Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

eniad

Forumium maestatis
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Jam dakord me idene e konceptimit te fakultetit ne teresi (jo vetem FE-ja, por edhe te tjera fakultete jane keshtu). Fillon qe aty, vertet. Megjithate, nuk perjashtohet fakti qe ka pedagoge te pergatitur (le te mos i fusim te gjithe ne nje thes). Ka edhe nga ata qe thua ti (jane shumica). Te dish se c'me kane pare syte me librat cope cope, teresisht te perkthyer e qepur shemtuar copat me njera tjetren. Jane turp dhe asgje tjeter. Kjo eshte pamja e nje pjese te madhe (jam dakord), por eshte edhe ajo pjesa tjeter qe kerkon llogjike, perfshirje, perkushtim. E di kush eshte e bukura ketu? Studentet plasin koken pas muri per oret qe jep kjo pjesa e pare, perpiqen e sfiliten sa ta heqin ate mizerje provim dhe me pjesen e dyte ku gjerat jane komunikim normal, levrim idesh, funksionim analize dhe e te kuptuarit, bejne qejfin qejf e nuk e marrin mundimin as te te shohin ne sy (mos flasim per t'u angazhuar pastaj).
Ceshtja e konceptit duhet te rregullohet edhe nga pedagoget edhe nga studentet. Nuk e di se kush e kishte thene me siper, ndoshta Isabelle, nese studenti thote "hajt mo po i hyj iher shkolles, t'shof ca po m'del), do jete keshtu edhe akoma me keq made. Nderkohe qe, nese studentet kane objektiva te qarta dhe e dine ku duan te arrijne, gjerat mund te marrin per mire per ta dhe llogaridhenia qe u kerkojne pedagogeve do te jete teresisht e bazuar(kjo nuk eshte e njeanshme, natyrisht). Me tej, kjo vjen me perzgjedhjen rigoroze te studenteve. Duhet te arrihet ne ate nivel ku te besh shkollen e larte nuk duhet te jete njesoj sikur te shkosh e te blesh nje kile domate pazarit. Ky pastaj eshte diskutim tjeter qe kerkon kohe.

 

epremte

Primus registratum
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

sic nuk futen pedagoget ne nje thes nuk futen as studentet sa per ate pune. mgj.ate une studentin e shikoj me teper si nje bleres te nje produkti sesa si element reformues etj etj. Nese do 5 do marre 5, nese do mesataren me cdo kusht do e marre dhe mesataren me cdo kusht (e te filloje pedagog kur te rritet /pf/images/graemlins/laugh.gif) nese do njohuri do i marre dhe ato ne nje fare menyre, dhe aq sa do ai. Nuk mund ti detyrosh 800 veta te kene te njejtat objektiva. Ndryshe, fakulteti duhet te kete ide te qarta per produktin qe ofron. Une nuk e kam me asistentet, e thashe dhe njehere qe ata jane studente per vete. Problemi qendron tek drejtuesit. Ka patur plot mundesira shkollimi per assistentet qe dekanati i ka refuzuar me me shume se budallallik. Pas disa vitesh asistentet ikin se vjen nje moment e fakulteti nuk i ofron me asgje (pa folur pastaj per interesa klanore e budalliqe te tilla qe nxjerrin krye sa here ka zgjedhje). Riperseritja e nje programi leksionesh me vite me rradhe i vdes intelektualisht dhe ish-studentet me te mire, eshte e domosdoshme qe fakulteti te jete on the top te mendimit shkencor. Imagjino ti tani, qe ti e ke te veshtire te flasesh shqip per nje ceshtje te caktuar profesionale se ne shkolle nuk te eshte dhene kurre mundesia as te njohesh termat. Fakultetet do te nxjerrin gjithmone dhe studente te mire dhe studente te keqinj sic kane bere per aq kohe sa kane ekzistuar. Problemi eshte qe duhet te kene potencialin per te ndjekur nevojat e tregut dhe nje gje te tille nuk e kane. po jo vetem kaq po s kane as sy per qabe kur i thone! Nejse une mendoj se gjerat nuk duhen pare vetem ne syrin e studentit. Une vete kam qene ne FE, ca here ma kane ngrene noten (qe jua shtofte kolesterolin ishalla!) e ca here kane qene me se korrekte, po te shkuara e te harruara i thone asaj pune. Kur as studenti as pedagogu nuk dijne per ca duhet lenda, te dyja palet do kthehen ne manjake notash se s ben.
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Mire o mire se nuk po flasim per nota /pf/images/graemlins/laugh.gif. Ato qe thua ti qendrojne, une s'i kam kundershtuar. Ajo qe them une eshte se gjerat jane te dyanshme. E ke idene c'do te thote te kesh nje auditor ku maksimumi dy veta (tre me mik t'fort) lexojne? Kur them lexojne, e kam jo vetem per ato leksionet qe u japin, po lexim ne kuptimin me te plote te fjales. Pa te m'i degjosh te me bilbilosin moj aman, bilbilenj kineze, se shqip s'ka burre nene t'i marre vesh.

