Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Santiago

Primus registratum
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

sikur ti lidhnim dhe nje pagese ne forme pensioni nuk do ishte keq...... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Mo u merakos se edhe pensionin e kane /pf/images/graemlins/wink.gif

Japin bursa ne shqiperi!

Kush te doje le te studioje te tjeret le te bejne palle ariu te blloku
 

aristokratja

Forumium praecox
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Po, nqs e keni fjalen per ato bursat qe i merrnin ca persona qe dukeshin 1 km larg qe nuk kishin nevoje, eshte turp e faqe e zeze.
 

dimir

Forumium praecox
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Kam degjuar (ore sikur degjoj shume une, e kam natyrore s'kam cfare bej dhe une do te doja te isha shume here qorr dhe shurdh).
Me 10000 lek kancelari ben te mundur qe ju te merrni burse per 1 vit te tere.
Nje pike tjeter e dobet e Universiteteve, por e pare nga ana tjeter duket se ata te zgjuarit dhe qe kane mundesi kane bere investime me vlera.

Ore qe disa po bejne qejf dhe po diplomohen dhe me mesatare te larte kjo eshte e dukshme.

Ne nje nga gazetat e ketyre diteve Rektori Shezair Rrokaj kerkonte qe Ministri tu kerkoj falje pedagogeve pasi ministri kishte kerkuar qe provimet te mos i korigjonte Lektori i lendes (d.m.th shefi i departamentit.
Kjo i kishte fyer pa mase pedagoget. Korrupsion ka por eshte ne raste te rralla dhe te izoluara shprehej zoti Rrokaj ku e kishte fjalen per Pedagogen e Infermerise e cila u lirua pasi studentet nuk denoncuan ( terhoqen denoncimin).
Ky presion qe Rektori ushtron mbi Ministrin e Arsimit zotin Pollo nuk erdhi nga pedagoget se atyre u dogji vertete shume , por duke qene ne faj nuk e hapen gojen.
Po kujt i dogji tjeter!?
U dogji disa politikaneve, disa biznesmeneve te fuqishem, disa "VIP - Rripave", drejtoreve, etj... te cilet kishin dhe kane femijet e tyre ne Universitete dhe paguajne qe femijet e tyre jo vetem te marrin shkollen, por dhe ju duhen notat qe femijeve te tyre tu trashegojne postet e tyre te pamerituara. I luajten te gjitha veglat dhe vegla e cila mund te binte me pak ne sy per arsye te pozicionit qe ka ishte "rektori".
Se ku po e thyejme qafen me keta hajduta dhe korrupsionista, me kete mentalitet te dobet dhe driteshkurter une nuk po e kutpoj.
kemi 16 vjet qe kur filloi te celin lulet e para te demokracise dhe ekonomise se tregut dhe per keta 16 vjet me duket sikur eshte bere shume pak ne arsim ose e thene ndryshe (per arsimin) "ishim me mire atehere kur ishim me keq" Jemi bere per faqe te zeze, turpi i ballkanit.
Ka individ (student, nxenes) shume te pergatitur dhe vertete qe studiojne, por po i djegin pedagoget medioker, pedagoget e korruptuar dhe klasa e "VIP - RRIPAVE" qe ka vite qe qendrojne ne krye duke na drejtuar (duke pasuruar veten e tyre dhe duke zhytur, shkaterruar gjithcka qe u rrezikon te ardhmen e pamerituar)
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Pranimet në Ekonomik, jo dallime sipas shkollave

Shekulli

Fakulteti i Ekonomisë në Tiranë kërkon që për procesin e pranimeve të studentëve, të mos ketë dallime mes shkollave të mesme. Për ketë, dekani i fakultetit, Dhori Kule sqaron se do të mbledhë Këshillin e Fakultetit, për të bërë saktësimet e nevojshme lidhur me procedurat që ata propozojnë. Së pari, ndryshimin e rregullit të përcaktuar nga Ministria e Arsimit, për vlerësimin e shkollave të mesme sipas koeficientëve, nisur që nga 1 deri në 1.4. Ashtu si ka deklaruar edhe në fund të fazës së pranimeve për këtë vit, Kule, thekson se ky ndryshim është nga më të rëndësishmit, në mënyrë që të mos ketë ngatërresa si ato që ndodhën në këtë fakultetet. Duke pranuar se rregullat e Maturës Shtetërore janë përgjegjësi e Ministrisë së Arsimit, ai thekson se pranimet në shkollat e larta, janë kompetencë ligjore e përbashkët mes ministrisë dhe universiteteve. “Nëse ministria vepron e vetme, atëherë ajo shkel ligjin, që përcakton atë dhe universitetet si partner. Dhe në partneritet janë të gjithë të barabartë, nuk ka komandant!”,- thotë Kule.

Vetëm 1 koeficient

Koeficientë të ndryshëm, nuk janë normalë. Sipas dekanit, Kule, ky rregull nuk bën tjetër vese diferencim të padrejtë dhe diskriminim të kandidatëve që mbarojnë në shkolla të ndryshme arsimin e mesëm. “Fakulteti ynë do të propozojë që në skemën e pranimit në shkollat e larta, të përcaktojë koeficientin 1 për të gjitha llojet e shkollave të mesme. Duke qenë se nxënësit përballen me të njëjtin test vlerësimi, nuk ka pse të diskriminohen për shkollën që kanë ndjekur”,- thotë ai. Ndërkaq, propozimet do të shtrohen për debat edhe në takimet e planifikuara mes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, dhe grupeve të maturantëve të interesuar për të ndjekur studimet e larta në Ekonomik. Për dekanin e fakultetit, gara duhet të jetë e barabartë për të gjithë, ndaj nuk ka pse maturantë të ndryshëm të vihen përballë rregullave të ndryshme, vetëm për shkak të shkollës që kanë përfunduar. “Është njësoj si t’i vësh në një garë për vrapim 100-metërsh dhe në fund, dikujt t’i llogaritësh 100 dhe dikujt tjetër 140 metra! Kjo nuk është e drejtë, madje edhe fyese për kandidatët”,- theksoi dje për “Shekullin”, Kule. Ai pranon, se vetë fakultetet kanë bërë analizën statistikore dhe analitike të pranimeve të këtij viti dhe mbi bazën e tyre, ka shumë për të thënë. “Kemi vërejtur tendencat, preferencat e maturantëve, qoftë për lëndë të caktuara, qoftë prirjet e tyre në drejtime të ndryshme”,- thotë ai, duke shtuar se kjo shërben për të bërë përmirësimet aty ku është e nevojshme. Punë që në fakt, sipas Kules, këtë vit duhet të bëhet me themeli. Sepse, matura që kaloi, paçka se u trumbetua si sukses, u shoqërua me shumë probleme, që duhen rregulluar për të mos u përsëritur.

