Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Bukuroshja

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Me falni more Dremi i Kruq
Por mos te ka dhene ndonje prone te dikujt qe u vra vdiq edhe u persekutua neper Burgjet Komuniste te "baba enverit" ky Fotjasi ty?
smash.gif



Fillimisht postuar nga albinos:
[qb] Fatos Nano eshte nje udheheqes kombetar sepse ai ka ditur dhe di te punoje per Shqiperine.
Ti moj korcare nuk po i sheh te mirat ne rritje dhe efektivitetin e qeverisjes se kryeministrit tone te nderuar dhe udheheqesit kombetar Fatos Nano.
Jane ndertuar autostrada, pallate te reja, bashkia e Tiranes ka dhene nje kontribut shume te kenaqshem ne ndertimin e Tiranes.
Qytetet shqiptare te ndryshme kane perfituar shume nga investimet e planizuara te qeverise shqiptare.
Kryeministri yne i nderuar eshte edhe ekonomist dhe puna e tij 6 vjecare nuk ka nevoje per shume koment.
Per koment kane nevoje fjalet e Berishes si pershembull, daci baos, klosi dhe klosaket, meta dhe metaket, Majko pantallonat e Nanos, isha ketu e isha atje, i thashe e me tha, takova Zhak Delor e gjith zhaket e Frances etj.
Rrofte udheheqsi yne kombetar Fatos Nano [/qb]
 

Bukuroshja

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Me falni por kush eshte ky Nano?
Kush eshte Presidenti i Shqiperise?
Nano eshte kryetari i Partise Socialiste edhe Kryeministri i risgjedhur perseri.
Po President a ka Shqqiperia?
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

<span style="font-weight: bold">“Unë jam Fatos Nano, prapa më vjen historia”</span>

<span style="font-style: italic">Marre nga &quot;Shekulli&quot;</span>

TIRANE - Askush nuk e ka pritur që Fatos Nano të mbajë dje, në ditën e dytë të Kongresit të socialistëve një fjalim aq poetik dhe me nota lirike, të paktën, siç e kanë cilësuar mjaft nga të pranishmit në sallë. Fjala e tij, që nuk i ngjante shpalosjes së një platforme se si ai do të drejtojë Partinë Socialiste në katër vitet në vazhdim, është dukur më shumë një thirrje tepër e zbutur për delegatët e Kongresit. Madje, kjo ka prekur edhe bashkëshorten e Nanos, Xhoana Nano, e cila e ka ndjekur atë nga llozha e sallës së Teatrit të Operas dhe të Baletit. Ajo ka qenë tepër e emocionuar nga fjalët e bashkëshortit të saj, dhe gjatë gjithë kohës sytë i ka patur të mbushur me lot. Xhoana ka qëndruar në krah të sekretarit të përgjithshëm të Internacionales Socialiste Luis Ajala, i cili kishte ardhur dje, me ftesë të vetë Nanos për të përshëndetur Kongresin. Në fjalën e tij, Nano ka përdorur dje, mjaft epitete dhe figura letrare sa asnjëherë tjetër në fjalimet e tij, madje ka risjellë në vëmendjen e delegatëve edhe fjalë të Ismail Qemalit, por me emrin e tij. “Unë jam Fatos Nano, prapa më vjen historia”, -ka thënë dje, Nano duke zgjuar duatrokitjet e sallës. Prekëse për bashkëshorten e tij ka qenë edhe momenti, kur Nano në fjalën e tij ka përmendur vitet e burgut.
 

Boby

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Fillimisht postuar nga Bukuroshja:
[qb] Me falni por kush eshte ky Nano?
Kush eshte Presidenti i Shqiperise?
Nano eshte kryetari i Partise Socialiste edhe Kryeministri i risgjedhur perseri.
Po President a ka Shqqiperia? [/qb]
Po ka.Eshte ai xholi qe mori vendin vetem per te plotesuar deshirat e Berishes.
 

