Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

Gysi

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

Dakort E ashtuquajtura fe qenka nje gjendje e vecante psiko-emotive, por eshte mjaft e qarte qe edhe e ashtuquajtura e jote fe ateiste eshte po nje gjendje e vecante anormale psiko-perverso-emotive.

Ti je nje deshmi e gjalle e emotivitetit iracional, dhe na hiqesh si nje apologjet i arsyes. Ketij lloj snobizmi lal i ka dale boja me vakt. Gjej ndonje gje tjeter per t'u bere i merzitshem (si pasoje e paaftesise per t'u bere interesant).

Kthehu tek tema tani.
 

109UV

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

cila eshte tema Gysi? besimi irracional i hatibit se ndrydhja e instikteve, deshirave, mendimeve krijon ambientin e domosdoshem per krijimin dhe adhurimin e se bukures?
 

Gysi

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

Nuk besoj se eshte kaq e veshtire per t'a kuptuar temen, dhe aq me pak mund te pohosh se Ervin Hatibi ne shkrimin e tij mendon apo aludon se, per krijimin apo adhurimin e se bukures duhet te duhet te ndrydhen instiktet, deshirat dhe aq me pak mendimet.

Problemi qe ngre Ervini ne vija te pergjithshme ne kete shkrim, dhe qe vlen te trajtohet si teme e ketij debati eshte, nje kendveshtrim i tij ne lidhje me "perdorjen" e femres sot per qellime komerciale, si dhe per krijimin e asaj qe mund ta quajme "industri e seksit", e cila ben qe joshja seksuale te ndeshet "sade", ne cdo aspekt te jetes sone te perditshme, dhe qe sipas tij, ka sjelle dhe po sjell gjithnje e me shume nje deformim te prirjeve seksuale normale. Pra duket sikur shoqeria, gradualisht ne inkoshiencen e saj po shket dalengadale drejt nje ndrydhjeje tjeter, nje ndrydhje qe vjen si pasoje e veljes me seksin, qe e ndeshim ne thuajse cdo moment te jetes se perditshme. Kjo duket se ne njefare menyre con drejt nje perversioni qe vepron ne nenvetedije te ndergjegjes dhe qe gjithmone e me teper po behet prezent ne mjaft semundje sociale te shoqerise sone.

Ky ishte nje perkthim ne vija te trasha qe une i bej me pak fjale problemit qe Ervini e ngre, me jo pak mjeshteri do te thoja une.

Mua te pakten me duket interesante kjo teme, pasi lidhet me mjaft gjera, dhe vlen te formohet njefare ndergjegje shoqerore e shendoshe ne lidhje me kete aspekt.
 

dark lord

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

Nga leximi i shkrimit te Ervin Hatibit mua me krijohet pershtypja se ai eshte shume i "uritur" /pf/images/graemlins/laugh.gif per "mish te fresket" /pf/images/graemlins/laugh.gif Me duket se ka nja 20 vjet qe s'e ka pa me sy nji femer nudo /pf/images/graemlins/laugh.gif .Ajo qe me habit me teper te keta njerez eshte se perdorin nje gjuhe si ca pleq te rrjedhur e te dale "jashte perdorimit" /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif Le pastaj ato fjalet e medha("perversionet") te pakuptimta e budallalliqe te tjera si keto.Me duket se moralizmi eshte nje instrument represioni,qe pleqte e vjeter (dhe te rinj /pf/images/graemlins/laugh.gif ) e perdorin per te shtypur hovin e te tjereve se i kane zili se s'munden dhe s'dine te jene si ata :shrug: .

O Ervin Hatibi,go get some piece of cu*nt(or piece of a*rse /pf/images/graemlins/tongue.gif )!
 

Gysi

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

E thashe edhe pak me lart, njerez si Ervini nuk e kane problem ta ngopin "barkun" mire me mish, edhe te kontrolluar bile, jo nga ai maqedonsi qe ha gjithe populli.

Jo gjithmone banalizimi vlen per te vlerezuar nje pikepamje.

E shof se pervec se filmave, asgje tjeter nuk keni shijuar nga arti erotik.
 

dark lord

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

Avash,avash ti Gyso,se po qe se Ervin Hatibi do kishte ne dizpozicion,sic thuke ti,"mish te kontrollum" /pf/images/graemlins/laugh.gif ,s'do i shkote ne men te merrej me ato qe merret tani.

Thuj te verteten,mer daje,se s'jina budallej,e shofim vete.S'ja varin cucat /pf/images/graemlins/laugh.gif apo jo?
 

Gysi

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

E shof qe ju paska hyp qefi me bo gallate, por s'iua kam shume ngene per kete muhabet, keshtu qe keni c'keni vazhdojeni me popllin.

Nuk e di, ma ha menja qe gjith ky humor iu ka hyp masi keni lexu ket shkrimin e Ervinit, e iu paska shku buza vesh m'vesh.

Po filloj te besoj se Ervini e ka gabim. Lene mer popllin t'hapi syt se po i hik petlla.

Nejse, nuk jom tu ju kthy mo xhevap per ket pune, vazhdoni me temen.
 

