Filmat me te fundit qe keni pare (84)

oneo

Forumium praecox
Re: Filmat me te fundit qe keni pare

Nido di Vespe

Behet fjale per nje mafioz shqiptar i cili vriste prostitutat qe i kishte perdorur me pare. Nje damke me koken e shqiponjes ne shpatull dhe nje numer identifikimi te bera me hekur te nxehte. Deshmi te vajzave shqiptare qe kishin shpetuar. Ne nje bashkepunim ndermjet Frances, Gjermanise dhe nje shteti tjeter arrihet arrestimi i ketij shqiptari. Ne menyre simbolike gjyqi do behej ne nje qytet te Gjermanise. Gjate rruges per ne Gjermani forcat e policise gjejne surpriza.

Merret ne telefon nje shqiptar ne Veri-Lindje te Shqiperise. Nje kulle ne maje te malit dhe nje flamur shqiptar. Brenda ky burre me qeleshe ne koke qe i pergjigjet telefonit.

HANI....MIRE......E KUPTOVA

Dergohen me dhjetra mercenare shqiptare ne shpetim te kapos se mafies me te madhe te Europes. Lufte dhe realimim teper i bukur i skenave ne sulmin e pare ku policia arrin te shpetoje.
Gjate kesaj kohe nderthuren skenat me nje bande te vogel arabesh qe do te vjedhe nje magazine me kompjutera, arrin te lidhe rojet dhe fillon te vjedhe. Policet qe kishin shpetuar nga sulmi terrorist shqiptar, arrijne tek kjo magazine dhe aty fillon bashkepunimi gati pa shprese i arabeve me policet kunder mafies shqiptare. Nderkohe mafiozi i arrestuar ishte brenda i lidhur ne makinen e blinduar te policise. Policja kryesore hap deren e qelise se vogel per te irrituar me shume mafiozin i cili sapo e shikon.

NJE GRUA.... dhe beshtyn ne toke.

Nga jashte vijne te berrtiturat
HAKMARRJE dhe pasohen nga brenda...

Si perfundim nga zgjuarsia e nje prej rojeve gjithe terroristet shqiptare vdesin (nje skene kot fare e parealizuar ose me sakte e zgjatur pak si shume) dhe arrihet qe mafiozi numer 1 te gjykohet.

Titulli
Nido di Vespe vinte nga nje lloj grereze e cila kapte nje gjah, e helmonte por nuk e vdiste, linte vezet e veta brenda trupit te gjahut dhe te vegjlit kur dilnin nga veza ushqeheshin me mishin e trupit te gjahut ende gjalle qe shkaktonte vdekjen e ngadalshme te gjahut.

Comments..??? :mad:
 

I love new york

Primus registratum
Re: Filmat me te fundit qe keni pare

Dje pashe me ne fund "the ring" cka..... dhe my big fat greek wedding qe ishte very funny dhe tipik grek, madje dhe shume elemente shqipetare
 

Danae

Primus registratum
Re: Filmat me te fundit qe keni pare

nido di vespe,nuk e kam pare,po as nuk do e shoh perderisa do me ngrihen nervat dhe kaq.
Pashe "Femme fatale" te shtunen,idea se si mund te ndryshosh jeten tende ne nje cast te vetem,duke zgjedhur nje rruge apo nje tjeter me pelqeu,plus qe aktoret ishin shume kinge.
 
Re: Filmat me te fundit qe keni pare

Frida. Film fantastik, i mrekullueshem, kisha kohe qe s'kisha pare nje film te prodhuar kaq mire. Fotografi mahnitese, humor shume i holle, dhe kolone zanore yll.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Filmat me te fundit qe keni pare

The Seventh Seal ---Prodhim Suedez i viteve 50. Shume i bukur.
 

Aslan

Primus registratum
Re: Filmat me te fundit qe keni pare

ore edhe une filmin e fundit me psyche e kam pare.ka qene taksia .e mrekullushem sepse ishte shume komik.
 

Heneza

Primus registratum
Re: Filmat me te fundit qe keni pare

Yllo shko shihe se ja vlen, degjo motren ketu.
Fillimisht postuar nga yllshkodrane:
[qb]Ai the ring asht kuku........e kane pa edhe ma kane shpjegu..skam mend me shku kurre me e pa........
me ka pelqy shume Swimmfan......edhe spider man......[/qb]
 

oneo

Forumium praecox
Re: Filmat me te fundit qe keni pare

THE TIME MACHINE

Duhet ta shoh dhe njehere se nuk eshte se e kuptova tamam.

Nese e ka pare dikush, kur ky takon kete tipin me floke te bardha, cfare pergjigje i jep ai per pyetjen qe kishte udhetari???
 

RaVeR

Primus registratum
Re: Filmat me te fundit qe keni pare

ANALYZE THAT Very funny

Empire i dunno i hate fat joe
 

bebivogel

Forumium maestatis
Re: Filmat me te fundit qe keni pare

Psyche ... mua s'me kujtohet ajo pjese shume dmth tamam fraza ... po them se ai film s'ja vlen te humbasesh kohen ... mendimi im ky ... mund te benin nje film per 'time machine' ... akoma me mire ...
 

enderr e njomet

Primus registratum
Re: Filmat me te fundit qe keni pare

Art of War i kendeshem tip James Bond...

Ice Age shuum u bukur

Eight Legged Freaks per te qeshur por jo dhe aq

Spiderman humbje kohe
 

enderr e njomet

Primus registratum
Re: Filmat me te fundit qe keni pare

Pergjigjja... per Psyche:

Uber-Morloc:
You built your Time Machine because of Emma's death. If she had lived it would have never had existed. So how could you use your machine to go back to save her? You are the innescapable result of your own tragedy, just as I am the innescapable result, of you.

Me fjale te tjera... kjo pershtatet me filozofine time sipas te ciles ne krijojme vete telashet tona.
 

engjelli

Forumium praecox
Re: Filmat me te fundit qe keni pare

xXx shume i bukur...
me i bukri per mua.. sepse eshte me askione... /pf/images/graemlins/wink.gif
filmi i fundit qe kam pare ishte Massima Velocita ishte afersisht si nje film tjeter (sja mbaj mend titullin) me VIN DIESEL qe vidhte pjese makinash.. et.. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

oneo

Forumium praecox
Re: Filmat me te fundit qe keni pare

Fast N Furious

Normale qe ishte si ai, e kane kopjuar nga ai.

Aktori italian qe luan te Massima Velocità luan dhe tek filmi per shqiptaret Nido Di Vespe
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Filmat me te fundit qe keni pare

blade2_13.jpg


Une jam tuj pa Blade 2 . Sa i bukur qenka /pf/images/graemlins/wink.gif
 
Top