Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Albinos

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Fatos Nano ka merita te pashlyeshme ne lidhje me ardhmerine e Shqiperise.
Ai do te ngelet nje hero jo i thjeshte kombetar por ai do te ngelet nje hero qe ka merita jo vetem per zhvillimin e Shqiperise por meritat e tij vihen re edhe sot.
Vini re punen e tij 6 vjecare.
Ka bere aq sa Berisha dhe Aleksander Meksi nuk do ta arrinin te benin edhe per 50 vitet e ardhshme.
Mediat jane te lira te shkruajne cfare te duan, njerezit jane te lire te levizin ku deshirojne.
Tirana eshte ndertuar dhe ka marre nje pamje tjeter nga ajo kur Sali Kelmendi dhe Aleksander Meksi drejtonin Shqiperine ne kohen postkomuniste.
Autostradat jane ndertuar dhe seshpejti do filloje te ndertohet edhe autostrada Durres-Prishtine.
Sot ne kete periudhe rremuje njerezit jane te destinuar vetem te shajne e te perdhosin cdo gje qe del ne kundershtim me idete e tyre kur ata nuk kane ide dhe qellime.
Shahet Fatos Nano se po shet Shqiperine, dhe nxirrni fakte ju qe thoni se ka shitur.
Ka demokratizuar kaq shume partine socialiste sa edhe Berisha qe e mban partine e tij per demokratike, nuk e ka bere deri me sot.
Fatos Nano krijoi kushtet per lindjen e kapitalizmit, ndersa Berisha i ushqente njerezit me kioska dhe me vlerat e ndertuara nga populli per 50 vitet e kaluara.
Atyre qe u dhemb se komunizmi dhe diktatura ishin mallkim per shqiptaret, atyre po u dhemb se kapitalizmi i sotshem na qenka me i keq e me gjakatar.
Bravo Fatos Nano dhe jepi gaz e mos qaj kryet per keta qe llapin e mundohen te zizojne integrimin e shqiptareve te familjet evropiane, mundohen dhe zizojne punen e madhe dhe mundimin per te bindur nje popull me ne krye disa harbute.
 

Albinos

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

<ul style="list-style-type: disc">[*]Nano: une i kam mesuar politikes shqiptare se çeshte doreheqja. por sot nuk jap doreheqje per shkak te pergjegjesise qeverisese dhe stabilitetit te vendit
Nga Fatos Nano, Kryeminister[/list]



