Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

ezhderha

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

per mue "obeliskue i zi" asht ma i mire edhe se "harku i triumfit". dialogjet me izabelen jane ajka e librit per mendimin tem.

deshta me permende dhe mjeshterine e robert shvarcit, qe i ka SHQIPERUE keta libra me tane kuptimin e fjales. pata lexue edhe "nje nate ne lisbone" te perkthyem nga dikush tjeter dhe mezi e pata mbarue. jo se qe perkthim i dobet ma shume se perkthimi i shvarcit asht shume shume nalt.
 

renata

Forumium praecox
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Remark,miku im i diteve boshe.Nuk besoj te me kete mbetur liber i tij palexuar.Po kerkoj edhe ketu ne Itali ndonje titull te panjohur,por me duket se i kam lexuar te gjithe librat e ketij miti.
 

Rambla

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

*Puma - keshtu e quan ai me perkedheli te dashuren e tij, Marlene Ditrih.
:lol: lene, se spo e them /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Nevila_SGH

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Pershendetje!do te deshiroja tju pergezoja per kete teme kaq kuptimplote qe keni hapur dhe do te shtoja se edhe une jam nje adhuruese e magjise se Remarkut.Kam lexuar nga ky kolos pothuajse te gjitha veprat,por mes tyre me kane prekur shume :"tre shoket","Harku i triumfit" dhe "Asgje e re nga fronit i perendimit".Eshte nje autor ne te cilin gjen veteveten,gjen friken e perballjes me humbjen,ndjen dashurine dhe emocione te fuqishme.eshte mjeshteria e tij per te dhene njeriun ne luften per mbijetese,e mbi te gjitha si perfaqesues i "brezit te humbur",per te shpalosur endrrat njerezore qe shtypen mizorisht nga lufta.Pyetja eshte universale:"drejt kujt shkon njeriu ne jete?cili eshte destinacioni i tij?A do te mundet valle njeriu te gjeje lumturine e enderruar?nuk ekzistojne fjale per te shprehur menyren se si ky autor me terheq nga realiteti,humbas totalisht dhe prape i etur shpirti im perpin faqet e librit.Do ta quaj "psikologun e njerezimit".Gjithmone do ta adhuroj kete emer:REMARK.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Mister River plotesisht dakort me ty. Qe kur kam lexuar REMARKUN me duket vetja si kritik letrar, ne kuptimin qe ne cdo liber do gjej ndonje klecke te vogel. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif Po keshtu eshte kur lexon REMARKUN. I do te gjithe librat perfekte si te REMARKUT pastaj. Une e kam provuar me Cvajgun. Me ka pelqyer shume, kurse tani jo se nuk e pelqej, por jo aq sa me perpara. /pf/images/graemlins/smile.gif
Prandaj kush nuk e ka lexuar REMARKUN e keshilloj qe ta lexoje kur te ms kete me ndermend te lexoje libra te tjere me pas /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif se nuk do i pelqejne me aq shume.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Eshte e tepert te bej komente per kete pjese madheshtore nga i pavdekshmi HARKU I TRIUMFIT


