Edi Rama

zog

Primus registratum
Re: Edi Rama

rrofte zoti filimon krytari bashkise ton <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Edi Rama

Nuk mund te mohohet se jane bere edhe gjera(pa prapamendim)qe s'duheshin bere.Por ne fund te fundit errare humanum est.Eshte e kuptueshme qe do kete kritika,dhe kur jane objektive dhe dashamirese ato natyrisht merren parasysh.

-------------------------------------
eshte e vertet qe eshte humane te gabosh , por shoku Edvin po ben shume gabime , edhe gabime te medha ......... qe do te na kushtojne shume shtrenjt te gjitheve.
pse shoku Edvin nuk e di qe pallatet kur te jepet licenza duhet te kene te parashikuar edhe vendin per parkimin e makines ???
mire gaboj te 1 ,ose 2 pallate por ne tirane ne keto 4 vitet e fundit jane bere me qindra ku pjesa me e madhe e tyre nuk kane parkime.
si ta shpjegojme kete fakt ??
ketu nuk eshte puna per ziliqar apo njerez qe duan te hedhin "balt" mbi punen e shokur Ervin , por jane disa fakte qe te gjithe banoret e tirarenes i kane parasysh.
keto gabime qe po na ben shoku Edvin nuk vijne nga padituria , por jam i mendimit se shume interesa te medha fshihen mbrapa.
shume persona kane qejf te kene nje pallat ne qender te tiranes , edhe shume bizesmen kerkojne te ndertojne pallate ne keto zona ku edhe eshte me leht per ti shitur.
besoj se kam thene shume........
ne te tjeret qe nuk kemi kaq interessa Vetjake bejme fajtor shokun Edvin(edhe ketu nuk ka pune Berisha se Zullumet i shikojne te gjithe).
edhe keto interessa ku ben pjese edhe shoku Edvin , po degradojne akoma me shume tiranen me planin rregullues te ashtuquajtur "tirana si parisi"
ne shkrimet e mesiperme kemi shkruar per disa te tyre po do te vazhdojme akoma me "gabimet me dashje" te shokut Ervin.
 

the phantom

Primus registratum
Re: Edi Rama

Eshte normale qe do kete interesa te medha ne ceshtje kaq delikate si biznesi i ndertimeve.Dhe Edi Rama nuk banon ne Utopi,por ne Shqiperi.Politika e larte dhe biznesi jane kudo te nderthurura ne menyre te pazgjidhshme.Nuk ka asgje per tu habitur.Ato qe permenden me lart jane realisht te kuptueshme ne nje vend si Shqiperia.Edi Rama ben aq sa mundet;aty ku futen persona me te medhenj,me te rendesishem e me te pushtetshem se ai,ai nuk mund te beje gje tjeter vecse te uli kaptinen,te pranoje ne heshtje e te zbatoje urdhrat! Pastaj,t'i themi gjerat ashtu sic jane,politika eshte biznes shume fitimprures,per kedo qe e ushtron ate,P.D apo P.S,etj.!

Por gjithsesi keto "pazarlliqe" te mcefta,te paeliminueshme ne vetvete,jane ne nje shkalle shume here me te vogel se ne kohen e dy parardhesve te tij te cilet nuk bene gje prej gjeje,perkundrazi e shkaterruan edhe infrastrukturen e trasheguar nga koha e komunizmit.Ndersa kryetari aktual i bashkise eshte me gjithe shpirt i ndergjegjshem dhe i angazhuar ne detyren e tij!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Edi Rama

Edi Rama ben aq sa mundet;aty ku futen persona me te medhenj,me te rendesishem e me te pushtetshem se ai,ai nuk mund te beje gje tjeter vecse te uli kaptinen,te pranoje ne heshtje e te zbatoje urdhrat!