Ne duhet të jemi shumë komunikues me njeri tjetrin, për të
qartësuar të ardhmen e përbashkët. Nuk është problemi kush bërtet më shumë në emër të kujt. Kjo është një çështje vendimmarrje politike për të përfaqësuar mazhorancën e zgjedhësve, që na ka besuar të qeverisim vendin në nivel qendror dhe mazhorancën që u konfirmua në zgjedhjet vendore të fundit. Pra gjërat duhen qartësuar siç e bëri Limozi dhe Iliri, sepse Limozi e tërhoqi kërkesën për dorëheqjen time në kryesi dhe u bashkua me njoftimin për shtyp që shprehu konsensusin e kryesisë me të cilin erdha këtu sot. Normalisht po mësohemi të shohim inkonsekuencat e njëri-tjetrit. Inkonsekuencat e anëtarëve të kryesisë janë shumë më të rënda se sa të ish-anëtarëve të kryesisë apo të ndonjë deputeti më vete. Sidoqoftë të gjithëve na vlerëson korumi që na ka zgjedhur për të përfaqësuar dhe ky proces po vijon. Nuk besoj se nuk e keni kuptuar përse unë po vazhdoj detyrën për të cilën më keni mandatuar dhe nuk po përzihem as dukshëm as pa dukshëm në procesin e konferencave dhe përgatitjet e kongresit. Po bëj vetëm detyrën, edhe politike, që më keni caktuar edhe në krye të grupit të punës për raportin e kongresit. As më pak dhe as më shumë. Këtu janë të gjithë anëtarët e grupeve institucionale të punës, që kanë dalë nga KPD gjithashtu. Më duhet të shtoj disa argumenta kundrejt kërkesës që lexoi anëtari i Kryesisë Dizdari dhe që vetëm dy tre veta u identifikuan që e mbështesin. Së pari, dua të sqaroj se dorëheqja nuk është dhe nuk mund të jetë një akt i imi personal. Është përgjegjësi politike e Kryetarit të PSSH-së, i cili po mbyll mandatin politik, do të verifikohet në Kongres dhe do të vazhdojë të interpretojë, e kam theksuar qartë se do ta respektoj verdiktin e Kongresit, vullnetin e anëtarësisë në forumin më të lartë përfaqësues. Pra unë po vazhdoj të bëj detyrën e Kryeministrit për të cilën më keni mandatuar, në dallim nga Iliri apo ndonjë tjetër, që ose ka ikur, ose kërkon dorëheqjen time dhe e theksoj se nuk është një qëndrim as personal, as për interesat e mia familjare, është për të mirën tonë të përbashkët. Pra unë nuk e jap dorëheqjen, sepse vlerësoj mbarëvajtjen e qeverisë sonë, të maxhorancës sonë, të votuesve të saj, dhe interesat e zhvillimit të progresit, edhe të munguar të vendit, për të cilat jemi mandatuar të drejtojmë. Unë nuk e jap dorëheqjen, për shkak se i vlerësoj me shumë përgjegjësi raportet tona elektorale me opozitën, e cila nuk është rritur pavarësisht se maxhoranca është fragmentuar. Unë nuk e jap dorëheqjen për shkak të balancave të politikës ndërkombëtare, ku Shqipëria po integrohet, të cilat nuk nxisin dhe nuk dëshirojnë destabilizim të qeverisë në Shqipëri, si një element i stabilitetit rajonal gjithashtu. Së dyti, këtë gjë po e thotë një njeri që në përvojën politike 13-vjeçare në vëmendjen e të gjithëve në PS dhe të Shqipërisë, u ka mësuar të gjithë të tjerëve institucionin e dorëheqjes, por jo të gjithë ia dinë vlerën dorëheqjes. Prandaj qëndrimi që po shpall në mënyrë të përsëritur sot, do të thotë t'i dish vlerat dorëheqjes. Duke vlerësuar këto parametra, nuk ka asnjë arsye politike serioze që të çojë Kryetarin e Partisë, Kryeministër, në dorëheqje. E dëgjova me shumë vëmendje edhe analizën kritike, por brenda familjes të ish-profesorit tim Zydi Pepa. Pajtohem me të pjesërisht, pajtohem me të plotësisht, duke sjellë në vëmendje që nuk është hera e parë që analizojmë qeverinë dhe qeverisjen. Madje është hera e parë në 12 muajt e fundit që Qeveria vet ka bërë analizën e saj, detyrim ligjor dhe institucional, nuk ka ndodhur më parë dhe, kjo nuk është sjellë në referencën tonë si tregues avantazhesh të një qeverie ndaj tjetrës dhe, qeverisja jonë është tashmë 7 vjeçare dhe përbëhet nga tre qeveri. Por do të pajtohesha plotësisht me profesorin tim Zydi duke shtruar pyetjen: ka qarkulluar dhe qarkulluar shumë informacion qeverisës nga qeveria për në grup dhe anasjelltas. Nuk besoj se takohemi vetëm në mbledhjen e grupit, ku gjithashtu ka patur materiale zyrtare raportuese ashtu si në Kryesinë e PS apo në KPD për këtë çështje. Problemi që duhet të zgjidhim seriozisht dhe në respekt të forcës sonë politike, jo të individëve të veçantë, është përse në debatet tona ky informacion nuk vlerësohet, përse dominon ende subjektivizmi, fobia, miqësia e grupit në raport me informacionin e ecurisë së vendit, problemet e vendit, rezultatet e qeverisjes, dështimet e qeverisjes, ritmet e larta apo të munguara, vlerësimet e partnerëve, diferencat sektoriale, dhe për pasojë objektivitetin që në një kohë të caktuar si kjo, po flas për stinën jo për ditët me vakanca, e sajuar artificialisht me mbylljen e një cikli objektiv të vlerësimit të kontratave të funksionimit të ministrave si anëtarë të kabinetit dhe si drejtues të sektorëve sipas prioriteteve dhe matricës së programit me 550 objektiva i dashur Zydi. Pra z.Muçi është dakort me ç'ka bërë kryetari dy muaj më parë, kurse unë jam dakort me ç'po thotë Zydiu dy muaj më pas, duke ju kërkuar juve të kuptoni çfarë po thoni sot. Sepse Iliri që sapo foli, para dy muajsh kërkonte rikompozim të qeverisë. Sot që po flasim objektivisht për rifreskim të qeverisë nuk e pranon rikompozimin, kërkon dorëheqjen e Kryeministrit. Iliri nuk është shumë inkoherent sepse e ka kërkuar edhe më parë këtë gjë, në të gjithë platformën e tij