Eh....Nan Tereza..e mjera!

hawk

Primus registratum
Re: ...Nan Tereza..!

Na i permend traumat!!
Pastaj Shkodren e bejene shkodranet apo jo ose me mire e benin,tani si na paskeka patur trauma nga njera ane dhe nga tjetra populli i ka anashkaluar....

Traumat po shkaktohen vitet e fundit.Rastet sporadike nuk jane trauma.Traume do ishte sikur kjo fryme e nxitur te perhapej tek populli.
 

abs

nuk e di...
Re: ...Nan Tereza..!

Flmd per ftesen ne bisede, por, as mos te shkoj mendja te lexosh ndonjeliste prej meje, kam plot tjera ma te kandshme me ba.

Tjeta jote!
 

Legjionixx

Forumium maestatis
Re: ...Nan Tereza..!

Familja Bojaxhiu, nuk eshte shperngulur nga Shkodra ne Shkup.
Por nga Prizreni ne Shkup,
Stergjyshi ime,e ka barte ne krah gonxhen,dhe shume here ka shkua ne Kishen e LETNICES ''ne Karadakun e Shkupit'' per diten e Shen Gjergjit.Me familjen e Bojaxhive, edhe pse ka qene Musliman, dita e Shen Gjergjit ''dite vere''dhe dita e Shen Mitrit ''dimri'' festohen ne trojet Shqiptare jasht kufirit
 

hawk

Primus registratum
Re: ...Nan Tereza..!

Skenderbeut nuk i dihet origjina,nuk dime as diten e clirimit tani na ka dal dhe nje problem tjeter qe nene Tereza eshte nga Shkodra...keto ne vazhden e talljes me historine dhe figurat kombetare qe dikush eshte i interesuar te beje per hire te disa interesave te ngushta.
 

Legjionixx

Forumium maestatis
Re: ...Nan Tereza..!

Harrova te shkruaj, se kan qene edhe shume here ne Kishat e Binces dhe te Dunaveve, gjithashtu ne Karadakun e SHkupit.
 

hawk

Primus registratum
Re: ...Nan Tereza..!

Nga i ke marre keto te dhena!? A ka mundesi te shkruash me teper dhe ti argumentosh.

faleminderit!!
 

genci

Primus registratum
Re: ...Nan Tereza..!

Pamvarsisht se prej ka asht,
(une e kam dite se pat jetu disa vjet te femijnis ne shkoder)

Meqe tema asht sociology, duhet te diskutohet argumenti nga ana sociale

por...

Nqs dikujt nuk i pelqen vendosja e nje busti, zdon me thane se asht

1)terrosit
2)fondamentalist
3)Kunder Zotit
4)Kunder fese
5)Kunder paqes
5)Apo kunder Nane Terezes
6) e shume e shume epitete te rrena



Eshte turp e marre per "intelektualt" e forumit, qe duke mos jetu ne Shkoder te marrin shabllon cka shkruhet ne media (shqiptare/evropiane)

kur vete shumica e dijne te verteten (qellimin e mass media)dhe mardhaniet e shkodranve midis njeri tjetrit..

pra, populli shkodran u ba nga ju

1)terrosit
2)fondamentalist
3)Kunder Zotit
4)Kunder fese
5)Kunder paqes
5)Apo kunder Nane Terezes
6) e shume e shume epitete te rrena

..dhe prap se prap

1)busti u aprovu,
2)biles ne qender
3)Myftina jemi Ok, "skemi qene kunder"


pra.. sa ndezi dikush shkrepsen, dhe t'gjithe u ndezet

pervec popullit shkodran..

sepse dikush ka nje mendim tjeter ate vecse e ban njiri

"Kush ban kryq a i falet Dinit
Beku Kjoft kush ka ftyre nirit"

Populli shkodran para 120 vjetve
 

Domja

Primus registratum
Re: ...Nan Tereza..!

Do ishte ma mire te vendosej ne oborrin e ndonje Kishe.
Po edhe aty mire eshte meqe u aprovu. Boll qe mos te thoni se nuk e lan "turqit as arabet".
 

Gysi

Primus registratum
Re: ...Nan Tereza..!

Keqpërdorimi i Nënë Terezës

Nga Fatos Lubonja (Korrieri, 5 prill 2006)

Duke ndjekur debatin mbi ngritjen e monumentit të
Nënë Terezës në Shkodër nuk mund të mos më kujtohej një
pasazh shumë i komentuar i Biblës. Është pasazhi kur
tregohet grindja përpara se Kaini të kryejë aktin e
vëllavrasjes ndaj Abelit. Eshtë komentuar shumë ky pasazh
sepse në tekst nuk është i qartë motivi i grindjes; ka një
shkapërcim që e le të errët motivin se për çfarë u grindën
dy vëllezërit aq sa Kaini arriti të vrasë vëllain. Edhe
Spinoza është marrë me komentimin e këtij pasazhi.

Një nga interpretimet më interesante që kam lexuar
është ai i një rabini, i cili, duke e komentuar këtë
pasazh, përjashton motivin grua, Evën, përjashton edhe
motivin ekonomik, sepse që të dy kishin shumë pasuri dhe
thotë se grindja u bë për tempullin: pra se ku do të
vendosej tempulli, në tokën e njërit apo të tjetrit. Me
fjalë të tjera, sipas këtij interpretimi, grindja nuk
ndodhi as për pasionin dashuror, as për pasionin e
pasurimit, por për identitetin.