Vazhdonte të rrinte nën shiun që vërshonte mbi të porsi një breshëri qiellore mitralozësh.Rrinte atje dhe ishte shi e shtrëngatë e ujë e tokë njëherësh ;rrufetë e horizonteve kryqëzoheshin brenda tij;ai ishte edhe krijesë edhe element i natyrës;asgjë s`kishte më emër—dhe kështu te gjitha i dukeshin si të vetmuara e si të braktisura; të gjitha ishin njëlloj—si dashuria, edhe uji që derdhej tatëpjetë,edhe ato ndriçimet e zbehta mbi çatitë,edhe toka që dukej sikur po gufohej; s`ekzistonin më kufij, edhe ai vetë ishte pjesë përbërëse e të gjitha këtyre, e lumturia e fatkeqësia mbeteshin vetëm gëzhoja boshe, të flakura tutje nga ndjenja e gjithpushtetshme se po jetonte dhe që po e ndjente se po jetonte.”O ti atje lart!”foli ai,duke iu drejtuar dritares së ndriçuar,dhe qeshi,dhe nuk e kuptoi që po qeshte.”Ti dritëz e vogël, ti vegim i një zane, ti fytyrë që ushtron një pushtet të çuditshëm mbi mua, ketu mbi këtë planet, ku ka me qindra mijëra fytyra të tjera, më të mira, më të bukura, më të mençura, më të çiltra, më besnike, më të afrueshme—o ti rastësi që m`u ngatërrove një natë nëpër këmbë atje në rrugë e që hyre në jetën time, ti ndjenjë e përplasur brigjeve, pa mendim, por robëruese, dhe që rrëshqite nën lëkuren time një natë gjumi, ti, që s`di për mua pothuajse asgjë tjetër përveç asaj që të rezistova, dhe që prandaj m`u hodhe në krahë, derisa nuk të rezistova më, ti, që deshe të vazhdoje pastaj rrugen tënde e të mërgoheshe prej meje—te pershendes,te pershendes,! Ja tek po qëndroj këtu dhe s`ma merr mendja se do qëndroj edhe ndonjëherë tjetër kështu. Shiu më depërton nën këmishë dhe është më i ngrohtë dhe më i ftohtë e më i butë se duart e tua dhe lëkura jote; po qëndroj këtu, i mjerë dhe me kthetrat e xhelozisë në bark, duke të të kërkuar, përbuzur, admiruar e adhuruar, sepse ke hedhur rrufenë që ndezi, rrufenë që dremit në cdo gji, shkëndijën e jetës, zjarrin e zi. Po qëndroj këtu , jo më si një i vdekur me leje, me pak cinizëm, sarkazëm, e me nje çikez guxim, jo më i ftohtë; jam përsëri i gjallë, qoftë edhe duke vuajtur —por sërish i prekshem nga stuhitë e jetës, i rilindur e i rikthyer në pushtetin e saj të thjeshtë! Qofsh bekuar, ti madonë me atë zemrën tënde shtegtare, ti Nikë me atë aksentin tënd latin! Endërr dhe mashtrim, pasqyrë e thyer e një perëndie te ngrysur, o ti që s`di asgjë—të falenderoj! Kurrë s`kam për të ta thënë se ti do të nxirrje pastaj përfitimet e tua nga kjo—por ti ma ke rikthyer atë që s`do të ma jepte dot kurrë as Platoni dhe as krizantemat, as e gjithë poezia dhe as e gjithë mëshira, as dëshperimi dhe as më e forta dhe më e durueshmja shpresë: jetën e thjeshtë, të fuqishme, të mirëfilltë, që më dukej si një krim në këto kohëra midis njërës katastrofë dhe tjetrës! Të përshëndes! Të falenderoj! Duhej të të humbisja, që ta merrja vesh këtë! Mbetsh me shendet!”
Shiu ishte bërë si nje napë e sermtë, vezulluese.Lulet, bari, i gjithë gjelbërimi, filluan të lëshonin kundërmim. Toka dihaste me një aromë të forte, të këndshme, mirënjohëse. Dikush u sul me vrap në rrugë nga godina përkarshi dhe ngriti mbulesën e Rëudstërit te verdhë. S`kishte pikë rëndësie. Asgjë s`kishte pikë rëndësie.. Nata ishte këtu; ajo po derdhte shiun nga yjet, dhe shiu vërshonte përmbi qytetin e ngurtë me parqet dhe kopshtet e tij, duke pllenuar me miliona lule që drejtonin kurorat e larme nga ai dhe e prisnin; dhe ai hidhej në miliona krahë të hapur pemësh të bulëzuara dhe kapërthehej në gjirin e tokës, duke u bashkuar i etshëm me miliona rrënjë që gjithashtu e prisnin etheetur. Shiu, nata, natyra, lulëzimi. rritja —ja tek ishin këtu, pa u merakosur për shkatërrimin, vdekjen, për kriminelet, shenjtorët e rremë, për fitoren apo disfatën; ja tek ishin këtu, ashtu si për mot —dhe këtë natë ai ishte një pjesëz e tyre…një lëvozhgë veze e hapur, jetë, jetë, jetë që lëvrinte, që gëlonte …jetë për t`u përshëndetur e për t`u bekuar!
Ai eci me nxit përmes lulishteve dhe rrugëve. Nuk e ktheu kokën pas; ecte dhe ecte, dhe kurorat e pemëve të Pyllit te Bulonjës i gumëzhinin në vesh se një koshere e stërmadhe bletësh; mbi to vërshonte shiu, ato luhateshin e tundeshin e i përgjigjeshin—dhe Ravikut iu duk sikur ishte përsëri djalosh i ri e po shkonte për të parën herë me një femër…
………………………………………………………………………………………………….
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Nevila ke shume te drejte per REMARKUN.Edhe une zor se do pushoj se adhuruari kete autor vertet madheshtor. /pf/images/graemlins/smile.gif

