Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

dhe drite u be

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

miredita njerez te ngrysyr!
po ju lexoja ju, lexova hatibin ju lexoj ju perseri. ju paskan rene rete mbi koke si fantoci,
merni pak diell nga hatibi, diell sociologjik, letrar, pse jo edhe pak nga besimi, mos me keqkuptoni jo islamik.
sapo e mbarova esene e pare ate qe sa per t'ju kujtuar ishte edhe tema, dhe me vjen keq qe u be sebepi per te kritikuar ne mos share hatibin.
degjoni o te ngrysyr a te terbuar e save ne desktop essene dhe e quajta "lexime per nje dite me diell"
behuni pak me shume civile e ae hapur se ju ben mire edhe per shendetin, edhe ate riprodhues
tung :cool:
 

zog

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

kadal o kri kri se i ngrys po dukesh vete. mos u ngut e as ashperso, asigjo s'ndryshon dot (as per ti, as per ne, as per hatibin) me kete prezantim. /pf/images/graemlins/laugh.gif

me sa me kujtohet ky robi ka qene poet, apo jo?

po te jete keshtu, shihet nje ulje ne veprimtarine intelektuale te tij. pse ?

po sepse per nje poet, kenga me perfekte eshte poezia. e jo studime te llojit sociologjiko-filozofike. me kete nuk dua te them qe nje poet s'duhen ta interesojne keto ane te shoqerise njerezore, jo, por qe arma e tij me efikase eshte vargu.

ndryshe behet si baleta, ose ai burgaxhiu i komunizmit (emri s'po me kujtohet), qe mbajne referate sa here su tretet buka.

migjeni, fishta, naimi, kane qene sociloge e kalu tyre, e PRAP kane shkru ne varg, per ta fisnikeru mendimin, perjetesu ate.

apo jo hatib !
 

Ermal Lamcaj

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

Kush qenka ky debil qe mundohet ti japi veprimeve te ti dhe te njerezve te tjere tone fetare.

Ky eshte problemi me i madh me fetaret.
Mundohen idiotesine e tyre tua shtine ne mendje me zor edhe te tjereve.

Ky Ervini mua me duket si shume i ceket intelektualisht.
Ai me shume fshihet pas fjaleve qe i duken te medhaja dhe mahnitin njerezit ordiner.
Llogjika qe ai perdor eshte teper e dobet, mos te them qe s'egziston.
Ky eshte nje djale i brishte qe friken nga vdekja/jeta e komunikon me fjale magjike.
Siguria e tij ne vetvete(patjeter qe e rreme dhe vetem siperfaqesore) egziston vetem sepse ai kujton se beson ne dicka(fene e tij).

Mbajeni fene tende per vete ti o Ervin Hatibi dhe ju o te verberit e tjere qe e ndiqni.

Feja vetem fsheh shemtine qe egziston ne shpirtin tuaj, dhe injorancen.

Une i them Ervin Hatibit, -"MJAFT..."
 

Gysi

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

:lol: :lol: :lol:
E forte kjo e fundit! Na dolen edhe fansat e Erion Velise tani!


Duhet te kemi te qarte qe esete e Ervinit nuk jane sociologjike, megjithese ngerthejne ne vetvete elemente te fenomeneve te tilla. Essete e Ervinit jane teresisht letrare. Po ta keni lexuar te gjithe librin "Republic of Albanania", dhe te perpiqeni te kuptoni frymen e pergjithshme te esseve te tij, do te kuptoni fare kollaj, tendencen si dhe orvatjen e autorit. Ajo qe une verej tek essete e tij eshte nje tentative Etiko-estetike per te hedhur drite mbi fenomenet e reja dhe te vjetra shqiptare. Hatibi eshte nje poet modernist. Te tille stil ruan edhe tek essete e tij. Ai rreket t'i perqaset realitetit te sotem shqiptar ne fenomenet e tij me tipike, qe deshmojne per rrjedhat neper te cilat kalon historia e ketij vendi. Dhe heronjte ai i mbledh nga bordurat, nga trotuaret, nga piramida, nga blloku, nga muret e gjimnazeve, me gjithe zhargonin, apo perfomancen e tyre, per t'i vendosur ne piedestalin e memorjes historike te shoqerise sone. Keshtu perkrah shperfilljes shoqerore qe i behet Vojo Kushit, Skenderbeut, Ismail Qemalit (lexo "riciklimi i heronjve") ne kete tranzicion vlerash, heronjte e vertete jane ata, "opinionberesit" e rruges si, Ivi, Pabuksi, apo mjaft tipa te tjere qe Ervini i emerton si tipa "valute fare" me zhargonin e kohes se tij apo "figure", me zhargonin e sotem.