Artemis

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

Gys une pajtohem me ty plotesisht... megjithese Hatibi ben gabim kur ne mes rreshtash fut shume pasion dhe lot ndaj nji devijimi te cilin edhe une vete nuk e permbaj dot; per mendimin tim duhet te jete nje cik me I ftohte dhe me subjektivitet te rezervuar pasi se fundi nuk eshte fjala per poezi por per nje analize sociologjike.
Si dhe,( kjo per dog-un) eshte teme e gjere kjo dhe ti duhet te jeshe teper i kufizuar per ta lidh kete me fene dhe arabizimin e Hatibit!! Stupid…
Me pelqeu shkrimi por nuk besoj qe industrija dhe komercijalizmi kane bere meshkujt te devijojne ne homo apo ne kte te rejen ( nese eshte devijim) metroseksualizem!
Ky fenomen si I evidentuar ekziston qe nga koha e Lutit- Lotit, bible, dhe do te vazhdoje te ekzistoje!
Per mua Hatibi ne thelb ka shkruar per nje dualizem pasi “bukurija e Femres se tij te komercijalizuar” here diktohet nga stilistet dhe e ben ate anoreksike e here nga poetet e piktoret dhe e ben perrallore. Shoh qe ai ka mall per femren e vertete e cila po ti hiqni syte nga idealizimet letrare dhe komerciale do ta shihni gjithkund reth jush. Ajo eshte e bukur por jasht perceptimeve triviale...
Ajo eshte e Vecante kurse mashkulli i vertet cdoher do ta shohe Kete!

p.s. Sa per keta meckujt /pf/images/graemlins/frown.gif qe i qan autori,, I URREJ :mad: :mad: :mad: :mad: :mad: !!!
 

Danae

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

po analizojme nje figure,jo nje shkrim.
me nje shkrim eshte pak te analizohet dikush.
meqe shkrimi ishte mbi shqiperine pohoj te mos di shume rreth evulimit te shoqerise keto vite.
mu shkrimi mu duk si nje nga bisedat qe gjithsecili nga ne ka hedh njehere ne tavoline ne nje bisede.
Gjithcka publike e reklamuar deri ne imtesi,nganjehere perben nje fakt shqetesues,pasi eshte shperqendrues.
Mgjth shkrimi ishte figurativ e kish nje hedhje mendimi qe kerkon teper perqendrim e ne te njejten kohe te pershkruan imtesisht hijen e nje reklame e ate te nje pallati perrallor si ato te firencez psh,i ve ne krahasim me dicka qe sot ka shume vrull e shume hov per te ndryshuar.
ishte nje shkrim qe kerkonte pak reflektim,te ngjallte nje rreze per te mendu dy sekonda per ndryshimet e kohes sone.
Jo gjithmone kemi kohe per te menduar,kaq,do zgjonte mendimin,reflektimmin,madje do i jepte jete nje imazhi qe kishim vene re e mbase nganjehere duke rendur pas ores kishim harruar.
Gjithe ky debat zgjon kureshtjen per ta njohur kete njeri,po jo nga shkrimi,nga debati juaj.
si gjithmone reklama ka rendesine e vet,pozitive apo negative.
me nis ndokush me pm te shkruara ndonje poezi??
 

ezhderha

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

:thumbsup:

plotesisht dakord...diskutimi asht per shkrimin jo per biografine e personit qe e ka shkrue.!
 

klevis2000

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

O guso ti hudh pak drite qe te shohin eee.