kundër, që nuk pajtohet me disiplinën, të cilën e quan autoritarizëm dhe me kërkesën e llogarisë të Kryeminstrit në qeverinë, ku edhe ai bënte pjesë deri në korrik, përkundrejt detyrës ligjore dhe performancës, njëlloj si gjithë të tjerët, madje me përgjegjësi më të madhe për shkak të pozicionit të tij si ish-Zëvendës/Kryeministër. Atëherë i dashur Zydi në substancë debati që nuk po mbyllet nga disa që sillen çuditërisht si ish-shokët tanë është fiktiv në substancë. Nuk kanë ndonjë bazë konkrete përveçse duket se është bërë i lexueshëm edhe në sytë e forumeve verifikuese të partisë. Nuk besoj se po shkelim ndonjë procedurë statutore që po verifikohen mandatet. Nuk besoj se ashtu si Edi Rama apo Rexhep Meidani, që vijnë papritmas njëri për herë të parë tjeri pas kaq kohe dhe ju thonë s'dini të vlerësoni, s'keni informacion, jeni pa shkollë, anëtarëve të partisë. Me këta anëtarë partie u futëm në internacionale. Përveçse interesit personal të disa prej nesh për karierë dhe, mirë kemi ndërtuar një përvojë për karierë dhe mbi këtë bazë thashë edhe CV kompetitive I dashur Zydi, edhe CV komtetitive do të thotë nga CV me tre rreshta në CV me tre faqe, nga CV me një diplomë në CV me shtatë diploma, nga CV me tre mandate të votuara në CV me një mandat të dhuruar, etj., këto janë CV-të kompetitive dhe këto janë standartet, që nuk besoj se ju bezdis të them, përdor gjithë bota politike e Internacionales, apo bota e popullorëve në Europë e më gjerë dhe që përfundimisht meqë po iu afrohemi standarteve të BE-së nuk na lejohet të shpikim dhe do të përdorim instrumentat bazë që përdorin të gjithë, natyrisht jo si mosvotimi i qeverisë nga maxhoranca e vet, që nuk ekziston gjëkundi si standart. Megjithatë I kemi lejuar derimë sot vetes skarcitete. Bëmë një mbledhje KPD-je ku bëmë amnisti për skarcitete dhe dua sinqerisht të shpreh gjithë mirëkuptimin Fatmirit apo Flamurit që e kanë lexuar me dinjitet dramën, që edhe për mua është e dhimbshme, e kanë lexuar me dinjitet verifikimin i cili nuk ka mbaruar, është në proçes, të sjelljes politike në periudhat që të gjithë japim llogari. Po është e vërtetë, kam incuar unë para dy vjetësh dhe, referencat duhet t'i keni të qarta, një debat politik dhe publik të partisë dhe në PS për krizën e përfaqësimit dhe, natyrisht nuk e bëra për vete, por për të gjithë ne. Anëtarësia jonë e vlerësoi dhe mbështeti përmirësimin e qeverisjes, i cili është i lexueshëm, i matshëm dhe përgjithësisht i vlerësuar përveçse me kontestime brenda nesh. Natyrisht nuk presim të na vlerësojë Berisha. Besoj se e dini që edhe në atë kohë mund të kishim përfunduar në zgjedhje të parakohshme. Te gjithe kemi nga një kredo, edhe personale në PS, dikush më shunmë, dikush më pak, për shkak të një historie më shumë se një dekadë me të, për të dhe prej saj. Dhe unë kam një kredo të tillë të cilën e kam përdorur me të gjitha forcat e mia edhe në fushatën e fundit që partia të jetë e votuar, në pushtet, anëtare e Internacionales dhe kompetitive në spektrin politik vendas dhe në vlerësimet për qeverisjen nga fqinjët dhe aleatët nga ana jonë dhe më gjerë. Unë nuk e kam bërë këtë gjë në kurriz të askujt. Dramat e zëvendësimit të qeverive dhe të ministrave nuk mund të jenë specifike për Ilirin apo për Pandin, sepse në to kemi kaluar të gjithë. Shumica kanë hyrë dhe kanë dalë në qeveri. Një pakicë dhe ky është fakt i vlerësuar qetësisht nga shumica jonë kanë kaluar në përfaqësi politike, nuk kanë hyrë dot në qeveri dhe detyra e përfaqësimit nuk është thjesht dhe vetëm ekzekutive dhe, për fat të mirë përvoja ekzekutive dominon shumicën dhe, këto nuk mund të jenë drama personash, aq më pak drama personash që kthehen në tragjedi për partinë dhe maxhorancën. Pas atij debati ashtu si mundëm dhe ditëm ta bëjmë, por që më në fund arritëm të qetësohemi dhe të nënshkruajmë sëbashku, të krijojmë një konsensus së bashku në Kryesi, KPD dhe Grup parlamentar, të quajtur Pakt Stabiliteti, ndryshuam përbërjen e qeverisë dhe vazhduam të qeverisim, ndërtuam këtë qeveri që është sot, e cila objektivisht dhe në një arësyetim politik jo të Fatos Nanos, por kolegjial, ishte e kushtëzuar me zgjidhjen e krizës potenciale të zgjedhjes së Presidentit konsensual apo jo. Pra kjo qeveri të cilën shoku Ilir e la në mes të rrugës, për arësye, të cilat i ka bërë vetë të njohura, qeveri ku ti ke qenë zëvendësryeminstër, madje akoma s'i ka kërkuar ndjesë anëtarësisë, forumeve, por ka kohë ta bëjë, për shkeljen e këtij pakti politik. Mesa duket kjo metamorfozë nga pakt në shkelje pakti, hyrje në qeveri dalje nga qeveria, rikompozim dorëheqje e kryeministrit, etj., kanë në bazë një sindromë të njohur politike që quhet fobi, e radhës kësaj here, duket e parikuperueshme, aq sa gradualisht mund të na çonte edhe në zgjedhje të parakohshme siç arësyetuam në mbledhjen e Kryesisë. Për këto arsye më lejoni të theksoj qetësisht se kërkesa për dorëheqje është e pamotivuar politikisht. Më tej do t'ju ftoja të mos harrojmë se ende jam Kryetar i partisë sonë, jap llogari në Kongres, do të rikandidoj dhe pretendoj të jem i tillë edhe pas kongresit. Do të konkuroj me rregullat që kemi vendosur bashkarisht. Nëse disa prej jush do të mendojnë se Kryetari i Partisë duhet të ikë, atëherë minimalisht duhet të testojë veten në zgjedhjet përfaqësuese brenda partisë por edhe partinë në elektorat. Në çdo