DFV

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Eshte nje kenge popullore vlonjate qe i kushtohet heroit te popullit Ismail Qemali ku thuhet&quot; Une jam Ismail Qemali mbrapa me vjen historia&quot; po Ai edhe ne se i ka then ato fjale ka te drejt ti thot sepse dicka ka bere per Shqiperine,por qe ato te perseriten nga Nano ,mua me duket absurditet me brire,pra eshte nje lajthitje delirante e Nanos.
Si perfundim mund te them, mjere Shqiperia dhe shqiptaret ne dore te kujt kane rene.
 

drenicaku

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Pershendetje

Se pari desha te bej te qart se Shqiperia nuk eshte toke krishtere apo myslimane, ajo eshte toke shqiptare, per te gjithe shqiptaret, krishter, mysliman apo cfardo feje qe ata te jen. eshte turp te kete shqiptar te cilet mund ta quajn shqiperin toke krishtere apo mysliman kur dihet mire se Shqiperia dhe shqipetaret jan shume ma te vjeter se sa krishterizmi dhe islami. Gjithe ashtu mos harroni se popullit shqiptar si feja islame edhe ajo krishtere ju kan imponuar. Normal se feja krishtere eshte ma e vjeter dhe ka ardhur ne Shqiperi me pare se sa ajo islame por kur se si ajo nuk e ben Shqiperin koke krishtere. mos te harrojm fjalet e Pashko Vases &quot;Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria.&quot;
Se dyti, eshte turp per kongresin e PS qe kan rizgjedhur Nanon krytar te asaj partie, kur dihet mire se aij eshte nje klysh i grekve, aij eshte i interesuar vetem dhe vetem per interesat e tina personale dhe ndoshta te grekve por kursesi te shqiperis e te shqiptarve. eshte e ditur se si aij ka ardhur ne pushtet ne vitin 97, si dhe puna e ti prej at'heri. eshte turp per shqiptaret te lejojn veten qe at'dheu i tyre i shejt te udheheqet nga nje person i till.
Rrnofte Shqiperia dhe populli shqipetar, pa dallim te besimit fetar, si dhe Zoti e bekofte ate.
 

Bukuroshja

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

sic e thate edhe vete kristjanizmi ka ardhur ne shqiperi me perpara se muslimanizmi pra islamizmi gjithashtu ajo ishte aty perpara orthodoksizmit qe keshtu une do e quaja kristjane pasi Shqiperia eshte toke Shqiptare, po, e vertete! Por me perpara se cdo fe tjeter ka qene Kristjane dhe perpara kristjanes nuk flitet nuk behet fjale pasi!
ketu po dskutohej per fete e ndryshme , besimet e ndryshme qe keshtu doja te sqaroja dicka perpara te gjitheve se Feja e shqiptarit vertete eshte Shqiptarija por ajo perpara islamimit ka qene kristjane.


Fillimisht postuar nga drenicaku:
[qb] Pershendetje

Se pari desha te bej te qart se Shqiperia nuk eshte toke krishtere apo myslimane, ajo eshte toke shqiptare, per te gjithe shqiptaret, krishter, mysliman apo cfardo feje qe ata te jen. eshte turp te kete shqiptar te cilet mund ta quajn shqiperin toke krishtere apo mysliman kur dihet mire se Shqiperia dhe shqipetaret jan shume ma te vjeter se sa krishterizmi dhe islami. Gjithe ashtu mos harroni se popullit shqiptar si feja islame edhe ajo krishtere ju kan imponuar. Normal se feja krishtere eshte ma e vjeter dhe ka ardhur ne Shqiperi me pare se sa ajo islame por kur se si ajo nuk e ben Shqiperin koke krishtere. mos te harrojm fjalet e Pashko Vases &quot;Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria.&quot;
Se dyti, eshte turp per kongresin e PS qe kan rizgjedhur Nanon krytar te asaj partie, kur dihet mire se aij eshte nje klysh i grekve, aij eshte i interesuar vetem dhe vetem per interesat e tina personale dhe ndoshta te grekve por kursesi te shqiperis e te shqiptarve. eshte e ditur se si aij ka ardhur ne pushtet ne vitin 97, si dhe puna e ti prej at'heri. eshte turp per shqiptaret te lejojn veten qe at'dheu i tyre i shejt te udheheqet nga nje person i till.
Rrnofte Shqiperia dhe populli shqipetar, pa dallim te besimit fetar, si dhe Zoti e bekofte ate. [/qb]
 

