Ese.

butterfly

Primus registratum
Re: Re: Esse ....

Fillimisht postuar nga neurosis:
[qb] shtegtimi i germave kapitale ...

nuk e di, por ... sa here ju trembem egzistences molekulare te germave te tua. ...dhe ti buzeqesh me gjithcka te dhimbshme; dhe ..., une - per mua edhe microgrimca me a pangjyre e pluhurit ka rendesine e saj vitale ne kete kontinent te paeksploruar.
po ti le ty ne dore, zhargonet-enigma te pyetjeve te tua!!!
mundohesh te fshehesh te lotuarit irrise te te tuve sy, midis gishtave elakuente te te njomave duarve te tua, dhe ... deshira te tradhton, dhe duart te zhgenjejne. me pas, ... perseri buzeqesh, dhe buzeqesh, ... gjithcka mbetet perbrenda nje te emble buzeqeshjeje - asnje mermerime me teper, asnje grimnaje heshtjeje me pak.
me peshperin ne vesh se ... nata eshte teper e ftoht'; se ... te pelqen ngjyra e kuqe, ndonse vetmimtari diell ka kapercyer prej disa oresh distancat e rozta pertej lumenjve gjumashe te horizonteve. dhe ... me pertese te hedh mbi krye pelhuren e modestes hijes sime, ... ti kurre ftohte mos ndjesh!!!
***
...duke ju pergjigjur deshires tende me nje pyetje: "mendon se midis nesh mungon dialogu???" [/qb]
Ku shtegetuan germat kapitale::ne pune?
 

Guest
Re: Re: Esse ....

Nje krijese e vjeteruar parakolon paralelelisht me lumenjete! Heshturazi shuan celulari, pre anes tjeter te te cilit, kurre s’mori pergjigje, dhe … “ashtu?!” monoton vazhdon shetitjen e tij vetmimtare.
…Duke te perkedhelur lehtazi te bezdishmit flokete e tu te geshtenjte, te flakerij nje pytje-suprize brendesise tende, dhe … prej te lageshtave buzeve te tua ngathtesisht, me hapa handikapate puthjesh, dembelueshem me pergjigjesh:
“... E c'me nevojiten lumenjte mua?!”
Ti afrohesh tek une dhe ... shkathtazi, me shuan heshtjen me te lumturit lote te buzeqeshjes tende feminore, ... porsi te ishte nje e cmueshme cigare, ndez inicialin e emrit tim, dhe ... me nje luks te shfrenuar zvarranikesh portretizon atmosferen ideale ku duhej te ishim te dy.
... Lehtazi, me peshperin ne vesh: "...Screw the rivers, they are all made of water and mud!!!"
... Prej pasqyres se ndryshkur te viteve ze e tallesh me te moshuarin “rrojtar te lumenjve”, dhe ... une, besome krejt i pafajshem, i bashkangjitem pertalljes tende diletante.
***
(... le t'i leme edhe "lumenjte" ne vetmine e tyre!!!)
***
... Ngadale dora jote gjarperon persiper times, dhe gishtat, si te ishin kalamane te cuditshem, ngaterrohen me njeri-tjetrin. Me pas, me veshtrime intriguese me pyet, nese ... varferia e sotme figuracionale, s'ka per te ndikuar ne pikturimin e camarrokeve ndienjave te tua.
Ndoshta -
...Ke te drejte, ... gjithe fajin e kane "pseudo-lumenjte!", dhe … krijuesit e tyre!!!
 

Guest
Re: Re: Esse ....

i think of you... continued?!?!?!?! /pf/images/graemlins/frown.gif :confused: /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/blush.gif :rolleyes: :mad: :rolleyes:
 

Darien

Primus registratum
Re: Re: Esse ....