Lëndët e preferuara

Edhe këtë radhë, lëndët preferenciale të Ekonomikut nuk do të kenë ndryshime. “Për ne janë të rëndësishme lëndët sasiore, ashtu si edhe në pranimet e këtij viti. Matematikë dhe lëndët ekonomike që bëhen në shkollën e mesme, do të jenë të preferuara”,- thotë Kule, duke shtuar se gjithsesi, për blloqet e lëndëve do të ketë diskutime të gjata, këtë radhë jo vetëm me departamentet dhe Këshillin e Fakultetit. Pjesë e debatit, meqenëse është ende në kohë, do të jenë edhe grupet e interesuara të maturantëve. Referuar ndarjes së maturës së shkuar, blloku i parapëlqyer i këtij fakulteti ka qenë ai i lëndëve shoqërore. Për të cilën koeficienti i përcaktuar ishte edhe më i lartë, pra 1.3, ndërkohë që atyre që si provime me zgjedhje dhanë lëndët e profilit natyror, pikët sipas profilit iu shumëzuan me 1. Sipas ndarjes, në grupin e lëndëve shoqërore me zgjedhje, bëjnë pjesë Historia, Gjeografia, grupi i lëndëve, Njohuri për Shoqërinë + Njohuri për Ekonominë+Filozofi dhe dy gjuhët e huaja, Anglisht dhe Frëngjisht. Kjo, duke qenë se Matematika, cilësuar e rëndësishme për Ekonomikun, është pjesë e provimeve të detyruara të maturës. “Por, për këtë do të saktësojmë detaje më vonë, ndërkohë që parësore për ne është rrafshimi i koeficientit sipas shkollës”,- thekson Kule.


Provimet e maturës

Problem kurset private

Rregullimi i problemit për mesataren e shkollës së mesme, nisur nga subjektivizmi i vlerësimit nëpër shkolla, rriskon të krijojë një tjetër problem. Atë të kurseve private për lëndët me zgjedhje, që do të japim provim maturantët. Këtë shqetësim ngre dekani i Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë, Dhori Kule, sipas të cilit, ministria duhet të marrë masa për të parandaluar këtë fenomen. “Kemi dëgjuar së fundi shumë reklamime për institucione që japim mësime private për lëndët e provimeve të Maturës Shtetërore, të detyruara dhe ato me zgjedhje, sipas kërkesës së maturantëve. Kjo do të thotë para-ekstra, për ata që janë të interesuar për të ndjekur shkollën e lartë”,- thotë Kule, duke pyetur se çfarë është menduar për këtë fenomen, që mund të kthehet në një problem shqetësues.

5 - do të vazhdojnë të jenë koeficientët e lloji të shkollës: 1, 1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4, duke siguruar 5 nivele përshkallëzimi të pikëve

2 - do të vazhdojnë të jenë koeficientët për grupin e provimeve me zgjedhje; 1 dhe 1.3. U kërkua ngushtimi i diferencës (1 dhe 1.2)

20 për qind të pikëve do të vazhdojë të ketë mesatarja e viteve të shkollës së mesme, megjithëse u kërkua më shumë nga rektorë
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Lidhur me pretendimin e moskualifikimit te petagogeve, Rektorati i UT-se ka ndermarre nje nisme ku te gjitha CV-te e petagogeve te Fakulteteve do jene prezent ne faqen web te Universitetit. Une bera nje kontroll te shpejt ne kete faqe, por nuk me zuri syri sikur edhe 1 CV petagogu.

Kush është pedagogu im?! Biografia në internet

Rektori i Universitetit, Rrokaj: Patëm vështirësi në mbledhjen e dokumenteve. Janë botuar 75 për qind e materialeve

Gjithçka mbi të shkuarën e fakulteteve dhe pedagogëve gjendet në faqen e internetit të Universitetit të Tiranës. Kështu janë pedagogët, që jo rrallë studentët i përgojojnë. Sa tema apo disertacione kanë mbrojtur. Të gjitha këto pyetje marrin një përgjigje në uebin www.unitir.edu.al. Një iniciativë e marrë nga rektori i UT-së, Shezai Rrokaj dhe realizuar nga stafi i rektorit, ka bërë të mundur botimin në masën 75 për qind të të dhënave mbi stafet e fakulteteve. Rektori Rrokaj tha për "Shqip" se grupi i punës është gjendur në vështirësi, pasi shumë nga pedagogët nuk kanë pranuar të bëjnë publike biografinë apo karrierën e tyre. Aktualisht janë 25 për qind e të dhënave ende të pa hedhura në faqen e internetit, por që do të jenë brenda muajit të ardhshëm. Pra mungon CV-ja e një pjesë të konsiderueshme të stafit akademik të Universitetit të Tiranës.

