Re: Re: Esse ....
Mallengjim! Shkruar me 15 Shkurt 1998
MALLENGJIM !
Ne agimet qe ai diell nuk i shijoi dot kurre, me fantazine e endrrave shtegetare e marramendese jam ulur buze pianos e po kujtoj nje dashuri. Ah ç'fare dashurie?! Nje puhize e fresket lulesh me helmon me ate arome te forte qe deperton brenda ne mushkeri e me pas ne zemer. Po agon nje mengjes i ri me drite dhe shume dite te tjera na presin. Nje tjeter Shen Valentin dhe une jam ende ketu pa ty por me ty ne mendje kurdohere...
U bene shekuj tashme qe vetem vetmia me afrohet dhe fletet e pashkruara te ditarit me jane bere mike. Dhe une... une mbeta po e njejta; pa ledhatime per te cilat kam nevoje tani me shume se kurre, pa fjale te embla qe te me ngushellojne, pa buzeqeshje te verteta, pa te puthura te zjarrta, pa gje e me asgje, pa ty...
Kerkoj rruges se jetes nje strehe ku ta fus hidherimin tim, por as shiu nuk me qas brenda. Pianoja bie si e çmendur! Cuditerisht gishtat e mi rreshqasin mbi tastiere. Tek i bie pianos une te ndiej, sikur te isha perkrah shtatit tend... Kjo ishte melodia jone, serenata jone, dashuria jone! Ishte, por s'eshte me... Per mua as e shkuara nuk ekziston me tani dhe e tashmja ah kjo e tashme qe mos qofte! E tashmja eshte nje maratone qe duket sikur kurre nuk e arrin fundin! Apo ndoshta drejt vdekjes?! Po ku eshte fundi dhe kur do ta arrijme kete fund, kush e di?
Megjithate ne mendje serish mbase per te miliardten here i kthehem se shkuares - nje stine mbushur me dashuri dhe qeshje nen driten e diellit per mua dhe ty. Ishte nje stine kaq miliona milje larg tashme, por gjithsesi tek e kujtoj me duket kaq e afert ndonese do te kthehet por s'besoj. Ishte dita e pare e veres kur te njoha. Nje fustan te shkurter roze kisha veshur une, ndersa ti me re ne sy me ate veshtrim arrogant qe vetem ti dije ta jepje. Te hyra menjehere ne zemer kur pak me turp te buzeqesha, sikur s'kisha buzeqeshur kurre me pare. Une vazhdoja biseden me shoqet e mia ndonese mendja ime ishte ne ajer. U shperqendrova! U çakallita! Mbeta si e shastisur! Ti pikerisht me ngathtesove e me ngrive ne çast si nje pikeloti e akullt. Pastaj m'u afrove sikur te me kishe njohur prej vitesh. "A mund te flasim pak bashke menjane," - me pyete? E shtangur me buzeqeshje ngrire ne mes te fytyres sime te porcelante, u largova nga turrma ime qe ktheu koken kur ika. Por as ata te tjeret s'u habiten me shume sesa une. Kushedi si menduan?! Mbase qe ne ishim dy te njohur tashme, se dukeshim sikur kishim kohe qe ishim dy shoke, por ah sa te gabuar qe kishin qene ata.
Folem po se perse s'e mbaj mend shume mire. Ama mbaj mend qe kam buzeqeshur me zell gjate gjithe kohes dhe qe fillove edhe ti te me hyre ne zemer ashtu siç rralle me kishte hyre ndonje njeri. Qe prej atij momenti ti u bere jo vetem shoku im po konfidanti im, ndjenja ime e vetme, pasioni i zemres sime te shfrenuar. Ti u bere gjithesia per mua dhe rehati im me çplodhes... ti!
Vetem pak çaste me vone ishim puthur se bashku. Me duket se nuk dija te puthja. Mbeta e befasuar kur me preke ne buze delikatisht, ashtu siç dije te puthje vetem ti. T'i lemova floket tek u perqafuam dhe çuditerisht prej atij momenti mesova te puth. Ah ç'fare te puthure, oh Zot!? Ishte e lehte por e ndjere. Ishe ti puthja ime e pare, si zagushi e veres qe vjen papritur e papandehur, e nxehte por e mrekullueshme! Nje puthje qe me ra direkt e ne koke e gati sa s'me ra alivan, se pasoja e saj ishte epshndjellese, e gjate, e eksituar, madheshtore ne fakt!
