Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Dorarta

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Stained, Obleisku i zi eshte libri qe une s'do e mbaroj dot kurre, nuk e di por s'me ka pelqyer fare.Eshte depresionues.
"Obelisku i zi" eshte libri te cilit i kam lexuar dy here here 50 faqet e para dhe dy here e kam lene pas perfundimit te 50 faqeve te para. Mbase shkon me tej me te treten te verteten /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Ela_001

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Obelsiku nuk ishte dicka speciale, ndoshta by then, Remarku kish shteruar me gjera per te thene, sidoqofte kontrasti qe krijon per pos-luften eshte interesant. Sidoqofte nese nuk keni lexuar "Asgje te re nga fronti pernedimit do jua rekomandoja", teper trondites.
 

Dorarta

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Nga fillimi i romanit "Asgje te re nga fronti i perendimit":

„ ... Dieses Buch soll weder eine Anklage noch ein Bekenntnis sein. Es soll nur den Versuch machen, über eine Generation zu berichten, die vom Kriege zerstört wurde, auch wenn sie seinen Granaten entkam. ...“


Remark

rem3.jpg
 

nira

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

hem
obelisku i zi, nje liber qe do vemendje ndoshta dhe pak dashsamiresi sepse nese do merrje vesh ato qe ka mes reshtave veshtire ta shifje perseri jeten me te njejtin sy
pak a shum eshte nje liber qe te kerkon falje sepse po te dhuron pak nga realizmi qe te ka munguar por me shum deshperim
mendimi im gjithsesi
 

b.k.

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

mua tre shoket me ka bere te mos lexoj libra te tjere per nja dy vjet..

shume prekes, perfshires, zhgenjyes, dhe realist...
:cry:
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Edhe mua ka pelqyer shume, pak i trishtushem por nuk ben kot pjese ne brezin e shkrimtareve te humbur.
 

dorina d

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Shume faleminderit qe keni hapur kete teme se duke rilexuar fragmente nga librat e tij rijetova te njejtat emocione sic kur i kam lexuar per here te pare.

Kjo eshte marrezia e kesaj bote: ti mund te shderroohesh ne engjell, budalla a kriminel dhe askush nuk e ve,re. Por ne te mungofte qofte edhe nje kopse, kete e shohin te gjithe.

Harku i Triumfit


Se per kete ne jemi te zotet : te luajme me letra, te betohemi e te shkojme ne lufte. Nuk eshte shume kur je 20 vjeç, por eshte teper ne kete moshe...

Asgje te re nga perendimi
 

bellissima

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Gruaja nuk eshte nje orendi prej celiku; ajo eshte nje lule…ajo s’do gjera te thata e te shpelara, por kerkon diellin e hareshem te gjepurave. Eshte me mire t’I thuash cdo dite nje frjale te embel, sesa te punosh gjithe jeten per te me durimin e nje kafshe…

Jeta e njeriut eshte teper e gjate per dashurine. Vertet teper e gjate. Dashuria eshte dicka e mrekullueshme. Por per njerin eshte gjithmone teper e gjate. Kurse tjetri mbetet me gisht ne goje e me sy ne tavan. I shastisur dhe i cmendur!

Nga "Tre Shoke"
 

DRITAN SEJAMINI

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

ESHTE BARBAR AI QE S'NDJEN ZERIN E REMARKUT.
E KAM LEXUAR REMARKUN PER HERE TE PARE 13 VJEC DHE TANI KAM MBYLLUR POTHUAJSE TE GJITHE SERINE E TIJ. ME VJEN KEQ PER DISA PERKTHIME TE FUNDIT QE NUK KANE DALE ASHTU SIC DUHET.
VETE REMARKU MBESHTJELL NJE UNIVERS TE TERE TE NDJENJES NJEREZORE. SHPESH I NGRE PYETJTEN VETES. SI KA QENE REMARKU? KENAQEM KUR S'I GJEJ PERGJIGJE, KJO E BEN ATE GJIGAND.
KAM BOTUAR NJE LIBER DHE TANI PO BEJ GATI TE DYTIN. ATA QE E KANE LEXUAR TE PARIN ME THONE QE TI JE I NDIKUAR. KENAQEM DHE DESHPEROHEM NE TE NJEJTEN KOHE POR JAM I BINDUR QE NUK DO TE MUND T'I SHPETOJ KTHETRAVE TE TIJ.
NDONJEHERE ME THONE QE REMARKU ESHTE I VJETER, ESHTE I NJE BREZI TE HUMBUR QE ESHTE NE TE PERENDUAR. MENDOJ SE REMARKU ESHTE DHE KA PER TE QENE I KOHES DERISA TE MOS EKZISTOJE ME SHPIRT NJERIU NE RRUZULL.
NE JETOJME ENDE SI NJE BREZ I HUMBUR, SI NJE BREZ PA LAMTUMIRE QE KLITHIM PARRESHTUR NE ZBRAZETIREN E PERDITSHMERISE. A S'ESHTE KJO NJE LUFTE? NUK JAM NATYRE PESIMISTE POR MENDOJ SE CDOKUSH KUR MENDOHET PER RRETHIN VICIOZ TE EKZISTENCES BEHET PAK I TILLE. NE FAKT ESHTE E TMERRSHME KU PRET DICKA POR ME E TMERRSHME ESHTE KUR S'KE CFARE TE PRESESH. KETU ESHTE FUNDI I FILOZOFISE. PER TERS NE PRESIM DHE NJEKOHESISHT NUK PRESIM PER DITE NE CDO CAST CDO FRYMARRJE ESHTE NJE MOMENT PRITJEJE DHE MOS PRITJEJE.
 