Kur klikon mbi faqen e universitetit, të shfaqet një dritare me bazën e të dhënave. Pikërisht këtu janë të botuara të dhënat mbi jetëshkrimin, punën shkencore, titujt dhe gradat e çdo pedagogu. Nga ç‘shihet, pedagogët e Fakultetit Ekonomik dhe atij të Drejtësisë kanë dorëzuar më së shumti biografitë e tyre. Me këtë informacion, Universiteti i Tiranës bën për herë të parë transparent stafin e tij. Sipas rektorit, ky informacion do t‘iu shërbejë studentëve dhe pedagogëve. Këta të parët përpos kuriozitetit kanë edhe mundësinë të zgjedhin pedagogët kur kanë për të mbrojtur tema apo referate, pasi shohin veprimtarinë e tyre. Po kështu edhe kolegët mes njëri-tjetrit do të zbulojnë pjesë të paditura të personalitetit shkencor të gjithsecilit.
 

dimir

Forumium praecox
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Marre nga Gazeta Tiranes

Pedagogët tani e tutje do të jenë në vëzhgim të rreptë për notat që vendosin

Ministria e Arsimit dhe Shkencës është tërhequr nga propozimi për t’ua hequr të drejtën pedagogëve për t’u vendosur notën studentëve. Burime nga kjo ministri kanë saktësuar se nuk do të ndryshojë mënyra e korrigjimit të testeve, por do të merren masa më të forta për të ndaluar abuzimet e ndryshme që mund të ndodhin gjatë provimeve. Një grup pune, i ngritur nga 10 pedagogë dhe ekspertë të MASH-it, ia kanë dërguar gjatë ditës së djeshme propozimet ministrit Genc Pollo për të shmangur abuzimet që ndodhin në shkollat e larta, por pa ua hequr të drejtën e korrigjimit të provimeve pedagogëve të lëndës. Për t’i ardhur në ndihmë Ministrisë së Arsimit, pedagogët pjesëmarrës në grupin e punës kanë sjellë eksperiencat e tyre në fakultete të ndryshme, ku vlen të përmendet përvoja disavjeçare e Fakultetit Ekonomik. Propozimet që ka dërguar grupi i punës në tryezën e ministrit Pollo kanë qenë të ndryshme. Propozimi i parë është që provimet të zhvillohen me fletë të sekretuara, metodë me anë të së cilës pedagogëve u hiqet mundësia për ta ditur emrin e studentit. Një tjetër propozim ka qenë ai që studentëve t’u jepet çelësi i pyetjeve, sapo të dalin nga provimi. Ndërkohë që propozimi tjetër ka të bëjë me futjen ose jo të studentëve në provime, ku është menduar që pedagogët t’’ informojnë studentët, lidhur me punën që duhet të kryejnë gjatë shkollës.



Të gjitha propozimet e ardhura nga grupi i punës i kanë kaluar, gjatë ditës së djeshme, ministrit të Arsimit, Genc Pollo. Është ky i fundit që do të vendosë nëse do të merren parasysh propozimet apo jo. Pas shikimit të propozimeve, pritet që Ministria e Arsimit t’u japë sugjerimet e duhura fakulteteve sesi duhen korrigjuar provimet. Ky është hapi i parë që ndërmerr Ministria e Arsimit në ndalimin e abuzimeve në vendosjen e notave në shkollat e larta, hap i cili do të pasohet nga reforma të tjera.

Dritan Laci
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Me thoni juve ...

Sot bera nje provim ne Manaxhim Projekti me Suzana Panaritin.Koha e provimit 2 ore. Testi perbehej nga 16 teori te gjitha per tu shtjelluar minimumi nje faqe fletore dhe cdo teori nga 3pike ,dhe pjesa tjeter perbehej nga 3 ushtrime me grafe,tabela,llogaritje qe minimumi kerkon 40 minuta per ti zgjidhur per nje student qe pretendon.Kohe per te menduar sbehej llaf te kishe,pasi lexoje pyetjen duhet ta dije pergjigjen direkte perndryshe i more kohen pyetjes tjeter. Provimi im duhet te mbaronte ne oren 10,dhe ne kete ore kur vjen profesori qe ruante te na mblidhte tezat te gjithe studentet po shkruanin,pra dukej qe koha ishte e pamjaftueshme.Nese provimit do ti jepej mundesi te zgjidhej brenda 2 ore e 30 minuta ,shume studente do kishin dale shkelqyeshem.Eshte kulmi ti dish ushtrimet dhe gjithcka,dhe te mos te te dali koha ti perfundosh.Une vertete si kuptoj keto strategjite e ketyre qe ne nje menyre apo tjeter do ta kapin studentin sa me keq.. /pf/images/graemlins/shrug.gif
Seriozisht duhen marre masa te rendesishme per kohen qe percaktohet per provim...
 

regele

Forumium maestatis
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Koha e paket e akorduar nga profesori i manaxhmit tregon se profesori i Manaxhmit nuk di te manaxhoje kohen! Profesoret ne Shqiperi perpiqen te tregojne pregatitjen e larte te tyre duke vene nota te ulta nxenesve (duke perdorur dhe menyra si kjo qe ka permendur zonjusha Lips). Kush profesor ve nota te ulta, ate kane frike studentet, ate respektojne me shume servilat!

Niveli i marrjes se diturise - i ulet!
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Kete provim e kisha te parin ,dhe kam shpenzuar gjithe energjite e mia per ta mesuar dhe si kisha lene asnje presje pa ja lexuar ne liber.Kam bere pune dyfish sepse kjo lektorja e famshme,qe te le aq shume per te deshiruar kur shpjegon ,cdo ushtrim qe na ka zgjidhur na i kishte zgjidhur gabim,dhe te gjitheve na u desh te mesonim vet cdo gje nga e para.Por smjafton kjo,por na hedhin gjithe mundin kot ,duke na dhene kohen minimum per provim,dhe ne fund te vjen plasja kur ti mendon se mund ta kishe qare provimin sikur te kishe 10 minuta kohe me teper.Dhe me e bukura eshte qe Z.Dhori Kule dekani i shkolles,ka nxjerr nje urdher qe nese mbi 50 % e studenteve jane akoma ne salle duke shkruar pedagoget duhet te qendrojne ne provim derisa te mbaroje dhe studenti i fundit provimin,pra jo ti marri fletoren ashtu sic na e bene neve sot.Une isha personi i fundit qe kam dorezuar fletoren dhe ja kam dorezuar zyshes kur sa po dilte.Pra as urdheri asgje nuk eshte zbatuar.Ku po shkojme keshtu???
 

regele

Forumium maestatis
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Ne Europe Lips, ne Europe! /pf/images/graemlins/frown.gif

Te nxisesh studentet te punojne individualisht, duket qarte, ky ka qene qellimi i asaj profesores tende!
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Ke ironi te lezetshme,ishalla po e lexon zysha ime kte /pf/images/graemlins/smile.gif
 

ujku81

Primus registratum
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Ky eshte dyfish gabim, se pari sepse nuk ka dit te ndertoje tezen, fakti qe shumica e studenteve pretendojne (dhe jane ne vit te 4 dreqi e mori, nuk jane kalamaj qe sa kane hyre ne shkolle) do te thote qe ja ka fut kot ndertimit te tezes.
E dyta nese dekani ka nxjerre nje urdher te tille dhe nuk zbatohet kjo eshte dhe me e rende, tregon qe aty se rrun njeri.