Bukuroshja

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

me falni se harova te shtoj se meqenese fe Shqiptaria ne bote nuk njihet! por vetem te ne shqiptaret per ta qartesuar doja te theksoja faktin qe perpara cdo feje tjeter pervec asaj Shqiptarija! ka qene Kristianja per ne shqiptaret edhe nuk po flasim se si edhe qysh pasi ne e dime se perpara se Shqiptare ne ishim Ilire dhe perpara se Ilire ne ishim pellazge

Fillimisht postuar nga Bukuroshja:
[qb] sic e thate edhe vete kristjanizmi ka ardhur ne shqiperi me perpara se muslimanizmi pra islamizmi gjithashtu ajo ishte aty perpara orthodoksizmit qe keshtu une do e quaja kristjane pasi Shqiperia eshte toke Shqiptare, po, e vertete! Por me perpara se cdo fe tjeter ka qene Kristjane dhe perpara kristjanes nuk flitet nuk behet fjale pasi!
ketu po dskutohej per fete e ndryshme , besimet e ndryshme qe keshtu doja te sqaroja dicka perpara te gjitheve se Feja e shqiptarit vertete eshte Shqiptarija por ajo perpara islamimit ka qene kristjane.


Fillimisht postuar nga drenicaku:
[qb] Pershendetje

Se pari desha te bej te qart se Shqiperia nuk eshte toke krishtere apo myslimane, ajo eshte toke shqiptare, per te gjithe shqiptaret, krishter, mysliman apo cfardo feje qe ata te jen. eshte turp te kete shqiptar te cilet mund ta quajn shqiperin toke krishtere apo mysliman kur dihet mire se Shqiperia dhe shqipetaret jan shume ma te vjeter se sa krishterizmi dhe islami. Gjithe ashtu mos harroni se popullit shqiptar si feja islame edhe ajo krishtere ju kan imponuar. Normal se feja krishtere eshte ma e vjeter dhe ka ardhur ne Shqiperi me pare se sa ajo islame por kur se si ajo nuk e ben Shqiperin koke krishtere. mos te harrojm fjalet e Pashko Vases &quot;Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria.&quot;
Se dyti, eshte turp per kongresin e PS qe kan rizgjedhur Nanon krytar te asaj partie, kur dihet mire se aij eshte nje klysh i grekve, aij eshte i interesuar vetem dhe vetem per interesat e tina personale dhe ndoshta te grekve por kursesi te shqiperis e te shqiptarve. eshte e ditur se si aij ka ardhur ne pushtet ne vitin 97, si dhe puna e ti prej at'heri. eshte turp per shqiptaret te lejojn veten qe at'dheu i tyre i shejt te udheheqet nga nje person i till.
Rrnofte Shqiperia dhe populli shqipetar, pa dallim te besimit fetar, si dhe Zoti e bekofte ate. [/qb]
[/qb]
 

DFV

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Nuk e kuptoj c'fare lidhje ka besimi fetar me udheheqesin &quot;historik'Fatos Nano.
Kjo teme eshte e hapur per te diskutuar ne se vertet kryetari i PS,Nano ,eshte nje udheheqes kombetar apo eshte nje zagar sahan lepires qe shikon si te mbush xhepat e tij ne kurriz te popullit fukara.
Ne kete konteks do te thosha se eshte per te qare e per te qeshur kur lexon ne shtypin shqiptar se grat delegate mbushnin syt me lot kur diskutonte Nano ne podiumin e kongresit.
Apo akoma me shume kur e shpall veten udheheqes historik kur thot &quot;Une jam Fatos Nano, mbrapa me vjen historia&quot;
Dhe akoma me keq,po pse prap me Nano e Berishen do te vzhdojme Ne shqiptaret,nuk ka vall Shqiperia 1 apo 2 burra me te mencur se keta??????
 