I përkasim klonizimit

Ervin Hatibi


Shumë njerëz nuk besojnë në ringjalljen pas vdekjes. Shumë nga ata që e besojnë, nuk mendojnë se kjo do të përjetohet fizikisht. Shumë prej atyre që besojnë në njëfarë ringjalljeje fizike, besojnë se kjo i mvishet një cikli shumëformësh ekzistencash, nën një ylber variabël lëkurërash apo luspash a puplash. E gjitha kjo brenda ashensorit të një lloj top-ten-i zoologjik hierarkish të përcaktuara nga rezultatet pozitive a negative të jetës së mëparshme. Ama gati krejt unanimisht, si ata që besojnë në ringjalljen, ashtu edhe të tjerët, tashmë janë të bindur se një përplasje hiç etike midis bioteknologjisë dhe nostalgjisë e biznesit ka mundësuar kopjimin fizikisht të saktë të qenieve të gjalla. Duke u nisur prej kësaj bindjeje të prodhuar nga besimi fondamentalist i kësaj epoke në fenë e shkencës, mora guximin një ditë prej ditësh, në një kafene të lagjes "Kala" (Elbasan), t'i shpjegoj ringjalljen një mikut tim shqiptaroamerikan, skeptik dhe poet, duke i bërë një paralele abuzive me klonimin. Sipas kësaj pseudo-eskatologjie, robi nuk ka pse beson më lehtë se ringjalljen, faktin se qimja bëhet tra (klonimi i shpjeguar popullorçe). Ose më shqip akoma, nuk ke pse quan të çuditshme ringjalljen fetare së dyti pas vdekjes, kur teknologjisë i mjafton për diç të përafërt veç një thërrmijë nga zbokthi yt mbi jakë, qoftë kjo jakë edhe në muze dekada pas vdekjes. Gjallë a vdekur, fantashkenca në veprim ta premton që tani kopjen tënde identike të shumëfishuar X-herë, pafundësisht-herë, që ta prekësh me dorë e vetë ta rritësh veten, një vete ëndrre nga ato që vetëm të ngjajnë e nuk të binden, nuk i kontrolloke dot. (Duke u dridhur të skuqur, imagjinoni që tani një zhgjëndërr fajtore narcisizmi incestuoz.) Njeriu i ri triumfalisht po i sokëllin universit se më në fund ia doli me anë të teknologjisë (lindjeve in vitro apo klonimit) ta divorcojë përfundimisht seksin nga lindshmëria, dhe se më në fund ndjenjat e përgjegjësisë në sektorin problematik të seksit do të zhvoshken përfundimisht. Si ca prometenj seksualë egoistë, por politikisht të ndërgjegjshëm për të ardhmen e njerëzimit, do të mund të aplikonim në vete sterilizimin e përhershëm për të kaluar pastaj kohën e lirë në disiplina të ndryshme sportive seksuale, pa çarë kokën fare për ndonjë incident apo efekt anësor. Pa qenë nevoja të imitojmë më kangurin, kalamajtë (nuk di a do t'i quanim më kështu) do t'i prodhonim në seri, diku jashtë trupave tanë, duke përdorur thonjtë e prerë pas dushit. Sigurisht, nëse nuk do të kishim filluar të urrenim për vdekje veten. Apo sigurisht pasi të kishim hedhur një short kok-a-pil me partnerin, (femër a mashkull, human apo jo, nuk ka më ndonjë rëndësi mospërputhja ngjizëse), short për atë se kujt i takon fati të kopjohet, të përjetësohet në një farë mënyre. Sipas hartave genetike, të depozituara në banka publike të dhënash, hartuar sipas turli mikroskopësh e makinerish biospiunazhi, do ta shihnim veten krejt lakuriq, me gjithë sëmundjet a trashëgueshme e pritshmëritë e mundshme për sëmundje, me gjithë difektet e anomalitë tona. Dhe kështu autoritetet mbase nuk do na jepnin leje të gjithëve të kopjoheshim, për të parandaluar dhimbjen, tragjedinë e parakohshme apo shëmtinë, duke mbrojtur kësisoj të drejtat e njeriut të palindur për të pasur një mendje të shëndoshë në një trup të shëndoshë në një shoqëri të shëndoshë. Rreth shtëpisë së ndonjë çifti paraplegjikësh që i ka puqur bashkë horoskopi i solidaritetit, do të organizoheshin demonstrata aktivistësh e koncerte sensibilizuese tip Pavaroti me shokë", dhe përgjimi shtetëror 24 orësh do të garantonte që difektozët të mos bënin ndonjë proçkë duke nxjerrë tinëz për tek ndonjë laborator klandestin materialet biologjike të dashurisë së tyre. Laboratorët pa licensë do të sfidonin çmimet e larta duke punuar për fukarenjtë me makineri të vjetra a të përshtatura psh nga ndonjë repart akulloresh apo i pastrimit kimik. Kurse çdonjërit para se të hynte në punë a të kandidonte për në ndonjë kat të pushtetit, do t'i duhej të paraqiste të sakta patentat e laboratorit-maternitet ku është ngjizur, kopirajtet dhe të drejta e të barazlarguara imët, ato vijëzat vertikale mbi shifra që stampohen në rrëzë të çdo malli. Por gjithsesi nostalgjikët apo reaksionarët që nuk mungojnë në të tilla raste të grupuar në shoqata, klube a botime speciale e rezervate do të ofronin metodat e vjetra, ato demodetë nëntë apo shtatëmujorshe tip "kam ngrënë një gamile", me një ritëm nevrikosës mesjetar zhvillimi si të ndonjë kompiuteri Pentium I, (a thua se s'kemi ndonjë punë tjetër ndërkaq), me të marra mendësh e të vjella e dieta surrealiste e shpartallime muskujsh e gjak e lëngëtyrë që aman-aman… Të prishësh linjat dhe karrierën-larg qoftë… Po ama ashtu si preferojmë qumështin apo vezët e kushtueshme të katundarit (që gjithsesi i bën pula ose lopa), ashtu si preferojmë domatet e thjeshta të bahçeve me diell e jo domatet "çun-mamaje" të serave, (top-modele me makiazh modifikuar me kirurgji estetike), po ashtu do na shkonte një ditë goja lëng për ndonjë kalama të bërë vetë, safi, alla turka. Një që është tamam trup
gjak e temperaturë e jotja… Gjithë vështirësia për këtë ndodhet tek ca rrjetëza fatale peshku a merimange, ku kënga në modë e sirenave të burgos në mitet e rinisë së përhershme dhe në modele parajsash prej shkume sapuni të kënaqësive së momentit, nga ato që mund t'i konsumosh edhe në këmbë si byrekët e çastit. Që kur je fare i ri, ashtu si gozhdohesh përfundimisht me vathë kudo a me tatuazhe të pashlyeshme dashurish të lehta, ashtu si vendos të stukosh trupin e fytyrën me silikon, mund të shkosh e t'i fusësh pa e menduar gjatë një vasoktemi apo sterilizim të përhershëm, se kjo ndodh edhe në kohët tona tani, e jo më në qytetërimin e ardhshëm të klonimit. Gjithsesi ky shkrim u tregua tepër optimist, dhe parashikoi jo vetëm suksesin e plotë të klonimit njerëzor, por arriti të shërojë edhe SIDA-n, fantazma e të cilës sillej nëpër togfjalëshat e mij të pakontrolluar seksualë, si komunizmi njëherë e një kohë nëpër Evropë.
 