Tentativa e tij per t'i avitur realitetit shqiptar, eshte sa sociologjike, aq edhe politike, filozofike, historike, etj. Por ne thelb nuk i perket asnjeres prej ketyre fushave. Ajo eshte ne te vertete letrare, dhe perpiqet te ndricoje me forcen e fantazise, por here here edhe te humorit te holle, menyren se si ne funksionojme ne rrethana te caktuara. Dhe prej ketej autori deshmon per menyren si si funksionon e gjithe shoqeria, se si sillet, se si vuan etj.

Stili i Ervinit eshte vertete unik dhe teper origjinal. Duket sikur e ka futur pop artin ne esse, sperkatur edhe me humor. Mund te thuash se eshte njefare satire qe ndertohet mes imazhit (piktures) dhe fjales (letersise), por qe ne vetvete ngjall njelloj dhimbjeje per ate cka na vret per dite. Pikerisht kjo e ben te paperseritshem, ne karakterin e tij, gje qe perben vertete nje pasuri per letrat shqiptare.

Ervini eshte gjithashtu edhe piktor mjaft i mire. Ai ka celur nje sere ekspozitash ne france, Itali etj. Per pikturen e tij mund te lexoni se si eshte shprehur Ferid Muhiq, nje nga filozofet dhe poetet me te medhenj te viteve te fundit ne Ballkan, i cili ka pasur rastin te vije edhe ne Shqiperi ne festivalin e poezise "Poeteka".

Lexo ketu
 

Zippo

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

Ervin Hatibi mbi femrat??????!!!!!!!???? Kjo eshte nje kontradikte ne terma dhe perqasje termash! /pf/images/graemlins/laugh.gif E ça kupton Ervin Hatibi nga femrat? /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif ******************* /pf/images/graemlins/laugh.gif Çojeni qyqarin dhe gjithe te trullosurit e tjere nje here me pushime ne Ibiza! Aty do kete rast te studioje meshkuj dhe femra ne veprim!

Ervin Hatibi i ka studiuar femrat! Di me shume se Giacomo Casanova! Eshte lodhur! /pf/images/graemlins/laugh.gif Ka harxhuar energji! /pf/images/graemlins/laugh.gif

Pa ofendime. Ti jo vetem qe merresh me autorin dhe jo me vepren, por ofendon edhe nje kategori te tere njerezish me banalitete, dhe gjuhe te padenje per nje forum.
here tjeter kujdes, me gjuhen
 

Al-Punk

Still here
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

Fillimisht postuar nga Zippo:
[qb] Ervin Hatibi mbi femrat??????!!!!!!!???? Kjo eshte nje kontradikte ne terma dhe perqasje termash! /pf/images/graemlins/laugh.gif E ça kupton Ervin Hatibi nga femrat? /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Zippo nese do dije te lexoje dhe apo do kishe nivelin per te lexuar nje shkrim deri ne fund, do e kuptoje se cfare thote Ervini mbi femrat.

Me vjen keq qe kjo teme megjithese ka nisur shume me interes, ka degraduar nderfjalet e shkruesve qe as e moren guximini ta lexojne ... e jo me te kuptojne apo te lodhin pakez trurni per cfare po shkruhet.

Nese percmoni Islamin atehere behuni pak budist e meditoni (mendoni).

Ne fund te fundit edhe shkrimi i Ervinit eshte nje meditim per imazhin femer sot, dhe me keq, per imazhin e se bukures sot qe ne menyren me te varfer e pafantazi sugjerohet nga Mediat, Garat (me kuaj) e te ngjashme.
 

Ermal Lamcaj

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

Hec o Mandi, se femrat s'i kane kuptuar filozofet, e jo ti kuptoje Ervin Habiti.