Kush ka parasysh konfliktet e vllavrasjet e panumurta
që kanë ndodhur në botë do të gjejë se identiteti, në mos
pastë qenë motivi kryesor, ka qenë, në më të shpeshtën e
rasteve, flamuri i tundur i betejës në shumë konflikte.

Nuk ka dyshim se edhe konflikti i fundit i ndezur në
Shkodër është konflikt tempulli/identiteti. Në thelb kemi
të bëjmë me vazhdimin e së njëjtës grindje që hapi çështja
se çfarë ishte monumenti i kulturës në kalanë e Shkodrës
kishë apo xhami, (por edhe të konflikteve të gjysëmdezura
në kohën kur në mes të qytetit u ngrit një xhami shumë e
madhe).

Vendosja e monumentit të Nënë Terezës në hyrje të
qytetit do të thoshte t’i jepej qytetit një identitet që
tenton të njesojë identitetin e shkodranëve me identitetin
e krishterë. Mjafton fakti se kjo refuzohet nga muslimanët,
pa harruar rrëzimin e kryqeve të vënë në Bushat pak kohë më
parë, për të arritur në konkluzionin se kjo politikë
identitetdhënëse është e mbarsur me probleme që i kalojnë,
madje, përmasat lokale.

Refleksionet dhe komentet mbi këtë temë të
identitetit janë të shumta. Në këtë shkrim dua të ndalem në
një çështje që më duket më e mprehta në kontestin shqiptar
pa menduar aspak se mund ta shteroj, përkundrazi, vetëm sa
po e cek duke mbetur i hapur për debat.

Çështja ka të bëjë me atë se një simbol identiteti
kur kthehet në flamur beteje kundër tjetrit shpesh
tjetërson vetë thelbin e figurës apo simbolit që përdoret
si identitet. (Fatkeqësisht kjo ka ndodhur e po ndodh në
botë edhe me Krishtin edhe me Muhametin edhe me kishat edhe
me xhamijat.)

Kur Nënë Tereza erdhi në Shqipëri për herë të parë
një gazetare shqiptare i ngriti çështjen “Ti po na flet për
fenë, por feja e shqiptarit është shqiptaria.” Athere Nënë
Tereza i dha një përgjigje që çuditërish dhe jo çuditërisht
nuk është përmendur shumë në Shqipërinë pas komuniste
ndonëse Nënë Tereza është glorifikuar aq shumë. Ajo iu
përgjegj gazetares: “Atdheun do ta doni më shumë kur të
doni njëri tjetrin më shumë.”

Ka një arsye pse kjo thënie, që, sipas meje, duhet të
ishte mësimi kryesor që u ka dhënë shqiptarëve Nënë Tereza,
nuk përmendet. Shkaku ka të bëjë me atë se Nënë Tereza nuk
është marrë e glorifikuar nga shqiptarët si simbol i fesë,
por si simbol kombëtar. Pra fama e saj e çmimit Nobel dhe e
shenjterimit, janë instrumentalizuar me ideologjinë
nacionaliste duke u harruar se bash mësimi që ajo u dha
atyre 16 vjet më parë: - se kur të aplikonin mësimet e fesë
do të arrinin ta donin më shumë njëri tjetrin e se kjo do
t’ua bënte më të dashur edhe atdheun – ishte një mësim në
thelb antinacionalist ashtu siç ishte edhe e tërë vepra e
saj (që ishte katolike që do të thotë universale). Ajo
njihet në tërë botën si Nënë Tereza e Kalkutës pikërisht
sepse besimi i saj nuk njeh as kufij, as kombësi dhe as
raca. Ajo është simbol i dashurisë dhe përkushtimit për
tjetrin më të varfër e më të dobët, kudo e kushdo qoftë ai.
Pra emri i saj nuk ka të bëjë fare me mburrjet nacionaliste
të përkatësisë e të superioritetit ndaj tjetrit. Mund të
thuhet, gjithashtu, se ajo ka pasur si mision përhapjen e
katolicizmit në botë, por jo të shqiptarisë. Për fat të
keq, historia e Shqipërisë paskomuniste tregon se ndonëse
nënë Tereza është glorifikuar aq shumë shqiptarët shumë pak
kanë kuptuar thelbin e asaj që ajo përfaqëson e këtë e
tregon fakti se ajo çka atyre u mungon me shumicë është
bash dashuria për njëri tjetrin të cilën jo rrallë e
zëvendësojnë me fraza boshe mbi dashurinë (e rrejshme) për
atdhun.

Prandaj mendoj se përdorimi i Nënë Terezës si mit
identiteti nacional është një veprim që jo vetëm më pak se
kujtdo i shkon figurës së saj, por edhe asaj se për çfarë
kanë nevojë sot shqiptarët.