Vjen injoranca e veshur me taka te larta, me xhinse te ngushta tub e me dekolte gjoks-kurriz ose me ca te tjere qe vijne e bejne te zgjuarin e te mencurin, se marojn per budallalleqet qe thone e ju dukeeeeeeennnn per te qeshur e shkepur brinjet.

Po them qe formimi i pjeses me te madhe eshte ne zero. Si t'ia beje nje pedagog i pergatitur, kur gjendet perpara ca njerezve qe duhet te kene koncepte ku e ku me te thelluara, kur iu duhet t'iu shpjegoje ABC-ne. Po te ishte keshtu, shkonte me mire ne cikel fillor ai njeriu dhe s'kishte pse hynte pedagog aty /pf/images/graemlins/shrug.gif .

PS. Prej teje qekan shnosh ata t'mdhejt aty mi? Cer ynyrnash paskan pas ato notat qe paskan honger mi /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/tipsy.gif.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Po them qe formimi i pjeses me te madhe eshte ne zero. Si t'ia beje nje pedagog i pergatitur, kur gjendet perpara ca njerezve qe duhet te kene koncepte ku e ku me te thelluara, kur iu duhet t'u shpjegoje ABC-ne. Po te ishte keshtu, shkonte me mire ne cikel fillor ai njeriu dhe s'kishte pse hynte pedagog aty /pf/images/graemlins/shrug.gif .

[/ QUOTE ]
Ky mendoj dhe une qe eshte problemi me i madh.
Bravo Bulkth /pf/images/graemlins/laugh.gif, se s'po ta dalloja dot bojen deri tani /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

epremte

Primus registratum
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

vet e kan bo gjellen, vet e kan honger s di gjo un /pf/images/graemlins/wink.gif!
ajo eshte e vertete ne fakt pjesa me e madhe e studenteve jane dobet.

ouuuu, tina qeke mi??? /pf/images/graemlins/tonguee.gif
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Me merr te keqen e bojes ti, se as me lavanderice s'del /pf/images/graemlins/laugh.gif .
 

