Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Guest
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

o Kaço e kam vene per inat te stalinit se ti e di qe une sjam komunist <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Argjentina

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Kjo eshte nje pyetje UTOPIKE!
A e dini ne cilin shekull jetojme dhe se ne kete shekull nuk ka me udheheqes kombetar pervec se ne vendet si Iraku,Kuba e ndonje tjeter?!
 

ARTAN GJELI

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Fillimisht postuar nga Albinos:
[qb] Shikojme gjithnje e me shume qe shqiptaret po kthehen ne paranojake te vetvetes dhe se gjithshka po vjen duke u shkaterruar.
Te gjithe shajne Fatos Nanon kur ky njeri ka treguar qe eshte nje lider kombetar per te miren e kombit.
Duke pare qe korrupsioni dhe trafiqet dhe te gjitha te zezat u instaluan ne kohen e Ballaukut te Berishes, Fatos Nano me perpjekjet e tij prej atdhetari po mundohet qe ti prese rrenjet ketij korrupsioni dhe 5 vjet drejtim te qeverise nuk jane te mjaftueshme per ta zhdukur ose reduktuar kete shkaterrim 5 vjecar qe i kushtoi Shqiperise tragjedine me te madhe te saj.
Nuk mjafton vetem kjo por tashme edhe media e Lire dhe Pavarur dhe e Varur, tregojne me gisht Fatos Nanon si te keqen e Shqiperise.
Fatos Nano po bie pre e fatkeqesise anadollake shqiptare qe deshiron te shkaterroje Shqiperine dhe aspak Fatos Nanon.

Fatos Nano eshte shpetimi i ketij kombi ndaj edhe akuzat qe behen ne dem te tij jane te pafaktuara.
Fatos Nano akuzohet nga grupe te rendomta antishqiptare vetm per arsyen qe ai ka rregulluar mardheniet me Greqine shtet i cili ka vuajtur pasoja historike te njejta me ato shqiptare.

Fatos Nano eshte Udheheqes Kombetar [/qb]
Ti Albinos-ne cilin planet jeton?
por kurresesi ne te njejtin planet si te tjeret.

Nese te gjithe politikanet shqiptare duhet te ekzekutohen-Fotaqis Nanos duhet djegur i gjalle.
 
H

harap

Guest
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

pse se ndryshojme titullin e temes
Fatos nano ky hajdut kombetar <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

Rita Azem

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Interesant ky debat mbi burrat e shtetit shqiptar. Për mua e tregon vehten si i tillë kur i shërben popullit. Në sistemin kapitalist ku ne kemi hyrë as mos pretendoni që t'i shërbehet popullit. Vetë fjala KAPITAL do të thotë t'i bësh shërbim atij. Me këtë nuk dua të justifikoj udhëheqësit e tanishëm( në fakt janë drejtues pushteti e jo udhëheqës) por ky është realiteti. Dhe mos harroni se nga një shkallë emancipimi më të lartë kemi zbritur poshtë. Flitet për demokraci por cila të lutem, ajo popullore apo borgjeze? Thuhet që demokraci do të thotë pushtet i popullit, po cilit popull, votuan në SHBA gati gjysma për njërin krah e pastaj e mori krahu konservator. Cfarë demokracie është ajo kur 49% janë kundër 51%, a nuk është gjysma që s'i do drejtuesit? Shkruan dikush se Shqipëria ka qënë e rrethuar me tela me gjëmba e ku di unë , kjo është gjuha e atyre që nuk e njohin Shqipërinë dhe ndodh që kanë emigruar të rinj. Nuk kanë lexuar asgjë por ndodh që dikush ju thotë dicka dhe ajo pranohet si e vërtetë.
Unë zbulova një fakt të cuditshëm në shtypin nordik: Fecor Shehu shkruhej në një libër mbi Shqipërinë ishte djali i Mehmet Shehut. Historia nuk shkruhet vetëm nga gojëdhëna duhet dhe faktet të bashkangjiten që të nxjerësh në pah të vërtetën. Shqipërisë i dha emër ENVER HOXHA i ndritë shpirti atje ku është.
 

rudiuk

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

HAjde idera qe kemi...... <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> ...Tosin ta kisha ne dore.....do ta veja president po pa asigjo as ceremonirat qe ka Moisiu.....thjesht te rrite mrena e te pite melcine e vet..........s`e di pse ma shpif kaq shume ai qorr.
smash.gif
smash.gif
smash.gif
 

Ajsberg

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Fillimisht postuar nga Albinos:
[qb]

<span style="font-weight: bold">Fatos Nano eshte Udheheqes Kombetar </span>

[/qb]
I cilit komb se me bete pak konfuz?
 

