mbreme pashe filmin Revenant. ne kompleks me pelqeu, shume skena ishin te realizuara vertet bukur, pamje fantastike te natyres aq sa dukej sikur po shikoje nje dokumentar. por nuk me pelqeu dhuna e pafund qe tregohej, ishin me te dhunshme skenat me vrasje e prerje mes njerezve sesa ato lidhur me instinktit e kafsheve ndaj njerezve ne situata ekstreme per njerezit qe ndoshta ne fantazi mund te imagjinohen me te dhunshme. kerkimi i vazhdueshem i dhunes me te dhunshme sikur te behej fjale per ndonje gare e benin filmin te sforcuar, dhe si rrjedhoje pak artificial duke te lene shume pak ne fund. ndersa Leonardo Di Caprio me pelqeu shume, ndoshta ky eshte interpretimi i tij me i mire deri tani.