dimir

Forumium praecox
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Nese interesi i studenteve per te mesuar eshte i ulet, kjo vjen nga politika e Universitetit dhe ajo cka ato ofrojne. Une kam ndjekur leksione dhe seminare te tera, shume here kam degjuar budallalleqe dhe idiotesi kam qendruar dhe heshtur. Kam degjuar lume fyerjesh nga pedagogu per studentet ketu nuk kam heshtur dot, jam ngritur ia kam bere te qarte dhe kam dale nga salla duke i thene, shkoni dhe permiresoni fjalorin dhe nese do qe une te ndjek seminaret e tua, ju duhet te jeni korrekt me ate c\ka juve ju eshte ngarkuar te beni.
Kam kerkuar qe ne fakultetin ekonomik te ndertohet nje plan mesimdhenie qe ne fillim te vitit, te caktohen datat e provimeve per te gjitha lendet dhe te afishohen prane orarit, por ato i lene per ditet e fundit te sezonit. Kjo eshte paaftesi, pazotesi e drejtimit.
Kur une kam theksuar se ato paguhen nga taksat tona, kane shtremberuar turinjte sikur ato japin mesim per bamiresi.
Kam kerkuar qe te jene te rregullt dhe jo te japin mesim kur te duan ato dhe ku te duan ato, pasi kemi dhe ne pune dhe impenjime te tjera. (por me ke po flisje) menjehere te pyesin si e ke emrin, dhe do ta shohim ne fund te vitit!
Dhune verbale me shumice!
EBM!
Nuk e di se ku punon dhe care pune ben, nuk e di se si mendon qe eshte faji i studenteve qe interesi eshte i ulet per te mesuarin.
Une kam dhjetra e-book per marketingun qe i kam marre ne internet dhe i lexoj vazdhimisht. Kur i krahasoj me librat qe ka fakulteti une qesh! Sinqerisht.
Kontabiliteti nuk ka ndonje filozofi dhe veshtiresi e kam mesuar dhe mund te mbaj shume mire kontabilitetin e nje firme te voge. I kam treguar aftesite e mia ne kontabilitet, por provimin nuk e kam marre.
Meqenese e kam kohen e rezevuar per momentin po te dergoj nje ushtrim te tezes

Qershor 2004, nuk e di nese ndonjerit i ka rene ne praktike per te zgjidhur nje ushtrim te tille.

Shoqeria IAC.sha ka nenshkruar me 3 maj 2004 me aksioneret e saj 5000 AZ me vl.n 3000lek/az dhe prim 600lek/az te cilet do te paguhen ne llogarine e saj bankare si vijon 40% me 15 maj 2004, dhe 30% me dt. 2 shkurt 2005 dhe 30% me daten 4 mars 2006.
Me daten 1 korrik ajo ka emetuar duke marre parate ne llogarine e saj bankare 1200 obligacone me afat 10 vjet me VLn 4200 lek copa dhe me prim 100 l/cope. Interesi 16% qe paguhet me daten 1 tetor te çdo viti. Obligacionet jane te datuara me 1 qershor. Me 7 Gusht shoqeria ka blere 200 AZ aksionet e saja me qellim anullimin me nje vlere ne treg 3500 L/AZ duke paguar parate nga llogaria e saj bankare.
Me 3 nentor ajo vendosi te anulloje AZ e saja te blera.

Kerkohet qe veprimet e mesiperme te regjistrohen ne ditar sipas shkolles AS (5pike)

Te behen veprimet rregulluese ne vund te vitit (1 pike).

Tregoni se ku do te paraqitet teprica e cdo llogarie dhe arsyen. (1 pike)
Imagjinoni nje teze 100 pikeshe ku te gjitha ushtrimet te jene te ketij lloji.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Hmmm, nuk eshte dhe fort i lehte (per nje student) por mund ta sjellesh krejt tezen?? Thjesht per te dhene nje gjykim ne total per veshtiresine e tezes.
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Dimir ushtrimi qe ke shtuar eshte i thjeshte.Mua teza e 2005 si ky ushtrim me ra jo me lek,po ne valute euro,nga ku pervec kerkesave qe ke shkruar ti duhet te beja nje here konvertimin ne leke dhe regjistrimin e fitim/humbjes nga konvertimi e pastaj te nisja gjithe ushtrimin ta zgjidhja.Dheee nese konvertimin e ben gabim i gjithe ushtrimi ka shkuar per lesh /pf/images/graemlins/wink.gif

Hej do perpiqem ta shkruaj tezen e 2005-es e mund ta shihni se sa behete per 2 ore.

