Eh....Nan Tereza..e mjera!

Sweety el

Locus omnem
Nënë Tereza si Skënderbeu

FLET SHKRIMTARI QE TAKOI DY HERE SHENJTOREN

Nënë Tereza si Skënderbeu
Zhiti: Ja argumentet e origjinës shqiptare


--------------------------------------------------------------------------------

Migena Hoxhalli

TIRANE

Përgjithësisht shqiptarët nuk dinë shumë për Nënë Terezën", thotë shkrimtari Visar Zhiti, teksa e pyet për shënjtoren me origjinë shqiptare, të cilën shteti maqedonas po tenton ta ketë për vete. "Natyrisht nuk është faji ynë. Eshtë një e kaluar e tmerrshme ateiste e Shqipërisë, kur mëshira konsiderohej si një dukuri borgjeze. Vendi ynë udhëhiqej nga doktrina e luftës së klasave, e konsideruar si motor i historisë", vazhdon ai. Sipas Zhitit, gjithkush ka të drejtën e botëkuptimit të vet, por ne ishim të indoktrinuar nga një agresivitet ndaj alternativave të tjera, të cilat jo vetëm nuk i pranonim, por dhe i dënonim. Me një zanafillë të tillë Nënë Tereza ishte e vështirë të kuptohej dhe të besohej. Gjatë kësaj kohe, pra, kur vendi ynë udhëhiqej nga kjo doktrinë, vepronte paralelisht edhe Nënë Tereza, duke arritur të bëhej gruaja më e njohur e planetit. "Edhe duke qenë e tillë, dëshira e saj, e vërtetuar kartecipërisht, thekson shkrimtari, ishte të prekte tokën shqiptare. Shqipëria në atë kohë ishte e mbyllur dhe Nënë Terezës nuk i jepej vizë të vinte në shtëpinë e saj të takonte nënë dhe motrën që kishte këtu. Pas '90-ës asaj iu lejua të vinte lule mbi varret e tyre, të cilat ndodhen në varrezat e Kombinatit".

Ku qëndron keqkuptimi?
"Nënë Tereza ka lindur në Shkup. Babai i saj ka qenë nga Prizreni ndërsa nëna nga Gjakova. Ajo ishte një familje katolike e zbritur në Shkup, ku dhe lindi Nënë Tereza, i cili sot është kryeqyteti i shtetit artificial të Maqedonisë", shpjegon Zhiti, i cili ka patur rastin ta takojë dy herë atë. Këto që po thuhen sot për Nënë Terezën ndodhin pasi "Maqedonia sot është një shtet më serioz se i yni, që punon shumë më tepër se ne për kulturën". Sipas Zhitit, Maqedonia njihet në botë si shtet vetëm prej poezisë, pasi çdo vit atje zhvillohet Festivali ndërkombëtar i Poezisë në Strugë, një ndër më të mëdhenjtë në Europë, ku marrin pjesë emra të njohur të poezisë botërore, deri dhe nobelistë. Nënë Tereza lindi në Shkup kur Maqedonia nuk ekzistonte. Atëherë kur Shkupi ishte pjesë e njërit prej sanxhakëve të Shqipërisë nën Perandorinë Turke. Ajo lindi në një qytet shqiptar, nga një familje shqiptare. Maqedonia u themelua si shtet nga Titoja, pas Luftës së Dytë Botërore, në 1947.


Ka ndodhur edhe kështu
"Meqënëse u bë e famshme, duke zgjedhur misionin për t'i shërbyer më të varfërve të botës; pasi i jepet çmimi Nobel më 1979; pasi bëhet kështu e famshme, secili prej vendeve ballkanike kërkoi ta kishte të vetën". Sipas Zhitit, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Skënderbeun. "Madje, jo më larg se para 6 apo 7 vjetësh, në një enciklopedi angleze Skënderbeu trajtohet si udhëheqës serb. Shtetet rreth nesh bëjnë ç'është e mundur t'i mbrojnë, pse jo dhe të shtojnë figurat e shquara, ndërsa ne harrojmë të mbrojmë edhe ato që kemi". "Nënë Tereza është shqiptare, thekson me bindje Zhiti. Këtë e ka pranuar vetë ajo dhe gjithë biografët seriozë që kanë shkruar për të. Një prej tyre është dhe biografia italiane Zambonini, e cila e ka njohur nga afër Nënë Terezën. Në bio-grafinë që ajo ka shkruar për Nënë Terezën dhe jep dëshmira të gjakut dhe të të folurit të saj shqip".