-----------------

ateher po ta vejme ne kete prizem diskutimin tone ateher kot votohet per bashkite e per kryetaret e tyre meqe paska persona me te rendesishem e me me pushtet sesa ata ne ate zone ku ushtrojne aktivitetin e tyre.
une di qe ne komunen/bashkine e tij keshilli bashkiak me kryetarine tij jane shteti edhe ne asnje demokraci evropiane nuk ekziston qe kryetari i bashkise te marri urdhera nga "lart" por merr urdhera vetem nga popullsia e zones qe eshte zgjedhur .
ketu ne itali do te ishte dicka dicka e Paimagjinushme qe kryetari i komunes se romes (qe eshte i majte ) te merrte "urdhera" nga berluskoni i djathte, kryetari i qeverise .
shiko se edhe kushtetuta e shqiperise nuk i persakton keto "urdhera".
po te kete deshire shoku Edvin mund te shkoje edhe kunderr "urdherave" e mos te uli kaptinen.......por jam i mendimit qe shoku Ervin eshte dora vete ne keto pislliqe qe behen , bashke me "ata te tjeret".
Jam plotesisht dakort me :

"Pastaj,t'i themi gjerat ashtu sic jane,politika eshte biznes shume fitimprures,per kedo qe e ushtron ate,P.D apo P.S,etj.!"

por do te shtoja edhe emrin e Edvin rames ne vecanti.
 

the phantom

Primus registratum
Re: Edi Rama

Ne teori ke shume te drejte,po ne praktike ndarja e pushteteve te ne ende eshte nje nocion abstrakt i paasimiluar konkretisht dhe abuzimi me to eshte nje praktike shume e perhapur ne administraten publike shqiptare,sic dihet nga te gjithe dhe s'ka nevoje te perseritet.Do ende shume kohe qe gjerat ketu ne Shqiperi te funksionojne ne menyre krejtesisht harmonike,te bashkerenduar dhe te efektshme,si ne demokracite e evoluara moderne.Demokracia eshte ceshtje edukate dhe kulture,qe ne kete vend mungojne tmerresisht!

Edi Rama eshte teorikisht pjese e sistemit,po jo e atij sistemi paralel te jashteligjshem qe sugjeron ti.Ai nuk eshte as mafioz,as trafikant apo kushedi se cfare mund te thoni tjeter.Kryen vetem detyren e tij me zell,vullnet,deshire,perkushtim si nje nepunes i mire i pergjegjshem i shtetit! Gabimet eventuale qe mund te ndodhin gjate rruges nuk mund te reflektojne nje interes te ngushte personal te shkeputur nga posti qe ka,as mund t'i atribuohen nje perfshirjeje te tij hipotetike ne ingranazhet dhe mekanizmat e nje makinerie mafioze qe nuk e ka sensin e te mires supreme,qe eshte e mira e komunitetit!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Edi Rama

une shikoj qe sot edi rama po shkaterron urbanistiken e tiranes .
dikush thote se edi rama eshte i detyruar qe ne baz te interessave te "forta" te bej kete kasapane urabanistike, e keshtu lejon e miraton plane rregulluse qe nuk jan pare ndonjeher ne evropen perendimore ku ne kerkojme te hyjme , apo atje ku edi rama na genjen se do ta bej tiranen.

per ne ky detyrim qe i behet "te ndershmit" edi rama nga "ata" , kur nuk denancohet , do te thote bashkepunim e korrupsion .
shrug.gif

ne shokut rama nuk i hapim barkun per te pare te verteten , por i shikojme punen , edhe puna ,dmth urbanistika e tiranes po ndertohet sipas deshires se mafjozve edhe e njerzve me pushtet qe kerkojne te kene pallatet e hotelet e tyre ne qender te tiranes mgjs eshte e ndaluar e sjell shume probleme te gjitheve.

per kete vihet ne FAJ shoku edi qe ka vendosur firmen e tij bashke me ate te "atyre" qe e kane sjelle ne drejtimin e tiranes.

kjo eshte e verteta, por shume njerez kane deshire qe te riciklojne kete person per zgjedhjet e reja te 2005 ,e te gjitha te keqijat qe kryetari i bashkise ka bere ne keto vite deshirojne tja lene ne dere "atyre" qe tashme u ka dale boja si horra e hajduta, edhe e kane marre rrugen e ............