EBM me thuaj pak,sa ke mbajtur mend ti nga lendet qe ke bere? Me thuaj pak ca ke mbajtur mend ti nga manaxhimi ,marketingu.Ore studenti meson,merr noten 5 apo 6 apo 10 dhe pas atij provimi smban me asgje,sepse interesi per ate lende eshte 0 pervec notes qe kerkon te marresh.Une kam marre 10 ne sjellje organizative psh,dhe sot smbaj mend asnje nga ata teoricienet e cmendur qe kish shkruar pedagogia kur kishte perkthyer librin per te mbrojtur doktoraturen.Aman ,sot mjafton te botosh nje liber edhe e fitove te drejten ta japesh si lende.
Ka lezet te lexosh teori te marketingut qe ka ndjekur filan firm ne Shqiperi,apo jashte.Ka lezet te analizosh gjithka perfshi dhe kontabilitetin e nje firme te caktuar.Praaaa,ta besh mesimin sa me afer praktikes o njeri,se perndryshe nga nje vesh te hyn ajo qe meson,e nga tjetri te del!
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
E di kush eshte e bukura ketu? Studentet plasin koken pas muri per oret qe jep kjo pjesa e pare, perpiqen e sfiliten sa ta heqin ate mizerje provim dhe me pjesen e dyte ku gjerat jane komunikim normal, levrim idesh, funksionim analize dhe e te kuptuarit, bejne qejfin qejf e nuk e marrin mundimin as te te shohin ne sy (mos flasim per t'u angazhuar pastaj).

[/ QUOTE ]

Lips kjo eshte pergjigja ime pse nuk mbaj mend asgje nga ato qe kemi bere ne mesim, sepse synimi im sikurse dhe i pjeses me te madhe te studenteve ka qene thjesht te hiqja qafe provimin, por qe ta analizoja ate qe mesuam dhe te kerkoja ta zgjeroja ate as nuk e kam marre mundimin. Per me teper qe procesi i te mesuarit nga une fillonte dhe mbaronte ne sezonin e provimit. Si une ishte dhe pjesa me e madhe, mos harro.
Ne gjithe kete diskutim qe bera, nuk kam dashur t'i nxjerr te lare pedagoget, por thjesht doja te tregoja qe studenti para se t'i kerkoje llogari petagogut, duhet te marre persiper pergjegjesite e veta si student.

Dimir mos me fol per interes nga ana e studenteve, se i kam pare. Nuk po te marre ty personalisht si shembull, por pjesa me e madhe e studenteve nuk kane piken e interesit per mesim. Nga nje kurs prej 120 studenteve vetem 20 a 30 mund te jene sistematik, te tjeret jane ku rrafsha mos u vrafsha. Kjo vjen dhe per pasoje e nivelit te dobet te shkollave te mesme. Une kam time moter mesuese gjimnazi dhe me thote qe nxenes qe une me zorr e kaloja sot vazhdon studimet per Mjeksi. Jo se gjithmone ajo qe kemi mesuar ne shkollen e mesme eshte e lidhur me degen ku studiojme me tej, por thjesht ndikon ne formimin dhe kultivimin e pergjithshem te studentit.
Rasti tjeter me nje kusheri qe e kam petagog dhe thote qe nga 3 ushtrime qe kane pas zakonisht tezat, une i jap 1 dhe nga ky 1 ushtrim i heq 2-3 pika dhe perseri studenti nuk eshte ne gjendje ta bej kete, por "perpjete te hidhet gjithe kohes e nuk e kaloj". Kur studenti nuk di leven e famshme te Arkimedit qe thjesht edhe per kulture e meson, si mundet te pretendosh ti japesh diplomen e inxhinjerit?
Ku ka student qe te lexoj nje liber apo material per lenden jashte asaj qe ka dhene petagogu ne liber? (ti qenke rast i rralle dhe te pergezoj per kete)

Dimir edhe nje here per te qene i qarte, i mbeshtes problemet qe ke ngritur, por nuk mbeshtes menyren revolucionare qe ke zgjedhur per t'i zgjidhur.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

paskemi fillu me analizu shkollen e larte publike shqiptare e?

Huh,
merrni buke se ka shume per te folur, gjithsesi ato dy pedagoge e studente te hajrit qe kane mbetur, vine ne shkolle ndersa kerkojne rruge per te ikur jashte...