klevis2000

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

Kërkohet një mjekër për "Armikun Kombëtar"


Ervin Hatibi


Pasi ra edhe perdja e fundit e tymit të rrënojave trishtuese amerikane, qartësia po bëhet gjithnjë e më e madhe. Arrijmë të shohim tashmë si ishim, si jemi. Sa larg a afër njëri-tjetrit me fatkeqësinë në mes. Ne, familja e bijve të Adamit.
"A nuk ishte edhe ai një shpirt?" tha Muhamedi a.s. Profeti im, kur u pyet pse trishtohej tek kalonte afër funerali I një hebreu. Ndërsa e kishin mohuar dhe gjakosur me gurë rrugëve të Taifit, nuk kërkoi hakmarrje, por u lut dhe shpresoi se nga pasardhësit e atij brezi të paditur do të dilnin njerëz që do adhuronin Allahun.
Por këto nuk I di gjithkush, Nuk I di psh. një pedagog shqiptar, I njohur I vjetër, I cili të nesërmen e atentateve, pasi u sigurua në rrugë se nuk e shihte njeri, më përshëndeti nga larg me një shtrëngim të ulur grushti, shenjë e cila në shumë kultura tregon përgëzim dhe një lloj kënaqësie që shijohet në grup… (E njëjta shenjë e beftë gëzimi që një gazetar I RAI-t tregoi po të nesërmen e atentateve, kur korrespondentët e Lindjes e lajmëronin për shpërthime të fuqishme në Kabul…) Pedagogu, një burrë që ka inate të vjetra me Amerikën, nuk e njeh fare fenë time; ai thjesht është I bindur se tek unë dhe tek mjekrra ime ka partnerë për të ndarë hallvën makabre të një feste vdekjeje. Nga larg, gjesti I tij futbollistik më erdh' krejt si grusht stomakut.
Me të njëjtin paragjykim provokativ, edhe media shqiptare mësyu xhamitë dhe institucionet islamike për të dhunuar kë të gjente përpara. Pyetja shtruar besimtarëve: "çfarë mendoni për aktet terroriste në Shtetet e Bashkuara?" parapret në fakt veç dy lloj përgjigjesh. Ndërkaq që çdo njeri normal e di se për këtë lloj pyetjeje mund të ketë vetëm një lloj përgjigjeje; e pyetjet që kanë vetëm një përgjigje, ti thjeshtë nuk mund t'I bësh... Por një injorancë mbase e pashërueshme, apo një dashakeqësi e deleguar, I bën gjithsesi të ta vendosin tytën e mikrofonit në fyt dhe të të thonë: je me kriminelët a me viktimat?
Në të njëjtën linjë mendimi pastaj në darkë, mësohesh të shohësh në TV, se sa normale është që ndërsa flitet për terror, kjo të ilustrohet me pamje normale minaresh, njerëzish normalë që falen normalisht… njerëzish me mjekërr!
Fara është hedhur; urrejtja është kanalizuar: Në të nesërmet e para të atentatit, në rrugë sheh veten të fyhesh si asnjëherë gjatë jetës tënde më parë. Njerëz me gazeta në dorë që të shigjetojnë me gisht, me sy të ndezur, me gojë të hidhur…
Qëndisur me stigmën e dukshme të pakicës, ecën me mjekërr dhe anonimat nëpër rrugët e qytetit tënd të kolonizuar me urrejtje dhe në gjoks detyrimisht të grumbullohet urrejtje, por më tepër trishtim. Nuk mundesh të sqarosh asgjë; djalosh njëzet e diçka vjeçar që nuk e ke besuar kurrë se do ta jetosh një ditë historinë, se edhe hebrenjtë ishin njerëz si ti me yllin prej cope qepur dukshëm në fat. Si një kështjellë e rrethuar, a si një anije që digjet, braktiset shenja e grupit; çdo të nesërme pas atentateve; djelmosha kokëulur faqeplagosur dalin nga dyert e xhamive; kanë hequr mjekrrën njerëzore, për të veshur maskën urbane të të qenit "tribalisht korrekt", të të qenit "ne" dhe jo "ata".