Dhe dicka tjeter, keto lendet e manaxhimit akoma vazhdojne me pyetje teorike?? Mbaj mend qe mbushnim fletoret ne dikur. Ato kane mundesi per mendimin tim (me ate lloj lende), qe ta bejne provimin 80% test me 1-2 ushtrime, dhe per 90 minuta jo me teper.
LIPS ta qaj hallin. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Une se kuptoj,ta kthesh Manaxhimin ne nje lende ferr vec FE-ne kam pare.Nderkohe qe keto lende mund te behen shume te bukura ,me praktike,me detyra kursi,analiza etj etj,ska nevoje per teori se studenti sic i meson ashtu i harron,po kto kaq skuptojne.
 

dimir

Forumium praecox
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Une i kam vene re dhe per me teper dhe jam rebeluar ne forma te ndryshme ndaj ketyre fenomenve.
Injoranca e nje pedagogu ose shpirtesia e tyre duket qe ne menyren se si sillen dhe cfare kerkojne nga studentet.
Une kam punuar ne disa firma te ndryshme pamvaresisht se nuk kam mbaruar fakultetin dhe e kam pare imtesisht menyren se si ndertohen strategjite e manaxhimit. Kam pare me shume vemendje te gjithe procesin dhe jam inforumuar per cdo imtesi qe nga lindja e atij biznesi ku kam punuar.
Dhe vija ne peshoren time kerkesen qe kishte tregu me ate qe ofronte fakulteti thoja:
70% te ketyre studenteve qe mbarojne ne fakultet as per shites nuk merren. 30% qe mbetet ishin ato studente te cilet nuk ishin aq te mire ne mesime, por e kishin ne gjak manaxhimin, marketingun apo dhe sipermarrjen.
 

dimir

Forumium praecox
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Pas Letres qe une i dergova dekanit, e shkruar diku me siper dhe pasi me kishin kaluar ne sistemin 3+2 dhe kishin futur MBNJ ne vitin e dyte sipas ketij sistemi mora mundimin dhe ngjita shkallet e fakultetit.
Te pyes nje here se cfare behet.
Shkova ne sekretari dhe e pyeta se si do behet tani une nuk kam frekuentuar lenden?
Duhet ta kishe frekuentuar tha sekretarja.
Por une jam stazh, nuk kam asnje lend per frekuentim nga ato qe kam provim dhe per me teper nuk jam njoftuar dhe nuk ka patur ndonje lajmerim ne xhamat e deres se pare te fakultetit (xhamat e deres se pare sherbejne si vend ku fakulteti nxjerr njoftimet kryesore, jane ca duar te liga qe i grisin dhe nese ti nuk ke arritur ta lexosh shkove per molla te tharta se nuk mban njeri pergjegjesi).
Fillova te gerrmoja neper te gjitha vendet e mundeshme ku mund te beheshin njoftime.
Ne katin e dyte eshte nje tabele njoftimesh ku eshte rregullorja dhe ligji per arsimin e larte, detyrimet e studentit dhe te drejtat e pedagogut.
Eshte gjithmone erresire aty dhe veshtire per te lexuar.
Kur shikoj se kishte nxjerre nje njoftim i cili datonte me date 17/10/2006 firmosur dhe vulosur nga Dekani Dhori Kule. Ne kete leter ishte shkruar nje udhezim te cilin kishte te drejte ta bente me te drejtat qe i jepte ligji per arsimin. Ne te ishin te shenuara dhe te cilesuara pothuajse te gjitha pikat e letres se pare dhe te dyte te ciliat i kisha derguar dekanit.
Me beri pershtypje se si the gjitha pikat korespondonin me kerkesen time dhe letra ishte bere para se une te beja provimi dhe ishte vendosur ne vendin me pak te dukshem te fakultetit. (lips shko hidhi nje sy)Une provimin e bera 28/10/2006 ndersa letra ishte datuar me date 17/10/2006.
E kuptova qe kjo ishte nje loje e bere nga presioni i letres qe kisha derguar dhe ishte nje shfajsim i plote per te gjitha, pasi ai e kishte bere te tijen, por ne te vertete ate udhezim shume pak studente mund ta kene lexuar.
Kjo eshte nje loje e felliqur. Dekanit po i vijne ditet e largimit, interesi per te bere nje reforme te vertet = 0, sepse keshtu ja diktojne kushtet.
Ai eshte vertete njeri i mire dhe vertete ka bere shume per kete fakultet, por shume e veshtire te qeverisesh barinj.!
 

ujku81

Primus registratum
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Dhe vija ne peshoren time kerkesen qe kishte tregu me ate qe ofronte fakulteti thoja:
70% te ketyre studenteve qe mbarojne ne fakultet as per shites nuk merren. 30% qe mbetet ishin ato studente te cilet nuk ishin aq te mire ne mesime, por e kishin ne gjak manaxhimin, marketingun apo dhe sipermarrjen.

[/ QUOTE ]

Me kete nuk jam aspak dakort Dimir. Ndoshta mund te kete nje fare te vertete per ata qe studiojne manaxhim apo marketing, por nuk besoj se Lips p.sh qe ka mesuar nuk ben as per shitese. Manaxhimi &amp; Marketingu kane te bejne shume dhe me dhuntite e vete personit, por prape njohurite qe merr ne shkolle jane shume te rendesishme.
Studentet me te mire tek Ekonomiku i ka Financa, dhe po te flas vetem per brezin tim, qe jo vetem qe jane te gjithe ne pune dhe ne punera shume te mira, por kane filluar disa dhe bizneset e tyre tani.