Edukimi ne Shqiperi eshte farse dhe perjashtimet te vogla...
 

dimir

Forumium praecox
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Sinqerisht qe une kam nje problem te madh me anen e te mesuarit, une mesoj per vete dhe jo per pedagogun. Une di gjithcka qe kam mesuar dhe jam i gatshem te pergjigjem ne cdo kohe per ate qe kam studiuar. (mesoj dhe studioj) Keshtu qe kjo nuk ju pelqen mesa duket pedagogeve, ato kerkojne te mesosh permendesh ate c'ka ato kane perkthyer ne menyren me amatoreske te mundeshme.
Sa per interesin e studenteve jam i mendimit se interesi eshte ne perpjestim te drejte me perkushtimin e pedagogut per mesimdhenie.
Une e kam mbaruar gjimnazin ne 99, per arsye personale ne 2000 nuk konkurova. Ne 2001 konkurova dhe fitova Ekonomik dhe Inxhineri, vazhdova inxhineri, pas perplasjes me nje pedagog i cili kishte ardhur i dehur ne oren e leksionit dhe filloi te tregonte gjepura dhe te ofendonte, pasi bera nje ankese ne dekanat dhe pasi nuk u muar parasysh me vinte turp te shkoja ne ate fakultet. /pf/images/graemlins/madie.gif
2 Vjet pune dhe ju ktheva dhe nje here ekonomikut, fillimisht mbeta mjaft i kenaqur nga rregulli dhe ambjentet, por menjehere vura re problemet e librave si dhe moskokecarjen e disa lektoreve.
/pf/images/graemlins/booki.gif Bera nje rezyme te librit te marketingut duke nxjerre difekte dhe gabime pafund. Me qindra gabime drejteshkrimore qe botoheshin ne qindra e mijra kopje. Cmime te kripura dhe cilesi skandaloze. /pf/images/graemlins/confused.gif
Po keshtu dhe per matematiken e cila ishte nje fotokpje e shemtuar shtypshkronje ku te shkaterroheshin syte per ta lexuar.
Eshte e dukshme qe nuk e pranoj dhe nuk bashkejetoj dot me padrejtesine, ky eshte problemi im.
Ndoshta te duket e tepruar kerkesa ime revulicionare per zgjidhjen e problemit (problemeve), por do te doja te thoja qe eshte e vetmja e cila sjell produktivitet te menjehereshem. (doktori i mire ka ilace te hidhura)
Mua me vjen shume mire qe Lips' kerkon te behet pedagoge, por do te doja te te keshilloja dicka (duhet te besh nxenesen e sh.mire ne mesime dhe ta parqesesh veten si e pavizion dhe mediokre ne syte e shefave te departamenteve sidomos te departamentit qe synon te behesh pedagoge. /pf/images/graemlins/angel.gif
Nuk lejohen studentet e zote dhe me vizione te behen pedagoge se jane rreziku kryesore per pozicionin e shefit.
Ky problem nuk eshte vetem tek ekonomiku, por ne te gjithe fakultetet, prandaj ne kemi shume pedagoge medioker qe nuk dine te flasin asgje pervec fjaleve te shefit te tyre.
Studenti nuk guxon ti kerkoj llogari pedagogut, studenti rri i ndrydhur ne nje qoshe banke dhe vetem degjon fyerjet dhe batutat idiote ku studentet jane te detyruar te qeshin se e tha ai. Dhe e gjithe kjo ka nje arsye pse ndodh!
Keni degjuar ndonje pedagog te shkarkuar per thyerje te etikes, per papergjegjshmeri apo per kurveri. Kam pare me syte e mi pedgoge qe ngacmonin seksualisht studentet, njihen me dhjetra raste te ftesave te studenteve ne zyrat e shefave te departamenteve, sigurisht dhe kjo eshte nje zgjidhje qe te marresh provimet.
Jane me qindra studente medioker te cilet i marrin provimet me para, por nuk e pranojne pasi do te pranojne paaftesine e tyre per te marre provimet.
/pf/images/graemlins/rockband.gif Jane keta pedagoge te cilet kane nxjerre avoketer, gjykates, prokurore, financier, manager, statisticien, sociologe te cilet kane zhytur per dekada te tera vendin ne korrupsion, krime, varferi dhe skamje.
Kane nxjerre dhe nxjerrin inxhinier elktronike, elektrike informaticien etj... qe bejne punen e nje tekniku te rendomte ne me te miren e rasteve.
/pf/images/graemlins/winkwink.gif Ky eshte tregu intelektual i sotem EBM dhe kjo nuk vjen se studentet nuk kane interes te mesojne, por ajo qe ofrohet nga fakultetet jane te besdishme larg tregut dhe shume here te panevojshme.
Une aktualisht po mesoj Oracle (programim dhe manaxhim baze te dhenash), e mesoj ne menyre autodidakte pasi nuk ka kurse ne shqiperi dhe kete e mesoj se e do tregu dhe jane te paket specialistet e kesaj fushe, kurse ne ekonomik behet Bazik! etj.. etj... nje dite tjeter do vazhdoj duke shpresuar te mos behem i bezdisur me mendimet e mia revolucionare. /pf/images/graemlins/sleep.gif
 