rast unë kam dhe do të vazhdojë të ushtroj përgjegjësinë kryesore politike që më keni dhënë për të mos lejuar rrëshqitjen e vendit dhe të mazhorancës në zgjedhje të parakohshme kaotike, forcat e mëdha të të cilave i njohim mirë. Në deklaratën që lexoi shoku Limoz, ka edhe një argument që e quan qeverinë antikushtetuese dhe pozicionin e Kryeministrit si dhe të PS-së në të, si në shkelje të Kushtetutës, për shkak jo vetëm të vakancës. Qeveria nuk është anti kushtetuese. Ka vetëm një moment anti kushtetues dhe kjo është zallamahia që solli braktisja e detyrës nga Ilir Meta, duke shkelur nenin 106 të Kushtetutës dhe duke ikur pa qëndruar deri sa të vijë pasardhësi. Kjo krijoi një precedent të rëndë në shpërfillje të hapur të Kushtetutës. Prandaj Zëvendës ministrat e kryejnë detyrën në kushtet e mungesës së ministrave, jo në bazë të Kushtetutës por në bazë të ligjit për Këshillin e Ministrave dhe jo për shkak të vullnetit tim, por për shkak të vullnetit të Qeverisë si institucion kolegjial. Ka edhe një moment tjetër i cili meriton të qartësohet. Kryeministri po përdorka qeverinë për të manipuluar proçesin kongresual. Nuk besoj se çështja është kaq banale sa ndokush ka merakun e karburantit të makinës së Kryeministrit, kur del ndonjëherë për të inaguruar ndonjë objekt të rëndësishëm e me atë rast të takojë edhe partinë e tij. Unë po e vlerësoj qetësisht procesin kongresual si një mekanizëm të domosdoshëm institucional për të përmirësuar sjelljet e përfaqësuesve. Ky proces po tregon vlerat e gjithësecilit që diku i konfirmohen, diku kërkohet të konfirmohen. Besoj kjo është shumë e rëndësishme edhe për stabilitetin dhe vazhdimësinë e qeverisjes së maxhorancës sonë. Pra mua më duhet të vlerësoj se largimi I Kryetarit të Partisë nga detyra e Kryeministrit deri në kongres, është një amatorizëm politik, është tallje e hapur me përgjegjësitë qeverisëse të Partisë, sepse ne nuk mund të vemë qeverisjen e vendit nën kërcënimin e të ashtuquajturës barazi për kandidim konkurentësh. Në asnjë vend të botës nuk bëhen eksperimente të tilla amatoreske, sepse kjo kërkesë e shndërron partinë në një parti shtet në thelb. Në fund të fundit Kongresi kërkon barazi shansesh dhe jo barazi e vlerave të personave. Në kongres kështu shkohet: dikush si Ministër, dikush si deputet, dikush si prefekt e kështu me radhë. Ajo që na bashkon dhe na vë në provë është rregulli i konkurimit dhe fshehtësia e votës së vlefshme të antarësisë. Gjithashtu, po ritheksoj për të gjithë ata që kërkojnë ritheksimin e përsëritur të toneve të mia autokritikë. Të gjithë bëjnë gabime. Gabimi është njerëzor. Por një gjë duhet ta keni të qartë dhe të jeni të sigurtë se Kryeministri juaj dhe Kryetari I partisë suaj nuk ka bërë flirte politike me kundërshtarët e betuar të partisë e qeverisë suaj. Përkundrazi, unë kam mbyllur dhe po vazhdoj të mbyll ligjërisht shtigje për korrupsion politik apo abuzimin me mandatin e përfaqësimit, duke rivendosur autoritetin e insitucioneve dhe rregullin e ligjit të barabartë për të gjithë. Këto gjëra edhe nëse nuk duken shumë qartë sot, do të shihen akoma më qartë nesër, sepse të gjithë japim llogari përballë anëtarësisë dhe detyrimeve kushtetuese dhe ligjore. Ju ndjek me vëmendje dhe nuk i paragjykoj më emocionet e gjithsecilit anëtar të grupit parlamentar. Realiteti është ky që po përballojmë sëbashku brenda nesh dhe përballë opozitës, prandaj unë erdha këtu sot i vendosur dhe i mandatuar për këtë konsultim me grupin nga kryesia e parties, për të shqyrtuar me ju nevojën e freskimit të qeverisë, në disa sektorë, ku të gjithë ndjejmë problem. Po ritheksoj çfarë thashë në fillim. Ky proces politik konsultimesh me grupin parlamentar nuk është i vetmi, por shumë i rëndësishëm. Arsyeja themelore që bashkoi vullnetet e anëtarëve të kryesisë për të ardhur në këtë konsultim me grupin ishte dhe mbetet nevoja dhe angazhimi konsensual për ta zhveshur proçesin e konferencave dhe të kongresit nga emocionet negative të votimeve apo të debateve për qeverinë që vazhdojnë të shfaqen edhe këtu. Asnjë arsye më pak, asnjë arsye më shumë dhe, kjo është një shprehje e pakontestueshme, është pronë politike dhe institucionale e një vullneti që as këtu nuk na ndan. Të zhveshim mendjen e anëtarëve dhe delegatëve të partisë nga emocionet negative për dhe ndaj qeverisë. I shërben jo vetëm çdo përfaqësuesi veç e veç, por të gjithëve sëbashku. Nuk mund t'i shërbejë kjo gjë titullarëve të partisë apo të qeverisë shokëve që janë ministra apo që drejtojnë partinë. Kjo është në të mirë të të gjithëve prandaj unë do të vazhdoj këtë proçes konsultimi me ju, me kryesinë dhe mbi bazën e mandateve të saj dhe vetëm të saj me konferencat, me aleatët, me përfaqësuesit tanë institucionalë që drejtojnë shtetin, me Presidentin e Republikës në respekt të përfaqësimit politik që gëzojmë të gjithë njëlloj, të Kushtetutës dhe të nevojës për stabilitet të qeverisjes dhe të institucioneve në Shqipëri. Të jeni të sigurt që, me të njëjtin gjykim dhe maturi që flas me ju, flas dhe me përfaqësuesit politikë dhe diplomatikë të vendeve, që ndajnë të njëjtin shqetësim për nevojën e stabilitetit, që kanë programe në process edhe këto ditë të financojnë Shqipërinë, buxhetin dhe zhvillimin. Prandaj duke i ndjekur emocionet e të gjithëve ju garantoj që do mbetem shumë i qetë për të mos u emocionuar në detyrë.