Bukuroshja

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

ka edhe nuk ka


Fillimisht postuar nga DFV:
[qb] Nuk e kuptoj c'fare lidhje ka besimi fetar me udheheqesin &quot;historik'Fatos Nano.
Kjo teme eshte e hapur per te diskutuar ne se vertet kryetari i PS,Nano ,eshte nje udheheqes kombetar apo eshte nje zagar sahan lepires qe shikon si te mbush xhepat e tij ne kurriz te popullit fukara.
Ne kete konteks do te thosha se eshte per te qare e per te qeshur kur lexon ne shtypin shqiptar se grat delegate mbushnin syt me lot kur diskutonte Nano ne podiumin e kongresit.
Apo akoma me shume kur e shpall veten udheheqes historik kur thot &quot;Une jam Fatos Nano, mbrapa me vjen historia&quot;
Dhe akoma me keq,po pse prap me Nano e Berishen do te vzhdojme Ne shqiptaret,nuk ka vall Shqiperia 1 apo 2 burra me te mencur se keta?????? [/qb]
 

Bukuroshja

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Do te vije ajo dita kur Nano nuk do dije ku te futet edhe ata kriminelat e tjere te shqiperise
kelyshat bastarde qe po mbushin xhepat ne kurrizin e popullit sot
edhe une nuk po e pres dot kete dite
 

Bukuroshja

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

nuk ka vall Shqiperia 1 apo 2 burra me te mencur se keta??????

----
pyetja do ishte a ka 1 apo dy burra me te trembur se kata?

Sigurisht qe ka edhe ata do te vijne
edhe e di perse do te vijne?
kush e di le te me ktheje pergjigje
 

Bukuroshja

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

me falni ne pergjigjen e mesiperme do te doja te korrigjoja dicka qe padashje mund te merret me nje kuptim tjeter

A ka 1 apo 2 burra me te mencur se keta??????????

Jo vetem me te mencur por me trima madje se edhe ata
se une e di

ka shqiperija bij nga gjaku i saj qe nuk i tremben as vdekjes persa i perket kesaj

kurse nano! nano eshte nje lepur qe me bujen e madhe kerkon te mbuloje friken e dukshme

Mos u tremb Nano qeni i birit te qenit
se ato qe na ke sunduar do te te dalin jo hundsh por sysh
 

ASI

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Fatos Nano eshte turpi i Shqiperise. Ai u fry kur ishte ne burg nga partia socialiste shume, duke u bere si njeriu kryesor shkaketar i ngadalsimit te reformave ne Shqiperi. Cfare beri Fatos Nano kur ishte ne krye te qeverise ne 98? Ndodhi grushti i shtetit...pse ndodhi, ku ishte Fatos Nano? Cfare beri Fatos Nano ne 97 kur i premtoi shqiptareve se do ia rikthente parate e humbura ne fajde 100% BACK????!!! Nuk ia ktheu! Cfare beri Fatos Nano kur te rinj intelektuale si Pandeli Majko, Dritan Prifti, Ilir Meta, Edi Rama, Ben Blushi, etj etj, iu perveshen punes ne qeveri duke ndertuar gjith ato rruge, ura, plazhe, duke rregulluar infrastrukturat e qyteteve, hoqen kioskat, futen iniciativen e konkurimit te intelektualeve te rinj ne vendet e administrates shteterore, e cila zihej nga miq dhe shoke politikane qe nuk merrshin vesh fare? Cberi Fatos Nano? U beri presion qe te jepnin doreheqje si kryeministra dhe ministra, duke i akuzuar per korrupsion. Dhe si njerez intelektualo/tolerant/politikane, keta e dhane doreheqjen. Vjen Fatos Nano ne pushtet, cben, gerryen buxhetin e shtetit duke lejuar klane te ndryshme te komandojne ekonomine e shtetit, duke perfituar miliona dollare prej tij. Ju do thoni, nga i di une keto, sepse nuk eshte vetem nje Fatos Nano qe hidhet kundra(Ilir Meta), por shume deputete dhe intelektuale te ndershem. Dhe Fatosi nuk heq dore duke vazhduar ne regres, e cila tregon se sa rende e thelle ka hyre ai ne korrupsion saqe nuk heq dot dore nga posti i kryeministrit se ndoshta e vrasin (per interesa biznesi). Kete ai e vertetoi mesemiri ne kongresin e VI ku propozoi dhe miratoi me menyre komuniste rregullin e unifikimit te postit te kryeministrit me ate te kryetarit te partise, te cilin ai vete e kishte hedhur ne diskutim ne kongresin e meparshem qe te mos lejohej qe kryetari i partise te ishte dhe kryeminister. Koincidence.....? JO JO... Fatos Nano ka frike se po i iken pushteti=jeta nga duart, nga gjerat e pista qe ai ka bere...dhe thote, me mire ta haje shqiperia sesa une. DREJTESI ESHTE KJO...?!!!
 