Santiago

Primus registratum
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Une aktualisht po mesoj Oracle (programim dhe manaxhim baze te dhenash), e mesoj ne menyre autodidakte pasi nuk ka kurse ne shqiperi dhe kete e mesoj se e do tregu dhe jane te paket specialistet e kesaj fushe, kurse ne ekonomik behet Bazik!

[/ QUOTE ]
Po meson Oracle??? shume mire
eshte te pakten nje firme qe perdor Oracle si databaze per programe kontabiliteti. Me sa di ka kontraktuar me nje firme sllovene per te pasur licencen e Oracle dhe SQL base.
Pse nuk shkon atje qe edhe te mesosh edhe te punosh....me ate rast nxjerr dhe ndonje lek po te pranuan dhe po te eci puna.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Ky eshte nje artikull qe flet per rryshfetet ne shkollat e larta, pike qe e ka kap dhe Dimir.

Dëshmia e studentëve. Paguajnë nga 5000 deri në 50000 lekë për të marrë një provim

Kurset, në rrjetë studentët që s‘e marrin dot pesën

Rritet kostoja e të mësuarit. Ryshfeti, më i shtrenjtë se taksa

Riviera Dedaj-Gazeta Shqip

Të ndjekësh studimet e larta, përpos dëshirës nevojitet edhe një gjendje e mirë ekonomike. Të paguash taksën e shkollës, apo të blesh libra nuk quhet shpenzim, por të "blesh" një pesë deri në 50000 lekë, po. Mijëra studentë, që nuk arrijnë me zotësi të marrin një notë kaluese, të përmirësojnë rezultatet apo të strehohen në konvikt, gjejnë rrugën më të shkurtër, atë të dhënies së ryshfetit. Elita e vendit, stafet akademike akuzohen herë pas herë si të korruptuar, të nxitur nga një tjetër shtresë me perspektivë për vendin, studentët. Ndërkohë, korrupsioni në universitete vetëm pëshpëritet, nuk deklarohet hapur. Në këto kushte, rektori i Universitetit më të madh në vend, atij të Tiranës, kërkon që të mos përbalten universitetet me përgjithësime. "Unë kërkoj që studentët ta deklarojnë korrupsion dhe jo të bëhen palë, sepse korrupsion është edhe të japësh, jo vetëm të marrësh". Më tej, Rrokaj tha për "Shqip" se iu ka kërkuar disa herë studentëve të flasin me emra të përveçëm dhe se "i siguroj se si administratë do të merren masa ndaj emrave që ata do të denoncojnë si mitëmarrës. Gjithashtu, iu kërkoj edhe të denoncojnë në polici, pasi organet e specializuara, si prokuroria do të na ndihmonin për të zhdukur rrënjën e tij".

Qeveria studentore, në një raport për korrupsionin në universitete, për vitin akademik që lamë pas, deklaron se "studentët pranojnë se 54 për qind e pedagogëve janë të korruptuar". Pra, më shumë se gjysma e tyre. Të dhënat kanë dalë nga një anketim i bërë në të gjitha universitetet e vendit, në kuadër të monitorimit të nivelit të transparencës në shkollat e larta. Një vit pas këtij sondazhi, studentët vazhdojnë të deklarojnë se paguajnë për të marrë provimet, paguajnë për të marrë një krevat në konvikt, madje paguajnë edhe për të fituar shkollën e lartë. Të gjitha këto shpenzime ekstra rëndojnë xhepin e tyre apo të prindërve dhe dyfishojnë koston e ndjekjes së studimeve të larta.

