Filozofi halesh!

COKOLLATA

Primus registratum
Re: Filozofi halesh!

Qashtu, qashtu tamam si e kane thene te gjithe.

Never hold your farts in. They travel up your spine, into your brain, and that's where shitty ideas come from.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Filozofi halesh!

Tipologjia e brejtesve eshte shume e varfer ne fakt. Ata jane te gjithe njesoj, mund (thashe mund) te dallojne nga njeri tjetri vetem nga taktika qe perdorin per te te brejtur aty, ne menyre, dhe pikerisht per arsye qe nuk u takon, megjithate synimi dhe kembengulja e tyre jane gjithmone te njejte. Per shembull, nje brejtes dallohet qe eshte i tille nga hunda. Gjeja e pare qe te bie ne sy eshte hunda e tij prane fytyres tende, e zgjatur me nje mundim te mbuluar me buzeqeshje te shtrember dhe dy sy lakmues, si te kafshes se madhe kur i afrohet asaj te vogles. Mania e brejtesve per te qene prane teje me shqisat e gabuara mund te jete edhe argetuese here here, ose me mire kur ua ke ngene. Ne te tilla raste insistimi i tyre i semure per te nuhatur ate qe s'u takon, per te ta kthyer me pas copen e kekut te sapopjekur ne nje cope hallve duke te buzeqeshur me ironine (sipas tyre fyese) ose me dashamiresine (sipas tyre te nevojshme) karakteristike brejtese, si duke firmosur pakte miqesie te perjetshme. Keshtu, duke filluar nga transformimi i copes se kekut ne nje cope hallve, brejtesit i njohin tashme vetes gjithe te drejtat e mundshme per te brejtur gjithe therrimet perberese te tuat. E drejta per te brejtur cfare nuk u takon ne fakt eshte e drejte e mbrapshte sepse nga njera ane keta brejtes sigurisht kane lindur me te dhe nuk mund tu kerkosh te merren me te tjera veprimtari, po nga ana tjeter nuk mund as tu kerkosh ti mbyllin hesapet me brerjen, pas brerjes lind natyrshem deshira per te pshurrur mbi therrimet, dikur te tuat. Dhe e gjitha kjo perse? Per tu marre me ty, mundesisht nje 'ti' fare i parendesishem, fare i panjohur, sepse keshtu therrimet e tua jane shume here me interesante, kane shije te re per dhembet e tyre tashme te krimbur nga pertypja e copetimi i lloj soj jetesh-therrime. Dhe kuptohet, kur nje menyre jetese behet monotone, edhe vete brejtesi e kupton qe ajo cka ai arrin ne fund te fundit nuk meriton me teper se t'i pshurresh siper, sepse sado te ndryshojne ererat e kekeve, therrimet e pertypura jane gjithmone prone e tjetrit, mall i vjedhur, ndaj nuk do munde kurre brejtesi te katandise me to me shume se nje cope hallve, hallve per fatin e tij te mbrapshte!
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Filozofi halesh!

Ju te dyja me lart, a ju kujtohet Jovan Bregu?

Bar miu, bar miu me pikatore /pf/images/graemlins/laugh.gif dhe bari i miut s`ish aspak ilac i ri, po dhenia me pikatore ishte metode gerryese e perngadalesar aq origjinale sa me verboi arsyen deri ne deshiren per ta perdorur sa me pare te me jepej rasti.

Kam filluar te tremb jo vetem Blendin po dhe veten /pf/images/graemlins/laugh.gif , packa se gjithcka daton hershem e s`ka kurrfare lidhje me te tashmen.
 

Dolores

Primus registratum
Re: Filozofi halesh!

frymezuar nga postimet me lart:

I believe when maturity reaches its time, love is not the single most important thing we strive for………………. Presumably at this stage women contain so much love in every single cell of their body ….. an attempt to grab more contaminates their whole balance …………….peace within is the chip missing. …………..we simply have to stop pretending and be unperturbed…. Hmmmm………easier said than done…….. for the reason that we become so excellent of pretending, a form which we use to stabilize things in a order that makes sense for everyone around us….children, husbands…..and parents, so we end up manipulating details and play around with meticulous segments of the everyday life to assure a positive routine for our beloved ones…..without understating the loss of spontaneity within….which fetches us this restlessness ……do you realize that even in a sexual moment while reaching an orgasm…a female brain scans through so many wonderful fine points of life…that easily we should be called the most creative creatures on earth???….but we purely disregard them, because we are so altruistic and never want to destroy “the positive routine” ….We also have a bag full of stereotypical identities, which we use to be figured out whenever something goes wrong…………..mature woman not married= sad bitchy woman…………double identity crises: 1) professional mature woman, not yet a mother = heartless not in touch with her identity woman……….2) house mom = purposeless woman ……….exhaustion ………. exhaustion………….since at a mature stage we are confidently able to be aware of this serenity missing …I suggest: not to wave around proudly our responsible ness or never reachable perfect ness!!!.......
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Filozofi halesh!