Pergatiti : S.Vuciterna

Zeri Popullit
 

rosen

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

ftoj simpatizantet e Nanos te shohin raportet e osbe-se mbi stabilitetin e gjendjes ne shqiperi.gjithcka merite e qeverise aktuale.(evropa na braktisi dhe per nja 15 vjet te tjera)
 

BJONDINKA

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

ka thene mire curcill :c'do popull meriton qeverine qe ka&quot;.po si mund te quhet nanua lider .mund te quhet nje hajdut lider ?nuk e dija une se kishte ndryshuar perkufizimi i kesaj fjale.sic duket kam ngelur mbrapa ne kohet kur politikane si j.kennedy e te tjere quheshin lider .nuk e mohoj faktin qe eshte nje dhelper ,dmth eshte i zgjuar po i zgjuar per te keq ,per ligesi .nuk e kuptoj c'hyn ai me drejtimin e nje kombi .
mirupafshim &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

tropikali a

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

ju ngeli politika ju mor budallenj me dukeni sikur mburreni me bolet e te tjereve, POLITIKA este nji KURVE.ngeli politika tek ju
smash.gif
 

DARIO

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

o z.demi llafet e shumta jam fukarallek ti une dhe te gjithe populli shqiptar e dine se z.nano eshte hajdut qe vjedh ndimat e populli shqiptar
dhe nese ti nuk e kuptan se ai eshte vetem e keqja e populli tone atehere keshilla ime per ty eshte shko vizitohu.
na fala nese e teprova pak . save brother
 

DFV

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Gjeja me mire qe mund te bej Nano(por edhe Berisha bashke me te) eshte te japi doreheqjen nga posti i kryeministrit dhe po qe i zoti te ngrohi shtratin e Xhoanes, e te lere popullin rehat ne hallat qe ka.
 

CoolAngel

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Fillimisht postuar nga DFV:
[qb] Gjeja me mire qe mund te bej Nano(por edhe Berisha bashke me te) eshte te japi doreheqjen nga posti i kryeministrit dhe po qe i zoti te ngrohi shtratin e Xhoanes, e te lere popullin rehat ne hallat qe ka. [/qb]
DFV, edhe une jam dakort qe ai duhet te iki nga pushteti, por keto sugjerimet se cfare duhet te beje me jeten e tij private cfare na duhen ne? Ky nenforumi quhet Politika Shqiptare apo Thashethemet???

Kam nje pyetje per fillimin e kesaj teme:

A e meriton vertet Nano titullin udheheqes kombetar???

Udheheqes eshte ai qe qendron ne krye per t'i drejtuar te tjeret ne nje destinacion te caktuar (destinacioni supozohet te jete ne te mire te atyre qe jane nen drejtimin e tij), ku po e con ky zoteria Shqiperine???

Udheheqes kombetar???
 

tea2003

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Na ke zhgenjyer te gjitheve me hapjen e kesaj teme dhe me kete lloj propagande qe i ka kaluar koha e qe s'duam te na kthehet me.
Ai qe ti e konsinderon si shpetimtarin e kombit tone, do kishte bere mire te kishte dale me kohe nga skena, pasi bashke me kryeindividin e urryer te krahut tjeter po i shtrydhin shqiptaret.
Te mjeret ne per ata qe kemi ne krye....si nuk po dalin dot pese burra ta qeverisin kete vend!
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Marre sot tek &quot;Shekulli&quot;


Ish-presidenti dhe kandidati për kreun e PS-së Meidani thote:

Nano, i burgosur ordiner

&amp;#8220;PS arriti ta kthente Fatos Nanon, nga një i burgosur ordiner në një të burgosur politik dhe më tutje t&amp;#8217;i jepnin lirinë në vitin 1997&amp;#8221;


Profesor-Doktori i &quot;Fizikes Kuantike&quot; Mejdani po thot dicka qe ne e kemi ditur prej 6 vitesh.