Fillimisht postuar nga neurosis:
[qb] i think of you... continued?!?!?!?!... :rolleyes: [/qb]
ajo pjesë e kronikës "I think of you" mbaroi në fakt - s'kisha ndërmend të vazhdoja së shpejti, po ku i dihet?... ti më zbavite me këtë tënden megjithëse në stil më duket pak më poshtë se të tjerat që ke shkruar /pf/images/graemlins/smile.gif

për zbavitjen e meriton një birrë nga mua (ose ç'pije tjetër të pëlqen) - do të them në mesazh privat kur të jem aty afër teje (duhet të vij prapë, u bë një vit që kur isha herën e fundit)

sot kam punë me rregullimin e makinës, nesër në darkë do ndihmoj ca studentë si të kërkojnë punë se mbarojnë shkollën në maj, pasnesër do shkoj të shoh Marion (Mario Lemieux) në hokej - të enjten ose të premten ndoshta vazhdoj - ndërkaq jepi ti, se të lexoj kam kohë

/pf/images/graemlins/smile.gif
 

Guest
Re: Re: Esse ....

...ishte e varfer ne stil kete e dija, ... kur po e shkruaja, prandaj u shpreha:
"... Ngadale dora jote gjarperon persiper times, dhe gishtat, si te ishin kalamane te cuditshem, ngaterrohen me njeri-tjetrin. Me pas, me veshtrime intriguese me pyet, nese ... varferia e sotme figuracionale, s'ka per te ndikuar ne pikturimin e camarrokeve ndienjave te tua.
Ndoshta -
...Ke te drejte, ... gjithe fajin e kane "pseudo-lumenjte!", dhe … krijuesit e tyre!!!"

***
po te jesh kaq shume i vetmuar, te exportoj ca krijesa femerore prej ketej nga jam une, se ... s'po na lene rehat te shkruajme.
***

varferia figuracionale eshte pjese e jetes momentale!!!
 

Guest
Re: Re: Esse ....

pa hamendeso njeher ku gjendem une, se pasi te gjej pergjigjen tende kam per te te treguar destinacionin e sakte.
s'besoj se e di realisht ku ndodhem une?!
 

butterfly

Primus registratum
Re: Re: Esse ....

neurosis, ku i ke esse-te it zemra? Leri llafkat se ato s'jane per ty, jane per njerez dokudo, ti je special. Fjalet jane fukarallek themi neve andej... /pf/images/graemlins/wink.gif
 

butterfly

Primus registratum
Re: Re: Esse ....

Fillimisht postuar nga Majestic:
[qb] neurosis, ku i ke esse-te it zemra? Leri llafkat se ato s'jane per ty, jane per njerez dokudo, ti je special. Fjalet jane fukarallek themi neve andej... /pf/images/graemlins/wink.gif [/qb]
Ne radhe te pare je KORCAR (ose djalke pe korce)...

Korca-lule, si nositi hapi gjirin e madh dhe te ushqeu me tingujt e serenatave te saj te embla qe ato te kumbojne brenda teje gjate gjithe procesit tend jetesor, qe ato te te ngrohin kur te jesh larg saj, qe me to te besh dike tjeter te lumtur...You gotta be special!!!
Jo te gjithe "korcaret" kendojne serenata, prandaj ti djalka je korcar pe tamami.
 

Guest
Re: Re: Esse ....

... duke ekzekutuar germat kapitale -

tymi i shurdhet i cigares vizaton momentalisht hapesires se pa censuruar te dhomes sime te porcelanten fytyren tende. dhe ... te pergjumurit syte e mi, ... kurre s'arriten te gllaberonin ngjalat gjarperuese te gjumit, shtrijne duart e tyre ajrore te te perkedhelin lehtazi imazhin, dhe ... me delikatesen e castit, ... s'ka per tu rrikthyer me; pa ndrojtje, te te fshijne shtresen e imet te buzekuqit prej vishnjave buzeve te tua.
nuk e di!!! por ..., sikurse ne asnje te ashtu quajtur enderr tjeter, silueta jote s'arrin te hyje ne reaksin me ajrin mbytes se ekzistencializmit tim. ndoshta, sepse... sapo e kam ndricuar kete te vetmuar cigare, dhe ... ne qofte se keshtu do te ndodhe sa here, do te ngarkoj me vete nje steke te terre me shkarpa monoxid carboni, ... kurre me mos reshqasesh mes duarve transparente te veshtrimeve te mia.
... po jeta sikunder ti, s'buzeqesh sa here!!!
ja edhe cigarja ... u shua, porsi yjet, femijet e paedukuar te mbremjeve, rrezohen me arrdhjen e cdo intriguesi agimi te ri. imazhi yt vdes meshirueshem para jete-nates sime, sapo ..., per te paren here, bej te ve ne levizje dembelet, te pasigurtat buzet e mia.
sa keq?! s'arrita as te te peshperisja, se sa shume ...
(nuk e di!!!)
...tani, ushqej kordaten mbijetesen time, me copera serenatash, i belbezoj brendesise sime, dhe ... perseri, dhe perseri; derisa ..., ne gjume, ndjej se me ka humbur gjuha perbrenda nje puthjeje, zhurmueshem duke u perplasur me diversanten hyrjen tende perbrenda te akulltit shtratit tim.
***
"Neser, kur perseri te migrosh - ndoshta, ne krahe te tjere, ... kurre s'kane mbajtur nje te kondensuar shpirt si i yti - dije, s'deshiroj te shoh lote te acarte marsi; mesoje permendesh, s'deshiroj te athtet lotet e tu te jene dhurata e fundit suprize per buzete e mia "te konsumuara"!!!
 