blendiys

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Fillimisht postuar nga Malsor:
[qb] Posht imperjalistat revizionistat ene gjith ata qie nuk duen Shqypnen


PSE BRUKSELI NUK ESHTE ME NANON

[/qb]
Eshte e thjeshte mor mik,kurva nuk e do kurven..
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

<span style="font-style: italic">Marre nga &quot;Shekulli&quot;</span>

<span style="font-weight: bold">Lotët për “Tosin” dhe tallja në vend të alternativës</span> - Leter drejtuar gazetes nga nje emigrant ne Kanada *lirimak@yahoo.ca*


Kush ka dëgjuar fjalimin e fundit të kryeministrit shqiptar në sallën e kongreseve të Partisë Socialiste, është ndier më së paku i befasuar. Unë e lexova në internet. Fillimisht më ka ardhur për të qeshur por duke menduar e rimenduar ato fraza boshe që dukeshin sikur ishin marrë nga ndonjë libër këndimi i klasës së parë fillore, kuptova se nuk është për të qeshur. Duhet reflektuar seriozisht për të nisur të gjithë sipas mënyrës sonë përpjekjet për të mos lejuar më, të udhëhiqemi nga papërgjegjshmëria. është alarmante kur konstaton se kjo papërgjegjshmëri votohet dhe mbështetet në bazë interesash ose verbtazi. Në shtypin e ditës lexova gjithashtu intervista me gra pjesëmarrëse në këtë kongres që thoshin se “kishin qarë nga fjalimi i Tosit”. “Tosi i tyre” mbase kishte ndarë mendjen të tallej, meqë nuk ka asnjë alternativë tjetër për të ofruar, por ne që nuk e kemi “tonin” dhe që po udhëhiqemi prej tij çfarë duhet të bëjmë? Pasi kemi duruar një diktator paranojak, të vazhdojmë të mbushim një 45-vjeçar tjetër duke duruar në kurriz një ekonomist të paaftë dhe një doktor që nuk di të mbrojë të drejtën, as kur ka të drejtë? Nëse durimi qenka gjëja e fundit që paska mbetur, atëherë duroni o shqiptarë. Unë për vete, e kam zgjidhur. Laj pjata këtu në Kanada, megjithëse në xhep kam një diplomë universitare nga Shqipëria “plot suksese” e Fatos Nanos, por që nuk pika ujë. E kam zgjidhur, por kjo është një zgjidhje prej të dobëti. Ju që keni mbetur në atë vend që nuk shqitet dot nga varfëria dhe injoranca, sipas meje duhet të ndiheni të sfiduar. Të sfiduar nga mediokriteti i llumit që vendos për fatet tuaja.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

PS po i del per cdo dite boja ngjyre roze.
Ajo po kthehet cdo dite e me teper ne origjinen e saj (PPSH).

Sot lexova keto rreshta te &quot;Koha Jone&quot; :

...Nga 96 anetare te KPD te votuar nga &quot;kongresmenet&quot; socialiste, vetem dhjete prej tyre jane nga Veriu. Madje, nese marrim parasysh faktin qe M. Ulqini u propozua nga Tirana, A. Dibra nga Kavaja apo N. Dokle nga Peqini, ky numer zvogelohet ne shtate. Me nje llogari fare te thjeshte, i bie qe gjithe Veriu, qe nga Kruja gjer ne Tropoje e Kukes, ka aq udheheqes sa ka vetem Tepelena, nje rreth me popullsi sa Puka...


Edhe Enver Hoxha vetem 4-5 % veriore kishte ne Byrone Politike.
Edhe ai njesoj si Fatos Nano i urrente verioret.
KPD i PS ka 80 % antare nga pellgu Vlore-Gjirokaster,njesoj si ne kohen e kukudhit.


Hapesi i kesaj teme,bertet me te madhe se eshte nga zemra e shqiperise,Mirdita.

Dua ta pyes.

