Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?
Ndryshimi i tarifave të shkollimit do të penalizojë studentët që kanë kaluar në stazh. Përveçse kanë humbur një vit akademik, për t’u regjistruar sërish, mbetësve do t’iu duhet të derdhin më shumë para në arkën e fakultetit se sa paguan kur u regjistruan si kandidatë fitues. Nëpër fakultete janë afishuar tarifat që duhet të paguajnë studentët përpara se të futen në provime. Por pas miratimit
të tarifave të reja, këtë vit do të jenë me qindra studentë të cilët nuk do të paguajnë më 12 mijë lekë të reja, sa ishte tarifa e vitit të kaluar akademik, por kjo tarifë do të variojë nga lloji i degës. Pas miratimit të
tarifave të reja të shkollimit, u vendos që ato do të
ndryshonin vetëm për studentët e vitit të parë, ndërsa
ata të viteve të mëparshme do të vazhdonin të paguanin 12 mijë lekëshin që ishte i njëjtë për të gjithë. Ndërsa pas ndryshimit të miratuar këtë shtator në Universitetin e Tiranës, studentët e vitit të parë të Shkencave të Natyrës dhe të Gjuhëve të Huaja do të paguajnë 15 mijë lekë të reja. Ata të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale, Farmacisë dhe Stomatologjisë, nga 30 mijë lekë, ndërsa studentët e Mjekësisë së Përgjithshme dhe Infermierisë, nga 25 mijë lekë të reja.
Për të gjitha degët e Filologjikut studentët do të paguajnë 20 mijë lekë, ndërsa ata të Ekonomikut 25 mijë. Ndërsa ata që ndjekin studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës për Arkitekturën, do të paguajnë 30 mijë lekë të reja, për Inxhinierinë e Ndërtimit, 25 mijë lekë, për Elektriken dhe Elektronikën, nga 20 mijë lekë të reja, ndërsa degët e tjera kanë një tarifë fikse prej 15 mijë lekësh.
Ndërkohë që tarifën më të lartë duhet ta paguajnë studentët e Akademisë së Arteve, dega Regji Filmi plot 80 mijë lekë të reja.
Tarifat e ndryshme në varësi të degëve, u argumentuan
me favorizimin që do të kishte një diplomë në tregun e punës pas përfundimit të studimeve te larta.
Epo kjo nuk durohet! ! ! ! ! !
Si u muar ky vendim?
Ku ishte Parlamenti Rinor?!
Kush i mbron studentet?
/pf/images/graemlins/rockband.gif