Pathon shko tregoja ndonje cobani andej nga kuci i vlores taktiken e "viktimes" te quajtur edi rama.

plani rregullues skandaloz , si edhe lejet per ndertimin e pallateve skandaloze kane firmen e edi rames , edhe ai nje dite do te japi llogari per kete kasapane urbanistike , perpara drejtesise shqiptare.
ky eshte fundi i te gjithe mafjozve qe shperdorojne voten e popullit qe i ka vendosur ne pushtet qe ti sherbejne e jo te bejne pislliqet e tyre .
 

lir

Primus registratum
Re: Edi Rama

Leopard, nese mund te te pyes, cili eshte procesi i nxjerrjes se lejes per te ndertuar nje objekt te cdo lloji ne Tirane? Kete ja kerkoj kujtdo qe mund ta di me hollesi. E dyta, "binjakezimi" qe kerkoni ti beni tiranes me evropen eshte vertet i pavend; Edi Rama menjane(& sikur postin ta kishte nje demokratikas ose perfaqsues i lartmadhnise se tije).. Tirana ka karakteristikat e saj, ka nje rritje te nje niveli dhe lloji tjeter nga vendet evropiane, ka nevoja te tjera. Pra duhet pare vetem ne ate aspekt. Une nuk dua te them se administrata e kryeqytetit nuk ka bere asnje gabim(me ose pa dashje) pasi nuk e kam studiuar punen e saj, nuk kam studiuar trafikun e tiranes(qe dikush do thote eshte monstruoz, dakort mormale), nuk kam mmedituar ne menyrat e mundshme per ta lehtesuar kete fenomen qe vjen me dyndje popullsie rritje mirqenie etj, qe mos te arrijme atje sa te bejme tiranen si shume qytete "evropiane" ku te hiken dita duke kerkuar per nje vend parkimi. Keto menjan do te thosha se pervec rrespektimit te largesive midis ndertesave, mos kalimit te limitit te dendesise se popullsise ne nje zone duke mar parasysh fuqine e sistemeve elektrike, te ujit te paster e te piset, relievin e siperfaqes se qytetit(ana estetike)ka dhe shume faktore te tjere, ku perfshihen dhe ato te ngrohjes dhe parkimit per te cilat ti po kembgul kaq shume. Se pari, ngrohja, ta kam bere te qarte disa here se shteti mund te shtyje per aplikimin e kesaj ose asaj teknologjie, por nuk mund te imponoj( kjo ishte zgjedhja personale e metodave te ndryshe te ngrohjes(qe se kuptoj pse e ke aq te veshtire ta pertypesh si fjali), qe ngel ne nivel shites(ndertuesi)-bleres, kompromisi lind dhe vdes aty)
Persa i perket parkimeve, nuk mund te kerkosh qe cdo ndertese te kete parkimin e saj, ti po rrit koston e ndertesave qe sic ti e di jo cdo shqiptar mund ta perballoje, sado i renduar te jete trafiku ne pergjithsi(por jam dakort, sic thash me ane te studimeve, jepen vendime qe ne zona te caktuara parkimet nen pallate te jene te domosdoshme.
Pra ndonese e lavderoj edin per punen e mire qe ka bere, gjithashtu mar ne konsiderate edhe problemet qe ngre ti.

Atehere pse te kundershtoj une ty? Sepse gjer ne nje fare pike ti tregohesh hipokrit; aplikon te njejten menyre arsyetimi, kundra edit, te cilen ti nuk pranon qe disa forumiste ta perdorin kundra Kasolles mbreterore. Pra ti nuk vjen ketu i prirur nga faktet por nga paragjykimet, dhe ky fakt e vetem ky fakt zvogelon vleren e atyre pak argumentave qe jep.