eltoni1984

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Dua tju kerkoj falje qe po mar mundimin te shkruaj ne kete teme se nuk me intereson centralizimi dhe aq me shume ngritja ne mit e njerezve qe drejtojne politiken ne shqiperi te nje krahu apo tjetrin qofshin ,megjithate kisha deshire ti pergjigjesha BENORES,ne lidhje me termin &quot;demokraci&quot;.Doja vetem te kujtoja se sistemet te cilat ti permend nuk jane te bazuar mbi demokracine qe ti njeh apo me mire qe nuk njeh .Sot (ne menyre te vecante ne USA si dhe ne europe ) ekziston nje model demokracie i cili quhet demokraci rapresentative dhe jo popullore qe do te thote qe populli ose me mire elektorati (qe ta dish nuk eshte i gjithe populli qe merr pjese ne votime )eshte nje organ kushtetues ashtu sic eshte parlamenti presidenti apo qeveria ,me nje game kompetencash te percaktuar ne menyre rigoroze prandaj te kerkoj te rishikosh mesazhin tend se nuk me duket i hijshem as kur shprehet ne favor te nje diktatori qe ashtu si gjithe te tjeret ka vendin e vet ne historine e kombit shqiptar .(te keshilloj te lexosh kushtetuten) Per sa i perket 51% te Xhorh W.Bush une dua te kujtoj se nese ka nje vend ne bote ku nuk polemizohet per zgjedhjet eshte pikerisht USA .(me falni per nderhyrjen?
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Communism is not love. Communism is a hammer which we use to crush the enemy.
- Mao Tse-tung
1950 quoted in Time

Kështu ka thënë mësuesi i madh MAO.

Kështu mendojnë si ai , edhe ata që deri dje ishin komunistë ( anetarë të devotshëm të Partisë së Punës !) e tani jane veshur me rroba të tjera !

Se kush është 'enemy'(armik!) besoj se nuk ka nevojë për tu sqaruar!

<span style="font-weight: bold">Komunizmi ka qenë TRAGJEDIA më e madhe e BOTES SHQIPTARE!</span>

Të gjithë ata njerëz që kan qenë dhe janë të tillë :
Komunista ,në mendje dhe veprime, - NUK DUHET TE JENE KURRE ME NE SKENEN POLITIKE SHQIPTARE - <span style="font-weight: bold">PIKE .</span>

url]
 

eM

Paper Moon
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

<span style="font-style: italic">Fatos Nano ky udheheqes kombetar</span>

udheheqes mund te jete po jo i kombit shqipetar... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Me pelqeu ajo qe tha Eltoni ne ket teme, vec ato dy rreshtat fundit me vrane pak syte.
Cuno, a nuk votohet ne New York ende duke shtyre ca leva?! Aspak praktike duke pasur parasysh zhvillimin e atij vendi sot.
Po keshtu, nese duam te diskutojme per transparencen e votave ne SHBA, te kujtoj se ishte rasti i Floridas me ato &quot;brimat e pashenuara mire&quot;, qe i cuan votat e Bushit ne 51%. Ne TV e kam pare une ore, nuk eshte se e pashe vete jo &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

p.s. E di qe s'ka hic te beje me temen, vecanerisht me Nanon, po ka te beje me udheheqesit, ardhjen e tyre ne pushtet dhe mbajtjen e tij...
 

bazuka

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Fillimisht postuar nga Albinos:
[qb] Shikojme gjithnje e me shume qe shqiptaret po kthehen ne paranojake te vetvetes dhe se gjithshka po vjen duke u shkaterruar.
Te gjithe shajne Fatos Nanon kur ky njeri ka treguar qe eshte nje lider kombetar per te miren e kombit.
Duke pare qe korrupsioni dhe trafiqet dhe te gjitha te zezat u instaluan ne kohen e Ballaukut te Berishes, Fatos Nano me perpjekjet e tij prej atdhetari po mundohet qe ti prese rrenjet ketij korrupsioni dhe 5 vjet drejtim te qeverise nuk jane te mjaftueshme per ta zhdukur ose reduktuar kete shkaterrim 5 vjecar qe i kushtoi Shqiperise tragjedine me te madhe te saj.
Nuk mjafton vetem kjo por tashme edhe media e Lire dhe Pavarur dhe e Varur, tregojne me gisht Fatos Nanon si te keqen e Shqiperise.
Fatos Nano po bie pre e fatkeqesise anadollake shqiptare qe deshiron te shkaterroje Shqiperine dhe aspak Fatos Nanon.

Fatos Nano eshte shpetimi i ketij kombi ndaj edhe akuzat qe behen ne dem te tij jane te pafaktuara.
Fatos Nano akuzohet nga grupe te rendomta antishqiptare vetm per arsyen qe ai ka rregulluar mardheniet me Greqine shtet i cili ka vuajtur pasoja historike te njejta me ato shqiptare.

