Ese.

ADRIA

Primus registratum
Re: Re: Esse ....

Mua vertet me ben pershtypje sa njerez injorante, te papjekur, ende kalamaj, un-appreciative dhe ziliqare qe ka ky forum. Secili eshte i mire apo i keq per veten e tij fundja. Nejse secili çdo gje qe ben edhe shkruan e ben per veten e tij piksepari. Dikush qe shan, abuzon, ofendon apo kritikon dike pa te drejte "ka vene poshte dashur pa dashur veten e tij keshtu, sepse nuk bie ne sy te mire nje lloj personi i tille. Kujt i djeg le ta mbaje /pf/images/graemlins/smile.gif LOL

Kaq kisha...
Gjithmone e Sinqerte, me Respekt ADRIA /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Guest
Re: Re: Esse ....

And i tell you this:
No Eternal reward
will forgive us now
for waisting the dawn

-----------------------

ehej, jim morrison!!!
waiting for the sun apo jo?!
kam shume kohe pa pire me jimin!!!
 

Guest
Re: Re: Esse ....

Fillimisht postuar nga ADRIA:
[qb] Mua vertet me ben pershtypje sa njerez injorante, te papjekur, ende kalamaj, un-appreciative dhe ziliqare qe ka ky forum. Secili eshte i mire apo i keq per veten e tij fundja. Nejse secili çdo gje qe ben edhe shkruan e ben per veten e tij piksepari. Dikush qe shan, abuzon, ofendon apo kritikon dike pa te drejte "ka vene poshte dashur pa dashur veten e tij keshtu, sepse nuk bie ne sy te mire nje lloj personi i tille. Kujt i djeg le ta mbaje /pf/images/graemlins/smile.gif LOL

Kaq kisha...
Gjithmone e Sinqerte, me Respekt ADRIA /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
ku di une, se kujt i djeg???
mua s'me djeg, sepse po me dogji kam ku ta shuaj. une gjeta nje krijim te nje personi, ... ti e do fort, dhe ... mu pa e udhes ta vija ne kete faqe.
po ti e di c'ke mos na shemto shume "essete".
...qekurse ne s'mund te shkruajme aq madherishem sa ti, lena te qete ne boshllekun tone.

me respekt te pakontestueshem,
neurosis
 

ADRIA

Primus registratum
Re: Re: Esse ....

HESHTJE! (Shkruar Sot) Vetes...

...Sot jam e rrethuar nga konkluzione qe ecin vete e jake si milingona te bezdisshme brenda kokes sime. S'e kuptoj fare kete koken time sot. S'e kuptoj as kete Mars qe erdhi ne trajten me te ligshme pranverore dhe po rremben dalengadale optimizmin e syve te mi. Drita brenda tyre eshte e çale si plak i moshuar me bastun. Por une s'jam plake pos shume e re, atehere pse te ndjehem keshtu?! Drite pa drite, nje e verdhe e zbehur si banane ende e pabere qe te ngelet ne fyt, e hidhur... Trajta pa forme krijohen verdalle bebeve te ketyre syve... Shikoj!
Jane te kthjellet e te shkruar akoma keta sy?! Kush e di?! S'di ne jam gjalle akoma, pavaresisht se marr fryme dhe ekzistoj, apo nese po vdes pak e nga pak brenda ekzistencializmit tim. Di qe dua te marr ajer shume te paster, te fishkellej si bilbili - kengetari i te gjithe zogjve. Kam nje ze te larte fundja dhe dua te ulerij fort sa te me degjoje e gjithe bota. Mbase bota sot reagon pak karshi kesaj heshtjeje kur te degjoje ulerimen time. Por s'mundem, s'ma mban ndonese dua... O Zot sa dua... Di qe verdalle meje ka rene nje heshtje, si xhandar, i rende si çelesi qe mbyll çdo kufi dhe grope brenda meje. Ky çeles rendon si te ishte baker i vjeter prej shekujsh. Baker qe eshte ndryshkur nga pesha e loteve. Qan shpirti perbrenda. Qaj edhe une sot, si turbullire shiu, qaj, as qe kam ndermend te pushoj... Ndoshta...
Sot kjo heshtje rrethuar me agoni nuk shpeton asgje, perkundrazi! Rendon akoma mbi qepenat e kohes dhe vertitet si fuge verdalle monotonise bajate te kesaj pasditeje. Nuk eshte nje pasdite si te tjerat. Njerez vrapojne me makina gjithandej por une kam frike. Kam frike po nga se, nga kush?! Valle nga heshtja!? S'e di! Dua t'i shpetoj une muzgut te zbrazet qe po afrohet dhe kete nate te avulloj bashke me driten e dites e te kthehem ne nje yll, sikur te jete edhe ylli me i verber apo me i zbehte i nates, sidoqofte yll eshte dhe ka per te qene me mire sesa kjo gjendje qe jam tani. Yll s'jam, s'ndjehem as si njeri. Jam ndoshta nje tekanjoze qe shkaterron me duart e saj gjymtyret e copezuar te renkimit trupor. Jam nje grua e re, e heshtur. Flas shume por vetem une e kuptoj veten time dhe heshtja, keshtu qe zere se s'fola fare...
Sot kjo heshtje me percellon si prush i portokallte dale prej kacise se zeze sterre brenda nje sobe qe nuk ngroh, pavaresisht se po e preke eshte vale fare. Sot mua nuk me ngron koha, as dielli i Pranveres perjashta. Sot mua me ngrohen a ndoshta me ftohen heshtja, asgje tjeter perveç saj.
...Dhe heshtje bie ngado rreth meje. Verdalle trupit te dridhur brenda golfit te ngrohte prej leshi; verdalle mureve te bardha qe ne mendjen time ngjajne me njolla te zeza; verdalle dritherrimave sekondare neper keto çaste. Une hesht, ndalem, s'mund te shkruaj me, s'kam fuqi, as frymezimi s'me vjen me, mbyll syte. Ndoshta ngjyra e tyre eshte akoma e papercaktuar - te shkruar, te bukur siç ishin dikur. Une hesht dhe Heshtje ka ngado rreth meje. Ika... Humba... Po iki vertet...