Ps: leopardo, ne menyre jotitullare quhet "kushtetuta britanike", uzance amerikane besoj, por mendoja se nje njeri i thelle si puna jote do ta kapte...
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Edi Rama

lir ne kete teme flitet per krimin urbanistic targuar Edi rama.
sa per Zogun kemi hapur nje teme tjeter , por meqe po e ze ne goje , eshte mire ta dish qe ai ne vitet '30 beri nje plan rregullues per tiranen , nga artitekt italian .
ndertesat e asaj kohe jane shume funksionale edhe sot e kesaj dite .
bulevardet e zogut ndertuar ne fshatin tirane jane edhe sot e kesaj dite kane shtrimin qe u eshte bere 80 vjet perpara.
ka nje ndryshim te madhe me cilesine e rrugeve te shokut Edi.
nuk eshte per inat apo per zili qe flitet kunder Edi Rames por shkaterrimi urbanistik i tiranes eshte ne syte e te gjitheve .
pervec atyre qe ke shkruar ti , problemi kryesor eshte plani rregullor "francez" qe eshte nje kasapan e vertet , ku lidhen interesa shume te ngushta vetjake ne dem te komunitetit te banorve te tiranes.
lecoje se cfare do te behet ne lulishten ku ka qene monumenti i xhaxhit:
-----------------------
Ndërtimi në parcelën me gjelbërim ekzistues prapa bustit të diktatorit, në sheshin ku ka qenë busti i diktatorit dhe në vetë sheshin Skënderbej e përpara Pallatit të Kulturës, janë çmenduri . Si mund të zësh ti fasadën e Muzeut Historik Kombëtar apo të zvogëlosh sheshin me ca paçavure të tilla një pjesë e të cilave do të jenë edhe objekte private?!
smash.gif
Si mund të bësh shtesa para dhe prapa Pallatit të Kulturës sikur të ishin shtesa pallatesh pa leje, që kanë plasur kudo nëpër Tiranë dhe disa prej të cilave kanë filluar të prishen!?...
Këtë nuk mund ta pranojë asnjë lloj logjike e shëndoshë.
shrug.gif
Po kështu ndërtimi i dy bishtave 3 katesh të gjatë në oborrin e brendshëm të Pallatit të Kulturës është një amatorizëm e vërtetë
smash.gif
. Kjo shkel gjithashtu distancat e Rregullores së Urbanistikës
shrug.gif
dhe prish mrekullinë e krijuar nga arkitekti në oborrin e brendshëm të Pallatit të Kulturës dhe dotëthotë të heqësh ndriçimin sallave dhe dhomave të këtij objekti kulturor, gjoja në emër të zgjidhjes së nevojave të institucioneve shtetërore. Janë devijuar dhe mbyllur shumë rrugë që të nxjerrin në, ose që dalin nga, sheshi 'Skënderbej' si psh., rruga që të nxjerr nga qoshja e Pallatit të Kulturës në kryqëzimin e Rrugës së Barrikadave me rrugën e Dibrës. Ndoshta mund të mendohet se sheshi brenda Unazës së Qendrës do të jetë për këmbësorët, por sidoqoftë këto rrugë do të shërbejnë për atë sasi të kufizuar të makinave që do të vijnë në këto objekte publike dhe për më tepër z. Edvin Rama me këtë palo studim e ka shtuar numrin e objekteve brenda Unazës së Qendrës.
