Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt
Pershendetje Danae!
Nuk po e rilexoj edhe njehere shkrimin mbiklonimin, por me sa mbaj mend kur e kam lexuar nuk mendoj se qellimi ka qene per t'i pareme sy skeptik zhvillimet shkencore. Per mua ka qene nje shkrim i kendshem qe rreket te preke thelbin e nje filozofie (mjaft e perhapur sot ne perendim) qe tenton t'a shohe teknologjine si nje nga menyrat me te cilat njeriu po shkaterron vetveten. Thelbi ketu nuk eshte qe t'a prishim teknologjin, por kritika drejtohet mbi paaftesine e njeriut per t'a kthyer ate ne dobi te vertete te vetvetes. Me sakte, paaftesia e njeriut per t'a kontrolluar ate ne menyre qe te shmange pasojat e fuqishme negative, pasoja qe shfaqen, qe nga ndotja e mjedisit, e deri tek deformimi i jetes sone sociale e kulturore, e si rrjedhim edhe psikololgjike. Keshtu duket se sot njeriu eshte kthyer ne nje rob te teknologjise dhe jo ne nje zoterues te saj. Eshte bere nje ingranzazh i kesa makinerie, qe duket se po "e perdor" njeriun, dhe nuk po i sherben atij. Kjo vjen pikerisht pasinjeriu nuk ka arritur te kuptoje ende (ose ndoshta me mire ka harruar) se c'eshte thelbesore per te, duke u dhene teresisht pas te jashtmes, te dukshmes, siperfaqesores. Ai ka harruar thelbin e dij, ndaj dhe teknologjia qe njeriu i sotem ka ndertuar, e domosdoshme per te, duke qene se sjell persosje te siperfaqesore, te jashtmes, materiales, ka sjelle nje deformim te frikshem te thelbesores, te shpriterore, duke nderhyre brutalisht ne jetet tona dhe duke imponuar tempin e jetes sone, sipas parametrave te saj.
Pikerish ky shkrim,me sa mbaj mend ketu rreh. Tenton pikerisht te shfaqe njefare keqardhjeje per deformimin e sotem, njefare shqetesimi per permasat qe mund te marre ky deformim ne te ardhmen. Kjo vjen duke gjetur artistikisht elemente simbolikenga e kaluara, qe tentojne te zgjojne njefare nostalgjie, per ato gjera qe kane qene vertete normale, por qe ndoshta po vjen dita qe do te humbin, bashke me shijimin e embelsise se tyre. Shkrimi tentone te zgjoje nostalgjine per punimet "me dore", artizanale, dhe me mjaft sens humori tentohet te aludohet se ky "mall" per punimet me dore do tevije edhe per gjera te paimagjinueshme, si p.sh. lindja e njeriut.
Nejse, artistikisht mua meduket goxha e arritur si esse. Eshte nje shkrim ku fantazia, por edhe sensi i realitetit kane prekur caqet e mundshme, dhe per me teper harmonizohen mjaft bukur me njera-tjetren. Gjeja me arrire per mua ne shkrimete Ervinit eshte fakti qe ai ka arritur te ruaje me mjaft kujdes ekuilibrat ne te gjitha gjera, dhe njekohesisht pa demtuar aspak dinamiken ideore dhe emocionale, qe mbetet mjaft shperthyese hera=heres.