Re: F A B U L A!
Pëllumbi dhe Mielli
Filloi Pëllumbi me degëzat e ullirit
Të ndërtojë folenë në pullazet e mullirit.
T’u falsha – mërmëriti mullixhiu, - më kënaqe;
Dëgjoi Mielli dhe ju drodh buza nën mustaqe,
“Ke ardhur - i tha Pëllumbit - të më rrëmbesh lavdinë
Se duket, ja, më ke marrë dhe bardhësinë,
S’di ç’ju duhen njerëzve glasat e tua,
Kur jeta e tyre varet krejt nga mua.
Ja kthen Pëllumbi mes degëzave me fletë,
Në s’e di këtë s’di gjë nga kjo jetë,
Në ditë të liga unë ju sjell njerëzve paqe,
Ti përngahera ju rëndon paçe e barqe.
Shqiponja e malit dhe Koqja e kafese
"Kot je ti Shqiponja e malit,
simboli i vjeter i shqiptarit;
ai mua ne goje me ka prej mengjesit"
foli Koqja e kafes si shpina e buburrecit.
Bile, sa per te ta kujtuar
me ngjyren time te kane emertuar;
ti je vecse nje shqiponje boje kafe,
mua me duan me shume, s'ka llafe.
Flet Shqiponja e malit e menduar:
"Te falur jane e ne pacin gabuar,
por bojrat ne kete jete vijne e shkojne,
kohrat jane ato qe perjetrrojne,
ne to une jam simboli i flamurit,
prijsi dhe mbulesa e djalit dhe e burrit,
ti mbetesh vetem shtampa e thesit
dhe ngjyre shqiponje nuk mund ti themi vesit!
Cinxrat dhe milingonat
Ne nje koopertive shembullore
cinxrat ishin zyrtare, milingonat fshatare.
Ishte kohe korrjesh, dite pervelimi,
shihni se c'ndodhi gjate nje raportimi.
Cinxrat urdheruan raportoni qe me pare
ju milingona e dini sa grure ka ne are!?
Milingonat u gjegjen se ishte me mire,
kur te magazinonin c'kishin shire.
Atje lart sihariqin priste buzeziu,
dridheshin cinxrat "u vonuam na griu";
Ndaj nxorren nga sirtari nje shifer te thate
ja derguan shefit te nesermen me nate.
Nderkohe, hem... natyra ashtu deshi,
ne ara t'ja befte shiu, rrebeshi,
e qane milingonat hajde bir o biro,
i gjithe prodhimi mbeti kashte, shkoi firo.
Por me kaq rrefenja nuk eshte e tera,
se dolen cinxrat mashtrues nga vera,
dhe thane: milingonat dembele na turperuan,
pllanin e grurit nuk e realizuan.