Guest
Re: Re: Esse ....

Fillimisht postuar nga Majestic:
[qb] neurosis, ku i ke esse-te it zemra? Leri llafkat se ato s'jane per ty, jane per njerez dokudo, ti je special. Fjalet jane fukarallek themi neve andej... /pf/images/graemlins/wink.gif [/qb]
fjalet jane pasqyra e papaster e "varferise" sime leksikografike, apo oratorike - quajeni si te doni!!!
 

butterfly

Primus registratum
Re: Re: Esse ....

/pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif Shume e trishtueshme kjo esseja e fundit djalka, c'te beri ti ekzekutoje ato te shkreta germa??? /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif
 

ADRIA

Primus registratum
Re: Re: Esse ....

Mallengjim! Shkruar me 15 Shkurt 1998

MALLENGJIM !


Ne agimet qe ai diell nuk i shijoi dot kurre, me fantazine e endrrave shtegetare e marramendese jam ulur buze pianos e po kujtoj nje dashuri. Ah ç'fare dashurie?! Nje puhize e fresket lulesh me helmon me ate arome te forte qe deperton brenda ne mushkeri e me pas ne zemer. Po agon nje mengjes i ri me drite dhe shume dite te tjera na presin. Nje tjeter Shen Valentin dhe une jam ende ketu pa ty por me ty ne mendje kurdohere...
U bene shekuj tashme qe vetem vetmia me afrohet dhe fletet e pashkruara te ditarit me jane bere mike. Dhe une... une mbeta po e njejta; pa ledhatime per te cilat kam nevoje tani me shume se kurre, pa fjale te embla qe te me ngushellojne, pa buzeqeshje te verteta, pa te puthura te zjarrta, pa gje e me asgje, pa ty...
Kerkoj rruges se jetes nje strehe ku ta fus hidherimin tim, por as shiu nuk me qas brenda. Pianoja bie si e çmendur! Cuditerisht gishtat e mi rreshqasin mbi tastiere. Tek i bie pianos une te ndiej, sikur te isha perkrah shtatit tend... Kjo ishte melodia jone, serenata jone, dashuria jone! Ishte, por s'eshte me... Per mua as e shkuara nuk ekziston me tani dhe e tashmja ah kjo e tashme qe mos qofte! E tashmja eshte nje maratone qe duket sikur kurre nuk e arrin fundin! Apo ndoshta drejt vdekjes?! Po ku eshte fundi dhe kur do ta arrijme kete fund, kush e di?
Megjithate ne mendje serish mbase per te miliardten here i kthehem se shkuares - nje stine mbushur me dashuri dhe qeshje nen driten e diellit per mua dhe ty. Ishte nje stine kaq miliona milje larg tashme, por gjithsesi tek e kujtoj me duket kaq e afert ndonese do te kthehet por s'besoj. Ishte dita e pare e veres kur te njoha. Nje fustan te shkurter roze kisha veshur une, ndersa ti me re ne sy me ate veshtrim arrogant qe vetem ti dije ta jepje. Te hyra menjehere ne zemer kur pak me turp te buzeqesha, sikur s'kisha buzeqeshur kurre me pare. Une vazhdoja biseden me shoqet e mia ndonese mendja ime ishte ne ajer. U shperqendrova! U çakallita! Mbeta si e shastisur! Ti pikerisht me ngathtesove e me ngrive ne çast si nje pikeloti e akullt. Pastaj m'u afrove sikur te me kishe njohur prej vitesh. "A mund te flasim pak bashke menjane," - me pyete? E shtangur me buzeqeshje ngrire ne mes te fytyres sime te porcelante, u largova nga turrma ime qe ktheu koken kur ika. Por as ata te tjeret s'u habiten me shume sesa une. Kushedi si menduan?! Mbase qe ne ishim dy te njohur tashme, se dukeshim sikur kishim kohe qe ishim dy shoke, por ah sa te gabuar qe kishin qene ata.
Folem po se perse s'e mbaj mend shume mire. Ama mbaj mend qe kam buzeqeshur me zell gjate gjithe kohes dhe qe fillove edhe ti te me hyre ne zemer ashtu siç rralle me kishte hyre ndonje njeri. Qe prej atij momenti ti u bere jo vetem shoku im po konfidanti im, ndjenja ime e vetme, pasioni i zemres sime te shfrenuar. Ti u bere gjithesia per mua dhe rehati im me çplodhes... ti!
