F A B U L A!

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

Pordhiçi

Në ëndrra ndërtonte kështjella Pordhiçi,
Por zgjohej rrethuar nga mure qerpiçi.
Pa u dorëzuar rindërtonte nga hiçi
Por zgjohej ore, dhe flinte prapë dobiçi.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

U mblodhën njëherë e një kohë
Ujqërit dhe çakejtë tok
Se s’kishin vënë mish ndër dhëmbë
E mezi rrinin në këmbë.
Ditën – thanë – ta bëjmë natë
Se ndryshe s’jetohet më gjatë
Të shuajmë - thanë - ç’drita ka në botë
Që pastaj të kemi gjah plot.

Ende i ulerijnë hënës çakej e ujq’
Akoma nuk pranojnë se plani ju shkoi huq.
 

kaprollja

Primus registratum
Re: F A B U L A!

Qesh ti qesh

Nxori gjuha nje batute
Buza shkoi vesh me vesh
Nderkaq brinja urte e bute
I thote buzes.. qesh ti qesh

Si cdohere e njejta pune
Qesh ti, qesh, se e ha une!

Krahu dhe rripi

Qe c'na qe nje rrip llastiku
I tha krahut.. or lum miku
Ske c'i ben, u nda ky fat
Ti i shkurter une i gjate
Qe te flasim porsi miq
Ja provo e me terhiq!

E terhoqi rripin ky
Shkoi nje meter, shkoi dy..
I flet rripi: he te thashe!
Prit-tha krahu-prit avash!
Dhe ne cast e la te lire..
Mbeti rripi si i ngrire
S'foli me , se skish guxim
Tani matej me.. centim..
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

Dy deshinjtë

po perplaseshin njehere dy desh
i pa ujku i murme dhe nis qesh
njerin - tha - ta kem per mish
tjetrit ti mjel qumesht per pershesh.
mirpo ja qe Zoti ashtu desh,
deshinjte i beri edhe me vesh,
tju kthyen me maja briresh
e rrezuan tutje rrepires.

ujku i murme me deshinjte me nuk qesh
se e di, nga ata mjel vec ... lesh.
 

kaprollja

Primus registratum
Re: F A B U L A!

Delja dhe dashi

Qe nje dash, vriste perpjete
Do te bredh, ku dua vete
Dhe harbonte larg nga stani
Me ne fund u nxeh çobani

More, une te kam ne dore
E i vari nje kembore
Por s'i ulet ajo hunde
Dang e dung kemboren tund

I thote delja.. o i ngrate
Eshte kembore, jo dekorate!
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

Ishte njehere qielli me re,
"Ti i nxirre gjithmone je",
Tha me dhembe te vene xha lisi,
Kur rreze veshit rrufeja i krisi.

Mori toka aq shume ndricim
Sa xha lisi beri dhe korektim.
Kur neper driza nje bubullime,
"Rrufe u nxitove, bere gabim."

E nisi bu bu bu me ushkur ne dore
Nje analize nente pashe katrore,
Por e qesh bota e shpotit xha lisi,
"Citjane rene, hem vone hem derdellis."
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

Djalli i tha lopes,
kur kjo me shqelm i ra kusise:
Une ne koke duhet te kem briret tend,
jo te dhise.
Po atehere - i thote lopa,
- do besh zhurme vetem kur te te ndukin ne sise.
 

zog

Primus registratum
Re: F A B U L A!

papagalli liridashes


Nje zotni na kish nje papagall,
« Zotni me vrave, me vrave Zotni »
i kish mesuar vetem keto fjale,
Gje tjeter papagalli nuk di.

Nje dite papagalli iku nga kafazi
dhe nga te gjitha te mirat qe kish zotnia,
Po, iku, la embelsirat
Me e embel nga keto ish liria.

Iku dhe ne pyll fluturoi,
Nga gezimi nuk pa se nga shkoi
Kaloi dite te tera i dehur nga liria
Por, sa keq ! Nuk qenka e perjetshme lumturia.

Per papagallin jeta e lumtur mbaroi
Erdhi dita. Nje gjahtar nga pylli kaloi.
Gryka e tmershme e çiftes i shkelqente tek dora,
Per papagallin e shkrete erdhi ora.