ADRIA :cool:

P.S. Shkrime e Postime te mbara te gjitheve. Kam deshire te vazhdoj te shikoj talentin tuaj neper faqet e Letersise, me respekt nga dikush qe e çmon dhe adhuron shuuuuuuume letersine /pf/images/graemlins/smile.gif Ciaooooo
 

ADRIA

Primus registratum
Re: Re: Esse ....

Fillimisht postuar nga neurosis:
[qb]
Fillimisht postuar nga ADRIA:
[qb] Mua vertet me ben pershtypje sa njerez injorante, te papjekur, ende kalamaj, un-appreciative dhe ziliqare qe ka ky forum. Secili eshte i mire apo i keq per veten e tij fundja. Nejse secili çdo gje qe ben edhe shkruan e ben per veten e tij piksepari. Dikush qe shan, abuzon, ofendon apo kritikon dike pa te drejte "ka vene poshte dashur pa dashur veten e tij keshtu, sepse nuk bie ne sy te mire nje lloj personi i tille. Kujt i djeg le ta mbaje /pf/images/graemlins/smile.gif LOL

Kaq kisha...
Gjithmone e Sinqerte, me Respekt ADRIA /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
ku di une, se kujt i djeg???
mua s'me djeg, sepse po me dogji kam ku ta shuaj. une gjeta nje krijim te nje personi, ... ti e do fort, dhe ... mu pa e udhes ta vija ne kete faqe.
po ti e di c'ke mos na shemto shume "essete".
...qekurse ne s'mund te shkruajme aq madherishem sa ti, lena te qete ne boshllekun tone.

me respekt te pakontestueshem,
neurosis [/qb]
Neurosis ajo qe thashe me siper s'ishte per ty po per disa njerez akoma "foshnja" ne mendime, qe kam vene re. Dhe sa per esete, shkrimet e tua eshte e pamundur te mos i kem vene re! Shkruan shuuuuuuune shuuuuuuuuume shuuuuuuuuuume mire, sidomos ne proze dhe ke shuuuuuuuuume talent. Te uroj edhe te pergezoj per kete si dikush qe e çmon dhe e adhurin shuuuuuuume letersine. Vazhdoni me tej keshtu. Kini komplimentat me te mira e me te sinqerta nga une ne lidhje me shkrimet tuaja. Letersia eshte me te vertete dege per ju! BRAVO :cool:

URIME TE GJITHEVE QE KANE SHKRUAR NE KETE TEME NE FAKT. SHUME ESE TE MIRA NE PERGJITHESI

SINQERISHT, SI GJITHMONE ADRIA /pf/images/graemlins/smile.gif
 

ADRIA

Primus registratum
Re: Re: Esse ....