Perseri nga HARKU

Ja tek po më rri atje, mendonte Raviku. Si një krijesë e pafajshme që ankohet me zë të ulët dhe e përvuajtur, ngaqë jeta dhe unë i paskemi dhënë goditje të rënda. Tani ajo është qetësuar, sulmi i parë u zbraps; do të shtiret sikur do të më falë dhe, po të mos ia mbath sa më parë, do të fillojë të më rrëfejë me të gjitha hollësitë historinë e muajve të fundit… kjo orkide prej çeliku, tek e cila erdha për t`i dhënë fund njëherë e mirë kësaj meseleje dhe që tani më solli gjer në atë pikë, sa të detyrohem t`i jap edhe të drejtë….
—Mirë,Xhoanë, —i tha.—Tani ia arrite qëllimit.Ke për të ecur përpara.
Ajo lëvizi nga vendi.
—A thua?
—Me siguri.
—Vërtet, Ravik?
Ai u ngrit.Edhe tri minuta të tjera dhe ajo do t`a ngatërronte me siguri në ndonjë bisedë profesionale mbi filmat.Me gratë nuk duhej diskutuar, mendoi ai. Del gjithmonë i humbur.Në duart e tyre llogjika kthehet në dyllë dhe përpunohet sipas qejfit.Duhej vetëm veprim—dhe pikë.

…………………………………………………………………

Ai u mendua një hop në t`ia thoshte copë që s`do vinte më kurrë. Por për sot duhej lënë me kaq. Ishte mjaft.Mjaft për të, edhe për vete. Sidoqoftë, ajo ia kishte dalë mbanë ta shmangte fjalën e fundit. Por fundi do vinte vetvetiu.
—Rri edhe pak, Ravik, — tha ajo.
—Nuk mundem.
Ajo u ngrit në këmbë dhe u mbështet fort pas tij. Edhe kjo i mungonte! mendoi ai. Loja e lashte. E lirë dhe e sprovuar. Ajo s`po lë asgjë mangut. Po kush kërkon nga nje mace të pijë uthull?…
Ai u shkëput prej saj.
—Më duhet të shkoj. Në klinikë është shtruar një burrë që po vdes.
—Mjekët gjejnë gjithmonë arsye të forta, —tha ajo me ngadalë dhe e vështroi drejt e në sy.
—Njëlloj si gratë, Xhoanë. Ne administrojmë vdekjen, kurse ju dashurinë! Të dyja kanë gjithë arsyet dhe gjithë të drejtat e botës.
Ajo nuk i dha përgjigje.
……………..

Ai u drejtua me nxit nga dera dhe nuk e ktheu më kokën. Ajo nuk e ndoqi pas. Por ai e dinte që po e ndiqte me sy. E ndiente veten çuditërisht të shurdhër—sikur po ecte në ujë.

…………………………………………………………………….
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