( Dy vajza që I njoh, motra, të përjashtuara vite me rradhë nga e drejta për të vazhduar shkollën për shkak të mbulesës fetare, pikërisht këto ditë hoqën mbulesën nga koka. Kishin bërë durim në kohë paqje, por tani është vërtet ndryshe.) Një mekanizëm, I frikshëm në përsosmërinë e vet, është vënë në lëvizje. Kultura e timonuar dhe informacioni I tillë me anë të magjisë pavlloviane të përsëritjes së klishesë së rrezikshme kanë veçuar tek njerëzia të njëjtin reagim. I sheh të sinkronizojnë lëvizjet dhe qëndrimet popullata të tëra rreth teje: të njohur dhe të panjohur, të afërm dhe të largët, të dashur e jo të dashur, gra dhe burra, të rinj dhe të vjetër, besimtarë dhe jobesimtarë. Një kult I vërtetë që fokuson rreth mjekrrës të pranuar masivisht si atavizëm evolucionar në Sizifin e përditshëm të luftës shfarrosëse me veten përballë me brisk në dorë, (idenë për hypje-zdrypje në një majë mali të shumëzuar me ty, ta forcon edhe më bora e industrisë së shkumës.) Pastaj kemi rrënjosjen spartane, më gjerë greko-romake-fashiste, përftuar nga ushtria dhe ballafaqimi me forcat e rendit, që automatikisht e kthen mjekrrën në antonim me rregullin, rendin, pastërtinë dhe kështu barazim me margjinën, të ndaluarën, irracionalen. Ki parasysh edhe lejfenizmin. Gjithashtu ngjyresat e bollshme nga letërsia e detyrueshme shkollore për sakrifica të frikshme (lexo çmenduri) murgërore, mistikë mesjetare lindore tendencioze (Rasputini?) plus sulltanat. Plus tridhjetë e ca vjet propagandë për radikalizëm dhe terrorizëm islamik që nga revolucioni iranian me rekuizitën e vet mjekërrore në rubrika, dosierë, reportazhe, filma, romane, zhargon, lojra kompjuteri … E gjitha kjo nxjerr dhunshëm kokë, duke çarë hipokrizinë e respektit për diversitetin, në çaste kritike e sidomos në katastrofa gjithëtronditëse si kjo e fundit, ku implikohesh njëheri me monumentalizmin në simbole dhe numerikë. Pastaj vërtetë është e pafalshme për njeriun e thjeshtë nëse mes gjithë kësaj nuk ve në shënjestër njeriun me mjekërr, sidomos kur siç thamë mediat ilustrojnë lirshëm retorikën për terrorin me pamje minaresh e besimtarësh me mjekrra. Kur edhe burra shtetesh të mëdha, flasin për "kryqëzatë" "kundër të keqes" apo përplasje a "epërsi" me qytetërimin islam, dhe më pas nën breshër reagimesh shpejtojnë të vënë pikat mbi I-të që nuk egzistojnë duke sqaruar se nuk kanë gjë me Islamin apo muslimanët. Por njerëzit e thjeshtë e morën mesazhin. E mbase vërtet nuk kanë gjë me muslimanët: në rrugët e Amerikës vritet tjetri vetëm se ka mjekërr, pa qenë detyrimisht musliman. Është rasti I një indiani të besimit sikh vrarë në një pikë karburanti, dhe raste të tjera goditjesh të sikhëve edhe gjetkë në botë, (feja e tyre u kërkon mbajtjen e mjekrrës) denoncuar si raste dhune urrejtëse lidhur me atentatet. Vërtet, edhe pa mjekërr e pa Islam, furia hakmarrëse e injorancës së kultivuar gjithashtu këto ditë vrau edhe një të krishterë egjiptian për fajin e mjaftueshëm se po mbante në lëkurë shenjën e të qenit arab në kohën dhe vendin jo të duhur.
Ata që kanë bërë krimin në fakt nuk janë disa idjotë të mjerë patriotikë që mund edhe t'I zërë policia. Kriminelët janë ata që përgatitën tabelën e qitjes me lexime të shtrembëruara të ngjarjeve, duke akuzuar drejtpërdrejtë apo tërthor thelbin e fesë islame si kriminal dhe qindra milionë muslimanë si përbindësha të mundshëm. Janë ata që vite me rradhë definuan "islamik" terrorizmin, kur ky nuk është atribut fetar, dhe definuan sipas interesit lëvizjet çlirimtare të popujve herë "terrorizëm" e herë "luftë për liri". I gjen edhe tek ne, injorantë apo sadistë që duke bërë si specialistë tradhëtojnë reputacionin në faqet e para të gazetave tona më të mëdha, kur shkruajnë se muslimanët I falen pesë herë në ditë Muhamedit (!!!), kur duan ta paraqesin devocionin islamik në profile kamikaxesh, apo japin të dhëna për "vendet arabe si Irani (!!!), Egjipti etj", duke shpikur talibanë dhe baza terroriste në Shqipëri, apo duke sugjestionuar me termin "xhihad". (Kjo fjalë në gjuhën arabe, tregon përpjekje , sakrificë. Në traditën islamike "xhihad I