QAN NE HESHTJE...

Nje vjeshte iku me pentagrame te zymta notash qe qendronin ne noten sol. Iku nje vjeshte malli, me gjethe jo te blerta por kafe ne te bronxte, me lote te heshtur nen qerpiket e gjate por te ftohte te nje zemre te vetmuar vajze. Iku nje vjeshte si nje qukapik qe gerrmonte drejt nje fati te hekurt, pak pesimist, pak te acarte... dhe i la pritjen nje dimri, ...dimrit ne zemren e saj. Dhe ç'fare dimri te ashper pa le...

...Dhe ajo qante ne heshtje, qante pa ze, qante pa klithma, pa fjale, por e tronditur. Ne trurin e saj "hija" e tij ishte skalitur si nje monument i mrekulluar mermeri. Syte, buzet, hunda, veshet, duart, krahet e tij ishin mozaike te nje labirinthi qe ngaterronte zemren e saj ne rremuje e siper, ne lote e siper... Asgje nuk bente kuptim... As arrusha e murrme e yjeve, as kostelacionet e galaktikave, as fantazite marramendese te mendjes se terbuar, as flladet perjashta, asgje, ...ne kete dhome te qete ku mbi muret e verdha sundonte si nje kyç - nje hidherim fatkeq kohe. Cdo gje ishte çoroditur rreth botes se saj ku sonte me shume se kurre dominonin lotet e heshtur, si ato pentagramet e palexuara e te pa interpretuara nga instrumentat muzikore... Valle ai do t'i kthehej kraheve te saj qe e prisnin?! Valle ai do ta permbushte serish zemren e saj me ngrohtesi e ta dehte ate me puthje ne buzet roze, qe tani qene mavi dhe te ftohta si dy copa akulli?! Valle ai... eh Zot sa gjera te tilla mendon ajo ne mendjen e saj dhe vazhdon te qaje, te qaje ne heshtje kete te Premte te Zeze kur i mungon dashuria e jetes se saj...

...Nderkohe perjashta shiu i marre i'a kish lene vendin debores se pare kete Nentor te brishte, rrethuar nga terri i loteve te nje vajze te çilter... Syte e saj bojeqielli ishin kthyer ne blu te ashper ashtu si qielli naten, sa te brishte, sa te çilter por ç'e do, ende te perlotur, ...por per sa kohe do te ishin akoma keshtu te heshtur mes loteve rreke?! Kush e di... vajza akoma qan. Gjyshja i tregon perralla nje vogelusheje te vogel 3 vjeçare... Ah, qe dikur edhe kjo vajze ka qene si kjo vogelushe - e vockel, ...pa lote, pa brenga, pa shqetesime, e padashuruar...

Adria, Te gjitha te Drejtat e Rezervuara ©
 

ADRIA

Primus registratum
Re: Re: Esse ....

TE DUA... (Shkeputur nga nje leter dashurie; shpresoj t'ju pelqeje!)

Dashuria jone eshte perbere prej bilionash copash te cmuara - me te forta se diamantet e pathyer, me te kthjelleta se agimet e Korrikut, me te pastra se kristalet e qelqta, me te zjarrte se rubinet flakerues, me te nxehta se cdo rreze diellore, me te pafajshme se cdo buzeqeshje kalamajsh, me te shndritshem se drita dhe jeshil-lleku qe rrezatojne syte e mi dhe te tu se bashku, me krenare se lumturia me e mrekullueshme qe ekziston, me pozitive se cdo mendim i hijshem ne brimat e truve tane briliante, me mahnites se magjite e David Koperfildit, me te shpejte se levizjet me karate te Van Damit, me klasike se zerat e Andrea Bocelit dhe Luciano Pavarotit se bashku, me tingellues se melodite me piano te Vivaldit dhe me violine te Moxartit, me te sinqerta se vete ndjenjat perveluese qe fshihen ne cdo qilize te trupit dhe shpirtit tone, me alarmuese se rrahjet e shpejtueshme te dy zemrave tona qe rrahin si nje e vetme, me shume, shume me teper se aq, shume shume shume me mire se te gjitha keto, ta premtoj kete I Dashuri Im. Ta kam thene me qindra vargje (ashtu si me siper, ne kete leter), me mijera here dhe do vazhdoj te ta them qe TE DUA! Ta kam thene apo jo?! Sa here ta kam thene edhe sa here akoma do te ta them?! Derisa te lodhesh sa degjuari si ti edhe une, derisa te plakemi se bashku, derisa te ma mbyllesh gojen me nje te puthur plot pasion si Francezet, derisa te bejme dashuri nga agimi deri naten vone, derisa te vije pranvera dhe te mbaroje dimri, nga Janari ne Dhjetor, nga dje deri ne pafundesi, nga sot deri matane vdekjes time dhe tende, do te te them qe te dua 24/7/365! TE DUA, kaq mjafton tani per tani apo jo?! Te tjerat i di vete ti…
TE DUA, TE DUA, TE DUA, TE DUA, TE DUA
TE DUUUUAAAAA!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