Kështu, nëse taksa e shkollës për një vit është 15-30 mijë lekë, "taksa" e vetëm një provimi varijon nga 50-50000 lekë. Nëse një student nuk arrin të marrë notë kaluese apo nëse dëshiron të marrë një notë më të lartë se atë që meriton, duhet të paguajë. Këtë e pohojnë vetë protagonistët, studentët. Pa pranuar të thonë identitetin, kjo natyrisht për arsye të kuptueshme, pohojnë se "pedagogët nuk i marrin lekët direkt në dorë, por duhet t‘iu gjesh mikun, ose në rastin më të mirë ata hapin kurse". Këto kurse i ndjekin kryesisht studentët që e shohin të pamundur marrjen e provimit. Duke paguar kursin ata kanë paguar provimin.

Sipas dëshmive të studentëve, çmimet sa vijnë e rriten. Kështu ka lëndë, si në Fakultetin e Ekonomisë, ku studenti duhet të paguajë deri në 500 euro për të kaluar klasën. Nga një sondazh i gazetës "Shqip", ku janë pyetur rreth 50 studentë të Universitetit të Tiranës, ka rezultuar se të gjithë janë koshientë se jepen lekë për të marrë provimet. Madje, një pjesë prej tyre shprehen se "një histori e ngjashme iu ka ndodhur personalisht". Sipas dëshmive të tyre, rezulton se fakultetet e profilit natyror janë më të "shtrenjtë" se të profilit shoqëror. Duke iu referuar këtyre të dhënave, mësojmë se provimet kanë çmime të kripura, si në disa fakultete të Inxhinierisë, në Ekonomi, Shkenca të Natyrës etj. Gjithashtu, studentët dëshmojnë se është shumë vështirë të gjesh mikun, sekserin, apo të afërmin që do të shpjerë dhuratën në dorën e pedagogut. Ata tregojnë se tashmë janë të piketuar profesorët që marrin para, ata që japin notë kaluese vetëm me mik, apo ata që bëjnë kurse për të mbledhur ryshfetin në një mënyrë më të ndershme.

Autoritetet drejtuese të universiteteve shprehen se studentët asnjëherë nuk drejtohen në mënyrë zyrtare në institucione për të denoncuar korrupsionin. Edhe pse ekzistojnë qindra rrugë, si vendosja e kutive për të dorëzuar letra, apo numra telefoni. Në një prononcim për gazetën "Shqip", këshilltari i Kryeministrit për arsimin, Myqerem Tafaj, u shpreh se shteti e ka shumë të vështirë të luftojë korrupsionin, në momentin që studentët nuk bëhen palë. "Ata vetë duhet t‘i thonë jo ryshfetit", thotë Tafaj. Por kjo nuk ka ndodhur, asnjë ankesë nuk është paraqitur në Kryeministri, në Ministrinë e Arsimit, apo në rektoratet e universiteteve.



Rrokaj: Studentët të flasin me emra të përveçëm

Studentët duhet të mësojnë që korrupsioni nuk luftohet vetëm nga strukturat, fakulteti, universiteti, apo prokuroria. Kështu u shpreh dje, në një prononcim për "Shqip", rektori i UT-së, Shezai Rrokaj. Ndaj, ai ka kërkuar që studentët të flasin me emra të përveçëm dhe jo për gjithë universitetin. "Unë mendoj se mjegullnaja e korrupsionit është kanceri më i keq, sepse baltos edhe pjesën e ndershme të universitetit. Mendoj se mënyra më e mirë për ta luftuar është ndarja e atyre që marrin dhe nuk marrin ryshfet. Kjo etiketë nuk duhet t‘u vishet institucioneve, por personave të veçantë.
 

Santiago

Primus registratum
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ky eshte nje artikull qe flet per rryshfetet ne shkollat e larta, pike qe e ka kap dhe Dimir.

