Re: Filozofia e genjeshtres...
/pf/images/graemlins/smile.gif
Filozofia e Genjeshtres eshte shume interesante qe ne titull.
Njerezit genjejne sepse e besojne dhe vete qe mund te ndryshojne nje situate me ate genjeshter.
Padyshim qe ndryshimi kryesor eshte ne veten e pare, pra ai qe genjen, ndryshon--->per mire--->sipas konceptit te te mires se atij qe po genjehet. E pare ne kete kendveshtrim genjeshtra nuk ka asgje te keqe! Ne fund te fundit eshte nje perqasje me konceptin e te mires, ashtu sic te tjeret duan qe te jete e mira.
Genjeshtra ka 2 probleme:
1- Duke mos qene e vertete (cilesia kryesore e se vertetes eshte harmonia e saj me llogjike dhe si e tille mbahet mend mire), genjeshtra harrohet vete nga personi qe e ka prodhuar Genjeshtren.
2- Duke mos qene e vertete (cilesia dytesore, dy te verteta kundershtuese (fakte llogjike, harmonike me ate qe ne njohim, nuk mund te kete), mund te prodhohet lehtesisht nje genjeshter tjeter e cila eshte ne kundershtim (matet me sasine e dyshimit ne te) e bejne ate qe te bjere pre e nje rrjete faktesh zhvleresuese, duke percaktuar emrin Genjeshtar.
Ne castin kur genjeshtra vetharrohet dhe kur sasia e dyshimit rritet nga 'audienca', njeriu merr emrin Genjeshtar, qe eshte nje forme e theksuar mosbesimi, kriter kryesor kundershtues per cdo lloj marredhenie shoqerore.
Prandaj dhe ne duke u pjekur, mesojme te mos genjejme sepse... sic u tha, Genjeshtra i ka kembet e Shkurtra!