madh" tregon përpjekjen për të luftuar egon, që të zbutet dhe të përsoset e të përkulet më në fund para madhërisë së Zotit. Kurse "xhihad I vogël" është e njëjta përpjekje e spostuar jashtë vetes kundër padrejtësive dhe tiranisë derisa gjithë madhështia në tokë t'I takojë vetëm Zotit. Por kjo absolutisht nuk është interpretuar 1400 vjet rresht si vrasje civilësh, apo si terror "hedh gurin fsheh dorën", por kur ka marrë forma të pashmangshme luftarake, ka qenë ose mbrotjeje të ligjshme, ose problem I fushës së marrëdhënijeve ndërkombëtare; çështje ministrish, traktatesh, ambasadorësh e jo pirateri anarkiste kundër të pafajshmëve. Në një bisedë në një televizion me një gazetar të respektuar, koncepti që u përftua nga fjala ime e gjatë dhe natyrisht e redaktuar, u fokusua tek "xhihadi I Ramazanit", tek përpjekja që besimtari bën me veten për të treguar se jeton pa ngrënë e pa pirë, po jo pa Zotin. Meqë disa e kanë vënë në dyshim këtë lexim timin për xhihadin, po jap pa redaktim fjalën e ministrit britanik të shtetit për Zyrën e Jashtme dhe të Komonuelthit në vitin 1999, z. Derek Fatchett : "Ajo çka ata (shumë njerëz në Perëndim shën. im) kanë nevojë të njohin është se ekziston një xhihad I madh- jo një luftë e shenjtë kundër të pabesëve, por një përpjekje përbrenda njeriut për të qenë I ndershëm dhe I drejtë. Dhe Ramazani është koha kur Kurani I Shenjtë I thërret besimtarët të meditojnë mbi këtë përpjekje." ( dërguar për "Jordan Times", 18 Janar 1999)
Duke veçuar bukur faktin se ndonëse me një "çetë profetësh" të përbashkët me traditën judeo-krishtere, tekstet islamike nuk e kanë përfshirë kurrë historinë e kreshnikut Samson, studiuesi britanik Abdal-Hakim Murad (ish- Timothy Winter) fshin edhe të fundmin spekullim teologjik që mund të akuzojë mendësinë muslimane për përligjje të "akteve heroike vetvrasëse". Bëhet fjalë pra për tregimin biblik, dramatizuar nga Noli ynë me mjekërr, me trimin Samson I cili I zënë rob tek filistinët, shembi shtyllat e tempullit pagan, dhe "rrëmbeu me vete, në vdekje, më shumë filistinë sesa kishte vrarë gjatë tërë jetës së tij." Fuqinë e vet titanike, Samsoni e kishte tek flokët (kam përshtypjen se tek "Israelitë dhe filistinë" Noli ka shtuar edhe mjekrrën.) Po prapë, nuk ka dyshim se rrëzimi I ndërtesave dhe vrasja e të pafajshmëve, sot nuk është punë qimesh dhe nuk është punë besimtarësh me mjekërr, apo edhe pa mjekërr; mjafton vetëm të kenë kuptuar vërtetë çfarë është mjekrra. Se mjekrra është paqë me Zotin duke mos prishur atë (mjekrrën) që Ai krijoi me mirësi; është paqë me veten, duke mos u kacafytur përditë para pasqyrës në një koreografi vetvrasjeje me thikë në fyt; është paqe me ata njerëz që duan paqe, të cilëve kështu u dhuron mundësinë të të identifikojnë, të të përkufizojnë, të ta dijnë kufirin… U jep një dije për veten tënde, e cila sipas natyrës që ka dija, u jep edhe një minimum pushteti njerëzve mbi ty, të cilin s'ta fal kushdo sot, I fortifikuar pas kamuflazhit të (pamjes së) rastit, sipas leverdisë: herë zyrtar, herë sportiv, herë serioz e herë agresiv. Jep mundësi për policinë në aeroporte apo të tjera porta ta lokalizojë shpejt rrezikun dhe të bjerë rehat ndërkaq që njëfarë Timothy (tjetër ky, që nuk arriti të bëhej musliman, si Timothy më lart), bjond dhe pa mjekërr hedh në erë ndërtesa federale në Oklahoma.
Përveç Heroit Kombëtar, Poetit Kombëtar, dhe lekut kombëtar (poeti, heroi plus Budin, Nolin dhe dy variantet e dymijlekshit me Ismail Qemalin) ca shqiptarë duan të bëjnë me mjekërr edhe Armikun Kombëtar.
Mediat dhe "specialistët" vazhdojnë të pjellin rrugëve vezë qose të urrejtjes, korba të rinj për një qiell mishngrënës ballkanik.
 