Në të gjithë zonën brenda unazës së qendrës duket sikur një kalama ka bërë një tallje me sheshin dhe qytetarët e Tiranës duke hequr vija paralele dhe 90 gradë me njëra tjetrën dhe aty ku i ka dashur qejfi ka parashikuar ndërtime, ku i ka dashur qejfi rrugë dhe ku i ka dashur qejfi gjelbërim, pa pasur asnjë farë logjike, rregulli, fantazie dhe pa dashur t'ia dijë për objektet ekzistues dhe rëndësinë e tyre.
Po kështu është një amatorizëm dhe çmenduri e vërtetë heqja e gjelbërimeve dhe shkallëve në sheshin Skënderbej dhe kthimi i tij në zallishte siç ka kthyer Edvin Rama shumë lulishte në Tiranë. Ai shkallëzim, - gropa, - nesër ndoshta mund të shërbente për një stacion metroje ose një diçka të ngjashme me sheshin 'Rockfeler' në New York.
Shtesa e Ministrisë së Ndërtimit e përcaktuar në këtë studim, nuk ekzistonte në variantin tjetër të paraqitur nga 'Architecture Studio' më parë. Pra mbasi miratoi shtesën e kundraligjshme të Ministrisë së Bujqësisë dhe i dha lejen e ndërtimit që nuk ia lejonte ligji ta jepte, sepse duhej të kalonte në KRRTRSH, Edvin Rama vendosi ta përsëriste të njëjtën shëmtirë e kafshëri, edhe në anën tjetër të rrugës thjesht "për simetri". Edhe këtu lind dyshimi për aferat me tendera që u përmend më parë. Këtu ka një mashtrim të bërë me anë të maketit, pasi në maket të dyja shtesat janë paraqitur si njëkatëshe, ndërsa në realitet shtesa e ministrisë së Bujqësisë është ndërtuar tre kat dhe edhe në fletën e projektit është shënuar tre kat.
Të gjitha këto ndërtime dhe ndryshime që ka parashikuar Edvin Rama me ketë studim bien ndesh dhe shkelin vendimin Nr. 24 të vitit 1998 të KRRTRSH për sheshin qendror, i cili në pikën 15 thotë: "Të ruhen gjelbërimet ekzistuese si dhe të shtohen ato në pjesën qendrore (në lindje të Bankës) si dhe të shtohen sipërfaqet ujore në pjesën qendrore të sheshit sipas projekteve të veçanta. Edvin Rama jo vetëm ka parashikuar ndërtime në vend të gjelbërimit, por e ka zhdukur fare sipërfaqen ujore, shatërvanin përpara Pallatit të Kulturës. Po kështu gjithçka është në kundërshtim me pikën 12 ku thuhet: 'të ruhen dhe të rikonstruktohen objektet ekzistuese historike dhe me vlera si: Xhamia e Ethem beut, Sahati, Kompleksi i ministrive, Banesa e Toptanasve, Rruga "28 Nëntori"...' - pra jo shtesa të ministrive, jo mbyllje e rrugës etj.. Të njëjtën gjë shpreh edhe vendimi nr. 5 date 19.02.1999 që nuk lejon asnjë objekt ndërtimor në zonën ndërmjet Bankës dhe Muzeut Historik Kombëtar. Po kështu e gjithë kjo zonë është e përfshirë si Ansambël Monument Kulture në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave të vitit 2000.
Pjesë e shakasë së atij kalamanit ose ndonjë kursanti të arkitekturës është edhe një kullë e vogël 5 katëshe në vendin ku është stacioni i autobuzave të Kinostudios në lulishten përpara Bankës
eek.gif
. Një shëmtirë dhe çmenduri e vërtetë.