ADRIA © TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA
 

Guest
Re: Re: Esse ....

kordeleeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee!!!
ku je futur grupo???
te lutem fshiji ca te gjitha essete e mia te nenteme "ESSE-", po ja le kete nenteme talentit te ndritur te sairda .
une e ndjej s'jam asgje pera ketij talenti-yll te letersise bashkekohore shqiptare.
kordeleeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee!!!
mos harro te me sjellesh edhe ate koven e ndryshkur, por... pa vrima, se ... (e di ti)!!!
dhe ... fshiji te gjitha essete e mia, vetem kete mesazh lere si gurr varri ne kete neteme, per te trguar ate, ... vrau "essete" e mia.

me respekt, dhe ... duke falenderuar te terre ata thane cfaredo fjale rreth krijimive te mia
neurosis
(djalka)

p.s.: po ta marre ndonjerin malli per essete e mia "te dobta" le te me dergoje nje pm, se ... "ujku" qimen e nderron, por ... zakonin s'e harron!!!
...KURRE!!!...
 

macia_blu

Primus registratum
Re: Re: Esse ....

neo...
ne postimin e fundit me ke bere pershtypje shume. me eshte dukur ose me mire kam dahsur ta besoj se nuk eke shkruar ti ate postin e fundit(dy te funidt desha te them)
si ore, per inat dhe per cilin inat , te kujt e verte veten ti>?
te jem e sinqerte fare fare, me je dukur i vogel....
une psh nese nuk reagon me sugjerim do te lutesha te mos i fshish, dmth te mos e deshirosh ti fshish, dhe do ta falenderoja kordelen nese nukka per ta bere ( fshirjen pra)
ndersa disa dite me vone jam e sigurt se edhe ti do ta falenderosh pse nuk i fshiu.
....
nderkohe po pres poste -krijime te tjera nga ti e do i lexoj me dashuri.
macia qe te cmon shume shume....
flm te gjitheve shenim venesve ketu, jam mbushur.
perqafime....
( semos me vjen ndokush e me thote "jashte teme" se mua nuk me duket aq jashte teme sa mund ti duket atij te mundurit per ti bere fshirejt( me perjashtim te kordeles )
sinqerisht macia!
 

Guest
Re: Re: Esse ....

une sinqerisht kerkoj te fshihen!!!
fundi i fundit, ajo eshte e drejta ime si autor i tyre.
s'kam per tu ndjere aspak keq me veten sepse keto s'jane asgje para vargjeve te mia!!!
(...dhe ... une jam teper i vockel, por ... punen e bej shume... te madhe!!!
 

Guest
Re: Re: Esse ....

macke -
sidomos ti, s'ke per te pare asnje "esse" tjeter te shkruar nga neurosis.
asnjehere s'ma kane pelqyer macet, sidomos pas muajit shkurt!!!
kini gjithe ato esse te adrias atje, dhe ... une deklaroj kalim ne passivitet persa kohe ... do ta ndjej te nevojshme!!!
Screw the World, and you - mace!!!
 

butterfly

Primus registratum
Re: Re: Esse ....

/pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

macia_blu

Primus registratum
Re: Re: Esse ....

megjitheate nder te gjitha te keqijat qe kane macet, neoro i dashur, te pakten kane nje te mire, nuk i ze kurre semundja e delirit te madheshtise, ose ndonje eufori... e ngjashme me keto qe te paskan zene ty.
....
me shume dashuri per krijimet e tua e me shume dhimbje per fodullekun qe te mbulon kur behesh njeri.
megjitheate kur e kam selektuar nikun tend , ta dish se kam zgjedhur momentet e tua kur nuk ishe njeri, por kur ishe shpirt (dhe poet)
c;ti besh ndonjehere edhe poetit i neperkembet njeriu i rendomte.
une te fal ne emer te asaj qe te kam zgjedhur.
bye!
 