klevis2000

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

Libri i ri me Esse


erv-5.jpg



Koordinata

Etja për qytet



I strehuar nën mikrofonë e projektorë në një kamare të murit të kalasë, duke shpejtuar pak ritmin në leximin e poezive të mija të gjata, vëreja sesi spektatorët në karriget e veta nuk lëviznin nga vendi megjithë shiun që binte, dhe një pamje e tillë më kujtoi të premtet e dimrit në oborrin e xhamisë, ku besimtarët, kokulur në shi, në nderim të të Zotit të Shtëpisë, presin me durim të mbarojë predikimi apo lutja. Ashtu edhe qytetarët, të etur për qytet, të etur për një marrëdhënie apo koordinatë që i qytetëron, të etur për t’u grupuar vetvetiu, të etur për të dëgjuar një fjalë në gjuhë letrare


Ervin HATIBI

LOBI 186, 8 tetor 2004


Qyteti është ajo gjë e cila ndriçon natën. Qyteti është planeti drejt të cilit rendin me afsh të futen meteorët e veturave a kamionëve ku dëgjohet një radio e mirë, qyteti është dielli i natës rreth të cilit rrotullohen e presin larg fshatrat si mëtonjësit rreth Penelopës, rreth qytetit digjen (për të) vetmitare pikat e karburantit apo reklamat me neon e me fjalë që kushdo i kupton. Qyteti është ajo gjë që na duhet për të shpuar natën e për të dalë tek drita artificiale e jetësë bashkë; qyteti është ajo gjë që na duhet kryesisht kur erret, qyteti është macja vanitoze e prehrit e ndërkaq qeni rojtar vrasës me pagesë i pragut i kalon në dispozicion evolucionit, qyteti është të prishësh muret e larta e të trasha rrethuese e të ndërtosh me gurët e tyre stola për të fejuarit në parqe apo piedestale për monumentet e heronjve a poetëve që vdiqën për të mbrojtur qytetin. Qyteti na duhet që të organizojmë vetmitë në një mandala urbanistike ndër-besimi.

Autori i këtyre rreshtave është njëri prej atyre ish-qytetarëve të ndershëm të Tiranës, i cili e përjeton katundarizimin e pandalshëm të qytetit të vet në një formë të qetë traumatike. Thjesht qëndron mbyllur në shtëpi, duke mbajtur njëkohësisht hapur televizorin, radion dhe revistën e radhës on line për të simuluar rreth vetes qytetin. Autori i këtyre rreshtave gjen një mijë e një arsye për të mos dalë në një territor përjashtues që deri dje me të drejtë quhej Tiranë, një territor i minuar ku ndërtesat dhe trafiku duket sikur kanë kërkuar strehim politik në një oborr ambasade, dhe kacafyten me njëra-tjetrën për një pëllëmbë vend. Ritmi i jetës në këtë territor tashmë përcaktohet nga vetmia e njeriut i cili e ka ndërtuar kullën pa ndonjë arsye të dukshme veç hallit dhe interesit në gërxhin oportun duke injoruar për vdekje praninë e të tjerëve. Si në fshat njerëzia i hedhin nga penxherja e kullës plehërat ku të duan, duke harruar se kur i hidhnin në bahçe ashtu lëkurat e fikut apo duqet pa filtër të cigareve, kalbeshin në dhe për një javë, e shishet e qeset e plastikës apo ambalazhet me llak nuk i tret dot betoni i trotuarit… Njerëzit kanë mbartur fshatin me vete në një mentalitet plot male e gremina që ua ndalojnë përfytyrimin dhe i izolojnë nga përjetimi i tjetrit si i njëjtë. Jo vetëm konfliktualiteti urbanistik i cili konsumon përditë të ardhmen, e jo thjesht nerva, para e viktima, edhe arroganca gjuhësore vërtitet mbi kokat e të gjithëve si shenjë fizike e mungesës së qytetit. Tamam si në një kulturë rurale nomade, gjuha e shpallur, si ajo në media, ashtu në tabela, dokumente zyrtare e regjistrime të tjera funksionale të fjalës në publik, rrezaton një stad oral. Përbuzja e semaforëve gramatikë dhe normëzimi i zhargonit, dialektalizmat (me motive ideologjike apo analfabetike), iniciativa e lirë dhe liberalizimi i skajshëm në importin e termave janë pjesa tjetër e peisazhit pseudourban shqiptar, e cila na ndjek nga pas edhe kur flemë, edhe kur vdesim. Nëse për të shkoklavitur kolazhin rurban, Merz-in pervers të pallateve mbi pallate e të rrugëve pa rrugë në tiranë, do na mjaftonte… ta braktisnim këtë qytet për ta rithemeluar diku tjetër, Merz-it dadaist të gjuhës që po përdhoset përditë, nuk e di se sa kohë do të na duhet t’ia dalim për ta qëruar e selitur nga e para. Bërja e qyteteve dhe gjuhëve (me shkronjë të madhe-kapitale) ka nevojë për një dorë të vetme dhe autoritare, kurse shqiptarët të vetmet fusha ku kanë vendosur ta zbatojnë me themel liberalizmin, demokracinë janë gjuha dhe urbanistika.

Gjithsesi, të shtunën që kaloi, në të rënë të muzgut, mora rrugën nga Tirana për në Durrës, në një premtim për të gjetur qytet. Ishte premtimi i poetit Arian Leka që organizonte një mbrëmje leximesh poezie nën muret e vjetra të kalasë pranë portit të Durrësit. Ashtu si të pasurit që ia lejojnë vetes të dekorojnë shtëpitë e tyre me antikuariate, dhe sa më të vjetra ato aq më të pasur ata, po aq edhe qytete të tilla fisnikërohen nga prania e monumenteve të lashtësisë. Dhe mbase qytetari është ai që personifikohet në qytetin, dhe e mbart në ndërgjegje vetvetiu një pasuri, një vlerë apo edhe një sherr të qytetit të tij. Në një kënd të shëtitores tradicionale të qytetarisë durrësake, midis përmendores kushtuar heroit të rezistencës dhe avllisë antike të kalasë, krejt përbri varganit ritual të mbrëmjes durrsake me këmbësorë që shijojnë ecejaken me nge buzë detit, ishin montuar nën qiell të hapur dritat dhe fonia dhe karriget për shijuesit e poezisë. (Me një finesë të habitshme, organizatori i këtyre leximeve publike, kishte hapur në bibliotekën e qytetit gjithë skedat e poezisë, dhe kishte gjetur kështu emrat e vërtetë të lexuesve të poezisë, e atyre u kishte bërë ftesa për në mbrëmje.)