Aq më pak mund të përdoret Nënë Tereza si mit
identiteti nacional i njesuar ky me identitetin kristian,
siç duket se ekziston një tendencë e lindur nga ideja sa
servile aq edhe miope se kështu, si të krishterë, Perëndimi
mund të na pranojë më lehtë, që në nivel lokal duket se
kërkojnë ta shfrytëzojnë katolikët e Shkodrës që dihet se
kanë historikisht një tension fetar me muslimanët e
qytetit. Kjo do të thotë ta bësh Nënë Terezën të luajë
rolin e një Skënderbeu të krishterë. Sepse, po të kemi
parasysh Skënderbeun dhe mitin e tij do të shohim se
Rilindasit në shek. XIX u treguan shumë më të mençur se
ç’po duan të tregohen disa nacionalistë të vonuar
shqiptarët të shekullit XXI. Duke e ditur se shqiptarët
ishin me tre fe ata e ngritën atë si simbol të heroit që
luftoi për çlirimin e atdheut duke ia “pastruar”
dimensionin e mitit “Atlet i Krishtërimit” që ia kishte
ndërtuar Kisha në Shekullin e XVI. Naim Frashëri thotë: “Po
vjen si pëllumb i shkruar / të shpëtojë mëmëdhenë.” Kurse
të përdorësh Nënë Terezën si mit nacional dhe njëherësh si
identitetdhënës të krishterë të shqiptarëve sot në
shekullin XXI është një anakronizëm dyfish i rrezikshëm, së
pari si nacionalizëm dhe së dyti si përçarës i shqiptarëve.
Dhe kush mendon se kjo përçarje dhe diskriminim mund të
ndalet deri tek nxjerrja e muslimanëve si shqiptarë të
dorës së dytë gabohet sepse, po u vu në lëvizje ky
mekanizëm diskriminues e përçarës fetar, nesër do të
ngrihet edhe çështja që të nxirren si shqiptarë të dorës së
dytë edhe ortodoksët, edhe evangjelistët edhe ateistët e më
the të thashë.

Kjo që shtjellova më lart të çon edhe në një çështje
tjetër që lidhet me fetë dhe rolin e trye në Shqipëri pas
ringritjes së feve. Edhe ngjarjet e fundit vërtetojnë atë
se deri më sot ato i kemi parë të luajnë thuajse vetëm një
funksion, atë identitar, por pak, shumë pak, të luajnë atë
rol që është thelbi i fesë: rolin përbashkues të njerëzve,
rolin e krijimit të një komuniteti, të solidaritetit e
sakrificës për të dobëtit. Sot pak, shumë pak i shohim
klerikët shqiptarë, muslimanë e të krishterë, të ngrenë
zërin për çështjet e vështira që përballon vendi, si
varfëria, polarizimi, padrejtësia, imoraliteti. Janë këto
çështje që burojnë nga thelbi i përbashkët i këtyre feve:
nevoja e kultivimit të dashurisë së njeriut për njeriun, që
duhet t’i afrojnë besimtarët e tyre dhe jo t’i ndajnë.

Ky do të ishte edhe kontributi kryesor i feve në këtë
kohë të vështira, edhe i simboleve si Nënë Tereza, kurse
përdorimi i feve dhe i simboleve të tyre për qëllime
identitare do ishte i rrezikshëm, veçanërisht në Shqipëri.
Historia e vjetër sa bota e Kainit që vrau Abelin për shkak
të tempullit nuk ka humbur asnjë grimë nga tragjizmi i saj
edhe sot.
 

zog

Primus registratum
Re: ...Nan Tereza..!

tani mo shoku filozof, fotos ljuboja neqoftese se Kaini dhe Abdeli ishin vellezer sipas ricitimit tend atehere s'mendoj se çeshtja e IDENTITETIT te ishte ne loje.

sepse, per cilin identitet e ke fjalen ?

ps: IDENTITET = ngjashmeri.

me kujtohet nje i çmend t ek lagjia ime qe nje dite deklaroi qe gjithe njerezit jane vellezer, ngaqe i kemi DHEMBET njesoj. /pf/images/graemlins/laugh.gif

fjala IDENTITET ka per rrenje fjalen DENT (DHEMBE) pra po ta shqipezonim kete fjale perpikmerisht duhet te perftonim fjalen shqipe DHEMBESISHT. /pf/images/graemlins/laugh.gif

DHEMB = GJEMB = THUMB
 

Gysi

Primus registratum
Re: ...Nan Tereza..!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
tani mo shoku filozof, fotos ljuboja neqoftese se Kaini dhe Abdeli ishin vellezer sipas ricitimit tend atehere s'mendoj se çeshtja e IDENTITETIT te ishte ne loje.

sepse, per cilin identitet e ke fjalen ?

ps: IDENTITET = ngjashmeri.


[/ QUOTE ]

Edhe sikur ta marrim ne kuptimin e fjalperfjalshem bhet fjale per ngjashmeri me veten. Ne kohen kur bota kishe aq njerez sa gishtat e dores, atehere identiteti kishte te bente meveten. Njerezit fillojne dhe grupohen kur jetojne ne bashkesi te medha.
 

zog

Primus registratum
Re: ...Nan Tereza..!

kur njerezit jane sa gishtat e dores por me kryesorja kur origjina e tyre NJIHET nderkaq (e pikerisht ngaqe jane pak), identiteti i tyre nuk luan ME asnje rol. te gjithe njohin gjithkush.

identiteti merr rendesi kur bota perzihet aq shume sa origjinat ngaterrohen, nuk njihet me i pari nga i dyti.

po te mos ta permende biblen duke dash te duket i zgjut, nuk do te isha kunder idese identitare si shkak per debatin e vendosjes se bustit. por shembulli i tij nga bibla eshte i dyshimte.

bile dhe analiza qe i ben thenies se nene terezes qe duheni njeri tjetrin pa te doni shqiperine, duket kot fare. sepse edhe shprehja "feja e shqiptarit eshte shqiptaria" ket kuptim ka.
bile eshte me aktuale ne shqiperi. ndryshe duhet qe "filozofi" apo "politologu" fatos te na shpjegonte si mund te arrijne te duhen dy vete me identitete fetare te kunderta.

ps; vete nene tereza ka dhene pergjigje pa lidhje mbi subjektin e dhene. dhe kuptohet pseja, ajo ishte teper fetare sa per te pasur nje pozicion te paanshem gjykimi.
shko e shih si reagojne kosovaret per koncertin e bregoviçit ne tirane, po njesoj, ata jane shume te angazhuar me serbin per te ruajtur neutralitetin ne gjykim.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: ...Nan Tereza..!