macia_blu

Primus registratum
Re: Re: Esse ....

me ke permendur krijimet e adrias.... (pse?)
a thua kaq shume zvogelohesh sa te mund te jesh edhe xheloz???? eshte skandaloze kjo ne shpirtin e nje poeti. Mos me bej te dyshoj o burre.MOS
Dhe eja ta bashkepranojme duke e shijuar krijimtarine e adrias, qe me gjithe mend eshte e bukur, madje shume e bukur kisha per te then.... shume shpirterore.
me kete rast po e pergezoj ....
 

macia_blu

Primus registratum
Re: Re: Esse ....

neuro, iki nga comp, po se si nuk me shqitet nga mendja mesazhi yt i fundit si pergjigje....ky pra qe nuk i doje macet vec ne stinen e mbarsjeve(keq shume)
.... ja edhe nje citim yti
"perderisa jam autor i tyre"
ose
thua se je markezi o burre....
(madje as markezi, ne intervistat qe i kam lexuar te pakten , ose ne biografite qe kane bere per te, nuk e kam gjetur e nuk e ka shprehur kete fryme, madje as mbas romanit "njeqind vjet vetmi" qe ti besj e di se eshte edhe kulmi i letersise botrore.
shikoj dashamiresit e tu sic po te shohin paralel me veten e tyre sido qe te jene ato, mos i shiko nga lart poshte , se kudo qe po te duket se ke hypur, dhe vertete ke hypur, po ende jo ne piramiden e letersise, thjesht ke hypur ne nje tende rrushi, e te duket se po prek qiellin, po kur ti hypesh malit, cfare mund te besh, ose piramides se letersise, e cila eshte atje larg lart, mbas ndodhta njemij ose njeqind mije malesh.
voglush.... mendohu tre minuta para se te pergjigjesh.... se ne tre minutat e te menduarit ke per te pare se edhe rritesh , goxha shume.
me tremb vetkenaqja jote , me tremb shume.
prit ta lexoj edhe nje here kete pergjigjen qe te citoj fjale per fjale edhe nje gje tjeter qe ka si kuptim qe ti ben gjera , te medha.



sqarim, nese te shkrova sa te shkrova me lart, te kam shkruar me shume dashuri, po ti nuk ke nevoje per dashurine e kerkoujt se e mbidashuron veten , gje qe me duket me shume e rrezikshme se sa e dobishme.
tjetra , nga pergjigja jote jam lenduar shume.... sidomos, sepse me ka burisur nje zhgenjim i madh. Ti qe kupton morrisonin , si ka mundesi te mos mirkuptuar mesazhin tim krejt mieqesor e te gjalle?
vertete ma ke shpif.... megjitheate .... ne poezi dhe ne esse je i mire, por po qe se keto esse dalin nga nje njeri i vogel nje dite u mbaron burimi.
kij miresine e lexo tre here , cte kam shkruar , mandje mu pergjigje mbas tre minutash.
(do te thoja se te kam xhan, por s'po e bej , meqe ti macet i do vetem ne shkurt.... nuk jam nga macet qe ke njohur ti.... mbase as nga ato qe ke per te njohur nese ke per te njjohur ndonjehere mace
"MACE"
ok?
hajt shnet!
 

Guest
Re: Re: Esse ....

mama -

biri yt, ende qelb ere peshk! dhe ... ndonse, mbremja eshte teper e mahnitshme per ta quajtur nate; femija yt -

mama!!!

...zgjoj deren e apartamentit me te hidhuren psheretime te hapave te mi te bezdisshem, dhe ...

lotete e tu -

te heshtura - me presin perbrenda tuberkulozeve mure - te pangjyrtat imazhe te prinderoreve buzeqeshjeve te tua!

lodhja -

...deshira rritet bashme me te pabindurit floket e mi, se ...; dhe ... enderra nuk kam, vecse ...

mama -

dhe ... veshet ze me duar! ...perbrenda meje jehojnete paduereshmet klithmat e tua ...

mama!!!

... muzgut, tek me sillje ne jete! duke nxjerre kryet prej "mekatit te shenjte"; ... i pamekatuar, grindavec, ...

mama -

i pafajshmi imazhi yt me tremb! ... teksa vjedh idioma prej mitres se boshatisur te largesise ...

mama!!!

...besome, ... ende qaj, porsi te paperseritshmen minute kur me fale kete "dhurate" te pakerkuar - jeten!!!
 
Top