Njohja me ty ishte si ajo kartolina qe morra per urim, per fillimin e nje vere te bukur dhe kishte qene nje vere fantastike ajo "vera jone". Ishin pushimet me te bukura qe me kujtohen ne jete. Ishin kujtime qe do te futeshin ne mendjen time e do te mbeteshin gjithmone aty. Gjithçka nisi ate vere te kuqe. Rrashe thelle ne dashuri me ty! Me trazove fort kete shpirtin tim te mistershem ashtu siç trazonte koha ditet qe numeroheshin njera pas tjetres. Te doja...
Tek shkonim ne plazh se bashku dhe linim hapa te derrmuar permbi reren e bute, e ndjeva me shume dashurine per ty. Ka qene nje dashuri shume e madhe dhe absolute. Ishte kjo dashuri strehe e shpirtit tim. Trupi yt u be varka ime dhe une vele qe i hapte udhen detit te dashurise tek ecte e lundronte kjo varke... Lundronim pertej dashurise sone te thelle kaq te thelle si ai det blu. Shetitjet me varke ishin te mrekullueshme. Nderkohe qe koha kalonte rrembimthi sikur te qe vetem nje sekonde, dielli ndriçonte ne kulm. Rrezet pasqyronin mbi detin e mendafshte dhe valet formoheshin ne sfond. Ti me mesove notin qe si sirene te te ndiqja nga pas o delfini im i bukur. Dhe ne bashke lepinim te njejten akullore, shkonim bashke ne kinema e shihnim romanca dashurie dhe ne bashke mbase enderronim te njejtat endrra, por fati na ndau sa mekat...
Dashuria zgjati sa nje vere. Ishte e nxehte sa ajo vere kaq e bukur, e mrekullueshme sa endrra jone, e brishte! Ishte dashuria jone shkruar diku lart neper galaktika, nese galaktikat vertet ekzistojne dhe ne ishim dy yjet e saj protoganiste. Por edhe kjo dashuri morri fund nje dite vjeshte, ashtu siç kishte marre fund gjelberimi veror dhe rradha u la ndryshkjes stinore ngjyre kafe te pemeve te lakuriqosura. Gjethet binin siç rrezoheshin ndjenjat tona nje per nje dhe vrisnin kapilaret e zemrave tona qe dikur kishin qene nje. Fjala "fund" e trondit shpirtin tim aq thelle dhe tingujt e pianos ashpersohen. Vetem nje gje e di me siguri: me ke dashur shume kaq shume dhe te kam dashur me shume se çdo gje tjeter ne bote. Ah qe ende te dua, oh sa te dua! Ne i perkasim njeri-tjetrit ndonese ne bote te ndryshme tashme. Ne jemi gjithmone bashke ne shpirtin e njeri-tjetrit.
Nje guacke eshte ngritur brenda qenies sime si femer dhe i mbyllur atje ndodhet shpirti yt i dashuruar. Nata shfleton libra dhe si gjyshe tregon perralla. Yjet enderrojne dhe pyesin qiellin e ngrysur "Pse bota eshte kaq e pacipe?" Por mua kjo me duket si dilema me e madhe retorike ne kete dynja te kote e me halle. Qielli shperqendrohet dhe tregohet naiv, a mbase indiferent. Erresira u mbyll njerezve qepallat edhe sonte, teksa gjumi bie mbi kete qytet muzgor. Satelitet vertiten si unaza rreth ndjenjave. Ndjenjat lundrojne drejt se panjohures duke zbuluar momente. Momentet kapercejne vezullimin e gjysem henes. Hena kredhohet brenda bukurise qe e rrethon qenien e saj natyrale. Pikerisht jane keto momente, ne kete nate te vetmuar qe me bejne te meditoj. Meditoj... Meditoj per ty e per ke tjeter?!