Gys,te sjellesh ktu analizen e Lubonjes per t'ia kundevene(p.sh)analizave te Kadarese,nuk besoj qe do dalesh aq fitimtar!
Analizat e Lubonjes do vazhdojne perseri,knej jemi!

Lubonja i perket atyre njerzve te cilet kane nostalgji per lidhjet e hershme Bizantino-Orientale!

Kam vene re dicka:sado qe konflikti katolik-musliman gati nuk ekziston,ne te kunderten kemi konflikte ortodokse-islamike,prapseprape muslimanet sulmojne pa reshtur katoliket /pf/images/graemlins/confused.gif!
Edhe ne kohen kur ne pushtet ishin me shumice,ose ne pika kyqe,ortodokse,muslimanet prape me katoliket e kishin!
Edhe tani kur ne pushtet jane me shumice muslimanet,keta te fundit prape probleme me katoliket!
Me duket se e keni gabim!
A nuk e shikoni?
Jane ortodokset ata qe po ua nderrojne fene(ne greqi)dhe jo katoliket e Italise!

Mund te themi qe Jugu i ka la duret me kohe me muslimanet ne Jug!
Ata(lubonj-istet)kane zene shkallet e stadiumit dhe po bejne rolin e spektatorit/kritikut ne mosmarrveshjet e verioreve muslimane-katolike!
Kane te drejte,ne jug ska me shumice muslimane!
Topi ka kaluar ne Veri!
Harrojne masakrat e bera ndaj muslimaneve,dhe "habiten" me mentalitetin e vjeter te verioreve!
Krijojne epitete per verioret,i hedhin icike benxine zjarrit!
Shprehen per Shkodren me terma shume provokuese-vend i vecante,shume fetar,problemet fetare jane prezente,malsoret jane te trashet,shkodranet jane tolerues......!
pervec provokimeve fetare,na del ne pah edhe ato krahinore,pra nje "nxjerrje jasht loje" te malsoreve!
A e dine historine e Shkodres keta lubonj-iste?
A e dine se Shkodra ekziston pikerisht sepse kishte gjithmone si mbrojtje malsoret,mos keta malsore ishin banoret e hershem te Shkodres qe ne rrethana qe i dime,dolen maleve,malet ishin me afer Italise ,apo jo?
E dine,natyrisht,por s'u vje per shtat!
"Merakosen,derdhin lot krokodili",ama sa ishin ne pushtet dhe kishin dicka ne dore per te ba mire ne Shkoder,bene te kunderten!
E varferuan,e ngaterruan,e lane te vyshket,e vrane,e burgosen...tani bejne spektatorin,si tek filmi "Gladiatori"!
Dhe Shkodranet e hane sapunin per djathe!
"Malsoret e prishen Shkodren",degjon ne shkoder,po jo or te mjere,malsoret nuk e kane prish kurr shkodren,malsoret e duan Shkodren,ma shume se keta palo lubonj-iste te cilet guxojne te bejne kesi analizash qellimkeqe!
 

hawk

Primus registratum
Re: ...Nan Tereza..!

Atehere perse ti Orosh ju shkon per shtat lubonji-steve !? Perse nga njera ane pranon eksistencene provokimeve dhe nga ana tjeter te pelqejne keto provokime kur perputhen me interesat e tua!?
Per malesoret pyet shkodranet nuk ke nevoje te marresh mendimine lubonjisteve.te gjthe kane te drejte te jetojne te lire ne territorin Shqipetare por konform ligjeve te shtetit dhe konform normave qytetare.Tani se sa rrespektohen keto ne Shkoder pyet shkodranet...

Por me duket se tema yne nuk eshte mbi krahinat dhe paragjykimet.
Te lutem (perseri) ku dhe kur muslimanet paskan ndermarre sulme te tilla !?!?!?
 

hawk

Primus registratum
Re: ...Nan Tereza..!

Lubonja shtjellon ceshtjen duke u nisur nga nje kendveshtrim biblik dhe arrin ne te njejat konkluzione te atyre muslimaneve qe kundeshtonin vendosjne e bustit te nene Terezes ne hyrje te Shkodres. Ideja eshte te mos shnderrojme figurat kombetare ne fetare dhe anasjelltas.Pra Skenderbeu te mbaje rrolin e tije si figure kombetare,rrol te cilin ne e njohim ne saje te rilindasve tane te cituar nga Lubonja.Nene Terezes ti njihet rroli i saje fetare gje te cilen po e ben Vatikani.
Un jam shume dakord me Lubonjen kur permend universalitetin e nene Terezes te cilin ma ka shprehur qarte dhe nje mik katolik kur e kam pyetur per ndjenjen e zbehte ose ineksistente kombetare te nene Terezes.Ne rrangun e arritur nga Nene Tereza nuk mund te flitet me per ndjenja kombetare.Si nje misionare e Krishtit pra si nje universale dhe si nje figure e vetesakrifikuar per kete mision perse te mitizohet ne nje figure kombetare dhe aq me teper te mitizohet kunder deshires se saje per tu shnderruar ne nje mit.
Edhe persa i perket identifikimit e jo identitetit,Lubonja nuk sjell asgje te re nga mendimi yne.
Keto tashme jane pika te sqaruara me perpara dhe Lubonja i ben vetem nje perforcim.Me "pelqen" rreagimi i Oroshit ku per cdo mendim te kundert ose te lire duhet te gjeje nje etikete,gjer tani kishim wehabizmin tani "luften e jugut ndaj veriut"...akoma nuk mi ka dhene emrat e wehabinjve te deklarates(pres).