Ahaaaaaaa.Nuk na the gje Prof.dr Mejdani.
Here tjeter thuaj gjerat ne kohen e duhur.
Ndryshe do te ngelesh si kopjac ne klase.
 

eros111

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Demi_kuq, nqs ke marre ndonje dore te mire paresh nga Nano, te justifikohet qendrimi qe po mban per te mbrojtur Nanon &quot;shpetuesin e kombit shqiptar&quot;... Gjithsesi ne kete rast do me vinte keq me diçka, qe e shisni Shqiperine per interesa.

Nese eshte rasti i dyte, dmth rast ne te cilin nuk te lidh asgje me Fatos Nanon, atehere me vjen keq per ty, qe je i verber, dhe qe nuk hap syte e te shohesh me tej. Me vjen keq qe nuk arrin dot te shohesh se kush po e prish Shqiperine dhe te jesh i sigurte qe nuk do jete z. Nano ai qe do i vuaje pasojat, por do jemi ne.
Si mund te jete nje drejtues i mire dikush qe ne syte e te gjitheve (shumices te shumices) eshte nje hajdut? Si mund te quhet drejtues i mire dikush qe mbahet me emer per prona dhe pasuri edhe ne Greqi? Si mund te quhet drejtues i mire dikush qe mohoi Kosoven gjate nje interviste para gjithe opinionit nderkombetar? Si mund te quhet drejtues i mire dikush qe tallet me ne dhe me ata qe i kane dhene besimin e tyre?
I mban mend i dashur Dem grindjet me Meten? Po pastaj e mban mend se si u ulen te dy, si shoke, sikur nuk kishte ndodhur asgje? Si eshte e mundur? Ndoshta i thirren mendjes qe te dy dhe menduan se ishte me e matur te linin menjane konfliktet qe kishin per te miren e te gjitheve. Them ndoshta, por jam i sigurte qe nuk eshte e vertete, sepse te dy dilnin dhe nxirrnin ne shesh vjedhjet ose parregullsite qe kishte shkaktuar njeri ose tjetri. Derisa arriten deri ne kete pike dukej qarte se kishte urrejte.
Zgjidhja tjeter mund te jete kjo : Mete, i lejme budallalleqet, se ty do te te bej zv. kryeminister dhe minister te jashtem, leke do marrim qe do marrim, dhe nuk shkaterrojme kot njeri-tjetrin. S'te duket me llogjike? Nejse e di qe eshte e kote te te pyes se te thashe qe je i verber dhe me vjen keq per ty, me vjen keq me te vertete... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

nano udheheqes kombetar?!

1- eshte vetem kryeminister i shqiperise dhe nuk kufizohet aty kombi shqipetar

2- te shohim nese arrin te qendroje kryeminister - po me pas, cfare do ta quajme?

3- udheheqes mund te quhet kryetari i shtetit - presidenti - dhe kryeministri eshte vetem nje administrator qe i jep drejtimin administrimit te vendit

4- nano as nuk i afrohet rolit te nje udheheqesi (aq me pak kombetar) se duhet te qe te kishte njerez te gatshem ta ndjekin me sy myllur (duhet qe i gjithe kombi ta ndjeke me sy mbyllur)

5- nuk keni pse ofendoni personat qe e mendojne ndryshe (per kete jetojme ne demokraci)
 

rosen

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë
Prezenca në Shqipëri
Raporti në Këshillin e Përhershëm
Ambasadori Osmo Lipponen, Kryetari i Prezencës
20 nëntor 2003:
&quot;Ky preokupim i qeverisë me ndarjet e saj të brendshme ngadalësoi procesin e reformave.
Në mbyllje të raundit të fundit të bisedimeve midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian
për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (6-7 nëntor), BE-ja shprehu shqetësimin e saj në
rritje për ritmin e ngadalshëm të reformave, që rrezikon procesin e negociimit1.
Komisioni Evropian kritikoi shpërqëndrimin e shkaktuar nga çështjet e brendshme
politike të vazhdueshme, pasi ky shpërqëndrim i ka kanalizuar energjitë larg ndjekjes së
rekomandimeve të bëra në takimet e mëparshme. Megjithatë, kryetari i delegacionit të
Komisionit Evropian për negociatat bëri të qartë se nuk kishte asnjë arsye që bisedimet të
shtyheshin. Zbatimi jo i kënaqshëm i reformave, si ato që kanë të bëjnë me sistemin
gjyqësor ose kundër korrupsionit u kritikua, ndërsa progresi i arritur në drejtime të tjera u
njoh&quot;.
Delegacioni i Komisionit Evropian në Shqipëri, Deklaratë për Shtyp (7 nëntor 2003).
 