Vetem pak çaste me vone ishim puthur se bashku. Me duket se nuk dija te puthja. Mbeta e befasuar kur me preke ne buze delikatisht, ashtu siç dije te puthje vetem ti. T'i lemova floket tek u perqafuam dhe çuditerisht prej atij momenti mesova te puth. Ah ç'fare te puthure, oh Zot!? Ishte e lehte por e ndjere. Ishe ti puthja ime e pare, si zagushi e veres qe vjen papritur e papandehur, e nxehte por e mrekullueshme! Nje puthje qe me ra direkt e ne koke e gati sa s'me ra alivan, se pasoja e saj ishte epshndjellese, e gjate, e eksituar, madheshtore ne fakt!
Njohja me ty ishte si ajo kartolina qe morra per urim, per fillimin e nje vere te bukur dhe kishte qene nje vere fantastike ajo "vera jone". Ishin pushimet me te bukura qe me kujtohen ne jete. Ishin kujtime qe do te futeshin ne mendjen time e do te mbeteshin gjithmone aty. Gjithçka nisi ate vere te kuqe. Rrashe thelle ne dashuri me ty! Me trazove fort kete shpirtin tim te mistershem ashtu siç trazonte koha ditet qe numeroheshin njera pas tjetres. Te doja...
Tek shkonim ne plazh se bashku dhe linim hapa te derrmuar permbi reren e bute, e ndjeva me shume dashurine per ty. Ka qene nje dashuri shume e madhe dhe absolute. Ishte kjo dashuri strehe e shpirtit tim. Trupi yt u be varka ime dhe une vele qe i hapte udhen detit te dashurise tek ecte e lundronte kjo varke... Lundronim pertej dashurise sone te thelle kaq te thelle si ai det blu. Shetitjet me varke ishin te mrekullueshme. Nderkohe qe koha kalonte rrembimthi sikur te qe vetem nje sekonde, dielli ndriçonte ne kulm. Rrezet pasqyronin mbi detin e mendafshte dhe valet formoheshin ne sfond. Ti me mesove notin qe si sirene te te ndiqja nga pas o delfini im i bukur. Dhe ne bashke lepinim te njejten akullore, shkonim bashke ne kinema e shihnim romanca dashurie dhe ne bashke mbase enderronim te njejtat endrra, por fati na ndau sa mekat...
Dashuria zgjati sa nje vere. Ishte e nxehte sa ajo vere kaq e bukur, e mrekullueshme sa endrra jone, e brishte! Ishte dashuria jone shkruar diku lart neper galaktika, nese galaktikat vertet ekzistojne dhe ne ishim dy yjet e saj protoganiste. Por edhe kjo dashuri morri fund nje dite vjeshte, ashtu siç kishte marre fund gjelberimi veror dhe rradha u la ndryshkjes stinore ngjyre kafe te pemeve te lakuriqosura. Gjethet binin siç rrezoheshin ndjenjat tona nje per nje dhe vrisnin kapilaret e zemrave tona qe dikur kishin qene nje. Fjala "fund" e trondit shpirtin tim aq thelle dhe tingujt e pianos ashpersohen. Vetem nje gje e di me siguri: me ke dashur shume kaq shume dhe te kam dashur me shume se çdo gje tjeter ne bote. Ah qe ende te dua, oh sa te dua! Ne i perkasim njeri-tjetrit ndonese ne bote te ndryshme tashme. Ne jemi gjithmone bashke ne shpirtin e njeri-tjetrit.
Nje guacke eshte ngritur brenda qenies sime si femer dhe i mbyllur atje ndodhet shpirti yt i dashuruar. Nata shfleton libra dhe si gjyshe tregon perralla. Yjet enderrojne dhe pyesin qiellin e ngrysur "Pse bota eshte kaq e pacipe?" Por mua kjo me duket si dilema me e madhe retorike ne kete dynja te kote e me halle. Qielli shperqendrohet dhe tregohet naiv, a mbase indiferent. Erresira u mbyll njerezve qepallat edhe sonte, teksa gjumi bie mbi kete qytet muzgor. Satelitet vertiten si unaza rreth ndjenjave. Ndjenjat lundrojne drejt se panjohures duke zbuluar momente. Momentet kapercejne vezullimin e gjysem henes. Hena kredhohet brenda bukurise qe e rrethon qenien e saj natyrale. Pikerisht jane keto momente, ne kete nate te vetmuar qe me bejne te meditoj. Meditoj... Meditoj per ty e per ke tjeter?!
