si dhe shikojme boten qe na rrethon, zbulojme ligjet e saj dhe bejme lidhjen midis nesh e kesaj bote.
-Instiktet jane "gjeja" qe njohim me pak tek vetja, per arsyen e thjeshte se jane primordiale -parake.
Ne kete prizem dua te them se nuk jane instiktet qe i kane peshperitur njeriut per boten e pertejme etj, eshte pikerisht logjika.
Instikti i ka mbjelle friken nga ajo bote, logjika kerkon ta shpelaje ate frike duke thene se nuk ka vdekje te mirefillte, etj etj.
Me duket se kur flasim per genjeshtren nuk ia vlen te kerkojme "motivet" filozofike apo instiktive apo kudi une çfare. Eshte shume me e thjeshte. Njeriu lind i sinqerte dhe vdes genjeshtar. Tashme nuk me kujtohet se ku e kam lexuar kete gje, por me duket e vertete. Tek e fundit s'ka perse te thuhet kurdohere e verteta, aq me shume kur nuk eshte e nevojeshme.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Filozofia e genjeshtres...

Duket qe nuk ke lexuar fare se cfare kam shkruar. Asgjekundi nuk thashe se Genjeshtra eshte produkt instikti. Perkundrazi, thashe se instikti eshte i vetmi qe nuk genjen kurre sepse nuk komandohet nga ndergjegja, genjeshtare.
 

Futbollisti

Forumium maestatis
Re: Filozofia e genjeshtres...

Kur dikush me sulm instikti im eshte ti kunderpergjigjem, duke me sugjeruar nje pergjigje qe sipas instiktit eshte me e mira. A eshte e vertete pergjigja e instikit Blendo?!??!
Njeriu nuk duhet te udhehiqet nga instiktet...

Une
 

abs

nuk e di...
Re: Filozofia e genjeshtres...

...... ..... .....


-----------------------
imagjino...

kemi dy rruge,
----------> njera eshte rruga e lumturise...
----------> tjetra e vdekjes...

:cool: ne krye te seciles rruge rrin nje njeri :cool:

---> njeri nga (kto te dy) thote CDO fjale genjeshter :mad:
---> tjetri thote CDO fjale te vertete /pf/images/graemlins/smile.gif

kush me thote, si e gjen rrugen e lumturise ai i treti??? :rolleyes:


---------------------

/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Futbollisti

Forumium maestatis
Re: Filozofia e genjeshtres...

Kushtet e vene para pyetjes nuk perkasin me realitetin, si e tille pyetja nuk mund te shtrohet.

Une
 

Blendi

Primus registratum
Re: Filozofia e genjeshtres...

Fillimisht postuar nga Futbollisti:
[QB] Kur dikush me sulm instikti im eshte ti kunderpergjigjem.[Qb]
STOP - kaq. Instikti mbaron ketu. ti vazhdon duke thene se instikti te sugjeron... Jo. Instikti te shtyn te mbrohesh. Se si mbrohesh ti eshte produkt i edukimit tend mendor, shpirteror etj etj. Por instikti e ka kryer detyren dhe nuk te sugjeron asgje pervecse te angazhon ne mbrojtje.

Instikt ka foshnja te thithe gjirin, zogjte qe shtegetojne sipas stines...
Instikti nuk genjen. Kjo ishte me shume ne lidhje me debatitn midis visit dhe presidentit. Instikti im thote qe ka Zot, ka parajse, ka jete pas vdekjes. Ti besoj ketij apo Nices?
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Filozofia e genjeshtres...

Ziliqari nuk ka rahati, kurse rrenacaku nuk ka njerëzi!!!


Qeshtu pra !
Hajtni tash , gjumin e omel e bofshi!
 

atman

Forumium maestatis
Re: Filozofia e genjeshtres...

Kur flitet per filozofine e genjeshtres, une nuk mendoj te gjitha ato perçartje qe kane te bejne me instiktin.
Filozofia e genjeshtres -per ate qe e ka hapur kete teme, si dhe per ata qe duan t'i pergjigjen, pa u shmangur, ne rradhe te pare duhet t'i pergjigjen pyetjes se:
1-C'eshte genjeshtra?
Pas kesaj futemi ne analize, per dhe bejme pyetjen e dyte:
2-Cili eshte shkaku qe njeriu genjen?
Per te arritur keshtu tek ajo qe eshte quajtur; Filozofia e genjeshtres, gje qe po ta mendoni pak eshte kontradiktore, sepse dihet kuptimi i fjales filozofi -mik i dijes.
Mire eshte te qendrojme brenda binareve ne menyre qe te arrime ne disa konkluzione vertet te vlefeshme, nga te cilat mund te mesojme diçka.
 

Guest
Re: Filozofia e genjeshtres...

Kjo teme qe ke hapur ti Visi eshte vertete shuem interesante .
Filozofia e enjeshtres eshte genje ku do dhe kedo dhe sa te mundesh sa s'te kane kapur akom po po te kapen ama i/e mjera ti /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Futbollisti

Forumium maestatis
Re: Filozofia e genjeshtres...