Do vazhdoni te votoni akoma per nje person i cili e ka privatizuar PS dhe e shpreh ne cdo moment hapur percmimin qe ka ndaj veriut?

Do vazhdosh te votosh akoma per maloket e laberise,pasi ti si malok veriu nuk je i denje per tu votuar?

Apo do i thuash Fatos Nanos dhe Xhoana Baxhelles
se malok per malok,do votoj per maloket jo hajdut.
Per maloket jo mafioz.Per ata malok qe nuk i pruri ne Tirane Kadri Hazbiu,Memet Shehu apo Fatos Nano.


He mor ka i kuq?Do i thuash apo jo?
 

Mirditor

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Fjalem histerek i kretarit te Shqypnes
rroft partea puns e shoki ine Fatos Enver Nano
qikjo ** kam lexue mban me kujtue dit e lumne kur shoki ine Enver demaskonte tan tradhtart e Shqypnes


Nga Fatos Nano



Kur kthej kokën pas dhe shoh të kaluarën time politike, ndjenja të forta më pushtojnë dhe ashtu në heshtje dhe me përulje lutem që zoti të më japë forcë dhe vullnet për të vazhduar pa u lodhur të jap kontributin tim për ditë më të mira për të gjithë ne, për fëmijët tanë, për familjen tonë të madhe. Lutem gjithashtu, që zoti të më japë kthjelltësinë dhe mundësinë për të korrigjuar dhe reflektuar ndaj gjërave që mund të kisha bërë më mirë dhe më shumë. Dhe në këtë lutje timen ka pasion dhe shpresë, ka mirënjohje dhe motivim maksimal, idealizëm dhe patriotizëm. Kërkuan të më quajnë “zog të vetmuar” dhe harruan atë çka zogu çmon më shumë – ajrin e lirë dhe hapësirat pa fund. Harruan se familja jonë e madhe i ngjan vetë asaj, tufës së pafund të zogjve që nuk lodhet së kërkuari dhe fluturuari drejt majave të reja e fushave plot begati. Kërkuan të më mbyllnin gojën dhe të më burgosin dhe harruan se as katër vjet dhe as dyzet e katër vjet nuk mund të më ndalonin të kryeja me vullnet të hekurt dhe me përulje të thellë detyrimet dhe përgjegjësitë e mia ndaj familjes sonë të mrekullueshme. Kërkuan të më bëjnë “djalin plangprishës” dhe harruan se në dashurinë e madhe që kam marrë nga kjo familje kam burimin e dashurisë që kam dhënë për të dhe gjithë anëtarët e saj, dhe nëpërmjet saj për gjithë Shqipërinë, dhe kurrë, kurrë nuk kam harruar se kujt i përkas dhe nga vij.

Kërkuan të më quajnë “të humbur” dhe të “dobët” dhe harruan se si i zgjedhuri i familjes për ta drejtuar mbrojtur dhe forcuar atë, kam trashëguar kodet, doket, zakonet dhe virtytet tuaja më të mira për të shërbyer për të qenë më mirë të gjithë ne, të gjithë shqiptarët.