----------------
MENDOJENI se i kujt do ti jete ky pallat 5 -katesh ne lulishten perpara bankes se shqiperise
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Edi Rama

keto jane "gabime " qe paguhen me burg e jo gabime e faje te vogla qe dikush kerkon ti kaloj keshtu.
tirana eshte e te gjitheve dhe jo vetem e edi rames edhe e mafjozve qe duan pallat 5 - katesh te lulishtja perballe bankes se shqiperise.
edhe une kete njeri do ta votoj qe te behet kryeminister , qe te bej rrumpalle shqiperine me keq sesa po behet sot.
jo une nuk e ndyj doren me njerez te tille , prepotent e Arrogant qe nuk duan te degjojne asnje llogjik por vetem interesin e tyre mafjoz.
jo, jo ..... preferoj me mire pallatet e bulevardet e "malokut" Zog sesa evropen "parizine"
te RRumpalles Edi rama
thjesht mendimi im........
 

DFV

Primus registratum
Re: Edi Rama

Ore Leopardi, po perse nuk kerkon te futesh ne burge dy banditet e PD-se Sali Kelmendin dhe Albert Brojken qe jo vetem nuk bene asgje per qytetin e Tiranes, por e shnderruan ne nevojtore te gjithe Shqiperise dhe tani na del ti e na thua se Edi duhet te futet ne burge e prralla te tjera si ato te doktor rrumpalles se Rama eshte krye mafjozi i ballkanit.
Po kush doli me o zoti sot per sot ne Shqiperi se Edi Rama qe nuk e cau trapin fare por ne krye te fadromave i shkaterroj halet qe kishin ndertuar Sali Kelmendi e Albert Brojkes ne mes te Tiranes
dhe keto me urdher te doktor rrumpalles qe
shkonte vet i pari e shurronte ne halet e Tiranes!
Ne se ti je nje nga ata qe Edi te ka prishur halen
qe kishe ndertuar ne mes te Tiranes, atehere ndryshon puna, ti vazhdo te vjellesh vrere kunder Edi dhe bashkise se Tiranes.
Loepardi, une e kam mendimin krejt te kundert nga ty per Edi Ramen dhe e di pse?
Sepse nuk ka sot per sot nje burre trim si Edi Rama ne Shqiperi qe i vetem shkaterroj Tiranen HALE qe kishte ndertuar bajraktari Berisha me sorrolopin e tij dhe cdo dite po perpiqet te ndertoj nje qytet te pershtatshem per qytetaret e saj.
Me thuaj kush me pare do mendonte si Edi Rama per tu dhene pensionisteve nje kafe ne qytetin e tyre me 200 lek te vjetra?
Apo nuk ishte Edi Rama ai qe vetem pak dite me pare u dha shtepi falas 54 familjeve qe kishin humbur shtepit e tyre ne firmat piramidale?
Sa per voten tende per Edi Ramen, sot e sa te jet jeta ti as ja ke dhene dhe as mos ja jep, sepse ai u zgjodhe kryetar i bashkise se qytetit te tij
sepse qytetaret e duan dhe e respektojne pikerishte per punen qe ben dhe jo per mafjoz sic thua ti dhe idhulli jot Berisha.
Edi Rama eshte arrogante e prepotent me idjotet si kallepi i Berishes me shoke, por eshte shpirte njeriu me fukarenjte dhe hallexhinjte e Tiranes,
prandaj dhe ju e urreni dhe nuk lini gje pa shpifur kunder tij, sepse cdo dite ai eshte dhe jeton me hallet e popullit.
 

blendiys

Primus registratum
Re: Edi Rama

DFV!
Une e vleresoj dikutimin tend (virtual),por jo per faktet por per seriozitetin.
Desha te shtoj qe kafja e pensionisteve nuk eshte gje tjeter vecse nje "hi syve" planifikuar nga mjeshterat e PS-se.
Edi vertete qe shkaterroi halet,por ne te njejten kohe po ngre krye-halen Evropiane(mos harrojme qe Tirana eshte nje nga qytetet me te ndotura Evropiane)
U lyen fasada pallatesh por gropat neper ruge mbesin dhe per keto i vihet faji qeverisjes se Berishes.
Importojme kimikate nga fqinjet vetem per nje lemoshe dhe nuk marrim parasysh pasojat.
Nje nga politikat e Rames,"te kem nje kryeartikull neser ne media"
Tirana po helmohet dita dites dhe ju trumpetoni vepren e Rames!
Perkrahen projekte te cilat mbesin ne kalk, sepse bashkia nuk ka fonde!
I rrihen shpatullat Edit se X ndertues shtroi 100m asfalt kurse paraja e dhene nen dore per ndertimet e pa ligjshme eshte jashte konceptit.
U dha shtepi 57 familjeve te cilat kishin humbur parate ne firmat piramidale........WOOW (eprori i tij premtoi shume me teper)
 

blendiys

Primus registratum
Re: Edi Rama

Desha te shtoj:
Nese deri dje "halet" rrethoheshin me mur sot jane natyrore.
Rrofte Edi Drama.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Edi Rama

I think, therefore I am
------------------------------

Ti o DFV kujton se mendon dhe mendon se je! Ti, në mos qofsh vetë Edi, je ndërgjegja e prishur e Shqipërisë apo më keq je qorri që don t'i tregojë rrugën shqiptarëve!
Nuk e di se kur ke ardhur në Tiranë por më lart thoje që Kelmendi e Brojka e shndërruan Tiranën në nevojtore të gjithë Shqipërisë! Me të ardhur si puna jote (e di që do dalësh nip i Topiajve, por nejse) Tirana me të vërtetë është kthyer në hale! Ti thua që Edi është shpirt njeriu me të varfërit por harron që ai nuk ka shpirt vetë! Përsa i përket arrogancës ai e ka patur gjithmonë por ti nuk mund ta dish pasi e ke njohur Edin vetëm si krietar bashkie dhe jo si njeri (kafshë)! Megjithatë do të përplaset me ndonjë hundëlesh si dikur në të kaluarën e tij të errët dhe do e lërë me ceremoni krietarllëkun! Kjo është po aq e vërtetë sa një profeci!
Megjithatë me kohën do dali se kush është Edi dhe kush je ti!