nese pershkrimi me siper me perfshinte dhe mua, desha te specifikoj se "breresi" im ishte genderless, dhe ne rastin e alegorise me siper po mendoja per nje njeri te vecante, i cili eshte mashkull dhe brerja e vazhdueshme nga ana e tij s'ka te beje fare me dashurine apo afeksionin njerezor, persado te rendesishme qofshin ato.

Dyzimi qe thua ti mund te jete i vertete per shume femra, por personalisht mendoj se ka me shume se dy qendrime brenda nesh (femra, meshkuj, edhe pse i mendoj femrat me komplekse dhe me te komplikuara se meshkujt fale edhe komplekseve te induktuara) dhe keto qendrime dalin ne siperfaqe ne situata te vecanta, shpesh dhe te paparashikueshme...
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Filozofi halesh!

m'u kujtuan lakrat. Per cdo flete qe heq, ka plot te tjera nen te...
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Filozofi halesh!

Shif ti...kemi dale ke inagurojme Christmas Market me nga nje gote Gluck Wine. Une i humba keto te dyja per nje cast dhe mora Gluck Wine-in tim e po e shijoja ne nje cep. Me pas u gjendem serish e nisim te flisnim per GluckWine qe eshte kaq e mire kur eshte ftohte. E shoh qe shihte me kureshtje goten time, pasi keto te dyja e kishin blere diku tjeter te tyren. Na doli se imja kish design me te bukur dhe se madje kish dhe nje fete limon a portokall brenda per te cilat u be keq. Pastja folem plot gaz e gurgullim per pushimet qe na presin e qe mezi po i presim...edhe se c'do benim...erdhi radha ime te tregoj, se kuptohet kur ka shume femra mezi te vjen dhe radha te flasesh mi ti, kam pershtypjen qe burrat se kane kete problemin e te nderprerit te fjales...hmmm sikur jane ndryshe keta, ose eshte adet ketu...sé di jo...nejse, i them: -Bah, do e kem veshtire kete here se jo vetem kam shume kohe pa shkuar, por jam edhe cmesuar me jeten e bareve, sikur s'ma ka qejfi ta vras kohen aq shume me...ah po-i them- se eshte dhe problemi se s'ka drita, furnizimi me energji elektrike eshte ne minimum e me mbetet te takohem me shoqet prape lokaleve se ajo eshte zgjidhja me e mire ngaqe aty e ke elektrikun te garantuar, puhh ca pune- Epo beni nje mbremje me qirinj ne shtepi-thote- e ku ka me bukur /pf/images/graemlins/laugh.gif, me te gjitha shoqet...-Romantizmi ka emer tjeter tek ne-i them...dmth qiriri ka dale jashte menuse ka kohe /pf/images/graemlins/laugh.gif. Problemi nuk eshte ky se fundja pune qe rregullohet se ka Tirana lokale sa te hane qente, po puna eshte se njerezit vuajne. -Po c'ka ketu per te vuajtur e per tu ankuar - me thote - ka me miliona njerez ne bote qe s'kane asnje mundesi per me pa drite elektrike me sy, ja une kam ndenjur nje muaj te tere ne nje vend te tille. -Ah, po mire mi ti e per nje muaj shpetove dhe iu ktheve me me shume dashuri botes tende te civilizuar apo jo... e keta moj moter munden ta paguajne faturen e energjise, munden edhe ta ekonomizojne se kushton shtrenjt, po problemi eshte se s'kane, s'kane as uje se dhe uji ngjitet neper apartamente me pompe. Ja imagjino ti psh, ne mengjes heret je duke marre nje dush e ne mes te shkumes takkk te iken uji dhe mbetesh e shkumosur /pf/images/graemlins/laugh.gif - Po mire thote futi nje te fshire e ik ne pune me koke te lagur se s'u be qameti. -Po ja-i them-te mbetet hekuri ne dore, s'ke me se vishesh. -Lage doren me uje e shtriji nje cicke rrobat-me thote /pf/images/graemlins/laugh.gif- e ik ne pune...-Po-i them-s'ke si lan rroba, s'ke si gatuan. -Po blini bombula-me thote-nga ato si per camping /pf/images/graemlins/laugh.gif. -Po i kemi dhe ato mi gru-i them-po halli eshte se njrezit po shkaterrohen nga nervat se kjo pune eshte si ke ajo barcoleta fundit qe degjova kshu sic thua ti. Na ta kallxoj dhe barcoleten: Iku njeri ke mjeku e i thote "Doktor, me dhemb ketu-dhe prek me dore ku i dhemb" "Po ti c'mutin ke qe prek aty-thote doktorri-prek diku tjeter." ...dhe i kthehem-Edhe ti moj femer kshu ma bere, mos prek aty ku te dhemb thua, prek diku tjeter. Kemi patur dhe nje poet ne-i them- Migjeni,ke degjuar ti per te? Ehhh sa gjera s'di ti, edhe ai ne nje fare mjerimi te ngjashem jetoi dhe ngase ish i pafuqishem te bente me shume se ca poezi qe te rrenqethin edhe sot, tha dhe dicka tjeter kur pa nje fytyre te mjeruar nga dhimbja; e quajti "Bukuria qe vret", nji kshu ne puna popullit tim qe ty s'te duket shume na hall dhe qe s'ka aspak arsye per tu ankuar; te vret me bukurine e tij. Ne te semes ti me tere idealizmat e qirinjte e tu romantike...

