Re: F A B U L A!
Mari Qirija
Jam Mari, Mari Qirija
Guzhinieria e Atija.
Kur më pyesnin ç’bën Mari?
Thesha: po bëj gjellën e Atij
Që ju bëftë dita njëmij,
Po i ziej lakra në kusi,
Se lakrat i deshte shumë
Por dhe presh i shtoja unë
Dhe asnjëherë nuk u diktova
Kur diktatorin keqtrajtoja,
Kur fshehtas (kush s’e di?)
Shqiptoja: ju bëftë dita një mi!
Mi i qelbët pis e zgjyrë
Na e bëri jetën mënxyrë.
Ja, kjo isha unë Maria
Ta mbajë shënim Akadhemia
Nuk them se isha disidente
Por isha dis ... inteligjente.
Fabul, fabul është milet
Maria është dhelpër bishtpërpjetë.
Kartë Anusit
Nga të gjithë gishtat jam më tunduesi,
Profesion kam punën e një pastruesi;
Ju prek atë që dot s’e shani se e kini
Kur Ju e lani, fshini, apo edhe e
Të mos ju duhesha Ju do më mallkonit
Do më kishit prerë a do më kafshonit
Por ju kujtohet diçka që Ju mirë e dini
Jam unë, ai, që Ju më me shijë lëpini.
Por, ti mbaj për vete ç’di nga praktika
Se dhe për mënge po më tërheq teze Etika.
Me shpresën që karta Juve t’ju shërbejë,
Thellësisht, një antar i Unionit 32BJ.
Gjymi
Se donte rrugë e kërkonte mund
S’po dukej kallajxhiu në katund.
Një nënë e pamundur, në shtrat shtrirë,
Ngaqë s’ngrihej dot, luti të birë:
Të keqen biro, shko deri tek lumi,
Në ZallBardhë, ku ka bollëk llumi,
Ta zbardhësh fundin e këtij gjymi
Se shih si është sterrosur nga tymi.
Dhe shkoi i biri me ujë e rërë
E shndriti gjymin, gjym siç qe bërë.
S’priti sa në çengel të varej gjymi
Dhe shfryu: i poshtër djali, i ndyrë llumi.
Kujdes vogëlusha se ndonjëherë
Na ndodh të shfryjmë mbi të tjerë;
Oh, sigurish nuk kemi formë gjymi,
Por sytë e skuqur na i verbon tymi.
Polemika
Fryhen do maska evangjelike
Me tullumbace hiperbolike.
Ju them maskave: mjaft folët,
Hiqni hiper, ju mbeten bolet.
Por maskat që dinë polemikë
Ma kthejnë nga zgavra, pa frikë:
Të hoqëm ty dia nga nicku,
Mbuloi bolet me gjethe fiku!?
Vazhdoj unë me qesh e ngjesh,
Dëgjoni maska, mbani vesh:
Unë i kam timet ndaj i mbaj,
Ju ja u ka varur, në qafë, xhaxhai!
Xinxrat dhe bilbili
e xum triala ... Korcare
Mbas dimrit te madh, nje vere,
kerkuan xinxrat nje gjilpere;
ca nga brenda, ca nga jashte
... mullarit me kashte.
Per cudine e tyre, ... e gjeten!
por pa vrime te shkreten,
s'bente per te qepur, arnuar,
e ndryshkur, vecse per te shpuar.
Kengen ndali dhe ju foli bilbili:
Kesaj s'ka se ku ti shkohet filli,
gjilperen ne kashte jo se nuk e gjen,
populli ka thene se nuk ja vlen!
Gjeratorja dhe pilivesa
Përmbi ujrat gjarpërore
Të një lumi me kthesa,
I zunë sytë një gjeratore
Ndaj zukati pilivesa:
Pse e bën vrimën në ujë
Tok me kashtë, byk e llum?
Pse me zhurmë, pse me bujë,
Sikur s'ka tjetër në lumë?
Gjeratorja i kthen këshilla
Piliveses zukatore:
A s'ke shkollë moj e atilla?
S'kupton vepra madhështore!?
Se të kishe diç do dije,
Përse ujin sjell vërdallë,
Por zotrote nëpër hije
Fluturon edhe bën pallë.
...Këtu i lashë siç i gjeta:
Njëra bu, tjetra zukat...
Se nga ç'thua matet biseda,
Jo nga koha që e zgjat.
Mr. Misri, Zonja Mashurkë, Zoti Kungull dhe Sir Gardhi
Erdhi Mr. Misri prej Amerike
Bimëve ju hynë drithma frike,
S’ishte më si më përpara
Kërkohej prodhim në ara.
Mendimet si leshi në furkë
I ftilloi zonja Mashurkë,
Dhe Mr. Misrit filloi ti ngjitej
Tok me të përpjetë të rritej.
Mr. Misri me krye në tra
Nga Mashurka nuk u vra
Por e la të çelte lule
Larg qe vjeshta me kapule.
Dhe Mashurka n’atë vrundull
I kërkoi zotit Kungull:
Eja me ne dhe ti të rritesh
Ke gjithë jetën që zvaritesh.
Zoti Kungull, i pa shkollë,
Ktheu një përgjigje të hollë,
Një përgjigje që s’e prisni:
S’më mbajti Gardhi, s’më mban Misri!
Foli Mashurka pa dredha:
Shih xheloz me lule të verdha,
Shih o Kungull, shih ç’bishtaja
Po mi mban në supe daja.
Kungulli s’kruhet nga pleshti
Prandaj gjer në vjeshtë heshti,
Veç kur Mashurka u rrëzua,
Foli: mbahu Zonjë këtu në mua!