Pafundesia eshte kaq e bukur, kurioze! Ah ky univers i paane qe na ndau si mort. Jeta e ç'fare te jeta jeta valle kur ti s'je me mua? E pakuptimte? E lige? Mekatare? Dinake? Jeta eshte gracke! Dhe jeta vishet e zhvishet brenda vetes se saj si topmodele flokegjate. Ca lote rrjedhin, pikellojne tastat bardhe e zi. Me duket ashtu edhe ky pentagrami jetesor, s'ka asnje ngjyre, asnje lumturi... Nje muzike e hidhur qe luajne gishtat e mia nderhyn me ngrohtesine e dhomes. Une jam e ftohte akull ndonese eshte vetem fillimi i paplote i nje vjeshte. Eshte bere nje vit nga ndarja jone dhe nje vit nga çasti qe te pashe e te putha per te fundit here. Meditoj... Zemra sikur shkaterrohet nga ca me keto meditime te mallengjyera. Era morri fund perjashta por gjethe ende bien pafundesisht. Pendohem per nje çast se me adhurim kerkoj dashurine por s'kam per ta gjetur tek ti dhe as tek e shkuara. Tek qaj ne heshtje dhe qaj e qaj... Fajtore dukem vete dhe heshtja eshte shoqja ime me besnike ne labirinthet e vrimave te trupit tim! Pushoj... Filloj prape... Qaj perseri... Pushoj perseri... Ah mos valle emocionet po luajne me trupin tim?! Po me siguri...
Iku dashuria prandaj... Dashuria qe per mua qe nje iluzion por per dike tjeter mbase eshte nje shprese. Dashuria si nje gjethe e blerte, nje shprese e shkelur padashur, por sidoqofte nje enderr qe njerezit s'i ngopen kurre se enderruari e nje mirazh qe njerezit keputen se kerkuari. Por a kane per ta gjetur? Do te jete shpejt apo mbase teper vone? S'e di! Nuk di asgje ne fakt. Di vetem qe besoj çmendurisht tek dashuria ndonese ajo vete me vrau mua.
Dhe pianoja degjohet e ulerin fort se une i bie si e marre tek perpiqem te fsheh hidherimin tim, por lotet s'i fshij dot ama. Ketu afer pianos qava per here te pare kur kemi qene bashke, mbeshtetur prane gjoksit tend si nje drite pas refleksit te saj. Syte e tu me puthen dhe syte e mia i kishin shteruar lotet se brengen e kishe pire ti si me magji. Po sot kush do e pije hidherimin a kripen e ketyre loteve te mi?! Ate nate tek qava syte e tu mbeshtollen veshtrimin. Une te pashe dalengadale e lotet ferkova se s'meritoje te shihje lote. Meritoje te me shihje te gezuar se ashtu ndjehesha vertet. A mos valle ato ishin lote gezimi, pikellimi. Ah ç'mallengjim. Ti... ti meritoje dashurine time. Meritoje te ishe i lumtur ashtu siç isha une e lumtur pasi te lumtur me kishe bere ti shenjteria ime! Isha me e lumtura ne bote ane ato çaste. Psheretij! Them me veten time (qe askush se degjon) "Mbase nje dite do te jem e lumtur serish, po aq e lumtur, po aq e dashuruar!"
Jeta do te ndryshoje dhe shume çifte do te bien ne dashuri ne kaltersite e kesaj jete. Bomba e dashurise do te shpertheje ne shume zemra e t'i lumturoje se pakti per ca kohe! Hena do te barese e do te ndrise ne kristalet e zemrave. Yjet do te vezullojne si diamantet neper qafat elegante te zonjushave te bukura. Une do te mbetem ketu tek dashuria shtegeton ne horizontin e qiejve te parajses. Valle a do te kthehesh?!
Mbeta e mallengjyer dhe vura re qe e gjithe kjo kujtese me ben edhe me shume ta ndiej mungesen tende, tek qaj lote te heshtur ne kete mbremje te vetmise... Pikellim! Loje! Jete! Dashuri! Mallengjim... gjithçka eshte nje mallengjim per ty...