Nuk kemi perse te zgjatemi me tek kjo teme,per mendimin tim,pasi tashme ka nje kompromis dhe nuk e shoh me vend te zihemi ne tek forumi.
 

hawk

Primus registratum
Re: ...Nan Tereza..!

Ajo cka me ka bere pershtypje ne kete teme ose ne kete problem te cilin e kam jetuar ne Shkoder eshte rreagimi delirant dhe tejmase agresiv ndaj mendimit te lire i cili nuk kishte asnje fjale apo qendrim ofendues ndaj individeve te vecante apo ndaj nje komuniteti dhe idealve te tija.

Ketu MUND te tregohej toleranca dhe rrespekti apo sic e quan ish ambasadori yne ne Vatikan z.Pepaj, "vellazeria".
 

Gysi

Primus registratum
Re: ...Nan Tereza..!

Orosho, une per vete s'kam nai inat as me katoliket as me ortodokset. Per cfare je duke fol?

Ne qofte se ka ndonje debat mes katolikeve dhe muslimaneve, ai eshte lokalizuar pergjithesisht ne shkoder (si dhe ne ndikimet e tij ne tirane, neper rrethe te caktuara), dhe normalisht, jo vetem qe nuk eshte konflikt, sic e shpreh ti, por nuk eshte as i te gjithe muslimaneve dhe katolikeve. Per me teper ky debat i muslimaneve te shkodres, ma katoliket do te behet, pasi ordodokse ne shkoder thuajse nuk ka fare.

Une per vete kam qene kundra te dyja paleve, si te atyre katolikeve romantike qe thurin "poezira" pa kuptim per vlerat e nene Terezes, qe nuk i mohon askush, ashtu edhe kundra myftinise se shkodres, qe merr persiper te hape debate te kota, te cialt nuk ka as aftesine per ti cuar deri ne fund.

Diskutimi i Lubonjes me duket shume racional. E leme menjane, saktesine e shpjegimit biblik, qe per mua nuk ka ndonje rendesi te vecante. Ne fakt referencat biblike, jane perdorur si shembuj ne menyre metaforike. Po keshtu edhe fjalet e nene Terezes, jane cituar per te shprehur nje gje mjaft thelbesore, dashurine ndaj njeri-tjetrit qe predikon feja, dhe nuk ka rendesi konkrete, per qellimin e shkrimit, te hyhet me hollesisht ne fenomenet e konflikteve fetare.
 
K

kukulla

Guest
Re: ...Nan Tereza..!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Bashkia e qytetit,natyrisht i referohem keshillit, ka firmosur per vendosjen e disa busteve ne 15 vitet e fundit si Luigj Gurakuqi,Prek Cali(jo shkodran),Gjergj Fishta(prift jo shkodran).Cili eshte preteksi zoterinj!? Mund ti komentojme keto personazhe ne te gjitha aspektet por njeanshmeria e "partise se turpit" nuk mohohet.
tani kerkojem dhe nene terezen madje duke e paraqitur si shkodrane.
Po mire,a nuk ka patur ky vend figura te tjera!?
Karamahmut pasha eshte ne projekt te vendoset per te balancuar njeanshmerine e politikes se PD.Perse nuk propozohen figura te tilla si Ahmet Zogu i cili mendohet te jete nga Zogajt,lagje e Shkodres?Perse nuk vendoset apo emertohet ndonje objekt publik me Nasruddin Albanin,dijetari me i madh islam i shek.XX qe fliste edhe shqip??Po Abdul Kadr Arrnauti,Shuajb Arrnauti,Vehbi Gavoci,te gjithe keto jane figura te vleresuara ne boten islame.Apoooooooooo....

[/ QUOTE ]