E pamundur te mos magjepsesh me "perrallen" e shkembit dhe vales


Raviku e vështroi me një ëmbëlsi të vagëlluar.
—Për këtë s`ke nevojë ta vrasësh mendjen kurrë, Xhoanë. Kur të vijë puna gjer atje, do të më braktisësh ti mua. Jo unë ty. Kjo është e sigurt.
Ajo lëshoi gotën mbi tryezë, duke e përplasur fort.
—Ç`janë këto gjepura! Unë s`do të të braktis kurrë. Ku e ke hallin që po më fut nëpër këto katakombe fjalësh?
Ah,këta sy! mendoi Raviku. Thua se po përshëndriten nga shkrepëtimat.. Nga shkrepëtima të buta, të kuqërremta, xixa qirinjsh të panumërt.
—Xhoanë, — tha ai.— Unë s`po dua të të fus nëpër katakombe fjalësh, por dua të të rrëfej njëherë atë historinë e valës dhe të shkëmbit . Eshtë një histori e vjetër. Më e vjetër se ne. Degjoje: Na ishte seç na ishte, na ishte njëherë një valë; ajo dashuronte një shkëmb diku në det, le të themi diku në gjirin e Kaprit. Vala fërkohej pas tij gjithë shkumë e uturimë, e përqafonte dhe e puthte çmendurisht ditë e natë, e pushtonte me llërët e saj bardhoshe.. Psherëtinte e qante. I përgjërohej shkëmbit që të vinte tek ajo; e dashuronte me afsh të papërshkruar e i sillej përqark dhe, ndërkohë, e gërryente ngadalë nga poshtë. Dhe një ditë prej ditësh ai u dorëzua, humbi mbështetjen dhe u lëshua në krahët e saj…
Ai piu një gllënjkë Kalvados.
— E pastaj, çë? — pyeti Xhoana.
— E pastaj, përnjëherësh, ai s`ishte më shkëmb për t`u qafuar, për t`u dashuruar e për t`iu përgjëruar. Mbeti vetëm një copë gur në fund të detit, I kredhur në thellësi të valës. Dhe vala e ndjeu veten të zhgënjyer e të mashtruar e shkoi kërkoi një shkëmb tjetër.
— E pastaj? — Xhoana e vështroi me dyshim. — Ç`kuptim na paska kjo? Shkëmbi le të mbetej më mirë shkëmb.
— Edhe valët gjithmonë kështu thonë. Por ajo që lëviz është më e fortë se ajo që rri ngrirë. Uji është më i fortë se shkëmbi.
Ajo bëri një lëvizje padurimi.
—Ç`lidhje ka kjo e gjitha me ne ? Kjo është vetëm një përrallë që s`thotë asgjë. Ose ty ta ka ënda të më vësh përsëri në lojë, siç e ke zakon. Po të vijë ndonjëherë puna gjer atje, do të më braktisësh ti. Kaq di të them unë, dhe jam e sigurt!
— Kjo, — i tha Raviku duke qeshur, — do të jetë fjala jote e fundit kur të më lësh. Do të vish e do të më thuash se të kam lënë unë. Dhe do të gjesh ca arsye, të cilat edhe do t` i besosh. Dhe e drejta do të jetë në anën tënde përpara gjykatës më të lashtë të botës: Natyrës.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Monolog alla REMARK

Ndjeu se si po shkrihej dalngadalë plumbi që ia rëndonte gjymtyrët. Mori frymë thellë. Era frynte nëpër rrugët me gulshe të shpejta. Ai ngriti sytë dhe vështroi përsëri dritaren e ndriçuar. Atje jetonte një njeri, për të cilin ai vlente diçka, një njeri, për të cilin ishte i rëndesishëm, një qenie, fytyra e së cilës ndërronte sa herë që e shihte — dhe ai kishte dashur ta therorizonte atë krijesë për hir të një iluzioni të turbullt, për hir të një krenarie dhe padurimi që i ngjallte shpresa e zbehtë e hakmarrjes…
Po çfarë kërkonte? Pse mbrohej akoma? Pse ruhej? Jeta po i falej, kurse ai nxirrte bishta. Jo pse ishte tepër pak ajo që po i falej
— por pse ishte vërtet shumë. Vallë, për ta kuptuar këtë, a ishte e nevojshme që më parë të vërshonte mbi të shtrëngata e përgjaktë dhe mizore e së kaluarës?… Ai ngriti supet. Zemra, tha me vete. Zemra! Si po gufonte! Si po trazohej! Dritarja, tha me vete. Dritarja e vetmuar që ndriçonte nëpër natë, rrezatim i një jete tjetër, që i qe hedhur me rrëmbim në krahë, e hapur, e gatshme, gjersa edhe ai vetë i qe hapur asaj. Flaka e ëmbëlsise, zjarri si shpërthim rrufeje i dashurisë, vetëtimat e ndritshme të shpejta të gjakut — të gjitha këto njeriu i njihte, i njihte aq shumë, saqë pandehte se kurrë më s`do muind t`ia permbytte trurin kjo turbullirë e artë… Por ja që pastaj, ashtu papritur, vinte një natë si kjo dhe po ky njeri ngulej para një hoteli të dorës së tretë, dhe këto ndjenja aq të njohura ngriheshin si tym nga asfalti… dhe të dukej sikur vinin nga ana tjetër e botës, nga ishujt e kaltër të kokosëve… të dukej sikur nxehtësia e një pranvere tropiku filtrohej nëpërmes oqeanesh, koralesh, lavash dhe mugëtirash dhe sikur ngrihej pastaj me rrëmbim mbi Paris, në rrugën e shëmtuar Dë Ponsële, përzier me aromë mimozash dhe lule akshami, në një natë të tillë plot hakmarrje dhe kujtime të së kaluarës… Kështu ngriheshin, të papërmbajtëshme, të pakundërshtueshme këto ndjenja të çliruara e misterioze.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

More njerez si ju ka shpetuar te vini veprat e REMARKUT ketu ju? Megjithate po e ndreq kete gabim qe eshte edhe imi gjithashtu.

