Femijeria. . .

Almaa'95

Papirus rex
2dlw6rb.jpg
une 1 vjece :)
 

Mystique

Larg
E ngjitur pas fustanit te mamit, sguxonte te largohej dy min se une: - Oooo Maaaaa.... Kam qen e urte ne pamje te pare por trazavace e madhe thote mami kam qen , si lija taka pa prishur e fustane pa veshur Jo shume e afruar me femijet e tjere, nuk beja lehte shoqe .
Nuk me zinte gjumi ne dreke asnjeher, vdisja per te luajtur gjithe kohes jashte e zbathur sidomos ne uje
Ushqimi qe si ndahesha veza e skuqur, bukes me sheqer :p
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
qurravece E MADHE!! loool...qaja per cdo gje timen,isha shume rrugace gjate gjith kohes jashte e vdisja te lozja me djemte e lagjes,saqe im vella me rrihte kur i shkoja mbrapa .ushqimi im i preferuar?! buke me recel dhe me djathe duke e ngrene jashte mundesisht duke vrapuar...
FEMIJERIA eshte pjesa me e bukur e cdo njeriu,je i qete i lumtur pa strese pa merzi ..je FREE!!
 

scadarsko

Locus omnem
Kur isha i Vogel me donin te gjithe me puthnin e direkt behesha me pucrra,dmth kam alergji njerzit qe ne fillim jetes....
Ne moshen shkollore 6_7vjec isha shume i prape,kur vinin pushimet verore organizoja me shoket e lagjes te iknim pa leje prinderve drejt liqenit....dhe te gjithe prinderit e femijve direkt e dinin se isha une i mbrapshti.shkonim neper parcelat e medha plot miser,hynim ne ferma me fruta,ku rojet na leshonin qente,sa her me ngecnin sandalet ne balte e keputeshin,hynim ne pyllin e madh te liqenit,hanim gjithcka e misra te pa pjekura,kumbulla te egra,zinim gjarperinj bretkoca,e kur vinte darka me priste mbytesja e mizave ne duart e mamit,direkt banjo e gjume duke i premtuar se nuk do beja me gabim e te nesermen edhe me shume haahaahhaah edhe ato femij te poshter se vinin ne mengjez tek une me therisnin gjoja hajde lozim top,e une jipja ide a ikim lahemi liqen,se qe femije Noti per mua ka qene endera ime prioritet,ku nje dite u realizua kjo ender .Me gjithese isha i mbrapshte ,prap ne shkolle kam qen fenomenal mesoja lenda ime preferuar ka qene fizika dhe gjeografia,e prinderit e mi sa her thonin si eshte e mundur qe je edhe i mbrapsht e meson?e sot po ate natyre kam pervec se mosha me ndan!
 

Almaa'95

Papirus rex
Femije i poshter ne te gjitha kuptimet e fjales ! Trazovace- shendetlige dhe shume e zgjuar..
Mbaj mend nje here preva floket i bera (shkalle-shkalle) e kur erdhi babi ne shtepi i thashe mi preu mami , sepse ajo shpesh kur beja gabime me thoshte ''Do te qeth tullace'' :p
Kur shkova rreth moshes 10 vjec u bera nje uragan i vertet. Luaja futboll me cuanet e lagjes/hanim fara ne darke, madje dhe shaja si ata!
Ne mesime kam qene gjithmone e shkelqyer. Mbaj mend kafshova nje goce ne klase te dyte sepse kishte marr ''Flamur'' kurse une vetem ''Te lumte'' :p
Shpesh me ngaterronin per cun.. Floke te shkurter,fytyre imcake, gjunje gjithe shenja.. Te tere ata qe shohin transformimin e tanishem ne nje FEMER thjesht su besojne syve !
Me pak fjale kam qene nje rosak i shmetuar i cili u kthye ne mjellme :)
 
Last edited:

joetisti_

Locus omnem
S'i lija dy gure bashke. Cdo gje qe te ndodhte mbante firmen time sikur edhe une te vertetohej se kisha vdekur, une patjeter do ta kisha bere ate zarar.
Buke gjalpe e sheqer ishte e preferuara dhe e vetmja.
Vajzat cuditerisht s'i kam "ngacmuar", ne fakt si edhe gjithe pjesa tjeter. S'na mesonte askush kete te "keqe" :p
 

Mirabel

Locus omnem
mbaj mend qe kam jetuar femijerine me te bukur qe mund te ekzistonte.
nje femijeri e mbushur me kujtime , lojra , miq e shok ...larg teknoligjise e shume prane baltes dhe pisllikut. Por kaq shume prane te qenurit femije...gjunje te bere cope (aq sa me dukej se i kisha permanent) , te gricura nga kafshet qe loznim, duart gjithnje zhul, rrobat kellire qe skish lavatrice te na merrte persiper...
Por ne fund te fundit per cfare ka nevoje nje femije pervecse te rritet i shendetshem fizikisht dhe menderisht.

Sot shoh vetem femije obeze me iphone e ipad neper duar....femijeri leshi
 

Rimseb10

Valoris scriptorum
Ahahah sma kishte thene ndonjeri kete gjer me sot.. Mbahesha per femij i bukur, por dhe llapushe dola ketu lol

Msill ti nje foton tende beb? Me konkurro :p

Jo e lezetshme dukesh dhe qukse. Hajd gjej fotot sdi nga kan perfundu por nai her tjeter dhe po meqe sme gjenden ktu e plaka sdi me perdor viber tmi nisi
 

joetisti_

Locus omnem
si femije, hyme ne nje dhome bosh kopshti per femije nga dritarja e vogel pa dritare dhe ndezem nje zjarr qe te ngoheshim. Si "arkitekte" diletant nuk parashikuam ku do te shkonte tymi, dhe... desh u mbytem.
 
Top