Po ti s'e njeh Migjenin ndaj s'ke faj...fajin e ka ajo kucka politikes dhe idealizmes...apo e kish gota ime me e bukur me feten e portokallit?!
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Filozofi halesh!

conker.jpg
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Filozofi halesh!

Pluma kam plot una po i kursej per armikun qe do vetevritet, s'e shef ti qe s'ka skene te te rames ne toke pas plumit aty /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Filozofi halesh!

Urtesia e popullit tone eshte me nam. Sidoqofte, ne boten e re globaliste, dhe ne kuadrin e integrimit ne BE, shume perspektiva shoqerore kane ndryshuar, perfshi edhe mencurine e shprehur ne fjale te urta. Si me poshte:

Trimi i mirë ta çan ballin!
Trimi i mirë me shoqe shumë!
Mos i shiko gunën, shikoji kuletën!
Fshati që duket, ka drita!
Fshati që duket, s'do autobuz!
Duaje atdheun si Donika Skëndebeun!
Burrit sipas punës jepi hesapin* gruas sipas punës jepi trapin!
Burri që ështe burrë, bën 1 litër shurrë!
Burri që është burrë, i var *oqet në mur, dhe i godet me gur!
Burrit që është burrë, nuk i shkrefet kurrë!
Ai që të rreh, është më i fortë!
Dielli i mirë duket që në mëngjes, dita e dhime duket n'darkë!
I jep dorën, të merr orën!
Qyli është nëna e të gjitha të këqijave, por si nënë duhet respektuar!
Shoku i mirë njihet nga lekët!
Guri i rëndë është për themele!
Duaje atdhenë si miza halenë!
Qingji i urtë pi ilaçet!
Qentë le të lehin, ti futja vrapit!
Mendja e shëndoshë do kokë të madhe!
Kur s'ke pulën, do hash ktë timin!
Delja që ndahet nga kopeja është individualiste!
Njeriu që vetëm për vete punon, punon një muaj dhe bën 1 milion!
Më mirë një vezë sot, sesa një vezë nesër!
Besa e shqiptarit, si purteka e ..... Feja e shqiptarit është pasuria!
Nuk është rroba që e bën priftin, por është prifti që bën çunat e lagjes!
Ku të duket balta më e ëmbël se mjalta! Në çmendinë!
Kalit të falur nuk i shikohet dëshmia e penalitetit!
Punën e sotme dërgoja stafit lokal për nesër!
Në rrezik e në nevojë, seicili për hesap të vetë!
Bukë e kripë e zemër! Benz, RedBull dhe femër!
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Filozofi halesh!

/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Filozofi halesh!

Shoqe, s'e mora vesh una kete punen e globalizimit...se problemi osht qe ne globalizimi ka masen e vet te pranimit...dmth dua te them:

How much of it?

...nje pjate gjelle nga pjesa tjeter e kontinentit?
...nje veshje specifike e filan populli?
...nje produkt i rralle i filan prodhusi te filan vendi?
....barbarizem?