Mos u mahnit shume nga poezite ose esete e tija, sepse ai nuk eshte intelektual, ai eshte artist.

Si artist eshte me vlere, por artisti nuk mund te behet kurre filozof sepse nuk permbahet dot ne kufite e llogjikes.
 

zog

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

Fillimisht postuar nga mastermali:
[qb] Hec o Mandi, se femrat s'i kane kuptuar filozofet, e jo ti kuptoje Ervin Habiti.

Mos u mahnit shume nga poezite ose esete e tija, sepse ai nuk eshte intelektual, ai eshte artist.

Si artist eshte me vlere, por artisti nuk mund te behet kurre filozof sepse nuk permbahet dot ne kufite e llogjikes. [/qb]
çja fut kot ene ti.

artisti eshte shkalla me e larte e intelektualit. (ndryshe niçja nuk do i shkrute veprat NE VARG.)

qe eshte intelektual, hatibi, kjo s'ka dyshim. vetem te fillosh e mendosh "çdo me thene femer ? ose zot, ose djall, ose shoqeri civile e me the e te thashe...." e fillon e behesh intelektual, e jo me te shkruash "esse" mbi kete pune. TI je i tille.

nashti per tu bo, artist, drugu mesele ktu. duhet akoma me U kacavjerr tek shkalla e artit.

e une ate i perngjita ervinit a hatibit, s'di si quhet. qe ka fillu tu mbajt "esse homo" pak si shpesh. kur kto pune fillohen pas nje pervoje akoma me te madhe jete e profesioni.

aq me teper boka ne pikture ky djali. ehe, shume kunguj nen sqetull dashka me mbajt.

sidoqofte" kritika" (mbrojtja) qe i boni gysi pak me lart qe shume e mire, me nivel. s'na ngelet te shpresojme qe ate DO tja bejne te tille, edhe koleget e vet te se njejtes fushe veprimtarie.
 

Danae

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

Gysi dhe Mandi
keni dhene nje pershkrim te drejte te analizes se essese, por faktikisht,klevis nuk e solli te tere librin e eseve ketu,por ne nje kuader te dickaje qe eshte me e madhe se vete ai,citoi Hatibin. Mbase me ngjau vetem mua,por kish shume ngjashmeri me nje kocke te hedhur : ja merreni dhe shikoni se c'shkruan...sikur te ishin teori te jetes e jo shkrime letrare,normal qe shkrimet letrare permbajne metafora e hiperbola,po cito pak marre nga e etj,etj.
nejse varja sic thote nje miku im:)
pershendetje te dyve :wave:
 

Gysi

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

Pershendetje Danae!

Nuk po e rilexoj edhe njehere shkrimin mbiklonimin, por me sa mbaj mend kur e kam lexuar nuk mendoj se qellimi ka qene per t'i pareme sy skeptik zhvillimet shkencore. Per mua ka qene nje shkrim i kendshem qe rreket te preke thelbin e nje filozofie (mjaft e perhapur sot ne perendim) qe tenton t'a shohe teknologjine si nje nga menyrat me te cilat njeriu po shkaterron vetveten. Thelbi ketu nuk eshte qe t'a prishim teknologjin, por kritika drejtohet mbi paaftesine e njeriut per t'a kthyer ate ne dobi te vertete te vetvetes. Me sakte, paaftesia e njeriut per t'a kontrolluar ate ne menyre qe te shmange pasojat e fuqishme negative, pasoja qe shfaqen, qe nga ndotja e mjedisit, e deri tek deformimi i jetes sone sociale e kulturore, e si rrjedhim edhe psikololgjike. Keshtu duket se sot njeriu eshte kthyer ne nje rob te teknologjise dhe jo ne nje zoterues te saj. Eshte bere nje ingranzazh i kesa makinerie, qe duket se po "e perdor" njeriun, dhe nuk po i sherben atij. Kjo vjen pikerisht pasinjeriu nuk ka arritur te kuptoje ende (ose ndoshta me mire ka harruar) se c'eshte thelbesore per te, duke u dhene teresisht pas te jashtmes, te dukshmes, siperfaqesores. Ai ka harruar thelbin e dij, ndaj dhe teknologjia qe njeriu i sotem ka ndertuar, e domosdoshme per te, duke qene se sjell persosje te siperfaqesore, te jashtmes, materiales, ka sjelle nje deformim te frikshem te thelbesores, te shpriterore, duke nderhyre brutalisht ne jetet tona dhe duke imponuar tempin e jetes sone, sipas parametrave te saj.