BJONDINKA

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

dashuria s'mund te perlyhet me miqesi .fundi eshte ne fund.

ai s'mund ta duronte me ate veshtrim.vinte nga larg,kalonte permes e tretej diku larg.trimeresha ime-murmuriti..trimereshaime e shtrenjte.
askush s'te behet me i huaj se sa njeriu qe ke dashur dikur.

ne nje vend ku parase i drejtohen me perkedheli sìmund te kete kurre diktature.

nejse keto ishin vetem 3 nga shprehjet e remarkut,i cili eshte edhe shkrimtari im i preferuar .po per te folur per remarkun nuk mund kursesi te rrish mbrapa nje kompjuteri ..ciao ciao
 

karamel

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

NJE PYTJE: TE "TRE SHOKET" KUR PAT VDES ROBERTI DO TE MARTOHET PERSERI?
CA ME HANTE CETTE QUESTION!
 

BJONDINKA

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

ik e pyt remarkun njehere .po s'ma ha mendja qe robin e griste ky mendim ne fund te librit
 

luljeta hato

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Remark "Hije ne parajse" eshte libri qe po lexoj.Deri tani shume i bukur,si gjithe librat e Remarkut.
"Asnje krim nuk duhet te mbetej pa u ndeshkuar,pasi ndryshe bazat e moralit do te thermoheshin dhe do te mbreteronte peshtjellimi"Remark.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Fillimisht postuar nga SKEVI:
[qb] ESHTE BARBAR AI QE S'NDJEN ZERIN E REMARKUT.
E KAM LEXUAR REMARKUN PER HERE TE PARE 13 VJEC DHE TANI KAM MBYLLUR POTHUAJSE TE GJITHE SERINE E TIJ. ME VJEN KEQ PER DISA PERKTHIME TE FUNDIT QE NUK KANE DALE ASHTU SIC DUHET.
VETE REMARKU MBESHTJELL NJE UNIVERS TE TERE TE NDJENJES NJEREZORE. SHPESH I NGRE PYETJTEN VETES. SI KA QENE REMARKU? KENAQEM KUR S'I GJEJ PERGJIGJE, KJO E BEN ATE GJIGAND.
KAM BOTUAR NJE LIBER DHE TANI PO BEJ GATI TE DYTIN. ATA QE E KANE LEXUAR TE PARIN ME THONE QE TI JE I NDIKUAR. KENAQEM DHE DESHPEROHEM NE TE NJEJTEN KOHE POR JAM I BINDUR QE NUK DO TE MUND T'I SHPETOJ KTHETRAVE TE TIJ.
NDONJEHERE ME THONE QE REMARKU ESHTE I VJETER, ESHTE I NJE BREZI TE HUMBUR QE ESHTE NE TE PERENDUAR. MENDOJ SE REMARKU ESHTE DHE KA PER TE QENE I KOHES DERISA TE MOS EKZISTOJE ME SHPIRT NJERIU NE RRUZULL.
NE JETOJME ENDE SI NJE BREZ I HUMBUR, SI NJE BREZ PA LAMTUMIRE QE KLITHIM PARRESHTUR NE ZBRAZETIREN E PERDITSHMERISE. A S'ESHTE KJO NJE LUFTE? NUK JAM NATYRE PESIMISTE POR MENDOJ SE CDOKUSH KUR MENDOHET PER RRETHIN VICIOZ TE EKZISTENCES BEHET PAK I TILLE. NE FAKT ESHTE E TMERRSHME KU PRET DICKA POR ME E TMERRSHME ESHTE KUR S'KE CFARE TE PRESESH. KETU ESHTE FUNDI I FILOZOFISE. PER TERS NE PRESIM DHE NJEKOHESISHT NUK PRESIM PER DITE NE CDO CAST CDO FRYMARRJE ESHTE NJE MOMENT PRITJEJE DHE MOS PRITJEJE. [/qb]
Plotesisht ne nje mendje me ty skevi.
Po desha te shtoja dicka: Tegjithe shkrimtaret e brezit te humbur kane vrare veten(CVAJG,MAJAKOVSKI,HEMINGUEJ etj). I VETMI qe nuk e beri kete ishte I MADHI DHE I PAPERSERITSHMI
ERICH MARIA REMARQUE
Dhe dicka tjeter:Shkrimtaret e brezit te humbur jane te gjithe pesimiste(prandaj vrane edhe veten).Kush ka lexuar REMARKUN e di qe ai s`eshte pesimist por thjesht realist.Te gjitha veprat e Cvajgut po Heminguejit perfundojne me vdekjen e personazhit kryesor ose u ndodh dicka teper e tmerrshme nga e cila ata s`e marrin veten kurre.
Kurse fundi i kryeveprave te REMARKUT nuk eshte me vdekjen e personazhit kryesor REMARKUT por i ngjan nje tuneli te erret qe gjithmone ne fund te tij ka nje fije drite,shprese dhe jete.
P.S.Edhe ASGJE TE RE NGA FRONTI I PERENDIMIT(nje nder kryeveprat e REMARKUT)qe perfundon me vdekjen e PAULIT nuk eshte pesimist(bile ne te ka mjaft dialoge optimiste)por vdekja e tij eshte simbolike.Ajo me shume se vdekje fizike eshte nje vdekje psikologjike dhe shpirterore.Vete REMARKU e thote ne thenien e tij per kete kryeveper:

KY LIBER S ESHTE AS MIRATIM AS AKUZE.AI PERPIQET VETEM TE TREGOJEPER NJE BREZ QE U SHKATERRUA NGA LUFTA MEGJITHESE U SHPETOI PREDHAVE TE SAJ.

Me qarte se kaq nuk ka ku te veje.


Skevi po e ke botuar librin ne SHQIPERI ma jep pak titullin po deshe se kam deshire ta lexoj.
Per sa i perket postimit tend e perseris se jam i nje mendjeje per cso fjale.(perjashto ketu qe une nik kam botuar ndonje liber:) )
 

DEVIL-girl

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Harku i Triumfit nga Remark per mua ka qene nje liber fantastik qe me ka mbetur ne mendje. E kam lexuar shume vite me pare dhe do doja ta lexoja perseri e perseri..
Flet per dashurine e Ravikut doktor dhe Joanes dhe fundi i librit eshte shume i bukur kur Joana vdes e Raviku duhet ti shprehe dashurine e tij me gjithe dhimbjen e shpirtit ne momentet e fundit te jetes se saj.
Per mua ky shkrimtar eshte i madh.
 

karamel

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

PER TRINYN:


Pastaj, pernjeheresh, gjithcka ndodhi shume shpejt. Mishrat e fytyres filluan t'i treten. Kockat e nofullave i kercyen dhe temthat iu bene njesh me ballin. Krahet i kishte tani te holla si krahe femije, brinjet i dalloheshin nen lekure dhe ethet e zhuritnin pa nderprerjeate trup te ligur. Infermrja solli bombola me oksigjen dhe mjeku i vinte cdo ore.
Nje pasdreke, temperatura i zbriti cuditerishtshpejt. pati u zgjua dhe me soditi per nje kohe te gjate.
- Ma jep pak pasqyren? -pershperiti pastaj
-c'e do pasqyren? -e pyeta une -Qetesohu pakez! Me duket se e hodhe tani, Pat. S'ke me ethe.
- Jo, -murmuriti ajo me ate ze te therrmuar et te drobitur -ma jep pasqyren!
Une i rashe qark krevatit, mora pasqyren dhe e leshova nga dora. Ajo u thye.
- Me fal! - i thashe. - Sa ters qe jam! Edhe nje cope pasqyre me vetee me shpeton nga dora e me behet cope e cike!
- Ne canten time kam edhe nje tjeter Robi.
Ishte nje pasqyre e vogel prej nikeli te kromuar. e fshiva me pellemben e dores qe te ndotej pak dhe ia dhashe. ajo e pastroi me zor dhe pa ne te me vemendje.
- Ti duhet te nisesh! - peshperiti pastaj
- po pse? S'me dashke me?!
- Ti sduhet te me shohesh me. Kjo ketu s'jam un.
Ia hoqa pasqyren nga dora.
- Keto sendet metalike nuk vlejne as nje grosh, Pat. Pa shiko, si me nzjerr mua! Te zbehte dhe te hequr. Pse, keshtu qenkam une? Une jam i zeshke dhe i fuqishem. Tere brigje-brigje eshte kjo dreq pasqyre!
- Dua te qe te mbetem ndryshe ne kujtese, - murmuriti ajo. - Nisu, Me ler te mbaroj pune vete!
Une e qetesova. Ajo ma kerkoi perseri pasqyren bashke me canten e saj. Pastaj zuri ti vinte puder fytyres se mjere e te drobitur, buzen=ve te plasura, gropezave te nzira poshte syve.
- Vetem pak, - tha ajo dhe u mundua te vinte buzen ne gaz. - Ti sduhet te me shohesh te shemtuar..
- Ti smund te besh c'te duash, - i thashe, - por kurre s'do te jesh e shemtuar! Per mua je gruaja me e bukur qe kam pare gjate gjithe jetes sime!