Qelloi !
Shpendin e bukur per toke e rrezoi,
Tek shpendi me hap te vendosur u afrua,
Diçka njerezore degjoi.
U befasua.

Zotni me vrave ! Me vrave Zotni.
Degjoi i çuditur ai.
Atehere me nje perkulje te thelle gjer ne toke
I tha « me falni zotni, ju morra per zog ! »
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

U ankua tek Zoti nje mize:
Pse o Zot - i tha - me ke hequr vize,
shikome ne sy mos me kthe kurrize,
pse bleten e quan puntore, mua vetem mize?

Dua te me quash miza puntore
valle a nuk me sheh ne cdo nevojtore!
Ne mos e befsh, per ate balte
je i korruptuar dhe ti me mjalte.
 

kaprollja

Primus registratum
Re: F A B U L A!

MARTESA E DASHIT

Dashit i propzuan
Per martese,
Nje dele bardhoshe
Me nje blane te zeze.
Nuk e pranoi kete kerkese,
Delja ishte e urte, por kishte..
Nje blane te zeze.
Nuk kaloi shume
E lajmi mor dhene
Se dashi ishte martuar
me delen e zeze te kopese...

SORRA DHE KANARINA

Sorra me kanarinen
Nisi te kuvendonte,
Per mosberje tualeti,
Nisi ta qortonte..
Ti-i thosh- s'ke pike lezet
Keshtu dukesh si harabelke
Lodhesh kot duke kenduar
Se zerin tend askush ska per ta degjuar...
Kanarina e bukur,
Edhe pse pa tualet
I foli sorres shpirtezeze
"Per tualet nuk kam nevoje,
Keshtu sic jam me admirojne,
Per zerin tim ka shume kerkese
Por ti s'mundesh ta kuptosh
...se je teper e zeze...
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

Kopertoni

Të zgjidhnin kujt i dëgjohej fjala.
Në një vend me rrangalla
U mblodhën nga gjithë mëhalla
Dhjetra raqe të rralla.

S’ka dyshim që mua më dëgjoni, -
I pari nis të flasë kopertoni, -
Këtë nuk keni pse e diskutoni,
Në daçi provoni e më shponi.


Dhia

Shumë ditë prej ditësh,
Siç ndodh me ç’mbart gjithësia,
U shter e u shterp dhia,
Patjetër – tha – fajin ma ka tagjia.


Qentë

Qentë po rishkruajnë historinë,
Se shtrembërimin që nis me fjalinë:
... thanë qentë njëherë...,
E paskësh shkruar një derr.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

Pëllumbi dhe Mielli

Filloi Pëllumbi me degëzat e ullirit
Të ndërtojë folenë në pullazet e mullirit.
T’u falsha – mërmëriti mullixhiu, - më kënaqe;
Dëgjoi Mielli dhe ju drodh buza nën mustaqe,

“Ke ardhur - i tha Pëllumbit - të më rrëmbesh lavdinë
Se duket, ja, më ke marrë dhe bardhësinë,
S’di ç’ju duhen njerëzve glasat e tua,
Kur jeta e tyre varet krejt nga mua.

Ja kthen Pëllumbi mes degëzave me fletë,
Në s’e di këtë s’di gjë nga kjo jetë,
Në ditë të liga unë ju sjell njerëzve paqe,
Ti përngahera ju rëndon paçe e barqe.


Shqiponja e malit dhe Koqja e kafese

"Kot je ti Shqiponja e malit,
simboli i vjeter i shqiptarit;
ai mua ne goje me ka prej mengjesit"
foli Koqja e kafes si shpina e buburrecit.

Bile, sa per te ta kujtuar
me ngjyren time te kane emertuar;
ti je vecse nje shqiponje boje kafe,
mua me duan me shume, s'ka llafe.

Flet Shqiponja e malit e menduar:
"Te falur jane e ne pacin gabuar,
por bojrat ne kete jete vijne e shkojne,
kohrat jane ato qe perjetrrojne,

ne to une jam simboli i flamurit,
prijsi dhe mbulesa e djalit dhe e burrit,
ti mbetesh vetem shtampa e thesit
dhe ngjyre shqiponje nuk mund ti themi vesit!