Kërkuan të më bëjnë “diktator” dhe nuk deshën, nuk mundën, dhe nuk duruan të prekin dhe shijojnë hapësirat e reja të lirisë dhe majat e reja ku familja jonë ka arritur dhe bashkë me të e gjithë Shqipëria. Kërkuan kaq shumë gjëra dhe ende prapë kërkojnë, dhe mirë bëjnë që kërkojnë. Por, le të bëjnë durim të shohin, të prekin, të shijojnë, të zhvillojnë dhe së bashku më pas të çojmë përpara të gjitha ato vlera që e bëjnë familjen tonë, më të dashurën, më të madhen, më modernen dhe më liberalen në Shqipëri. Fatos Nano nuk ofron dhunë, diktaturë apo përjashtim. Përkundrazi, garanton, mbështet dhe nxit fjalën dhe mendimin e lirë, sfidën demokratike dhe alternativën e zhvillimit. Fatos Nano nuk ofron anarki dhe kaos. Përkundrazi, siguron dhe kërkon rregull dhe disiplinë. Fatos Nano nuk përfaqëson në asnjë sekondë të jetës dhe aktivitetit të tij politik para të pista, trafiqe apo klane mafioze. Në të kundërt, me sakrificë shpesh edhe personale apo edhe familjare, ka ndërtuar dhe kontribuar për shtet të fortë dhe ligj të drejtë. Fatos Nano nuk bën revolucione apo shkakton kriza, sepse si prijës i familjes më moderne politike që ka sot Shqipëria, ai ka për detyrë dhe ofron stabilitet, përfaqëson mazhorancën absolute të familjes që aspiron për kaq shumë progres dhe mirëqenie. Fatos Nano nuk e nxjerr Partinë Socialiste në opozitë, as e mpak apo nxjerr atë shesheve me klithma e panik. Përkundrazi, e udhëheq atë të përmbushë misionin e vet fisnik të drejtimit dhe përparimit të vendit, e përfaqëson atë drejt më të madhes dhe më modernes familje politike sot në botë, Internacionales Socialiste. Mua më quajnë Fatos Nano dhe dëshmitare kemi historinë tonë të përbashkët. Më lejoni t’i garantoj të gjithë të pranishmit e kësaj salle, të gjithë anëtarët e familjes sonë, në gjithë Shqipërinë se misioni ynë tashmë ka hyrë në fazën e tij të maturisë, në fazën e tij më energjike – atë të zbatimit dhe përsosjes së sistemeve që ne kemi filluar të ndërtojmë dhe vendosim qysh në vitin 1997 kur erdhëm në detyrë. Dhe në këtë rrugë, nuk jemi vetëm. Sepse me mençuri dhe vullnet zgjodhëm më të vështirën rrugë, por me miq e partnerë nga më të arrirët në vlera dhe sisteme. Shihni sot Shqipërinë dhe do të kuptoni më mirë se ku qëndron ajo, mes aleatësh e miqsh të fuqishëm, mbështetës dhe plot virtyte, moderne dhe rezultative. Të tillë e duam edhe ne Shqipërinë dhe të tillë do ta bëjmë sepse kjo është zgjidhja jonë, rruga jonë, besimi ynë. Jepmëni sërish forcën dhe kurajon, mbështetjen dhe energjinë, vullnetin dhe idealizmin, si deri tani dhe në këmbim ju premtoj mirënjohje dhe përulësi, inteligjencë dhe krijimtari, shërbim dhe ndershmëri, pushtet dhe mirëqenie, dhe këto të fundit jo për ne, por për Shqipëri. Jepmëni krahët tuaj dhe le të fluturojmë së bashku drejt fatit më të mirë, drejt destinacionit tonë – Europë. Ky është tempi ynë, ky është zhvillimi që ne ofrojmë. Ndaj më lejoni që më solemnisht se kurrë t’ju premtoj juve, anëtarë të familjes sonë të pastër dhe nëpërmjet jush gjithë partnerëve tanë perëndimorë se Shqipëria do të bëhet, se të keqen do ta luftojmë pa pushim dhe me dorë të hekurt, se kurrë nuk do të kriminalizojmë pushtetin, se kurrë nuk do të bëhemi palë me krimin, korrupsionin, babëzinë dhe ndyrësinë që të gjitha këto sjellin me vete. Nuk mund kërkush sot të njollosë Partinë Socialiste të Shqipërisë për interesa personale, për dështimet vetjake apo mungesën e vizionit për të nesërmen, për punët e pista dhe paratë e zeza. Ky është vullneti ynë dhe nga kjo tribunë unë ju premtoj se në këtë luftë ka vetëm një shans – të fitojmë, të fitojmë dhe prapë të fitojmë, sepse me këtë energji që çliron familja jonë moderne, me këtë vitalitet dhe etje për zhvillim dhe demokraci që ajo kërkon dhe prodhon, askush më mirë se ne nuk mund të marrë në dorë fatet e vendit dhe të përmirësojë jetën e gjithë shqiptarëve, të nxjerrë vendin në dritë dhe të sigurojë të ardhmen e sigurt të fëmijëve shqiptarë. Partia Socialiste nuk është në krizë. Sepse nuk mund të jemi në krizë pasi kemi provuar rishtazi dhe në mënyrë të përsëritur se ngelemi forca politike më e votuar në vend. Më thjesht se kaq nuk mund të jetë. Dhe nëse këtu dhe aty shifrat ulen apo ndryshojnë, kjo nuk tregon krizë, përkundrazi kjo tregon ndershmërinë e sistemeve që kemi ndërtuar për të njohur dhe pranuar votën ndryshe, kjo tregon sakrificën tonë për të dhuruar pushtet politik vetëm e vetëm që Shqipëria të bëhet.