ADRIA me Mallengjim (me kujton ky tregim 1 dashuri te humbur prandaj, isha shume e re atehere fundja dhe ka kaluar krejt, sidoqofte...) /pf/images/graemlins/frown.gif
 

ADRIA

Primus registratum
Re: Re: Esse ....

QAN NE HESHTJE... Shkruar me 8.15 P.M. 2 Janar 2003

Nje vjeshte iku me pentagrame te zymta notash qe qendronin ne noten sol. Iku nje vjeshte malli, me gjethe jo te blerta por kafe ne te bronxte, me lote te heshtur nen qerpiket e gjate por te ftohte te nje zemre te vetmuar vajze. Iku nje vjeshte si nje qukapik qe gerrmonte drejt nje fati te hekurt, pak pesimist, pak te acarte... dhe i la pritjen nje dimri, ...dimrit ne zemren e saj. Dhe ç'fare dimri te ashper pa le... LOL

...Dhe ajo qante ne heshtje, qante pa ze, qante pa klithma, pa fjale, por e tronditur. Ne trurin e saj "hija" e tij ishte skalitur si nje monument i mrekulluar mermeri. Syte, buzet, hunda, veshet, duart, krahet e tij ishin mozaike te nje labirinthi qe ngaterronte zemren e saj ne rremuje e siper, ne lote e siper... Asgje nuk bente kuptim... As arrusha e murrme e yjeve, as kostelacionet e galaktikave, as fantazite marramendese te mendjes se terbuar, as flladet perjashta, asgje, ...ne kete dhome te qete ku mbi muret e verdha sundonte si nje kyç - nje hidherim fatkeq kohe. Cdo gje ishte çoroditur rreth botes se saj ku sonte me shume se kurre dominonin lotet e heshtur, si ato pentagramet e palexuara e te pa interpretuara nga instrumentat muzikore... Valle ai do t'i kthehej kraheve te saj qe e prisnin?! Valle ai do ta permbushte serish zemren e saj me ngrohtesi e ta dehte ate me puthje ne buzet roze, qe tani qene mavi dhe te ftohta si dy copa akulli?! Valle ai... eh Zot sa gjera te tilla mendon ajo ne mendjen e saj dhe vazhdon te qaje, te qaje ne heshtje kete te Premte te Zeze kur i mungon dashuria e jetes se saj...