Do te doja te pyesja nese eshte e mundur ne cfare biznesesh ke punuar deri tani??
 

Santiago

Primus registratum
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

te forte jeni....
si nuk lodheni tu shkrujt kot me kot per gjera qe nuk i zgjidhni dot..... /pf/images/graemlins/angel.gif
meqe ra fjala......habere te mira per dimirin....provimet tani do i korigjoni vete...dmth do korigjohen me nje formule qe akoma nuk esht percaktuar me saktesi por dihet vetem qe nuk do i koriogjoj pedagugu qe ju ka mor shpirtin dhe qe ju ka inat...urime dimir se te erdhi dita me duket.....te isha si ty do jepja direkt provimet e vitit te katert....ose e di cke pse nuk futesh ne master se kane dale ca vende bosh /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Strategjitë e komunikimit

PROF. DR. ARTAN FUGA - Gazeta Metropol

10 Janar Edhe një herë për provimet universitare

Nga shtypi mësojmë se një grup pune ka përpunuar një sërë masash lidhur me zhvillimin e provimeve universitare me qëllim, siç thuhet, që të përballet korrupsioni nga ana e disa pedagogëve.

Qëllim i mirë.

Ideal i lartë.

Ka një shqetësim real nga shoqëria, por me përmasa mediatike, lidhur me disa pedagogë që kërkojnë ose marrin para prej studentëve për t’u dhënë këtyre të fundit një notë kaluese ose të pamerituar.

E kam theksuar edhe herë të tjera dhe kam dëshirë ta ritheksoj përsëri, se kjo dukuri, sikur edhe në përmasa reale shumë më të vogla të jetë, përbën një turp për të gjithë korpusin profesoral të vendit, për institucionet e shkollave të larta, për vetë masën e studentëve dhe, në përgjithësi, për gjithë shoqërinë shqiptare, e cila paraqitet kështu si shoqëri e «bakshishit» oriental.

Duhet thënë troç, sikurse e kam shprehur edhe herë të tjera, se ai ose ajo pedagoge që shpërndan nota dhe vlerësime si shkëmbim i parave ose i privilegjeve të tjera materiale, nuk është tjetër njeri, veçse një hajdut xhepash.

Po, po, një vjedhës, sikurse ata më ordinerët.

Është detyra e studentëve dhe e gjithë opinionit, e shtetit dhe e administratës, për t’i denoncuar këta «hajdutë xhepash», për t’i ndëshkuar dhe i nxjerrë jashtë trupit profesoral, i cili, duhet thënë, nuk mund të identifikohet aspak me disa elementë të degjeneruar moralisht dhe profesionalisht.

Nisur prej këtej mund të thuhet se shqetësimi është i drejtë dhe pikënisja e bazuar. Kurse rruga e saktë për të organizuar provime që e shmangin korrupsionin dhe realizojnë cilësi të lartë në vlerësime, fatkeqësisht nuk po gjendet ende. Një pjesë e masave që propozon grupi i punës janë joefikase, formale, kurse një pjesë tjetër e tyre, madje edhe problematike për ecurinë dhe mbarëvajtjen e jetës universitare.

Por, përse flasim më së pari për një strategji komunikimi?

Për arsye se masat e propozuara kanë dalë në shtyp, por askush nuk citohet që të ketë qenë autori i informacionit të dhënë.

Kush është burimi?

Një nëpunës, një zëdhënës shtypi apo dikush tjetër, për shembull, drejtuesi i grupit të punës?

Përse nuk shfaqet?

Nuk është këtu fjala për të ditur se cilët persona kanë qenë pjesëtarë të këtij grupi pune. Kjo nuk ka pikë rëndësie. Problemi është se në përgjithësi nuk është etike që një informacion zyrtar të dalë nga burime të paidentifikuara.

Po supozojmë se informacioni që jep media është fare i vërtetë, përndryshe natyrshëm do të kishte pasur reagime përgënjeshtruese. Hajde se po pranojmë që informacioni është pa autor, sepse ka dalë në mënyrë të pavullnetshme. Mediat e kanë rrëmbyer atë, dhe po qese është kështu mirë kanë bërë.

Nga ana tjetër, duket shumë e çuditshme sesi komunikimi i hallkave të administratës bëhet nganjëherë duke u mediatizuar në mënyrë të vullnetshme.

Ngatërrohet krejt komunikimi administrativ me komunikimin masiv.

Gjithçka kalon nëpërmjet shtypit.

Transmetimi i masave të propozuara nga dikasteri nëpër universitete kalon paralelisht edhe nëpërmjet mediave. Nga njëra anë duket se këtu nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi, edhe unë e pranoj, e gjitha kjo i shërben transparencës së punës së administratës. Megjithatë, ka edhe një aspekt negativ kjo mënyrë komunikimi. Ky element i fundit lidhet kryesisht me faktin se kështu qarkullimi i informacionit nëpër hallkat e administratës shndërrohet në një material që medoemos merr edhe nota propagandistike dhe mediatike, bëhet çështje opinioni në një fazë kur nuk është veçse një problem tekniko–pedagogjik. Dëshira për t’i pëlqyer opinionit, turmës, shpesh e çorienton veprimtarinë administrative. Nëpunësia dhe gazetaria janë dy zanate të ndryshme.

Nuk kuptohet mirë pastaj se cili është dallimi midis ligjit që përcakton kompetencat e dikasterit dhe cilat janë anët që rregullohen prej vetë shkollave të larta, si njësi autonome.

Masat në fjalë janë thjesht propozime, rekomandime, apo tekste që do të kthehen në detyrime administrative?

Po qese bëhet fjalë për këtë të fundit, ka vend të gjykohet fillimisht se cili është organizmi që detyron e përcakton sesa do të jetë numri i pedagogëve në komisionin e provimit, nëse kanë ose jo të drejtë studentët të qëndrojnë si publik në sallën e provimit, ndërkohë që të tjerët përgjigjen, etj.

Sidoqoftë, përderisa çështja është bërë publike, përderisa kërkohet reagim nga ana e universitarëve, atëherë me respekt të plotë ndaj punës dhe mundit të të tjerëve, le të më lejohet të shpreh disa mendime, që duhet të them se janë me natyrë kritike.