Fatos Nano nuk ka saraje, nuk ka vila me lejë apo pa lejë, nuk ka dhe as zotëron apo influencon media, televizione, gazeta e çfarë nuk tjetër. Ndaj dhe “furtuna” e dëshpëruar kundër meje, e paparë ndonjëherë në këtë vend ndaj ndonjë lideri politik përmban në vetvete paradoksin e saj më të arrirë se kurrë. “Të gjithë” kundër zogut vetmitar sepse ka bërë krimin që e çoi tufën e lirë të zogjve drejt qiejve dhe hapësirave të lira dhe pambarim. Nëse ky është krimi, po, unë Fatos Nano jam mëkatari. Nëse krim është të krijosh vlera kaq të arrira demokracie brenda familjes, ku secili shprehet dhe flet si të dojë dhe prapë të qëndrojë brenda familjes, po, unë Fatos Nano jam mëkatari. Shihni opozitën tonë politike dhe kuptoni më mirë këtë që ju them. Nëse krim është të drejtosh familjen tënde që nga prapa hekurave e deri tek tribuna e Internacionales Socialiste me kaq shumë vullnet e përkushtim, po, unë jam mëkatari. Dhe nëse është krim që të dish të zgjedhësh aleatët tanë ndërkombëtarë dhe luftërat që vendosim të bëjmë bashkë me ta, po, unë jam prapë mëkatari. Dhe prapë ju ftoj të bëni krahasimin me opozitën tonë politike. E pra, të bësh shtet duhet të dish, të kesh vullnet, pasion, dashuri dhe vizion për t’u ngritur mbi baltën që kaq pa u lodhur një sërë njerëzish vazhdojnë të hedhin mbi Fatos Nanon dhe familjen e tij të mrekullueshme politike. E ndaj më vjen ndër mend ajo fjalë e mençur dhe e arrirë e të madhit filozof anglez, Francis Bacon – “qëndroj aq lart sa e keqja nuk më arrin as thembrat”.
 

DFV

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Nuk e kisha lexuar kete fjalim te &quot;prekshem &quot; te Nano hajdutit,por pas kesaj ai meriton se pari nje grushte turive,kur me paturpesi e deklaron veten si njeriu me i ndershem kur te gjithe e dine qe eshte me i paftyri,me i pa skrupulli,me hajdute se Alibaba dhe me i pandershmi.
Pas kesaj me vjen keq edhe per antaret e thjeshte te PS qe i hane keto brockulla te krytarit te tyre te paudhe e maskara.
Me vjen keq per ato gra apo vajza te kongresit qe mbushen syt me lot nga genjeshtrat qe rrokociti udheheqesi me pandershem i nje partia shqiptare.
Dhe ne fund turpe per gjithe ata qe e heqin veten si intelektual ne PS ,qe e lane partine ne dore te nje rrugaci te pa pare.
 

Bukuroshja

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

KY NJERI &quot;Fatos Nano' ESHTE NJE NJERI I MBARUAR,
KA FALEMENTUAR NGA CDO DREJTIM
AY KERKON TE BEHET NJE POLITIKAN I MADH SI ATA POLITIKANET BORGJEZE TE BOTES
KY NUK PO E KUPTON SE NE SE ENVERI I SHKATERROI SHQIPTARET NE SE BERISHA I DHA NJE ANARSHI PERFUNDIMTARE KY VETE DO I COJE SHQIPETARET DREJT EMRIT ME TE TURPSHEM TE BOTES QE MUND TE MBAJE NJE NJERI QOFTE KY NJERI EDHE ME I THJESHTI

do me thene do te na vije turp te themi qe jemi Shqiptar
do me thene le te mbushi xhepat Fatosi qe i duket vetja se eshte me i mencuri se te tjerte por ne te vertete eshte nje i mbaruar nga cdo drejtim
 
Top