Pikerish ky shkrim,me sa mbaj mend ketu rreh. Tenton pikerisht te shfaqe njefare keqardhjeje per deformimin e sotem, njefare shqetesimi per permasat qe mund te marre ky deformim ne te ardhmen. Kjo vjen duke gjetur artistikisht elemente simbolikenga e kaluara, qe tentojne te zgjojne njefare nostalgjie, per ato gjera qe kane qene vertete normale, por qe ndoshta po vjen dita qe do te humbin, bashke me shijimin e embelsise se tyre. Shkrimi tentone te zgjoje nostalgjine per punimet "me dore", artizanale, dhe me mjaft sens humori tentohet te aludohet se ky "mall" per punimet me dore do tevije edhe per gjera te paimagjinueshme, si p.sh. lindja e njeriut.
Nejse, artistikisht mua meduket goxha e arritur si esse. Eshte nje shkrim ku fantazia, por edhe sensi i realitetit kane prekur caqet e mundshme, dhe per me teper harmonizohen mjaft bukur me njera-tjetren. Gjeja me arrire per mua ne shkrimete Ervinit eshte fakti qe ai ka arritur te ruaje me mjaft kujdes ekuilibrat ne te gjitha gjera, dhe njekohesisht pa demtuar aspak dinamiken ideore dhe emocionale, qe mbetet mjaft shperthyese hera=heres.
 

Danae

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

faktikisht,nuk e njoh shume si personazh,mgjth perseris se mendimi im ne nje kontekst te tille e quante te pavend,flm per shpjegimin,interesant.
 

dhe drite u be

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

miredita njerez. me falni te pangryryr sot.
nuk kam fare inat per ato qe thoni ju po ceshtja eshte qe te mos merreni me robin po ne ato qe ka shkruajtur, eshte shume e thjeshte , nuk ju pelqen lere mos u merr me te.
nuk eshte se une jam fans i hatibit apo ndonje tjetri sic gajasesh ti ZOGU. nese keni interes tjeter bujrum se forumi eshte plot me tema,
pastaj ne mos haroj jemi ke sociologjia jo ke thasheethemet. se si i ka pas e i ka punet hatibi me femrat nuk shte fort ne interes te robve, sidomos atyre qe merren me sociologji, apo jo gyso, se me sa pashe qekemi "fabrikuar" ne te njejten farke . let it be vellezer let it be :wink:
quote/ some people se things happening and say "why". some others do not see things happening and say "why not"
 

regele

Forumium maestatis
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

Ore, me falni per injorancen..kush eshte ky Ervin Hatibi? Cfare aktiviteti ka? Cfare ka bere ndonje veper apo di une qe t'i merren kaq parasysh mendimet? E kam seriozisht kur them qe nuk kam lexuar asgje prej ti! Ku boton ky?
 

Albania

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

Fillimisht postuar nga regele:
[qb] Ore, me falni per injorancen..kush eshte ky Ervin Hatibi? Cfare aktiviteti ka? Cfare ka bere ndonje veper apo di une qe t'i merren kaq parasysh mendimet? E kam seriozisht kur them qe nuk kam lexuar asgje prej ti! Ku boton ky? [/qb]
Per te tilla pyetje ne fakt eshte Google.com, por po shkruaj ato qe di:
Eshte poet i veçante. Nuk eshte vetem shkrimtar por njeri shume i pergatitur e me shume njohuri ne tema te ndryshme, shkurt ka lexuar shume. /pf/images/graemlins/smile.gif
Eshte mysliman, Tirons. Ka disa poezi dhe disa ese, te botuara edhe neper gazeta. Kam lexuar librin me poezi Pasqyra e Lendes dhe ate me hulumtime, Republick of Albanania . Ka nje pikveshtrim te ndryshem nga rryma e shkrimtareve aktuale dhe per kete ia vlen te lexohet.
Pershendetje.
 
Top