Studentët si publik

Propozohet që studentët e një grupi a kursi të kenë të drejtë të asistojnë në provim si publik, pra gjatë gjithë kohës që kryhet provimi. Kjo shikohet si një masë antikorrupsion, sepse nënkupton që provimi do të bëhet në sytë e publikut, i cili pretendohet se do të vejë re edhe privilegjet që bëhen, edhe aktin e marrjes së ryshfetit nga ana e pedagogut.

Kaq budallenj të jenë këta pedagogë që praktikojnë ryshfetin sa të mos kenë vend tjetër ku t’i marrin paratë e pista veçse në sallat e auditorit?

Nuk kanë vend tjetër për ta bërë këtë?

Po qese këto pyetje marrin një përgjigje të vetvetishme, atëherë lidhur me këtë aspekt prania e studentëve si publik në provim bëhet fare e padobishme për të luftuar korrupsionin. Por, mund të thuhet se prania e studentëve do të formojë një forcë opinioni, i cili do të dëgjojë provimet, pra do të survejojë sesi përgjigjen studentët dhe çfarë notash iu vihen atyre! Kjo nënkupton që studentët si publik të fillojnë të reagojnë në provim, duke debatuar me pedagogët lidhur me notat e vëna, me cilësinë e përgjigjeve të shokëve dhe shoqeve të tyre, me natyrën e pyetjeve të formuluara. Kjo do të thotë që seanca e provimit të rrezikojë të kthehet në një seancë debati popullor midis studentëve dhe pedagogut. Provimi do të kthehet kështu nga një çështje e mirëfilltë teknike në një çështje që varet nga opinioni publik dhe realizohet nën presionin e opinionit publik.

Ku është marrë kjo përvojë?

Le të na thuhet një universitet i huaj perëndimor që e lejon këtë procedurë.

Nuk besoj se ka nevojë që në realizimin e provimeve universitare të zbatohet vija e masave, e cila është joefikase. Por, e gjitha kjo më kujton turbullazi praktikat e revolucionit kulturor kinez dhe të lëvizjeve masive të vitit 1968 në Perëndim, kur në mes të anarkisë së përgjithshme, ideologë të ndryshëm hidhnin parulla të ndjekura masivisht, që kërkonin pjesëmarrjen e studentëve në vlerësime. Gjykimet e pedagogëve të vendoseshin nën kontrollin e turmave dhe të publikut. Dihet sesi përfunduan këto praktika.

Imagjinoj një pedagog të mjerë, i cili formulon një pyetje fare modeste për studentin që po merr në provim?

«Më flisni pak për grushtin e shtetit të Napoleonit të tretë?».

Ndërkohë, dëgjoj nga salla një grup studentësh që ngrihen në këmbë dhe thërrasin gati në korr:

«S’është pyetje e mirë. Është fare e lehtë. Pyetje tamam do të ishte: «Na fol pak për Waterlo–në e Napoleonit të parë! Këtë pyetje bëji profesor, sepse përndryshe, kuptohet se ke marrë para prej atij që po pyet».

Kjo që theksoj nuk ma ul në asnjë rast respektin më të plotë dhe përkushtimin më integral ndaj studentëve. Nuk është fjala për të nënvleftësuar masën e studentëve. Puna është gjetiu. Të ruhet dinjiteti dhe personaliteti i pedagogut dhe të mos bëhet ai objekt presioni nga ana e opinionit në çastin kur ai kryen detyrën e tij profesionale me përmasa teknike dhe shkencore shumë të larta.

Por edhe nga ana praktike masa që propozohet për të organizuar provime në prani të publikut është e pamundur të realizohet. Imagjinoni që një student është duke u përgjigjur. Ndërkohë, në korridor janë mbledhur njëzetë, tridhjetë, pesëdhjetë studentë që dëshirojnë ta dëgjojnë sesi përgjigjet.

Çfarë të bëjë më parë pedagogu?

Të kontrollojë te dera për të verifikuar nëse studentët që ndodhen pas porte dhe kërkojnë të hyjnë në provim janë studentë të atij grupi, apo janë «gallataxhinj» të rrugës që nuk kanë me se merren atë ditë?

Të mbajë qetësi?

Të shohë hyrjet dhe daljet nga salla sipas dëshirave të publikut?

Të mbajë qetësinë dhe rendin në një sallë të mbushur plot me tridhjetë apo pesëdhjetë vetë, ndërkohë që dikush përgjigjet?

Të vigjëlojë që të mos jepen kopje?

Po studentët që do të jenë duke u përgatitur në sallë, kush do të mendojë për t’u siguruar qetësinë e nevojshme për të shkruar a menduar?

Kush do të kujdeset që ata të mos ndihmohen padrejtësisht nga publiku që ndodhet në sallë?

Palé sekreti i provimit që kështu mbaron krejtësisht. Mjafton të rrish në sallë dhe i merr vesh të gjitha pyetjet që kanë rënë. Mendon për të tjerat. Ato që kanë mbetur pa u dhënë.

Vështirësia e provimeve me gojë

Është e qartë se propozimi për të përdorur provimet me gojë si formë vlerësimi të dijeve është fare normal. Por, nuk duhet harruar se askush nuk ka penguar deri më tani që kjo formë vlerësimi e dijeve të studentëve të mos përdoret. Nga kjo pikëpamje nuk del në dritë asgjë e re. Është zbuluar diçka që dihet. Është shqyer një portë e hapur në dy kanate.

Por, praktikisht, provimet me gojë janë bërë të rralla në sistemin e shkollave të larta të vendit. Në disa raste, çka po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë, këto provime me gojë janë bërë praktikisht të pamundura. Pra, ato nuk janë zhdukur kot së koti. Duhet studiuar tërësia e arsyeve se përse këto provime nuk parapëlqehen edhe aq.