Po mire mo Hawk, si te duken ty gjithe ato minare qe ngrihen si kulla te larta ne cdo cep te shqiperise?
Per ju na qenka e lejueshme te ngrini zerin qe ne pike te mengjezit me atoparlante te fuqishem?
Sa hyn ne Tirane vetem xhamiat bien ne sy? Ndersa tani ju vika keq kur ngrihet nje kishe e re? Apo statuja e nje bamirese te madhe qe e vlereson nje bote e tere? Jane me shume se 35% e popullsise, ortodoks dhe katolik ju kete nuk keni si ta mohoni? Edhe vete islamizmi eshte i ndare ne sekte ka bektashinj ka Sunih etj. Por me duket se kundershtaret e vetem ne kete mes jane te "studiuarit" ne vendet arabe, nga ku po sjellin frymen konservatore (ekstremiste) tek besimtaret myslimane. Qe ta dish ti popullsia myslimane dhe ajo e krishtere ka qene ne rregull, deri ne momentin qe u kthyen nga studimet e "larta" te ashtequajtur te devotshem te islamit, mund ti gjesh tani ne cdo xhami me pantallona trecerekshe dhe mjekra te gjata duke predikuar frymen anti kristiane dhe duke trumbetuar se shqiperia i perket islamit.
Por mos harroni nje gje se ju mungon inteligjenca e duhur per te arritur qellimin tuaj, dhe sa i perket historise duket qe ke lexuar vetem ate islame. Dhe mos i ktheni figurat e shquara te ketij kombi ne sherbetore fesh sepse nuk eshte aspak e vertete, ata i sherbyen vetem kombit, me thenien e madhe feja e shqiptarit eshte shqiptaria, qe ju i nderuar do ta transformosh ne feja e shqiptareve eshte islamizmi, te pakten keshtu do ju pelqente!!!.....
Dhe sa per historine e shqiperise nen sundimin osman i ke librat me thase lexo o djalosh, lexoooooo. Ju po mohoni more te "huaj" se vetem keshtu mund tiu quash, luften 500 vjecare te shqiptareve, kryengritjet e malsoreve trima, cetat e famshme te Cerciz topullit, Themistokli Germenjit, Mihal Gramenos, etj etj edhe keta kishin emra te ndryshem por i lane menjane ato dhe luftuan per shqiperine, dhe ju bashibozuke doni ta hidhni poshte??? Duke bere deklarata idjote, lulzimi i shqiperise nen perandorine osmane!!!!!!
Mjerrim dhe vetem injorance mbolli perandoria juaj e famshme, shkaterroi identitetin tone, kulturen tone mije vjecare duke djegur dhe shkaterruar qyteterimin ilir dhe xhithcka qe gjenin perpara.
Mjerr shqiperia me njerez si ju, mjerre ky popull i destinuar te vuaje nga Haxhi Qamilrat, mjerre... Ju u vute ferrexhete motrave, nenave, vajzave, perse?????? Sepse keshtu ju thane te "studiuarit" ne Arabi???? Ne kurre nuk kemi per tu integruar ne Europe apo Nato. me njerez si puna juaj, qe nuk kane sy te shikojne, ju jeni te verber. Nuk keni me se te merreni dhe shifni se ku u ngrit kisha dhe ku u vu busti, turpi te bjere mbi ju. /pf/images/graemlins/mad.gif /pf/images/graemlins/mad.gif /pf/images/graemlins/mad.gif

me kete shkrim qe ke bere ketu qeke injoran fare kur nuk e njeh fene islame nuk ke te drejte te folesh ne kete menyre nese don ti kuptosh me llogjik nuk ka zbritur kot dituria nga i Madhi Zot
perme dal nga erresira ne drite nese don te debatosh per nje x problem ne fillim duhet te maresh njohuri per te ndryshe quhesh injorant ,apo te flasesh sipas oreksit tend kjo pastaj eshte gje tjeter se shum sot ne bote e luftojne islamin per te vertetat qe ai nxjerr dhe kujt nuk i vjen mire shfryn si puna jote lexoje librin e muslimaneve kuptoje dhe nese gje ndonje kontradikt ne te atehere me kerko cfar te duash dhe une do ta jap por vetem nese do ta lexosh dhe kuptosh ate liber qe i ka rezistuar kohes deri ne diten e sotme e me tej
 
K

kanan

Guest
Eh....Nan Tereza..e mjera!

Prap ju te dashur kushrinj muslimane shqiptare nuk patet guximin qe te hapnit nji teme per te analizu mbi vendosjen e bustit te "se mjeres"!
Une e hapa nji per kryqet ne Bushat,shum shpejt fillut me dhanje analizash /pf/images/graemlins/winkwink.gif!

Nan Tereza,per ne shqiptart nuk asht thjesht nji nan fetare,mbi te gjitha asht krenaria jon kombtare!
Mbi te gjitha ajo Nan e Madhe ishte humane!
Mbi te gjitha asht shqiptarja e pare dhe e vetmja qe ka nji cmim Nobel!

Megjithse qytetart e thjeshte te Shkodres e dhane Po-ne e tyne ne mbeshtetje te nji busti per ket Nan "te mjer",tham e mjer sepse ka 60 e sa vjet qe vetem po shahet(kurve e quajti Dulla,cigane e quajti Naim Ternova i Kosovs),"e mjer" sepse populli i saj asht edhe i VETMI popull qe e shan me fjalet ma fyese!
Tani,ne fakt populli i thjeshte nuk po e shan(nqs nuk marrim per baze disa shkrime denigruese te ndokujt ktu ne forum)por jane intelektualet islame/bashkesite islame/organizata humanitare islame(????????)ata te cilet po bajne te pamunduren qe Nan Tereza te cilsohet vetem thjeshte "si nji nane katolike" dhe jo si Nane e te gjith shqiptarve!
Pse??

Lidhja e intelektualeve islame shqiptar-nuk jane dakord!Pse?Kaq poshte ka ra intelektualizmi i tyne sa feja te qerroje "intelektualizmin " etyre?

Organizata humanitare islame-nuk jane dakord!Nuk jane dakord per respektimin e nji humanisteje ma te madhe q'i kishte bota?Pra "humanizmi" i ktyre organizatave bie poshte pikjerisht nga anti-humanizmi i tyre!