Para se të mbërrij në Durrës, nuk mundem të mos transmetoj nja dy incidente simpatike të rrugës për atje. Midis Kanionit të Madh që sajojnë pallatet idiotësisht të larta pranë stacionit të trenit të Tiranës, një peshk i kuq dekorativ fluturoi që nga lart nëpër ajër si tek “Arizona Dream” dhe u parkua me një zhurmë të vogël mu në mes të makinave në rrugë. Duke brofur nga emocioni u bërtita shokëve të aventurës (Goni, Elvana, P.N.)-“Ja, njëherë që dola unë nga shtëpia, po bien peshq nga qielli!” Dhe shyqyr që me peshkun nuk ra edhe akuariumi, nga dritarja e lartë e kullës, ku mbase fëmija mistrec i radhës kishte flakurr mbi njerëzit-miza aty poshtë objektin e çuditshëm të radhës. Po aty pari, një mesoburrë rreth të pesëdhjetave na ndaloi dhe krejt i prerë në fytyrë na tha me zërin e spikerit të lajmeve-“Sekret ushtarak: Amerika po prodhon shi dhe borë artificiale!” Koha në fakt premtonte për shi, dhe duke lexuar para publikut më pas në Durrës poezitë e mija dhe të Rudian Zekthit, nën tingujt e muzikës pakistaneze e armene, nisi vërtet të binte shi. I strehuar nën mikrofonë e projektorë në një kamare të murit të kalasë, duke shpejtuar pak ritmin në leximin e poezive të mija të gjata, vëreja sesi spektatorët në karriget e veta nuk lëviznin nga vendi megjithë shiun që binte, dhe një pamje e tillë më kujtoi të premtet e dimrit në oborrin e xhamisë, ku besimtarët, kokulur në shi, në nderim të të Zotit të Shtëpisë, presin me durim të mbarojë predikimi apo lutja. Ashtu edhe qytetarët, të etur për qytet, të etur për një marrëdhënie apo koordinatë që i qytetëron, të etur për t’u grupuar vetvetiu, të etur për të dëgjuar një fjalë në gjuhë letrare, nuk mund të lëviznin. Ata nuk mund ta linin përgjysëm seancën. Nuk besoj se po dëgjonin me kaq religjiozitet vargjet e mija apo të kolegëve të tjerë aty, sa besoj se nuk donin t’i lëshonin ato karrige për t’iu rikthyer tatëpjetës së përditshme demokratike drejt fshatit.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

O Kleviso!
Mos i posto te njejtat gjera ne dy tema.
Kero esete qe ke postuar do te ishin me me vend tek tema tjeter per Ervinin tek Letersia, ndersa ketu po tema ka te beje vetem me essene mbi femrat dhe meshkujt, ndaj mos t'i persiejme gjerat!
Me kupto drejt!

Pastaj Ervini ka edhe disa esse te tjera qe rrafin tek kjo teme, do te ishte me mire te kishe postuar ato, nqs do te mund t'i gjeje.
 

Danae

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

tashi qe fantazia nuk ka kufij eshte e vertete,e faktikisht este dicka shume pozitive,por te mberrish e te fantazosh deri ne ate pike sa te deklarohet ne fund te shkrimit si optimist ndersa shkrimi i hatibit eshte vetem letrar,me duket e tepert.
Me ngjan se tendenca e shkrimit mbi klonizimin kerkon te shqyrtoje shume argumente ne nje kontenkst pak si te ngaterruar e te mjegullt,ka aq shume gjera per te shqyrtuar sa nuk mund te sintetizohen kaq lehtesisht,e sidomos asgje nuk ndahet ne komplet pozitive dhe negative,hamendja shkon larg ne kerkesen per karriere tek femrat apo per te mos prishur linjat e trupit sa fundja nga nje mashkull vjen nje deshire e forte per te ruajtur ate qe femra ndien dhe provon,deshiren e te qenurit nene.
cudi qe femra ne nje shkrim te hatibit te kete kaq pak vlere sa te ngjaje me sorren qe nuk di se c'eshte shkelqimi i diellit dhe e ngaterron me ate te nje llamarine,bebja ne epruvete nuk eshte luks,e hamendje e tepert me duket po ta shohesh si te tille,te pakten ne kushet e sotme.
Te ndalosh evulimin e shkences per te ndihmuar njerezit,ciftet,familjet ne emer te frikes nuk eshte trimeri.
 

Danae

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

tashi me falni qe u futa hundet,por theniet e nje njeriu nuk jane ligje apo jo.
 
Top