Re: Euro 2004 ... he si thoni?!
sudboy
Perderisa nuk me njeh, s'ke se si thua qe s'marr vesh nga futbolli. Nuk di asgje rreth meje dhe nuk mund te me percaktosh tipin vetem nga 2 rreshta ketu, sepse jam interist, kunder skuadres se Governos... S'ta krahasova Materazzin me kategorine e pare shqiptare, por me Serine B, te ciles ne Itali i kushtohet vemendje dhe per te cilen cdo te marte jep vendimet e skualifikimeve dhe te gjobave i njejti Gjyqtar Sportiv, Laudi. Rasti i Materazzit ishte krejt ndryshe nga ai i Sovieros por denimi ishte i njejte... Keshtu qe vendimet kane te njejten rendesi kur jepen. Per sjelljen e tij e pranova edhe pak me siper, por s'ke si ia ul te gjitha vlerat. Jam plotesisht dakort qe dyshja Nesta-Cannavaro eshte kryesore dhe e pazevendesueshme. Por nese ndodh nje e papritur, nuk eshte keq te kesh nje rezerve si Marco, i cili konsiderohet nje element i vlemshem per kombetaren. Ti, qe ofendon nje nder traineret me te medhenj te Botes, Giovanni Trapattonin, i cili ka arritur te fitoje gjithcka me 3 klubet me te medha te Italise dhe ka shume e shume vite ne kete pune, ia hedh te gjitha poshte e thua qe eshte budalla dhe ka bere zgjedhje te kota. Me thuaj pak, cilin mund te merrte nga ai Bbilani yt, Inzaghin e mbaruar?! As me porte bosh qe i bente nje here e nje kohe ato gola te shkrete, tani s'e shtyn dot topin ne rrjete... Abiatin, Brocchin, Ambrosinin apo Borrielon?! S'ke pse ha inat kot me interistat, ata 5 qe jane ne kombetare, e kane merituar plotesisht dhe jane te denje per ate fanelle. Zgjedhjet kane qene shume te mira, ndonese edhe mund te merrej Gilardino, por mos harro se ky lojtar eshte i ri, dhe ka nje karriere te gjate perpara, vendin ne kombetare e ka te sigurt. Nderkohe qe Vieri, qe ka dhene aq shume per ate fanelle dhe vazhdon te japi, eshte ne vitet e fundit dhe deri sa te vazhdoje te shenoje rregullisht dhe t'i japi pike te vlefshme skuadres, nuk ka pse te mos thirret. Nese Italia deshton ne Europian, nuk mund t'ua vesh fajin interistave, sepse jane 23 lojtare, dhe po aq sa ka INTER-i ka edhe Juvja, edhe Lazio... (nga 5). Edhe nese Italia fiton, merita do jete e te gjithve, e grupit, e forces se skuadres, dhe jo e individeve te vecante sic e percakton ti, o mjeshter & specialist i futbollit...