...standartizim?

...kallepezim?

...Kopjim?

...a ka mo?
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Filozofi halesh!

duhet te kisha than se asnje prej shprehjeve me lart, as ajo me glloballizimin s'ishte e imja.

Gjithsesi meqe linden pyetjet dhe nuk ka pyetje te keqe, po jap nje pergjigje, shpresoj jo te keqe:

me gjithe perpjekjet per t'i vene kufi globalizimit, ajo qe do te te arrish eshte nje shtremberim te shoqerise dhe "vlerave" sepse duke qene se vlerat jane ne shnderrim te vazhdueshem, atehere nuk ka dicka tipike e cila duhet ruajtur me fanatizem (konservatoret), nderkohe qe fale globalizimit (teknologjise qe ka cuar ne prodhimin masiv dhe shtimin e produkteve) ti je ne gjendje t'u ofrosh njerezve prodhime qe me pare ata as enderronin t'i kishin, por qe lehtesojne shume jeten e tyre (liberalet klasike). Kuptohet ne kete mes ka dhe nga ata qe do te thonin se globalizmi eshte perpjekja e burzhuazise per te mbajtur te nenshtruar klasen punetore, dhe pikerisht per kete arsye proletaret e te gjitha vendeve duhet te bashkohen ne luften e klasave kunder kapitalizmit dhe te vendosi nje rend te njehsuar per te gjithe ku te gjithe te jene te barabarte dhe differencimet lokale te mos kene me vlere para idealit mbareboteror te komunizmit (marksizmi)...
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Filozofi halesh!

Ti jo vetem i vune kufij, po i vune ne tre me te keqinjte /pf/images/graemlins/laugh.gif

Ajo pike une ku doja te fokusohej diskutimi eshte pikerisht qe me globalizimin po humbin vlerat dhe pikerisht vlerat nuk jane lehtesisht te definushme. Pasi psh per mua si shqiptare te rrufisesh hudet kur tjetri ha buke sepse ben pjese ne "kulturen" tende, te mos lahesh e qelbesh ere se nga anet e tua s'e kane zakon te lahen, te mbllacitesh me nofulla te shyqera kur ha buke se s'e ke ne kulture te mbash gojen mbyllur etj etj etj...eshte me mire qe keto "vlera" te humbasin. Por matja e vlerave s'duket pune aq e lehte, mbi te gjitha nuk kam asnje evidence qe globalizimi (edhe pse i pashmangshem) eshte i dobishem.

Ne fakt eshte cik si pune me spec te mundohesh t'i vesh nje emer te teres sepse rrezikokemi te behemi marksiane /pf/images/graemlins/lol.gif

Nuk kam referenca dinjitoze lol, kam vetem eksperienca te rendomta dhe ndonje "thought" aty e ketu.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Filozofi halesh!

ashtu si nuk maten dot vlerat, nuk mund te matet dhe dobia e dickaje.
Persa kohe globalizmi eshte i pashmangshem dhe se ai e ka cuar boten perpara, ne lahemi fale nje shpikjeje fatlume si dushi dhe nga emri mund ta kemi peshqesh prej Frances, nuk shikoj arsye per ta pasur frike, apo per te kerkuar te mbrosh dicka, qe edhe po te lodhesh me shume per ta gjetur nuk do t'ia arrish, sepse nuk ka nje vlere qe te jete shqiptare, dhe ne te njejten kohe te mos jete ballkanase, apo mesdhetare dhe nese me pyet mua: njerezore.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Filozofi halesh!

Shif si o puna se ti do te me ngaterrosh po una s'nderroj rruge per qamet /pf/images/graemlins/laugh.gif

Puna eshte se ti e konsideron shpikjen e dushit si nje dobi qe u shpernda nga globalizimi neper bote, he? Po jo mi shoqe jo, tregetia o tjeter gjo, s'jam tu e pa globalizimin nga aspekti ekonomik-o-tregetar, nc, s'eshte aty qellimi. Une po flas per mobilizimin (amon mi mobile du me thone dmth levizshmerine) e popujve bashke me gjerat e tyre qe tashme duken aq hibride kur i adaptohen vendit tjeter sa dyshon qe ato jane vertet origjinale...

Me kupton?
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Filozofi halesh!

<font color="brown"> Kshu osht kur iu ke msu kalamojve me thon "Jo" fjalen e par... /pf/images/graemlins/tipsy.gif </font>
 
Top