Së pari, sepse në provimet me gojë është shumë vështirë ta bindësh një student se ku e ka mirë dhe ku e ka gabim. Shpeshherë pedagogu është i detyruar të hyjë për rrjedhojë në debate të pafund: «jo e the, jo nuk e the». Pastaj, duhet ditur se presioni i rrethit miqësor, i ndërhyrjeve nga jashtë, i presionit të vetë studentëve në formën e provimit me gojë, është shumë më i madh sesa në provimet me shkrim. Le të mos harrojmë se dalim nga një fazë ku kërcënimet, madje, edhe fizike, sikurse shantazhet psikologjike mbi profesoratin kanë qenë shumë të mëdha dhe shpeshherë të formave më të papranueshme.

Duhet njohur historia e universiteteve.

Shantazhi dhe kërcënimi fizik janë pra më të mundshëm kur është fjala për forma provimi që e bëjnë pedagogun të ballafaqohet direkt me ambientin. Më së fundi, provimi me gojë nuk lejon një formalizim shkencor të përgjigjeve në krahasim me atë çka imponon dhe detyron provimi me shkrim.

Të gjitha këto kufizime të provimeve me gojë duhen njohur dhe mbajtur parasysh. Biles, edhe korrupsionin e mundshëm të ushtruar nga pedagogë të ndryshëm, provimi me gojë në disa drejtime e bën më të lehtë. Provimi me gojë nuk le asnjë gjurmë, sepse fjalët e studentit, pasi thuhen, «i merr era».

Me këtë nuk duhet të themi se provimet me gojë nuk kanë avantazhet e tyre dhe se ato nuk duhen përdorur. Dëshiroj të them vetëm se provimet me gojë nuk janë mjete për ta ulur dhe zhdukur korrupsionin universitar atje ku ai ekziston realisht.

Por ama, këta avantazhe të provimeve me gojë nuk duhen gjetur atje ku nuk janë. E them këtë se në masat e propozuara theksohet se provimet me gojë ndihmojnë të zhvillohen aftësitë e gojëtarisë. Nuk dua të ndërmarr leksione retorike dhe as të filozofisë së gjuhës apo të logjikës së komunikimit. Por, po të jetë për kulturën e të shprehurit, duhet ditur se i gjithë brezi ynë i ri si edhe i gjithë kombi më shumë problem ka të shprehurit formal me shkrim, sesa shprehjen e folur. Çdo njeri që e njeh sadopak gjendjen e njohurive dhe të aftësive të të shprehurit të studentëve dhe të nxënësve të shkollave të mesme, apo vështirësitë e pafund të studentëve shqiptarë në universitetet perëndimore, e di fare mirë se të metat më serioze qëndrojnë te të shprehurit formal me shkrim.

Provimi me gojë nuk është vendi ku mësohet oratoria. Nuk është vend që të realizojë këtë mision. Artikulimi i ideve me gojë mësohet mirë gjatë diskutimeve dhe debateve në seminare dhe gjatë orëve të leksionit. Ndërsa në provimin me gojë, ajo që ka vlerë nuk është aspak mësimi i oratorisë, por fakti i një komunikimi interaktiv të atypëratyshëm, çka është vlerësuar qysh dymijë vjet më parë nga filozofët grekë, si Sokrati dhe Platoni, të cilët ishin lidhur aq shumë me mësimdhënien e folur, saqë nuk dëshironin fare t’i shkruanin, t’i hidhnin në letër idetë e tyre. Filozofë modernistë si Zhak Derrida e të tjerë kanë mbrojtur idenë se komunikimi oral është e vetmja formë komunikimi adekuat me anë të fjalëve, ndërsa i shkruari nuk është veçse helm, drogë, vaksinë. Por, le ta lemë për më vonë një arsyetim më të gjatë për filozofinë e të shkruarit dhe të folurit. Sidoqoftë i foluri është tribal, kurse e shkruara është gjuha e modernitetit.

Ajo që na intereson këtu është të themi se provimi me gojë nuk është më i mbrojtur nga korrupsioni sesa provimi me shkrim. Por, në planin e masave të propozuara bëhet si një lloj kërcimi dhe zgjidhja gjendet, sikurse marrim vesh nga shtypi, te fakti se provimi me gojë do të realizohet duke e detyruar studentin të përgjigjet përpara një komisioni me dy ose tre pedagogë.

Këtu ne vijmë te fabula e dy policëve dhe e pedagogut.

Një pedagog dhe dy policë

Përpara disa kohësh u duk sikur do të propozohej një masë tjetër që kishte në thelb idenë aspak të gjetur, sipas të cilës leksionet do t’i jepte një pedagog, kurse provimin do ta zhvillonte dikush tjetër. Kjo ide nuk po na shfaqet sërish, fort lumturisht, por ja, në vend të saj, duket një e dytë, disi më e zbutur, por përsëri aspak frytdhënëse. Në fakt, e përdorur qysh në kohën e monizmit, kur pedagogët ruheshin nga përfaqësuesit e komisioneve partiake të etikës bigbrotheriane se mos kryenin marrëdhënie seksuale me dhunë në sallat e boshatisura të provimeve me studentet e tyre.

Por, atëherë kishte një farë kuptimi që provimi të jepej përpara një komisioni. Të gjitha leksionet ishin pak a shumë njësoj dhe biles të aprovuara në formën e tyre standarde në departamente e katedra. Atë që kishte leksioni i Hysenit, kishte edhe leksioni i Stavrit, edhe leksioni i Teftës, edhe i Spiros, biles edhe i doktor Adhamudhit. Kurse tani, falë Zotit, në sajë të lirisë akademike që gëzojmë me pashë, mund të zhvillohet e njëjta lëndë, ndërkohë që përmbajtja e saj në kurse leksionesh të pedagogëve të ndryshëm mund të jetë fare e ndryshme.

FARE.

Si mund të shkoj pa një barrë turp të asistoj dhe të marr pjesë në vendosjen e notës një studenti kur nuk e njoh fare leksionin e kolegut tim me të cilin ai ka mësuar?

A është e kollajtë të marrësh pjesë në një komision provimi jo për shkak të aftësive të tua profesionale, por thjesht si vëzhgues, si survejues, si kontrollues?

E pamundur.