Myftinia e Shkodres akoma nuk ka dhane nji mendim perfundimtar mbi ket gja!Le te presim!

non tereza oshte leshi i kombit ,mund te me thot njeri qe cfar ka bere per shqiperine ajo dhe as nuk i ka shku ndermend te kthehet e ta ndihmoj vendin e saj sic ka bere ne vendet e tjera pse? ajo asnjehere nuk ka besu ne Zot per kete ka argument ne nje nga intervistat e saj tek papa nese e doni mund tju a jap edhe me vidio por ka luftuar vetem per fame edhe pse duhet te kete ajo bust ketu, humanizmin ajo e ka bere vetem per fame dhe nuk ka te bej fare nga ane fetare kjo grua por ka mare fame vetem nga njerezit injorant , sot me i mire t ek Zoti eshte ai qe eshte me i devotshem jo per te mare fame por per te qene me afer Zotit kurse kete ajo nuk e ka bere mund te komentoni shume fjale te bukura per te dhe ta ngreni ne pjedestalin me te lart po nuk ka vlere
 

Sweety el

Locus omnem
non tereza oshte leshi i kombit ,mund te me thot njeri qe cfar ka bere per shqiperine ajo dhe as nuk i ka shku ndermend te kthehet e ta ndihmoj vendin e saj sic ka bere ne vendet e tjera pse? ajo asnjehere nuk ka besu ne Zot per kete ka argument ne nje nga intervistat e saj tek papa nese e doni mund tju a jap edhe me vidio por ka luftuar vetem per fame edhe pse duhet te kete ajo bust ketu, humanizmin ajo e ka bere vetem per fame dhe nuk ka te bej fare nga ane fetare kjo grua por ka mare fame vetem nga njerezit injorant , sot me i mire t ek Zoti eshte ai qe eshte me i devotshem jo per te mare fame por per te qene me afer Zotit kurse kete ajo nuk e ka bere mund te komentoni shume fjale te bukura per te dhe ta ngreni ne pjedestalin me te lart po nuk ka vlere
si ste vjen turp me kete qe thua......dhe po te them une se cfare ka bere ajo per Shqiperine.....Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm DomZef Ramaj, ditë të cilën ajo e llogariste si datëlindjen e saj[4]. Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiu (Nikollë Bojaxhiu) me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiu (mbiemri i vajzërisëBarnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Kola dhe Drania kishin 5 fëmijë, dy u vdiqën në fëmijërinë e hershme. Frikë të madhe kishte nënë Drania mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me trup dhe shëndet dukej e dobët. Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në GracAustrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali. Kurse motra quhej Age Bojaxhiu. Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë. Lindi në Shkup, të Shqipërisë te pushtuar prej Perandorisë osmane, sot Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, më datë 26 gusht 1910[5]. Shkupi i merret Shqipërisë prej Maqedonisë me 1 Janar 1918 në bazë të traktatit të Versajës. I ati, që ishte i përfshirë në lëvizjet politike e asaj kohe, vdes në 1919 kur ajo ishte 8 vjeçe[6]. Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin "Tereza" e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë. Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj: “Shkup 12. 09. 28 E dashura Teze Lis! Më 26 të këtij muaji po nisem prej Shkupit. S’po mund mos me ju shkrue dy tri rreshta për juve. Lamtumirë, e deshiroj që Zoti t'ju nap gjithshka që ju deshron zemna. Dua t'ju fal gjanat ma të përzemërta, Gonxhja”.
Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në atdhe, në Shqipëri,qysh para Luftës së Dytë Botërore. Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. "Nënë Tereza e Kalkutës" u quajt kur themeloi urdhërin "Misionaret e Dashurisë" (1951) për t'u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Haste vështirësi për të folur rrjedhshëm Shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurre nuk e ka mohuar origjinen e saj shqiptare. Shkrimet e saj ne Shqip janë letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në Shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel me 1979 dhe lutja në Shqip transmetuar nga Zëri i Amerikës me 17 Qershor 1978. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezen se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”. Por Shqipëria heshtte. Republika Popullore Socialiste e Shqiperisë nuk i kishte dhënë vizë nobelistes së ardhshme as sa për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë, as për te marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as për të parë varrin. Madje këtë vizë nuk ia dhane as kur fama e saj kishte marrë dhenë në të katër anët e botës deri ne fillim të viteve '90. Shqiptarja trupvogël ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve '80. Deri sa Nënë Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.



Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara Ronald Reaganduke e shpërblyer Nënë Terezën me çmimin Medal of Freedom 1985
.
Nënë Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar në një lagje të zhurmëshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe lëngështrydhësit. Këtu, mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit, "Shtëpia e Nënës", pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: "Mother Teresa. IN/OUT". Shtëpinë e Nënë Terezës e kanë vizituar personalitete si mbretëresha e Britanisë, ish presidentët e Shteteve të Bashkuara George Bush e Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shumë të tjerë. Nënë Tereza ka qenë mjaft bujare, humane e zemërgjerë dhe këto janë karakteristikat që do ta bëjnë të jetojë përgjithmonë në zemrat e gjithë njerëzve, sidomos në zemrat e shqiptarëve.
ne Kur ishte e re jo vetem ka folur, por ka shkruar edhe poezi ne gjuhen Shqipe. Per shembull poezine e meposhtme e ka shkruar kur ishte 22 vjeçe gjate udhes per ne Indi.
Nënë Terezës, për të ardhur në Shqipëri iu desh të dërgonte tre letra. Ajo i kishte dërguar më parë letër Komitetit Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë, por nuk mori kurrë përgjigje. Ja se si e shpjegon Lolja letren e te madhes Nena Tereze derguar Presidentit te Republikes ne vitin 1989, te cilit i theksonte se: “per 60 vjet kam vizituar shume e shume vende jashte atdheut tim”, qe eshte edhe nje fakt se ajo e konsideronte Shqiperine atdheun e saj. Me ne fund, e para pasaporte (per kete rast ishte diplomatike) e dhene per nenshtetas te huaj me origjine shqiptare iu dha pikerisht Nene Terezes, e cila vizitoi Shqiperine me 1989. Nene Tereza kishte gjithashtu pasaporte nga India, Vatikani, Britania e Madhe dhe Italia. Kur i thane per pasaporten Shqiptare ajo u pergjigj: “E pranoj me kenaqesi, sepse eshte pasaporta e vendit tim; atje kam nenen dhe motren, atje kam miq e te njohur, atje shume shpejt do te hapim misionin tone e une do te jem vete aty”. Kur mori çmimin Nobel ne vitin 1979, amerikanet i ofruan nenshtetesine amerikane dhe pasaporten, por ajo nuk pranoi.
Nene Tereza u be kultura me e larte nderlidhese e njohjes se shqiptareve ne bote. Bill Clinton ka thene boterisht ne qershor 2002: “Nene Tereza, ishte e para Ajo qe me beri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shume krenar qe plotesova nje detyre morale ndaj saj dhe ndaj vlerave te lirise”. Por origjina shqiptare nuk duhet absolutizuar. Duke qene shqiptare Nene Tereza nuk i perket vetem Shqiperise, guacka etnike do ta kufizonte. Gonxhja u be qytetarja e botes, e popujve, feve dhe e qyteterimeve. Ne vitin 1950, ajo themeloi urdhrin e saj te murgeshave te quajtur Misionaret e Bamiresise qe i sherbejne teresisht te varferve. Shqiptarja trupvogel ishte kthyer ne nje legjende te gjalle. Vetem sipas te dhenave te vitit 1980, ajo ishte kujdestare e 7 500 femijeve ne 60 shkolla, mjekonte 960 000 te semure ne 213 spitale, ishte e vetmja ne bote qe trajtonte 47 000 viktima te lebrozes ne 54 klinika, kujdesej per 3 400 pleq te braktisur e te lene rrugeve ne 20 shtepi pleqsh dhe kishte biresuar 160 femije jetime.
Nder titujt qe i jane dhene Nene Terezes permenden: Pamada Shir; Gjoni XXIII per Paqe, te cilen ja dorezoi personalisht Papa Pali VI; Samaritani i Mire, ne Boston; Shperblimi Nderkombetar John Kennedy, ne Uashington; Nena e te Gjitha Nenave, Balzan; Çmimi Nobel per Paqen; Medalja e Lirise, shperblimi me i larte amerikan; Medalja e Paqes, shperblimi me i larte i Rusise; etj.
Me 5 shtator 1997 : bota mesoi se Nene Tereza ( Angel of Mersy) vdiq ne moshen 87 vjeçare duke lene pas dashuri.
Nderkohe ne Maqedoni eshte botuar nje monografi se Nene Tereza eshte maqedonase!!! Nje gje te tille degjova nje dite edhe Alsat per origjinen/dyshimet dhe spekulimet qe i bejne te tjeret lidhur me origjinen e saj. Sipas gazetes Washington Post, 16 Tetor 2003, deklarohet qarte se Nene Tereza ka lindur ne Shkup ne kohen kur nuk kishte FYROM dhe Shkupi eshte qytet i perandorise Otomane. Me tej rithuhet fjala e Nene Terezes qe sipas gjakut ajo eshte Shqiptare. Gjithashtu, gazeta shkruan se veren qe kaloi nje skulptor sllavo-maqedonas krijoi nje shtatore te Nene Terezes, me mbishkrimin thjeshte si nje bije e Maqedonise, per ta derguar ne Rome me rastin e saj te shenjterimit. Por, zeri i bashkuar i Shqiptareve ne lidhje me origjinen kombetare te Nene Terezes beri qe ai skulptor ta harronte endrren qe pati.
Para meje kam librin e Kathryn Spink i perkthyer ne gjermanisht dhe biografia eshte e autorizuar nga Nene Tereza. Origjinali eshte ne anglisht. Aty thuhet se babai i Nene Terezes ishte nje nacionalist shqiptar i cili angazhohej per bashkimin e Kosoves me Shqiperine dhe krijimin e Shqiperise se Madhe, per kete ai kishte shkuar ne Beograd tok me konsullin italian. Kishte shkuar atje me nje shendet shume te mire dhe u kthye prapa i shtrire per vdekje. Ai i kishte 45 vjet kur vdiq. Mjeku dhe anetaret e familjes ishin te bindur se Nikola ishte helmuar ne Beograd.
Jane shkruar e shkruhen edhe sot e kesaj dite me qindra vepra per te madhen Nena Tereze, por te gjitha flasin ne te verteten se ajo ishte shqiptare, siç e ka deklaruar edhe vete. Nena Tereze vdiq me 12 shtator te vitit 1997, tani ne vitin e 100 te lindjes se saj krenohemi per jeten dhe vepren e saj.
 
Top