Mirditor

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

NANO: DEBATI BRENDA PS-SE, NJE ZHVILLIM I TIJ

Kryesocialisti Fatos Nano, ne mbledhjen e fundit te KPD-se, ndryshe nga heret e tjera, ai ishte i qete dhe jo kritikues. Vetem ne nje moment u ndal ne grupin e pakicave, sic i cilesoi ai, oponentet brenda mazhorances. &quot;Debatet politike te zhvilluara midis nesh edhe ketu ne institucionin politik drejtues midis kongreseve i kane sherbyer konsolidimit te metejshem te frymes se demokracise se brendshme ne PS. Roli juaj perfaqesues ka qene dhe mbetet vendimtar ne zgjidhjen edhe te disa praktikave bllokuese ne institucionet e shtetit, ku ne vazhdojme te jemi ne maxhorance&quot;, u shpreh Nano ne fjalen e tij. Duke bere nje rezultat te punes kater vjecare te PS-se ne maxhorance, ai cilesoi si piken kulminante pranimin me te drejta te plota ne Internacionalen Socialiste. Ne prag te Kongresit te PS-se, Nano beri te ditur se bilancet qe do te behen domosdoshmeri per permiresime. &quot;Jam i bindur se askush nuk hyn ne kongresin e 6-te te PS me kredenciale te ndotura. Sepse te gjithe kane ditur dhe kane mundur te krijojne nje raport marredheniesh politike dhe njerezore me delegatet dhe strukturat perfaqesuese te partise ne te gjithe vendit, te cilet ne kongres do te konfirmojme edhe nje here vlerat tona te qendrueshme, si dhe do te japim mesazhet e vazhdimit te kontributeve komplementare qe do te modernizojne me tej partine dhe do ta bejne ate me te afte per te perballuar dhe fituar sfidat e ardhshme&quot;, u shpreh Nano, duke vijuar me tej se debati brenda partise e ka ndihmuar ate ne rritjen e tij.
 

Mirditor

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Posht imperjalistat revizionistat ene gjith ata qie nuk duen Shqypnen


PSE BRUKSELI NUK ESHTE ME NANON

Kryeministri shqiptar Fatos Nano eshte nje nder politikanet qe kryeson Ekzekutivin qe ka pasur me pak se cdo parardhes i tij qendrime ne Bruksel. Madje edhe si kryetar partie ai ka pasur me pak se edhe republikani Fatmir Mediu vizita ne Bruksel. Ky tregues ne te vertete s'eshte I rastesishem. Natyrisht qe itineraret e tij drejt Brukselit s'mund te krahasohen as me udhetime mujore apo tre mujore drejt Athines per gjithe periudhen e qendrimit ne postin kryeministror.

Ky detaj mbart kuptimshmerine e vet ne relacionet qe zoti Nano ka me Brukselin, pra me Europeen zyrtare. Po ne kete kontekst duhet pare edhe konsiderata qe BE-ja ka percjelle kohe pas kohe per qeverisjen shqipgtare ne kete kohe te qeverisjes Nano. Rasti me i fundit eshte vleresimi qe ne takimin e kesaj jave te Keshillit te Ministrave ne pasazhin vleresues per Shqiperine rendonte zymtesia konstatuese. Kryeministri qe vijon ditet e qeverisjes se vet me kabinet te reduktuar, eshte as me pak e as me shume politikani qe ka cenuar komunikimin institucional me Brukselin, kryeqendren e politikeberjes europiane. Madje iluzivisht qytetareve te ketij vendi kerkon t'u krijoje pershtypjen se &quot;rruga drejt Brukselit per te kalon nga nje B tjeter, pra nga Berluskoni&quot;. E verteta eshte se ne axhenden e vleresimeve te sjella dhe te rezervuara per kryesocialistin Nano nga BE-ja ka pasur gjithmone dyzine verretjjesh, paralajmerimesh dhe kritikash serioze. Kesaj te vertete zoti Nano i eshte pergjigjur me nje kryenecesi tipike ballkanase. Ishte vete kryeministri i pari qe i shpalli lufte prezences se OSBE-se ne Tirane. Po keshtu mes tij eshte e njohur ftohtesia postelektorale me disa misionare te BE-se te mberritur ne Tirane. Jane te njohura shprehjet zyrtare te Havier Solanes, komisionerit Kris Patten apo se fundi edhe zotit Priebe per zgjedhjet ne Tirane. Ky kor kritizuesish te brukselit ndaj zotit Nano e shtyjne kete te fundit te shenohet nder hiomologet ballkanike si me i paqeni ne Bruksel. I terrur per nje vizite ne SHBA, kryeministri kryetar nuk kujtohet se shmangia nga kontinenti politik i vet do t'i sjelle ne ditet e aferta pengesa me kosto dhe pse jo vonese humbjeje.
 