Cinxrat dhe milingonat

Ne nje koopertive shembullore
cinxrat ishin zyrtare, milingonat fshatare.
Ishte kohe korrjesh, dite pervelimi,
shihni se c'ndodhi gjate nje raportimi.

Cinxrat urdheruan raportoni qe me pare
ju milingona e dini sa grure ka ne are!?
Milingonat u gjegjen se ishte me mire,
kur te magazinonin c'kishin shire.

Atje lart sihariqin priste buzeziu,
dridheshin cinxrat "u vonuam na griu";
Ndaj nxorren nga sirtari nje shifer te thate
ja derguan shefit te nesermen me nate.

Nderkohe, hem... natyra ashtu deshi,
ne ara t'ja befte shiu, rrebeshi,
e qane milingonat hajde bir o biro,
i gjithe prodhimi mbeti kashte, shkoi firo.

Por me kaq rrefenja nuk eshte e tera,
se dolen cinxrat mashtrues nga vera,
dhe thane: milingonat dembele na turperuan,
pllanin e grurit nuk e realizuan.
 

Darien

Primus registratum
Re: F A B U L A!

:book:
Më pëlqyen shumë këto, sidomos ajo e fundit me cinxrat dhe milingonat.
:thumbsup:
 

^mary^

Primus registratum
Re: F A B U L A!

Dhelper e mallkuar
Doli nga shtepia
e kish marre uria ..

Sheh nje pjergull me rrush plot
ben ti zere e s'i ze dot
dhe kur s'mundi qe ti zere
tha qenkan rrush te pabere
s'jane jo .. s'jane per mua
nuk i dua nuk i dua
le ti haje ndonje tjeter
e ç'mund te thoshte zonja dhelper ?
/pf/images/graemlins/wink.gif
 

Alanis

Primus registratum
Re: F A B U L A!

Fillimisht postuar nga Mary:
[qb] Dhelper e mallkuar
Doli nga shtepia
e kish marre uria ..

Sheh nje pjergull me rrush plot
ben ti zere e s'i ze dot
dhe kur s'mundi qe ti zere
tha qenkan rrush te pabere
s'jane jo .. s'jane per mua
nuk i dua nuk i dua
le ti haje ndonje tjeter
e ç'mund te thoshte zonja dhelper ?
/pf/images/graemlins/wink.gif [/qb]
E preferuara ime,,, fabula, jo ti
/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

Kriçi olimpik dhe derri i kënaqur

Përditë stërvitej kriçi ndër lëndina
Të shkonte në olimpiadë për dafina,
Ashtu e sheh një derr që hante lende
S’u lodhe kriç? – e pyet – mjaft rende!?

Synoj - thotë kriçi – të fitoj kurorën
Për dy orë të zë i pari Marathonën!
Se kuptoj – thotë derri - mundin për një degë
Përreth kemi dafina breg më breg.
 

Hera

Primus registratum
Re: F A B U L A!

Luani dhe Dhelpra

Zonjes Dhelper s`i kish ngjare
qe Luan te kish pare.
Kur ne udhe nje dit iu shpik
kaq pat frike,
sa per pak tha se mbaroi.
Njefare kohe si kaloi,
perseri
e pa udhes dhelpra e mjere.
Por tani, nuk ndieu tmerrin qe kish ndier.
Kur e pa rradhen e trete,
zu t`i bej dhe muhabet.

Nga tjetri tmerrohemi
gjersa te mesohemi.

I.A.Krillov
 
Re: F A B U L A!

.. Ortaket
Sipas rrefimit te Kadri Roshit

Kater derra qene ortake
te nje linje perpunimi
Nje piktor ,nje xha patok
fet sajoi kompozimin

Beri buje ,korri fame
kompozimi i xha patokut
kater derra tul e dhjame
tek ia rrasin shoku - shokut

Tre e qepen ,pula fare ,
kurse tjetri bot e bot :
"Kjo pikture s'vlen nje pare,
ti or mik ,ia futke kot!
Une per vete rroj me nder!"
perbetohet thi qyqari.

Tha patoku "Byrazer,
ja tek je ketu ,i pari..."
 
Top