Re: Filozofi halesh!
E dini cfare e ben nje breres te vecante? Cfare tjeter vec aftesive te tij brerese? Natyra i ka krijuar breresit pa strukture kockore e per rrjedhoje ata jane te destinuar te jetojne gjithe jeten pa shtylle kurrizore. E megjithate, kjo s'e pengon breresin te jetoje mbi dhe. Ai bren, e bren, e bren. Nuk mund t'i rezistoje nje breres bukurise se nje pishe shtatlarte e eremire, keshtu ai e bren, bren, bren. Ju do te mendonit se breresi i gezohet procesit te brerjes, perderisa ai nuk ka bosht te rrije ulur ne byth-e, por jo! breresi nuk bren per kenaqesine e te brerit. Si cdo krijese tjeter mbi dhe, ai do te krijoje dicka qe do te mbese pas tij, kur ai te mos jete me. Ai do te perjetesohet nepermjet krijimeve te veta, e duke qene se s'ka byth-e te rrije, ai bren, bren, bren. Nuk mjaftohet me nje pishe, ai kerkon te gjithe pyllin. I paafte per te pare e gezuar ate mrekulli natyre, e duke mos harruar se nuk ka bosht te rrije ne byth-e, ai bren, bren, bren.
E pameshirshme eshte koha dhe me breresin tone. Vjen nje dite dhe ai i vetekenaqur me punen brerese, kerkon te shohe e te emertoje kryevepren qe ka brere, e duke qene se s'ka byth-e te rrije, ai zvarritet e rreshket permes jargeve te veta per te pare c'ka ndertuar. Pas kurrizit gjen nje mal te madh tallashi, qe perkon me madhesine e kompleksit te tij breres. Ndersa perfytyron ate qe do te thote kush ta shohe simbolin e padiskutueshem te perjetesise se tij se padiskutueshme, nje ere mali e fresket e godet malin e tij te tallashit duke e perhapur ne te kater anet. Perjetesia e tij shperbehet me lehtesine e shperberjes se malit te tallashit nga nje fllad malor e eremire.
Gjate gjithe asaj kohe brerje, breresi kishte harruar se pishat e bukura e eremira e mbronin ate nga hakmarrja e nenes natyre, qe nuk lejon prishjen e bukurise se krijesave te saja, qe i kane marre asaj, ashtu si edhe i kane dhene: perjetesine.
Te kuptuarit nuk i vlen shume breresit qe s'ka byth-e te rrije. Tashme jeta e tij s'ka kuptim pa brerjen, edhe pse ajo nuk do t'i jape perjetesine! E megjithate, edhe sot e kesaj dite breresi vazhdon e bren, bren, bren...