Fatos Nano eshte Udheheqes Kombetar [/qb]
 

korcare o ic fare

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Po na jepni ndonje fakt i cili verteton se tosi na qenka vertet nje udheheqes kombetar se deri tani me falni por s'po na tregoni per veprimtarin e tij si prijes partie apo familjeje
 

Albinos

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Fatos Nano eshte nje udheheqes kombetar sepse ai ka ditur dhe di te punoje per Shqiperine.
Ti moj korcare nuk po i sheh te mirat ne rritje dhe efektivitetin e qeverisjes se kryeministrit tone te nderuar dhe udheheqesit kombetar Fatos Nano.
Jane ndertuar autostrada, pallate te reja, bashkia e Tiranes ka dhene nje kontribut shume te kenaqshem ne ndertimin e Tiranes.
Qytetet shqiptare te ndryshme kane perfituar shume nga investimet e planizuara te qeverise shqiptare.
Kryeministri yne i nderuar eshte edhe ekonomist dhe puna e tij 6 vjecare nuk ka nevoje per shume koment.
Per koment kane nevoje fjalet e Berishes si pershembull, daci baos, klosi dhe klosaket, meta dhe metaket, Majko pantallonat e Nanos, isha ketu e isha atje, i thashe e me tha, takova Zhak Delor e gjith zhaket e Frances etj.
Rrofte udheheqsi yne kombetar Fatos Nano
 

Albinos

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Harrova te them se per vitet e rregjimit berishjan, ishte planifikuar te ndertohej autostrada Tirane-Durres dhe vetem dy kilometra u ndertuan, parate e tjera u vodhen.
Kurse sot ajo autostrade eshte e kryer dhe deri ne zgjedhjet e ardhmshme do te lidhet autostrada Durres-Kakavije.
Ka mbarue gjithashtu edhe autostrada Tirane-Shkoder dhe sa e sa te tjera.
Ja kjo eshte pune dhe vleresim.
 

Mirditor

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Ti mec qapraz
Qitash tkam zan mat se je tuj munue me e sha shokun Fatos se nji ** e don ata e don ne kohn e partes puns me shokun Enver e shokun Ramiz nkrye tShqypnes.
Pranaj do bajshme mer mos me hi ma qitu nper qito kuvene se ti spo di ka me dasht e ka mo sme dasht
Une po tthami se qaqe ke faqja historea ti ke shkrujt kuner tgjithve e qitu don me na pal syve tballit.
Ti qake shkij krejt or mec.
Kam nji shkrim per shokun ton Fatos Nano ku ka marr fjalt ma tmera per shnetin e tina.

Demirel dhe politika shqiptare uron Nanon

TIRANË – Kryeministri shqiptar Fatos Nano ka marrë dje, urime për një shëndet më të mirë nga shumë personalitete shqiptare dhe turke. Ish-presidenti turk Demirel ka qenë një ndër personalitetet turke që i ka uruar shëndet të plotë kryeministrit shqiptar, pas kryeministrit turk Erdogan. Po kështu mesazhe kanë ardhur për kryeministrin Nano edhe nga diplomatët e ambasadës sonë në Turqi dhe nga i gjithë spektri politik shqiptar, përveç kryetarit të PD-së Sali Berisha dhe ish-zv/kryeministri Ilir Meta. Kryeministri Nano kaloi një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr gurët në tëmth, pas disa shqetësimeve të përsëritura që nga viti 1996. Operacioni u krye nga mjekët më të mirë të një ndër spitaleve më me emër të Turqisë, në Spitalin Ndërkombëtar të Stambollit. Menjëherë pas përfundimit me sukses të operacionit, kryeministrit shqiptar i erdhën urimet për një shëndet sa më të mirë nga kryeministri turk dhe nga presidenti shqiptar Moisiu.
 

Guest
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Mut Saliu Kakë Nano &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; Nje lloj jane te dy &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Mirditor

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

O shoku gjeneral
Ti i bukr qake po qat fotografen e shokut Enfer ka e qove. Une die me tkallzue drejt se e kam var ntrat e kur hi nojher nper ode bash zemna mal mbahet.
Vene bre burr ven ne nji her qat figurn e shokut tone hestorik Enver se nuk po mujm me i dhan ma teqe ksaj pune.
Partea jone me nkryer shokn Fatos ** na rroft sa bjeshket e namna ka mej fitue ene nji her zgjedhjet´e vallahi shpert robi asht
mram o gjeneral kam shkue tuj pi do rakai e qitash spo muj me durue
Trroj partea e shoku yne Nano tna rroje ene gruja tine e gjith ata tmdhejt
Shoku Fatos qe besa burrit ka me tknue nji kang a qa tduesh ti se qishtu i knuem ene burrit tmaleve Gjergjit e na nuk ken a me e hum vetin kur ti nuk na hiken.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Fatos Nano ky udheheqes kombetar

Tos Hajduti megjithese i beri 4 vjet burg si hajdut,prap nuk ka zene mend.

