Re: Filmat me te fundit qe keni pare
Nido di Vespe
Behet fjale per nje mafioz shqiptar i cili vriste prostitutat qe i kishte perdorur me pare. Nje damke me koken e shqiponjes ne shpatull dhe nje numer identifikimi te bera me hekur te nxehte. Deshmi te vajzave shqiptare qe kishin shpetuar. Ne nje bashkepunim ndermjet Frances, Gjermanise dhe nje shteti tjeter arrihet arrestimi i ketij shqiptari. Ne menyre simbolike gjyqi do behej ne nje qytet te Gjermanise. Gjate rruges per ne Gjermani forcat e policise gjejne surpriza.
Merret ne telefon nje shqiptar ne Veri-Lindje te Shqiperise. Nje kulle ne maje te malit dhe nje flamur shqiptar. Brenda ky burre me qeleshe ne koke qe i pergjigjet telefonit.
HANI....MIRE......E KUPTOVA
Dergohen me dhjetra mercenare shqiptare ne shpetim te kapos se mafies me te madhe te Europes. Lufte dhe realimim teper i bukur i skenave ne sulmin e pare ku policia arrin te shpetoje.
Gjate kesaj kohe nderthuren skenat me nje bande te vogel arabesh qe do te vjedhe nje magazine me kompjutera, arrin te lidhe rojet dhe fillon te vjedhe. Policet qe kishin shpetuar nga sulmi terrorist shqiptar, arrijne tek kjo magazine dhe aty fillon bashkepunimi gati pa shprese i arabeve me policet kunder mafies shqiptare. Nderkohe mafiozi i arrestuar ishte brenda i lidhur ne makinen e blinduar te policise. Policja kryesore hap deren e qelise se vogel per te irrituar me shume mafiozin i cili sapo e shikon.
NJE GRUA.... dhe beshtyn ne toke.
Nga jashte vijne te berrtiturat
HAKMARRJE dhe pasohen nga brenda...
Si perfundim nga zgjuarsia e nje prej rojeve gjithe terroristet shqiptare vdesin (nje skene kot fare e parealizuar ose me sakte e zgjatur pak si shume) dhe arrihet qe mafiozi numer 1 te gjykohet.
Titulli
Nido di Vespe vinte nga nje lloj grereze e cila kapte nje gjah, e helmonte por nuk e vdiste, linte vezet e veta brenda trupit te gjahut dhe te vegjlit kur dilnin nga veza ushqeheshin me mishin e trupit te gjahut ende gjalle qe shkaktonte vdekjen e ngadalshme te gjahut.
Comments..???