Bukuroshja

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Demi i KUQ!
Me ter mend e ke?!!
----------------------------------


Fillimisht postuar nga Albinos:
[qb] Shikojme gjithnje e me shume qe shqiptaret po kthehen ne paranojake te vetvetes dhe se gjithshka po vjen duke u shkaterruar.
Te gjithe shajne Fatos Nanon kur ky njeri ka treguar qe eshte nje lider kombetar per te miren e kombit.
Duke pare qe korrupsioni dhe trafiqet dhe te gjitha te zezat u instaluan ne kohen e Ballaukut te Berishes, Fatos Nano me perpjekjet e tij prej atdhetari po mundohet qe ti prese rrenjet ketij korrupsioni dhe 5 vjet drejtim te qeverise nuk jane te mjaftueshme per ta zhdukur ose reduktuar kete shkaterrim 5 vjecar qe i kushtoi Shqiperise tragjedine me te madhe te saj.
Nuk mjafton vetem kjo por tashme edhe media e Lire dhe Pavarur dhe e Varur, tregojne me gisht Fatos Nanon si te keqen e Shqiperise.
Fatos Nano po bie pre e fatkeqesise anadollake shqiptare qe deshiron te shkaterroje Shqiperine dhe aspak Fatos Nanon.

Fatos Nano eshte shpetimi i ketij kombi ndaj edhe akuzat qe behen ne dem te tij jane te pafaktuara.
Fatos Nano akuzohet nga grupe te rendomta antishqiptare vetm per arsyen qe ai ka rregulluar mardheniet me Greqine shtet i cili ka vuajtur pasoja historike te njejta me ato shqiptare.

Fatos Nano eshte Udheheqes Kombetar [/qb]
 

Bukuroshja

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Degjo ketu ti Demi I KRUQ
Shqiperija eshte Toke Kristjane
edhe ty nuk i perket kesaj toke nuk je shqiptardhe kjo eshte e qarte pasi shqiptaret nuk jane ortodokse. Ortodokset e shqiperise qe besojne se jane Greke nuk jane as Greke as Shqiptare por jane njerez pa identitet
----------------------


Fillimisht postuar nga Albinos:
[qb] O Primo
Ketu jane mbledhur te tere myslimanet, meqenese myslimanizmi nuk puqet me orthodoksizmin dhe sikur e di trecereku i shqiptareve jane myslimane dhe ata nuk duan te pyesin ne se ka Shqiperi apo jo.
Ata jane te interesuar vetem per shkaterrim dhe djegie.
I pari orthodoks mba 600 vjetesh, dhe qe eshte Fatos Nano te cilin presidenti e ka dekoruar me medaljen e Skenderbeut, mori pushtetin per tre vjet dhe Xhihadi dhe Islami dhe Kurani, meqe Shqiperia eshte toke Islame, duan ta martirizojne dhe ta hedhin tutje.
Keta jane te keqinjte e vetes.
Rrofte Fatos Nano [/qb]
 

Bukuroshja

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Ti po na thua ne se Enver Hoxha, se nuk mund tja permend as edhe emrin, ishte ose eshte nje nga udheheqesit e Kombit tone, Pra na e nxjer Enverin Udheheqes Kombetar?
Ai ishte nje DIKTATOR po! Por Udheheqes Kombetar!
Ne asnje menyre.


Fillimisht postuar nga Labeati:
[qb] Une habitem se si behen keto lloj pyetjesh!
Nuk ka kuptim fjala Udheheqes Kombetar ne ditet e sotme.Amerika s'ka,Italia s'ka,Franca,Anglia,Gjermania etj,etj,s'kane,atehere kush eshte TOSI?
Shqiperia mund te themi se ka patur udheheqes kombetar Skenderbeun dhe Enver Hoxhen,edhe keta jo plotesisht.Mund te thuhet se Helmut Kohl ishte nje Udheheqes Kombetar(pjeserisht)pasi beri nje revolucion per kombin gjerman.Udheheqes kombetar ishte Lenini,Stalini,Mao,Tito,Sadami,Milloshi etj,etj.
Po Fatosi???!!!Ai s'po udheheq dot nje grup njerezish ne KPD.Sinqerisht habitem qe ka njerez me kaq nostalgji monizmi qe bejne pyetje te tilla per me teper kur kane pak njohuri nga historia dhe ndarja e sistemeve.Ore,eshte tjeter gje shoqeria demokratike!Nuk ka ne shoqeri demokratike NJESH!
Kjo pyetje eshte te mendosh si komunist!
Me falni po keshtu eshte! :rockband: [/qb]
 

Bukuroshja

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Me falni por ne besimin tim une besoj se Bushi eshte nje Trim dhe nje President shume i mire, nuk besoj aspak se ajo historija e berimave neper karta te permendura nga ju jane te verteta.

Fillimisht postuar nga alinos:
[qb] Me pelqeu ajo qe tha Eltoni ne ket teme, vec ato dy rreshtat fundit me vrane pak syte.
Cuno, a nuk votohet ne New York ende duke shtyre ca leva?! Aspak praktike duke pasur parasysh zhvillimin e atij vendi sot.
Po keshtu, nese duam te diskutojme per transparencen e votave ne SHBA, te kujtoj se ishte rasti i Floridas me ato &quot;brimat e pashenuara mire&quot;, qe i cuan votat e Bushit ne 51%. Ne TV e kam pare une ore, nuk eshte se e pashe vete jo &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

p.s. E di qe s'ka hic te beje me temen, vecanerisht me Nanon, po ka te beje me udheheqesit, ardhjen e tyre ne pushtet dhe mbajtjen e tij... [/qb]
 
Top