...Nderkohe perjashta shiu i marre i'a kish lene vendin debores se pare kete Nentor te brishte, rrethuar nga terri i loteve te nje vajze te çilter... Syte e saj bojeqielli ishin kthyer ne blu te ashper ashtu si qielli naten, sa te brishte, sa te çilter por ç'e do, ende te perlotur, ...por per sa kohe do te ishin akoma keshtu te heshtur mes loteve rreke?! Kush e di... vajza akoma qan. Gjyshja i tregon perralla nje vogelusheje te vogel 3 vjeçare... Ah, qe dikur edhe kjo vajze ka qene si kjo vogelushe - e vockel, ...pa lote, pa brenga, pa shqetesime, e padashuruar...

ADRIA, Te gjitha te Drejtat e Rezervuara ©
 

Guest
Re: Re: Esse ....

ej kalamaja shiko c'gjeta une.
i takon ndonje vjershetoreje kjo poezia e nyctophilise, n.q.s. po i lutem "asaj" te fluturoje nga kjo faqe me p**** ne b****!!!

Fillimisht postuar nga nyctophylia:
[qb] ...Peshtiresim -
("perralle" nga e kaluara e nje vjershetoreje)


Ajo-
...zgjohej cdo mengjez,
ashtu si nje lavire e pafajshme, apo...
si nje putanelke e kenaqur,
prej trajtimit te marre gjate nates.
Ajo -
..."magjike" deri ne peshtiresim.


Ajo -
...veshtronte me adhurim
pullat e spermatozoideve te thare,
gjithkund mbi trupin e saj;
... mbi buze, thelle ne uterus,
mbi floke, mureve te esophagut.
Ajo -
..."e mrekullueshme" deri ne ekstrem.

Ajo -
... ulerinte sa here emrin e saj,
te felliqurin emrin e saj,
teksa gishterinjte "e palare",
porsi gjymtyre delikate merimgash,
depertonin gropave mistike te trupit te saj
Ajo -
..."e virgjer" deri ne pavdekshmeri.

Ajo -
... Enderronte figura mashkullore,
perbri saj, ne shtratin e vjeter.
Ajo -
... S'gjente vecse lekurat e vjetra
te trupit te saj te konsumuar.
Ajo -
...pertypte "birth control pills"
cdo nate, per tu mbrojtur, prej vetvetes
Ajo -
... E peshtire deri ne perversitet.

P.S.: data e skadimit te qenies tende: 04 Maj 1980. [/qb]
flm shume per mire kuptimin!!!
 

butterfly

Primus registratum
Re: Re: Esse ....

Fillimisht postuar nga neurosis:
[qb] ej kalamaja shiko c'gjeta une.
i takon ndonje vjershetoreje kjo poezia e nyctophilise, n.q.s. po i lutem "asaj" te fluturoje nga kjo faqe me p**** ne b****!!!

Fillimisht postuar nga nyctophylia:
[qb] ...Peshtiresim -
("perralle" nga e kaluara e nje vjershetoreje)


Ajo-
...zgjohej cdo mengjez,
ashtu si nje lavire e pafajshme, apo...
si nje putanelke e kenaqur,
prej trajtimit te marre gjate nates.
Ajo -
..."magjike" deri ne peshtiresim.


Ajo -
...veshtronte me adhurim
pullat e spermatozoideve te thare,
gjithkund mbi trupin e saj;
... mbi buze, thelle ne uterus,
mbi floke, mureve te esophagut.
Ajo -
..."e mrekullueshme" deri ne ekstrem.

Ajo -
... ulerinte sa here emrin e saj,
te felliqurin emrin e saj,
teksa gishterinjte "e palare",
porsi gjymtyre delikate merimgash,
depertonin gropave mistike te trupit te saj
Ajo -
..."e virgjer" deri ne pavdekshmeri.

Ajo -
... Enderronte figura mashkullore,
perbri saj, ne shtratin e vjeter.
Ajo -
... S'gjente vecse lekurat e vjetra
te trupit te saj te konsumuar.
Ajo -
...pertypte "birth control pills"
cdo nate, per tu mbrojtur, prej vetvetes
Ajo -
... E peshtire deri ne perversitet.

P.S.: data e skadimit te qenies tende: 04 Maj 1980. [/qb]
flm shume per mire kuptimin!!! [/qb]
:eek: :eek: :eek: :confused: :confused: :confused: :confused: :confused:
 
Top