Ja pse eshte shqiptare NENE TEREZA

- Nënë Tereza nuk ka qenë asnjë ditë maqedonase. Ajo dispononte tre nënshtetësi: shqiptare, indiane dhe atë italiane (pasaportën e Vatikanit). Gjithashtu ka qenë qytetare nderi në shumë vende të botës.
- Kur ajo mori çmimin Nobel në dhjetor të vitit 1979 në Oslo, ajo bëri një përshëndetje në gjuhën shqipe për të gjithë shqiptarët. Fjalët e saj janë të dokumentuara dhe bëhet fjalë për rreth 12 rreshta. Për shëndetja fillon me fjalinë: "Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem shqiptar…"
- Gjatë një takimi me një argjipeshkv shqiptar ajo është shprehur: "Si shumë po vepron qoftëlargu në viset tona".
- Ndërsa një nip i saj, djali i të vëllait, Lazarit, i cili pas Luftës mbeti në Itali, tregon: "Halla (Nënë Tereza) gjithë kohës fliste shqip me babain".
- Emri i saj i vërtetë ishte Gonxhe dhe mbiemri Bojaxhiu. Nënë Tereza ishte pseudonim i saj, emër pune, zgjedhur për nder të shenjtores spanjolle të Mesjetës.
 

Sweety el

Locus omnem
attachment.php
 

gangsterja

Primus registratum
NENE TEREZA(thenie te saja).
-Nese lutemi do besojme!Nese besojme,do te dashurojme!Nse dashurojme,do sherbejme!
-Ne s'mund te bejme dot gjera te medha,vetem gjera te vogla me dashuri te madhe.
-E djeshmja ka ikur
E nesermja akoma s'ka ardhur
Kemi vetem te sotmen
Le t'ia fillojme
-Nuk ka rendesi sa shume jemi te angazhuar te bejme,por sa shume dashuri veme ne te beret.
-Sa me teper kemi aq me teper jemi te zene,aq me pak japim.Por sa me pak kemi,aq me te lire jemi,aq me shume japim.Varferia per ne eshte liri.
Nuk eshte turp.Eshte liri e gezueshme.S'ka asgje,por ne jemi te lumtur.
-Perpara se te flasim,eshte e nevojshme te degjojme,se Zoti flet ne heshtjen e zemres.
-Nese vertet duam te dashurojme,duhet te mesojme te falim.
-Femijet kurre s'mund te jene mjaft.Femijet jane Jeta e Zotit.
-Ka vetem nje Zot dhe ai eshte zot tek te gjithe.Eshte e rendesishme te kuptohet se gjithesecili shihet si i barabarte perpara zotit.Gjithmone kam thene se ne duhet te ndihmojme nje Hindu qe te behet i mire.Nje Mysliman qe te behet i mire,dhe nje Katolik qe te behet i mire.
-Ne qofte se je i perulur,asgje nuk te prek,as levdim,as turp,sepse ti e di shum mire se kush je. Poezi te saja.

-Kur per shkak te moshes
nuk do te mundesh te vraposh,ec shpejt.
Kur nuk do te mundesh te ecesh shpejt,vetem ec,

Kur nuk do te mundesh te ecesh,perdor shkopin.
Por kurre mos u ndal!
-
 

gangsterja

Primus registratum
Himni i Jetes(NENE TEREZA).
Jeta eshte nje shanc,kape.
Jeta eshte nje bukuri, adhuroje.
Jeta eshte bekim,shijoje.
Jeta eshte enderr,beje realitet.

Jeta eshte sfide,perballoje.
Jeta eshte detyre,kryeje.
Jeta eshte loje,luaje.
Jeta eshte e cmuar,kujdesu per te.

Jeta eshte pasuri,vleresoje.
Jeta eshte dashuri,jetoje.
Jeta mister,zbuloje.
Jeta eshte premtim,mbaje.

Jeta eshte trishtim,kaloje.
Jeta eshte himn,kendoje.
Jeta eshte lufte,pranoje.
Jeta eshte aventure,rrezikoje.
Jeta eshte jete,mbroje!
-Veprat e dashurise
jane vepra te paqes.
Sa here qe do ta ndash
dashurine tende me te tjeret
do vesh re paqen
qe arrin mes teje dhe tyre.
Ku eshte paqja eshte Zoti,
e keshtu Zoti derdh paqe e gezim
ne zemrat tona.
-Jemi vesce gure te vegjel te hedhur ne det
qe krespojne(lekundin)ujin.
-Gjej nje min per tu menduar,gjej nje min per tu lutur,
gjej nje min per te qeshur.
 
Top