Si do të bashkohen në të njëjtin komision provimi tre pedagogë, nga të cilët, njëri nuk ka lidhje fare me atë lëndë dhe tjetri nuk ka zhvilluar asnjë leksion me kursin që merret në provim?

Cili nga pedagogët e ardhur si vrojtues në provim do të kishte guximin etik dhe intelektual që të kundërshtonte notën e pedagogut të lëndës?

Ja po e them unë: Askush që e konsideron veten të pajisur me etikën e pedagogut.

Po sikur pedagogët të kenë qëndrime dhe mendime të kundërta për një çështje, çfarë note do t’i vendosnin studentit të mjerë që rrezikonte të ndodhej midis një përleshje shefash, dijetarësh dhe pedagogësh, m’u përballë tij, ndërkohë që ai duke u dredhur do të priste nëse do të kalonte apo jo furtuna mbi kokën e tij.

Kjo çështje lidhet edhe me problemin e vështirësive që ka aktualisht për të organizuar provime me gojë. Këtë radhë, jo për shkak të mjedisit social në të cilin ne e zhvillojmë profesionin tonë, por për arsye të mirëfillta funksionale të shkollave të larta.

Zakonisht kurset e leksioneve magjistrale sot kanë një mbingarkesë në frekuentimin e tyre prej studentëve. Një pedagogu që jep kurse të tilla i duhet të punojë me auditorë që shkojnë edhe deri në njëqind a më shumë vet. Masivizimi është një fakt i njohur mirë prej të gjithëve dhe biles i kërkuar me forcë. Po marrim një kurs prej 120 studentësh. Kur i merr në provim, pedagogut i duhet të kalojë një student çdo së paku tridhjetë minuta, megjithë pjesët e «vdekura» të kohës. Pra, i duhen gjithsej 60 orë për ta kryer krejt provimin pa futur këtu orët që do t’i kushtoheshin anëve administrative të provimit. Sikur të punojë tetë orë të plota në ditë, këtij pedagogu i duhen së paku tetë ditë për të mbaruar një provim. Zakonisht çdo pedagog ka së paku dy kurse leksionesh për semestër, pra si rrjedhojë i duhet të kalojë rreth 16 ditë në provime për çdo semestër. Në qoftë se do të marrë pjesë si survejues edhe në provimet e kolegëve, atëherë ngarkesa e tij në provime për semestër shkon deri në një muaj ditë pune.

Kush e përballon dot këtë ngarkesë?

Sa kohë do të zgjasin kështu provimet?

«Dredhitë» e sekretimit

As provimi me shkrim në kushtet universitare nuk garanton ndonjë sukses të çfarëdoshëm në luftën e korrupsionit, për të cilin përflitet shkolla e lartë në përgjithësi. Plani i masave propozon sekretimin e provimeve, por kjo nuk jep asnjë garanci se do të mund të sjellë diçka pozitive.

Një pedagog i pandershëm mund të veprojë eventualisht kështu:

Në darkën para provimit ai u tregon studentëve të tij të gjitha pyetjet e testit që do të zhvillojë të nesërmen. Ai nuk është fare budalla, megjithëse sipas Platonit, i keqi është edhe budalla, biles edhe i shëmtuar, sepse i del e keqja në fytyrë. Testin e tregon në mënyrë të tërthortë. Bën konsultim me studentët një ditë më parë dhe trajton po ato çështje që të nesërmen do të parashtrohen në test. Në mënyrën më të «ndershme» provimi është shitur. Supozojmë se pedagogu ynë i imagjinuar, pervers, i ka marrë edhe lekët që i akordojnë studentët me moral të dyshimtë dhe të shkatërruar. Të nesërmen ai ka veshur një maskë tjetër. Kërkon nga sekretaria që të sekretohen provimet dhe kontrolli i dijes të bëhet anonim. Biles, kërkon që testet të korrigjohen me kompjuter.

Objektivitet perfekt.

Objektivitet makine, e cila nuk ka as vëlla, as motër, as gjyshe, as kushëri të shtatë.

Por, makina është fare budallaqe, sado e zgjuar që të jetë.

Ajo nuk kupton se e kanë gënjyer duke e bërë që ta hajë sapunin për djathë. Testi korrigjohet saktësisht, por ai është shitur në mënyra të tjera shumë «të ndershme».

Edhe në këtë rrafsh, plani i masave nuk na sjell asgjë të re dhe pozitive. Sekretimi i provimeve me shkrim në kushtet e provimeve të lëndëve universitare e ka potencialitetin e ruajtjes nga ndërhyrjet e jashtme shumë të kufizuar.

Si përfundim, më vjen keq të them se në këtë plan masash nuk ka një frymë të vlefshme reforme të sistemit të vlerësimit të dijeve të studentëve. Problemi është parë nga pikëpamja e masave survejuese, kontrolluese, por ato nuk garantojnë suksesin e dëshiruar. Një pjesë e ideve të hedhura njihen, një pjesë dihet se nuk kanë dhënë rezultat, kurse një pjesë tjetër rrezikojnë ta fusin procesin në një krizë të spikatur. Në fakt, kërkohet një përqasje krejt tjetër, e cila ta shikojë provimin jo si një survejim të thjeshtë, por si pjesë e mësimdhënies. Por, kjo kërkon që të transformohet i gjithë sistemi i vlerësimit të dijeve universitare, duke iu afruar standardeve evropiane dhe perëndimore, çka e kërkon edhe zbatimi i frymës së marrëveshjes së Bolonjës.

+ + +

Por, për horizontet e kësaj reforme të vërtetë të sistemit të vlerësimit (që është shumë më i gjerë se ai i organizimit të provimeve) na duhet të flasim një herë tjetër. Qëllimi imediat këtu është të shmangim futjen në një pistë të gabuar, të lehtë, të rrëshqitshme, improvizuese, që luftën kundër korrupsionit universitar, për aq sa ai ekziston, ta konsiderojë si ndërmarrje e një sërë masash thjesht kontrolluese, survejuese, vrojtuese, pra të implementimit të metodave të papërshtatshme, duke transpozuar mekanikisht logjika që vetëm relativisht dhe në mënyrë shumë të kufizuar mund të kishin vlerë ndofta vetëm
 
Top