1.ASGJE TE RE NGA FRONTI I PERENDIMIT----1929
(IM WESTEN NICHTS NEUES------ALL QUITE ON WESTERN FRONT)

2.RRUGA E KTHIMIT-----1931
DER WEG ZURUCK-------THE ROAD BACK

3.TRE SHOKE------1936
DREI KAMERADEN-----THREE COMRADES

4.DUAJE TE AFERMIN TEND (DUAJE TJETRIN)----1939
LIEBE DEINEN NACHSTEN-----FLOTSAM

5.HARKU I TRIUMFIT----1945
ARC D`TRIOMPHE(origjinali eshte ne frengjisht)---ARCH OF TRIUMPH

6.SHKENDIJA E JETES-----1952
DER FUNKE LEBEN----SPARK OF LIFE

7.KOHE PER TE JETUAR DHE KOHE PER TE VDEKUR-----1954
ZEIT ZU LEBEN ZEIT UND ZU STERBEN----A TIME TO LOVE AND TIME TO DIE

8.OBELISKU I ZI----1956
DER SCHWARZE OBELISK----THE BLACK OBELISK

9.QIELLI S`KA PREFERENCA-----1959
DER HIMMEL KENNT KEINE GUSTLINGE----HEAVEN HAS NO FAVORITES

10.NJE NATE NE LISBON------1961
DIE NACHT VON LISSABON------THE NIGHT IN LISBON

11.HIJE NE PARAJSE-----1971 (botuar pas vdekjes)
SCHATTEN IM PARADIES---SHADOWS IN PARADISE

Perpara ketyre librave ka botuar 2 libra te tjere qe nuk jane kaq te njohur sa te tjeret. MBRETERIA E ENDERRAVE dhe GAM qe akoma nuk jane perkthuyer ne shqip qe mund t`i konsiderojme si vepra para EPOKES REMARKIANE.

Pervec ketyre 2 librave kam pa lexuar OBELISKUN dhe KOHE PER TE JETUAR KOHE PER TE VDEKUR sepse per momentin nuk gjenden ne tregun shqiptar (ne fakt eshte normale qe te mos gjenden /pf/images/graemlins/smile.gif ) Persa u perket 9 te tjereve tashme i perkasin bibliotekes time personale.
 

Rambla

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Prandaj kush nuk e ka lexuar REMARKUN e keshilloj qe ta lexoje kur te ms kete me ndermend te lexoje libra te tjere me pas se nuk do i pelqejne me aq shume.
remarku eshte nje nga te preferuarit e mi, por jo aq sa te them "me i miri". ti si duket nuk paske lexuar dhe aq shume sa te thuash kete.

p.s. edhe une kam akoma shume per te lexuar.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

O Rambla, aty ka edhe nja dy surrate te tille ( /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif ) qe i kam vene per te treguar qe e kam me shaka, tjeter pune se disa libra mua nuk me kane shijuar vertet aq shume kur i kam lexuar perseri pasi lexova REMARKUN. Sa per shkrimtarin me te mire, ajo eshte ceshtje preferencash dhe nuk ka te beje se sa kam lexuar. E kam thene dhe e perseris prape une, per mua mbetet e paarritshem dhe i ka vdek nona atij muhabeti.
 

ledioni

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Reamrkut askush nuk i ka dhene nje cmim Nobel ashtu si Kamyse apo Sartrit por eshte pranuar nga te gjithe se eshte nje shkrimtar i madh, ndoshta me i madhi i shekullit te 20-te. i pakrahasueshem.
 

nira

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

faleminderit per komplimentet per hapjen e temes. kur hapa kete teme e dija pak a shume se audienca shqiptare ne pergjithesi ishte e dedikuar ndaj remarkut. kisha pare moshataret e mi te blinin librat etij dhe ne shqiperi te harxhosh para per libra nuk eshte nje gje goxha e zakonte edhe pse po ndryshon sigurisht. megjithate ketu kam gjetur citate dhe komente shume inetersante per te cilat deshiroj te falenderoj adhuruesit e remarkut qe i kane kushtuar kohe vepres se tij dhe qe gjejne kohen ti shkembjene keto mendime.
 