Ia mora pasqyren dhe kutin e pudres dhe ia vura duart me kujdes rreth kokes. Pas pak, ajo filloi te shqetesohej.
- C'fare ke Pat? - e pyeta
- Troket aq fort, - pershperiti ajo;
- Kush? Ora?
Ajo tundi pak koken me shenje pohimi:
- Bubullon..
Une e hoqa oren nga dora.
Ajo veshtroi gjithe ankth akrepin e sekondave.
- Hiqma nga syte!..
Une e mora oren dhe e perplasa fort pas murit.
- Ja tani nuk troket me! Tani koha eshte ndaluar ne vend. E kemi shqyer ne mes. Vetem ne te dy kemi mbetur, vetem ne te dy, ti dhe une dhe askush tjeter.
Ajo m'i qepi syte qe i qene zmadhuar tejmase.
Une s'mundja ta duroja me ate shikim. Vinte qe nga larg, kalonte permes meje dhe tretej diku.
- Trimeresha ime, - murmurita une.- Trimeresha ime e shtrenjte, ...

* * *

Ajo vdiq ne oren e fundit te nates, perpara se te agonte. Hoqi shume dhe vdiq me mundime te medha, dhe askush s'mundi ta ndihmonte. E mbante doren time te shrenguar, por nuk dinte me qe i ndodhesha prane. Dikur foli dikush:
- Vdiq...
- Jo! - bertita une. - Ajo s'ka vdekur ende! Ende po ma mban doren te shtrenguar..
Drite. Drite verbuese, e padurueshme. Njerez. Mjeku. Une hapa ngadale doren time. Dora e Patit u leshua pertoke. Tipare te shfytyruara nga ankthi. Sy te ngrire e te munduar. Floke geshtenjte e te mendafshte.
- Pat, - thashe une. - Pat!
Dhe, per here te pare, ajo nuk me dha pergjigje.


* * *


- Dua te rri vetem, - thashe une
- Te mos e ...? - pyeti dikush
- Jo, - thashe une. - Dilni perjashta! Mos e prekni!
Ia lava pasatj gjakun. Isha si cope dru. Ia kreha floket. Ajo filloi te ftohej. E shtiva ne krevatin tim dhe e mbulova me batanijet. U ula prane saj dhe s'isha i zoti te mendoja me asgje. rrija ne karrige dhe e veshtroja krejt i shastisur. Qeni u fut ne dhome dhe m'u shti ne preher...
E pashe se si i nderroi fytyra. s'munda te beja asgje tjeter, vecse te rrija ashtu i ngurosur, ashtu krejt bosh dhe ta sodisja..
- Pastaj erdhi mengjesi- dhe ajo nuk ishte me.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Para 2-3 vjetesh lexova rastesisht HARKU I TRIUMFIT.Pas pak kohesh e lexova prape.Heren e dyte me mahniti aq shume sa sapo mbarova faqen e fundit fillova te lexoj serish faqen e pare.Menjehere me pas nisa nje fushate per gjetjen e librave te tjere.I pari ne liste:TRE SHOKET.Ky e shtoi "fuqine" e "fushates".Vazhduan me radhe ASGJE TE RE NGA FROMTI I PERENDIMIT,NJE NATE NE LISBON,DUAJE TE AFERMIN TEND,QIELLI NUK KA PREFERENCA,HIJE NE PARAJSE,tani sapo mbarova SHKENDIJA E JETES.
Me realist nuk mund te behet.Eshte nje pasqyre e vertete e ngjarjeve te kohes dhe te ndjenjave te atij brezi.Une kam lexuar shume libra nga autore te ndryshem po mbi TE MADHIN REMARK nuk ve asnje dhe mendoj se nuk kam per te vene ndonje ne te ardhmen.Eshte thjesht i PAKRAHASUESHEM dhe i PAKAPSHEM nga ASKUSH.
 

swimmer

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Remarku eshte autori im i preferuar
Dhe pasi kam lexuar Remarkun librat e tjere nuk me pelqenin jo sepse nuk ishin te bukur por sepse me dukeshin shume te varfer ne krahasim me ato te remarkut.Me pelqen shume "Harku i Triumfit".Mendoj se duhet te flitet me shume per kete autor neper shkollat e shqiparise
 
Top