(Marre nga &quot;Koha Jone&quot;)


MBUSH THASET E TE IKIM!

Dje drejtoresha e Pergjithshme e Doganave firmosi me urdherin e kryeministrit Nano, emerimin drejtor te pikes doganore te Kakavijes, Llambi Raftin, vellain e zv/ministrit te Transporteve Dhimitraq Rafti, ish-doganier i shkarkuar ne vitin 1998 per shkelje te ligjit.

Te gjitha pikat doganore ne vend, jane kthyer ne &quot;prone private&quot; e kryeministrit Nano. Ne Kapshtice eshte drejtor Kico Thimio, i cili thote neper kafene se emrin e vertete e ka &quot;Kico Nano&quot;! Ne Durres, Kryeministri ka emeruar nje mik te tijin, Gliboz Lici, ish-kapter ne burgun e Bences. Pra, zoti Nano ka uzurpuar te gjitha pikat ne doganat shqiptare, duke pasur parasysh nje kriter kryesor: me besniket, ne vendet ku ka shume para, dhe me moton &quot;Mbush thaset me dollare e euro dhe ik nga Shqiperia!&quot;. Ne nje emision tek Top Channel dilte se drejtori i Kapshtices Kico Thimio duhej te punonte 600 vjet me pagen shteterore qe merr, per te ndertuar ate pasuri qe gezon, dhe qe eshte kartodromi ne Gjirokaster.

Vazhdojme me fakte te tjera, doganiere dhe renegate te tjere. Drejtori aktual i informacionit ne Drejtorine e Pergjithshme Artur Kocia eshte pushuar dy-tre here nga puna, nga drejtuesit e meparshem te doganave. Kur kane vendosur ta largojne nga doganat, kete e kane bere duke pasur prova per abuzimet qe ai ka bere. Mirepo, kohet e reja sjellin gjithnje amnisti dhe me riardhjen e Nanos ai u ngjit ne krye te informacionit.

Niko Tasellari, tani eshte drejtor i doganes se Korces, mirepo ai ka qene i pushuar ne vitin 1998 per shkelje te ligjit.

Pra, shumica e te pushuarve te doganave ne vitin me te keq te doganave shqiptare, ku vidhej e behej nami nga doganieret-miq te drejtuesve socialiste, tashme po kthehen ne poste drejtuese. Kjo te ben te leshosh alarmin, pasi pikerisht shumica e ketyre personave, ish-punonjes te pushuar te doganave, tani po konvertohen ne drejtues tepikave kyce doganore. Mesa duket, abuzivizmi i tyre eshte sot kriter meritokracie. Por ka nje llogjike qe e zbulon menjehere kete skeme emerimesh. Kryeministri dhe miqte e tij te ngushte, klubi qe qeveris realisht vendin, e dine mire se ke duhet te vene ne postet kyqe. Ata s’mund te lene aty njerez qe nuk vjedhin dhe nuk dine te vjedhin, sepse ata s’jane te zotet per veten e tyre, e jo me per te mbajtur edhe keta ne Tirane. Keshtu qe, emerimi i &quot;specialisteve&quot;, te doganes, behet i domosdoshem per rritjen e perfitimeve te shefave ne qender.

Motoja: &quot;mbush thaset e ik&quot;, behet akoma me e besueshme dhe justifikon me mire emerimet e fundit te Nanos, po te kemi parasysh rrethanat qe po kalon Kryeministri. Ai gjendet ne pozita te veshtira jo vetem ne partine e tij, por sidomos ne kushtet e luftes per ruajtjen e pushtetit perpara zgjedhjeve te 12 tetorit. Keto e bejne akoma me fraxhile dhe te perkohshme qeverisjen e Nanos. Keshtu qe duke punuar nen trysnine e oreve te numeruara, Kryeministri dhe klani I tij s’kane ndermend te humbasin ansje dedike dhe po shfrytezojne cdo moment per te mjelur pushtetin deri ne piken e fundit.

Pas ketyre emerimeve, me siguri qe mund te linde ndonje raport sekret ose jo i Komisionit Europian, per trafikun e influences mbi dogana dhe emerimet e dyshimta. Kjo do te veje ne pikepyetje negociatat per nenshkrimin e marreveshjes se stabilizim-asocimit. Dhe si reagim, Nano do te beje ndonje deklarate ku te thote se eshte shume i angazhuar per mbarevajtjen e ketij procesi. Nderkohe, me siguri qe do te kete mbushur edhe pikat e mbetura kyce te doganave, me funksionare nanoiste.
 
Top