Pafundesia eshte kaq e bukur, kurioze! Ah ky univers i paane qe na ndau si mort. Jeta e ç'fare te jeta jeta valle kur ti s'je me mua? E pakuptimte? E lige? Mekatare? Dinake? Jeta eshte gracke! Dhe jeta vishet e zhvishet brenda vetes se saj si topmodele flokegjate. Ca lote rrjedhin, pikellojne tastat bardhe e zi. Me duket ashtu edhe ky pentagrami jetesor, s'ka asnje ngjyre, asnje lumturi... Nje muzike e hidhur qe luajne gishtat e mia nderhyn me ngrohtesine e dhomes. Une jam e ftohte akull ndonese eshte vetem fillimi i paplote i nje vjeshte. Eshte bere nje vit nga ndarja jone dhe nje vit nga çasti qe te pashe e te putha per te fundit here. Meditoj... Zemra sikur shkaterrohet nga ca me keto meditime te mallengjyera. Era morri fund perjashta por gjethe ende bien pafundesisht. Pendohem per nje çast se me adhurim kerkoj dashurine por s'kam per ta gjetur tek ti dhe as tek e shkuara. Tek qaj ne heshtje dhe qaj e qaj... Fajtore dukem vete dhe heshtja eshte shoqja ime me besnike ne labirinthet e vrimave te trupit tim! Pushoj... Filloj prape... Qaj perseri... Pushoj perseri... Ah mos valle emocionet po luajne me trupin tim?! Po me siguri...
Iku dashuria prandaj... Dashuria qe per mua qe nje iluzion por per dike tjeter mbase eshte nje shprese. Dashuria si nje gjethe e blerte, nje shprese e shkelur padashur, por sidoqofte nje enderr qe njerezit s'i ngopen kurre se enderruari e nje mirazh qe njerezit keputen se kerkuari. Por a kane per ta gjetur? Do te jete shpejt apo mbase teper vone? S'e di! Nuk di asgje ne fakt. Di vetem qe besoj çmendurisht tek dashuria ndonese ajo vete me vrau mua.
Dhe pianoja degjohet e ulerin fort se une i bie si e marre tek perpiqem te fsheh hidherimin tim, por lotet s'i fshij dot ama. Ketu afer pianos qava per here te pare kur kemi qene bashke, mbeshtetur prane gjoksit tend si nje drite pas refleksit te saj. Syte e tu me puthen dhe syte e mia i kishin shteruar lotet se brengen e kishe pire ti si me magji. Po sot kush do e pije hidherimin a kripen e ketyre loteve te mi?! Ate nate tek qava syte e tu mbeshtollen veshtrimin. Une te pashe dalengadale e lotet ferkova se s'meritoje te shihje lote. Meritoje te me shihje te gezuar se ashtu ndjehesha vertet. A mos valle ato ishin lote gezimi, pikellimi. Ah ç'mallengjim. Ti... ti meritoje dashurine time. Meritoje te ishe i lumtur ashtu siç isha une e lumtur pasi te lumtur me kishe bere ti shenjteria ime! Isha me e lumtura ne bote ane ato çaste. Psheretij! Them me veten time (qe askush se degjon) "Mbase nje dite do te jem e lumtur serish, po aq e lumtur, po aq e dashuruar!"
Jeta do te ndryshoje dhe shume çifte do te bien ne dashuri ne kaltersite e kesaj jete. Bomba e dashurise do te shpertheje ne shume zemra e t'i lumturoje se pakti per ca kohe! Hena do te barese e do te ndrise ne kristalet e zemrave. Yjet do te vezullojne si diamantet neper qafat elegante te zonjushave te bukura. Une do te mbetem ketu tek dashuria shtegeton ne horizontin e qiejve te parajses. Valle a do te kthehesh?!
Mbeta e mallengjyer dhe vura re qe e gjithe kjo kujtese me ben edhe me shume ta ndiej mungesen tende, tek qaj lote te heshtur ne kete mbremje te vetmise... Pikellim! Loje! Jete! Dashuri! Mallengjim... gjithçka eshte nje mallengjim per ty...
ADRIA me Mallengjim (me kujton ky tregim 1 dashuri te humbur prandaj, isha shume e re atehere fundja dhe ka kaluar krejt, sidoqofte...) /pf/images/graemlins/frown.gif