Nadia81

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

E di cfare kam inat une?Qe te gjitha lavderimet i ka marre Hemingway ne vend te Remarque,dhe Hemingway eshte nje nder shkrimtaret me monotone dhe me te merzitshem qe me kane zene syre ndonjehere.Me vjen te plas se i perkisnin te njejtes kategori si shkrimatere (brezit te humbur) :cry:
Sa per librat e remarkut,edhe per mua "Harku i Truimfit" mbetet me i madhi ndersa "Nje Nate ne Lizbone" dhe "Duaje tjetrin" s'me kane pelqyer aq.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Fillimisht postuar nga Nadia81:
[qb] E di cfare kam inat une?Qe te gjitha lavderimet i ka marre Hemingway ne vend te Remarque,dhe Hemingway eshte nje nder shkrimtaret me monotone dhe me te merzitshem qe me kane zene syre ndonjehere.Me vjen te plas se i perkisnin te njejtes kategori si shkrimatere (brezit te humbur) :cry:
Sa per librat e remarkut,edhe per mua "Harku i Truimfit" mbetet me i madhi ndersa "Nje Nate ne Lizbone" dhe "Duaje tjetrin" s'me kane pelqyer aq. [/qb]
Edhe une ashtu mendoj. Heminguej (megjithese une e vleresoj shume) per mua nuk este me i mire se Remarku. Por Heminguejit io bejne shume reklame se eshte amerikan. Nuk them qe eshte shkrimtar koti po te mos vleresohet Remarku eshte krim.
 

nira

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Nje tjeter veper e remarkut qe nuk njihet aq shume se nuk eshte popullore si te tjerat eshte "FLOTSAM". une munda ta gjeja vetem ne USA. nje shoqja ime ma beri dhurate surprize. E kishte porositur ne vecanti sepse libri ishte jashte botimit. (out of print) e rekomandoj sepse eshte liber shume i bukur dhe plotesisht i te njejtes fryme me librat e tjere.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Flotsam ne shqip eshte perkthyer. Me titull "Duaje te afermin tend".
(Me Ruthin, me Shtajnerin dhe me Kernin) /pf/images/graemlins/smile.gif
Padyshim fantastik.
 

EB

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

I dhashe para dy vjetesh nje shokut tim amerikan, qe eshte nje 'addict' persa i perket letersise, nje liber nga Remark, "Harku i Triumfit". I pelqeu aq shume sa ia rekomandoi dhe nje shokut te tij poet dhe tani qe te dy kane nga nje kopje ne biblotekat e tyre. Shikoni c'force ka gjeniu Remark mbi njerezit!
 

Nadia81

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Mua me ka pelqyer atehere ne gjimnaz shume shume.Edhe tani vazhdon te me pelqeje, por tani ja shoh nje cike te metat si shkrimtar nderkohe qe atehere thjesht e adhuroja.
Per fat te keq Remarku ka trajtuar vetem nje teme gjate jetes se tij, ndikimin e luftes ne shpirtin e njeriut, por me hollesisht te popullit gjerman.Pershkrimet i ka te mahnitshme, deri ne detajet me te imeta (si psh tek Shkendija e Jetes kur vete nuk ka qene asnjehre ne kamp perqendrimi), por historite e tij veriten perreth te njejtit bosht.
Prandaj une nuk mund te lexoj dy libra te tij njeri pas tjetrit sepse me duket sikur lexoj te njejten histori.
Jimmy84, une Hemingway s'e kam vleresuar ndonjehere dhe as qe kam per ta vleresuar.Nuk e kam zakon t'i le librat ne mes po i fillova dhe ai shkrimtar qe me detyron ta bej kete (si psh Deborat e Kiliminxharos) e meriton! Amerika ka nxjerre shume shkrimtare te medhenj qe ne ne Shqiperi s'i kemi njohur fare por Hemingway nuk eshte nje nga keta sipas mendimit tim.
 
Top