Dëshmia e studentëve. Paguajnë nga 5000 deri në 50000 lekë për të marrë një provim

Kurset, në rrjetë studentët që s‘e marrin dot pesën

Rritet kostoja e të mësuarit. Ryshfeti, më i shtrenjtë se taksa

Riviera Dedaj-Gazeta Shqip



[/ QUOTE ]

Kjo cuca ja ka myt pak si kot. Dmth ka bere nje shkim qe te marre diten e punes. Ato qe thote shkrimi parimisht jane te vertate por nuk mund te ngresh nje ceshtje nisur nga sondazhe qe ka bere nje gazetare&gt; Jam i sgurte qe po ti japesh 10 mije leke kesaj cuces (me pak se rryshfeti ne fakultete) ajo eshte gati te te bej nje shkrim te kundert me kete te fundit.
Rryshfeti ekziston dhe duhet luftuar. Problem paraqesin pedagoget e korruptuar dhe studentet injorante qe e stimulojne fenominin. /pf/images/graemlins/smash.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Gazetarja nuk besoj se e ka shkruar artikullin per te ngrit nje ceshtje, por thjesht per ta risjelle edhe nje here ne vemendje te opinionit publik. Ajo s'ka nevoje te kryej nje sondazh per te dal ne kete konkluzion, sepse mjafton te kesh qene 1 dite te vetme student dhe e merr vesh tere skemen si funksionon shkolla.
Tjetra jam dakord me ate qe thua ti, qe kete fenomen e stimulojne vet sudentet. Une kam qene vet deshmitar i nderhyrjes per nje mikeshen time dhe kam dhene leke me doren time qe ajo te kalonte. Por ajo me gjithe mend ishte tyçe dhe s'hante pyke nga lenda (4 here te dhene provimin dhe nuk kapte as 10 pike ne provim), aq sa nuk dinte si ta falenderonte profesorin qe e kaloi. Ishte e vetmja menyre per t'ia shperblyer profesorit kete akt dhe me teper tingellonte si dhurate se sa mitmarrje.
E zakoshmja ne Universitetet shqiptare eshte se studenti ne momentin qe kalon provimin, nis procesin "kalova lumin, te dhjefsha kalin" duke e bere muhabet kafeje "ai me kerkoi leke per te me kaluar, perndryshe ne bote se ma jepte lenden e bla bla bla".
 

dimir

Forumium praecox
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Pedagogia e Infermerise 100 euro per 1 provim, tek ekonomiku thuhet se kushton 4 here me teper, por askush nuk eshte kapur.

Provimet
Për të evituar korrupsionin e pedagogëve që ushtrojnë mbi studentët, në këmbim të një note kaluese, janë vënë në lëvizje krerët e arsimit, për të ndryshuar procedurat e korrigjimit të provimeve. “Është ngritur një grup pune që po punon për mënyrën e kontrollit dhe mënyrën e dhënies së provimeve, ku ndër të tjera, një ndër variantet, është që provimet të korrigjohen jo nga pedagogu i lëndës, por nga një pedagog tjetër”,- shpjegoi Shezai Rrokaj, duke shtuar se një gjë e tillë, është nxitur pikërisht nga disa pedagogë të papërgjegjshëm, që marrin ryshfete nga studentët.
Marre nga Gazeta SHekulli.

Dhe me pas disa thone se nuk kam te drejte qe shqetesohem. Del nje shembull dhe te gjithe e pohojne se ajo qe kane bere dhe vazhdojne te bejne pedagoget eshte krim.
Une mund t'ju them se 60% e pedagogeve marrin rryshfete per dhenien e provimeve dhe 80% e tyre i kalojne studentet me miq dhe para. nje 20% nuk arrin kurre te marre noten qe meriton pa miq dhe para.
Skandali sapo ka shfaqur majen e ajsbergut te shikojme çdo te kete me poshte.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Ajo dihet mor mik qe ekziston si fenomen dhe askush nuk e mohon, por si ne rastin qe permende eshte denoncuar pedagogia per mitmarrje dhe ka reaguar Ministria. Nuk mund te flitet ne hava me shifra 60% apo 80%. Nese ke fakte konkrete denoncoi, pa muhabetet e pergjithshme si i ben ti dhe une nuk merren per baze.
 
Top