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb]STOP - kaq. Instikti mbaron ketu. ti vazhdon duke thene se instikti te sugjeron... Jo. Instikti te shtyn te mbrohesh. Se si mbrohesh ti eshte produkt i edukimit tend mendor, shpirteror etj etj. Por instikti e ka kryer detyren dhe nuk te sugjeron asgje pervecse te angazhon ne mbrojtje.

Instikt ka foshnja te thithe gjirin, zogjte qe shtegetojne sipas stines...
Instikti nuk genjen. Kjo ishte me shume ne lidhje me debatitn midis visit dhe presidentit. Instikti im thote qe ka Zot, ka parajse, ka jete pas vdekjes. Ti besoj ketij apo Nices? [/qb]
Duke u nisur me kete arsyetim , del qe dhe instikti eshte dicka e edukuar dhe jo e lindur, pra del qe dhe instikti genjen. Per me teper si po shkon muhabeti u dashka perkufizuar dhe céshte istikti.

Sa per instiktin ne lidhje me Zotin, lexo firmen time ketu poshte, s'ka te beje fare me instiktin.
Think my brother /pf/images/graemlins/wink.gif
Nice is dead! - God!

Une
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Filozofia e genjeshtres...

Fillimisht postuar nga Vis Elbasani:
[qb] Ore, meqe jemi te tema, kisha nje pyetje per te gjithe, e me konkrete:

A eshte parajsa nje genjeshter?

Mirepritet cdo lloj pergjigje, ironie, fyerje(nese lejohen), etj. [/qb]
pse mer lal me ironi a fyrje...te duket vetja sikur je tu lujt "Visi contro tutti"

atehere a eshte genjeshter parajsa? pergjigjmu ti...

A nuk verteton ne kete ekzistence etja nevojen e ujit dhe rrjedhimisht ekzistencen e diçkaje te domosdoshme per te tille nevoje?!?!?!?

a nuk ke vene re sesa njeriu eshte i etur per pafundesi e per qetesi e kenaqesi? Shume me shume se per uje apo jo!!!

perballe nevojes se thjeshte biologjike te etjes per uje kemi nje pergjigje kaq qetesuese e te rehatshje si uji...po perballe etjes çmendese per pafundesi...per te mos u shuar kurr ne mos ekzistence...per te qene mes kenaqesise a thua s'do te kete nje pergjigje..????


silogjizem meqe ishim duke trajtuar filozofi Vis( sa per sqarim je me disinformues se Emilio Fede)
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Filozofia e genjeshtres...

per blendin...s'kam asgje me temen apo me filozofine, s'me intereson as insitikti e sa genjeshtra...dallohet qarte se me ke e kam apo jo /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Filozofia e genjeshtres...

Fillimisht postuar nga Presidenti:
[qb]
Fillimisht postuar nga Vis Elbasani:
[qb] Ore, meqe jemi te tema, kisha nje pyetje per te gjithe, e me konkrete:

A eshte parajsa nje genjeshter?

Mirepritet cdo lloj pergjigje, ironie, fyerje(nese lejohen), etj. [/qb]
pse mer lal me ironi a fyrje...te duket vetja sikur je tu lujt "Visi contro tutti"

atehere a eshte genjeshter parajsa? pergjigjmu ti...

A nuk verteton ne kete ekzistence etja nevojen e ujit dhe rrjedhimisht ekzistencen e diçkaje te domosdoshme per te tille nevoje?!?!?!?

a nuk ke vene re sesa njeriu eshte i etur per pafundesi e per qetesi e kenaqesi? Shume me shume se per uje apo jo!!!

perballe nevojes se thjeshte biologjike te etjes per uje kemi nje pergjigje kaq qetesuese e te rehatshje si uji...po perballe etjes çmendese per pafundesi...per te mos u shuar kurr ne mos ekzistence...per te qene mes kenaqesise a thua s'do te kete nje pergjigje..????


silogjizem meqe ishim duke trajtuar filozofi Vis( sa per sqarim je me disinformues se Emilio Fede) [/qb]
Nuk du' t'luj hudh-e-prit, ndaj i pergjigjem me lehtesine me te madhe pyetjes qe ma drejton ti, por, ne radhe te pare, shyqyr qe morem vesh se jeton ne Tirane ose ne Itali, ku shihet Emilio Fede, jo per ndonje gje, por pakkush nga ju merret vesh ku jeton e i c'moshe eshte.

Per sa kohe prifti do te abuzoje me jeten duke vleresuar parajsen, parajsa eshte nje genjeshter e mirefillte, byrazer.

Keshtu foli Vis Elbasani!
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Filozofia e genjeshtres...

Genjeshtra neser ka feste(1 Prilli). Festojne politikane, prifterinj, gazetare(mbase edhe une nga pak, ndonese nuk jam i profilit informativ)...

