Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti
PER TRINYN:
Pastaj, pernjeheresh, gjithcka ndodhi shume shpejt. Mishrat e fytyres filluan t'i treten. Kockat e nofullave i kercyen dhe temthat iu bene njesh me ballin. Krahet i kishte tani te holla si krahe femije, brinjet i dalloheshin nen lekure dhe ethet e zhuritnin pa nderprerjeate trup te ligur. Infermrja solli bombola me oksigjen dhe mjeku i vinte cdo ore.
Nje pasdreke, temperatura i zbriti cuditerishtshpejt. pati u zgjua dhe me soditi per nje kohe te gjate.
- Ma jep pak pasqyren? -pershperiti pastaj
-c'e do pasqyren? -e pyeta une -Qetesohu pakez! Me duket se e hodhe tani, Pat. S'ke me ethe.
- Jo, -murmuriti ajo me ate ze te therrmuar et te drobitur -ma jep pasqyren!
Une i rashe qark krevatit, mora pasqyren dhe e leshova nga dora. Ajo u thye.
- Me fal! - i thashe. - Sa ters qe jam! Edhe nje cope pasqyre me vetee me shpeton nga dora e me behet cope e cike!
- Ne canten time kam edhe nje tjeter Robi.
Ishte nje pasqyre e vogel prej nikeli te kromuar. e fshiva me pellemben e dores qe te ndotej pak dhe ia dhashe. ajo e pastroi me zor dhe pa ne te me vemendje.
- Ti duhet te nisesh! - peshperiti pastaj
- po pse? S'me dashke me?!
- Ti sduhet te me shohesh me. Kjo ketu s'jam un.
Ia hoqa pasqyren nga dora.
- Keto sendet metalike nuk vlejne as nje grosh, Pat. Pa shiko, si me nzjerr mua! Te zbehte dhe te hequr. Pse, keshtu qenkam une? Une jam i zeshke dhe i fuqishem. Tere brigje-brigje eshte kjo dreq pasqyre!
- Dua te qe te mbetem ndryshe ne kujtese, - murmuriti ajo. - Nisu, Me ler te mbaroj pune vete!
Une e qetesova. Ajo ma kerkoi perseri pasqyren bashke me canten e saj. Pastaj zuri ti vinte puder fytyres se mjere e te drobitur, buzen=ve te plasura, gropezave te nzira poshte syve.
- Vetem pak, - tha ajo dhe u mundua te vinte buzen ne gaz. - Ti sduhet te me shohesh te shemtuar..
- Ti smund te besh c'te duash, - i thashe, - por kurre s'do te jesh e shemtuar! Per mua je gruaja me e bukur qe kam pare gjate gjithe jetes sime!
Ia mora pasqyren dhe kutin e pudres dhe ia vura duart me kujdes rreth kokes. Pas pak, ajo filloi te shqetesohej.
- C'fare ke Pat? - e pyeta
- Troket aq fort, - pershperiti ajo;
- Kush? Ora?
Ajo tundi pak koken me shenje pohimi:
- Bubullon..
Une e hoqa oren nga dora.
Ajo veshtroi gjithe ankth akrepin e sekondave.
- Hiqma nga syte!..
Une e mora oren dhe e perplasa fort pas murit.
- Ja tani nuk troket me! Tani koha eshte ndaluar ne vend. E kemi shqyer ne mes. Vetem ne te dy kemi mbetur, vetem ne te dy, ti dhe une dhe askush tjeter.
Ajo m'i qepi syte qe i qene zmadhuar tejmase.
Une s'mundja ta duroja me ate shikim. Vinte qe nga larg, kalonte permes meje dhe tretej diku.
- Trimeresha ime, - murmurita une.- Trimeresha ime e shtrenjte, ...
* * *
Ajo vdiq ne oren e fundit te nates, perpara se te agonte. Hoqi shume dhe vdiq me mundime te medha, dhe askush s'mundi ta ndihmonte. E mbante doren time te shrenguar, por nuk dinte me qe i ndodhesha prane. Dikur foli dikush:
- Vdiq...
- Jo! - bertita une. - Ajo s'ka vdekur ende! Ende po ma mban doren te shtrenguar..
Drite. Drite verbuese, e padurueshme. Njerez. Mjeku. Une hapa ngadale doren time. Dora e Patit u leshua pertoke. Tipare te shfytyruara nga ankthi. Sy te ngrire e te munduar. Floke geshtenjte e te mendafshte.
- Pat, - thashe une. - Pat!
Dhe, per here te pare, ajo nuk me dha pergjigje.
* * *
- Dua te rri vetem, - thashe une
- Te mos e ...? - pyeti dikush
- Jo, - thashe une. - Dilni perjashta! Mos e prekni!
Ia lava pasatj gjakun. Isha si cope dru. Ia kreha floket. Ajo filloi te ftohej. E shtiva ne krevatin tim dhe e mbulova me batanijet. U ula prane saj dhe s'isha i zoti te mendoja me asgje. rrija ne karrige dhe e veshtroja krejt i shastisur. Qeni u fut ne dhome dhe m'u shti ne preher...
E pashe se si i nderroi fytyra. s'munda te beja asgje tjeter, vecse te rrija ashtu i ngurosur, ashtu krejt bosh dhe ta sodisja..
- Pastaj erdhi mengjesi- dhe ajo nuk ishte me.