Nje qenjeshter tipike qe ia vlen te permendet eshte edhe ajo historike. Gete thote se ne dy menyra shkruhet historia: njera shkruhet per te diturit dhe tjetra shkruhet per injorantet. Shembull domethenes i genjeshtres historike, nder te tjera, eshte edhe ajo e "pavaresise" se Greqise, ku greket e sotem mohojne shume gjera mbi arvanitasit e shqipen. Studiuesi filolog Aristidh Kola, ne vepren e tij "Arvanitasit dhe prejardhja e grekeve"(botim shqip 2002), pasi parashtron dhjetera fakte apo argumenta, bie ne perfundime si:

"...fanatizmi, dhe akoma me shume fanatizmi fetar, eshte nje virtyt dhe privilegj ekskluziv i njerezve shpirtvegjel dhe perben fuqine levizese te budallenjve per te shkruar histori. Cfaredolloj historie. Menyre tjeter krijimi nuk kane. Pra, Kryengritja tipikisht qe nga dhjetori i '21-shit dhe thelbesisht qe nga fillimi i saj nuk mund te karakterizohet si nacionalclirimtare perderisa i drejtohet vetem nje pjese te popullit, duke perjashtuar gjysmen tjeter.(fq.501)"
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Filozofia e genjeshtres...

Fillimisht postuar nga Vis Elbasani:
[qb]
Fillimisht postuar nga Presidenti:
[qb]
Fillimisht postuar nga Vis Elbasani:
[qb] Ore, meqe jemi te tema, kisha nje pyetje per te gjithe, e me konkrete:

A eshte parajsa nje genjeshter?

Mirepritet cdo lloj pergjigje, ironie, fyerje(nese lejohen), etj. [/qb]
pse mer lal me ironi a fyrje...te duket vetja sikur je tu lujt "Visi contro tutti"

atehere a eshte genjeshter parajsa? pergjigjmu ti...

A nuk verteton ne kete ekzistence etja nevojen e ujit dhe rrjedhimisht ekzistencen e diçkaje te domosdoshme per te tille nevoje?!?!?!?

a nuk ke vene re sesa njeriu eshte i etur per pafundesi e per qetesi e kenaqesi? Shume me shume se per uje apo jo!!!

perballe nevojes se thjeshte biologjike te etjes per uje kemi nje pergjigje kaq qetesuese e te rehatshje si uji...po perballe etjes çmendese per pafundesi...per te mos u shuar kurr ne mos ekzistence...per te qene mes kenaqesise a thua s'do te kete nje pergjigje..????


silogjizem meqe ishim duke trajtuar filozofi Vis( sa per sqarim je me disinformues se Emilio Fede) [/qb]
Nuk du' t'luj hudh-e-prit, ndaj i pergjigjem me lehtesine me te madhe pyetjes qe ma drejton ti, por, ne radhe te pare, shyqyr qe morem vesh se jeton ne Tirane ose ne Itali, ku shihet Emilio Fede, jo per ndonje gje, por pakkush nga ju merret vesh ku jeton e i c'moshe eshte.

Per sa kohe prifti do te abuzoje me jeten duke vleresuar parajsen, parajsa eshte nje genjeshter e mirefillte, byrazer.

Keshtu foli Vis Elbasani! [/qb]
pergjigja jote me ngjau me nje dogme alla ppsh...
te kujtoj se jemi ne zonen e filozofise e prisja nje trjajtim me te denje se fjalet qe mund te degjosh bga çdo 45-50 vjeçar intelektual i mesem shqiptar rritur nga partia e edukuar me komunizem pa kuptuar seç eshte.S'eshte e habitshme te te degjoj te thuash "feja opium per popullin" por po flasim per filozovi ku dogma dhe arsyetimi s'hane buke bashke...
 

Herkuli

Primus registratum
Re: Filozofia e genjeshtres...

kufoma qe qelben rrugeve te dijes
vine ere myku i koheve te gallates
kerkojne me ngulm te ngjiten aty
ku pak me perpara zvarr i terhoqi koha

nje grumbull idesh, hedhurina te dijes
qelbin akoma kokat e disave, nderkoh
qe goja pambarimisht zbras ligesin e shpirtit

Keta jane gerdallat e karvanit ateist
mundimshem galopohen nga cofetinat
skllever perhere te kermave, ndyrsive
keta s'mund kurresesi te clirohen

PS: Zoti i madh ju dhente besim dhe sinqeritet me veten e tyre
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Filozofia e genjeshtres...

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] Ema nje subjekt nuk mund te arsyetoje dot objektivisht zemer, aq me shume kur flitet per te dhe ti ne kete rast je shume subjektive, ashtu sic mund te isha edhe une dhe mos harro; se per subjektivizma nuk eshte shkak vetem pengesa virtuale /pf/images/graemlins/wink.gif . [/qb]
Po, po, ka te drejte kjo goca! Sic thote edhe nje fare Niçe, OBJEKTIVITETI ESHTE MUNGESE PERSONALITETI! /pf/images/graemlins/tongue.gif
 
Top