Mos u mendo shumë se si mundesh të më shash se nuk më bën përshtypje prej teje!
devil.gif
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Edi Rama

Gradualisht Edvin Rama po i shkul fare rrënjët e historisë dhe të kulturës së Tiranës. Një qytet pa histori, pa monumente kulture, pa institucione kulturore, pa tradita është si një qytet pa formë, pa moral, një qytet në hava
shrug.gif
. Është krim dhe tradhti kombëtare ndaj Tiranës që e zgjodhi, dhe ndaj Shqipërisë. A është Edvin Rama shqiptar? A mund të quhet shqiptar?!
booki.gif

Po kështu tre kullat e larta prapa Bankës, ish-Komitetit të Partisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes në anën tjetër të rrugës "Dëshmoret e 4 Shkurtit" janë artifica, gjej vend bosh e fut,
smash.gif
dhe nuk dihet se si mund të ndërtohet mbi ndërtesat ekzistuese siç është gjashtë katëshi i projektuar nga arkitekti i mirënjohur Petraq Kolevica, i shëmtuar ca kohë më parë me katrorë me ngjyra. Kështu është ngushtuar rruga në vend që të zgjerohej dhe hapësira, hequr gjelbërimi, shkelur vija e ndërtimit dhe harmonia e ndërtimit e kësaj pjese të unazës së qendrës
smash.gif
. Kjo është një zgjidhje amatore ,në kundërshtim me ligjin dhe rregulloren e urbanistikës.
eek.gif
Në të gjithë Europën kullat e larta ndërtohen buzë rrugëve të gjera shumë, kanë një trotuar, një gjelbërim të madh përpara ose ndërtohen në mes ose buzë një sheshi të madh
booki.gif
. Për të ndërtuar mjafton të marrin shembullin e qyteteve të Europes si Frankfurti, Bolonja, Milano, Roterdami etj.. Nuk ka nevojë të bëjmë eksperimente dhe shpikje në kurriz të Tiranës.
shrug.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Edi Rama

Gradualisht Edvin Rama po i shkul fare rrënjët e historisë dhe të kulturës së Tiranës
------------------------------------------------------------------------------------

Po, por po i jep një kulturë të re, atë Pikasiste <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> !
 

DFV

Primus registratum
Re: Edi Rama

Dakorte me ju me qe Edi Rama nuk ka bere asgje per Tiranen dhe sipas jush Edi vjedh para nen dore
atehere do "uroja"qe te fitonte perseri Berisha dhe te shohim se si ai bashke me ju do ndertoni ne vend te Tiranes hale qe paska bere Edi Rama nje
"Paris" te vogel, ashtu sic e beri edhe Shqiperine
nga 92-97.
Ndersa per ty, kundrapedal une nuk kam se cfare te shaj ty sepse ti e ka share veten me nikun qe ke vendosur, por dyshoj se ti do jesh nje nga ata qe goditen per vdekje me leva Edi Ramen dhe tani si gramafon i prishur i Berishes, shan Edin kafshe
kur per fate te keq, nje i till je vet.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Edi Rama

Në librin “Kujtime 1885-1925”, Eqerem bej Vlora tregon se Tirana, që në vitet ’20, sapo u shpall kryeqytet i Shqipërisë, ishte një ndër qytetet më të shtrenjta të Evropës. Me gjithë rrugët plot baltë, çmimet ishin goxha të kripura. Të ngjallej, edhe një herë i ngrati Eqerem, do t´i dukej se s’kish fjetur në varr asnjë ditë të vetme.
Puna e parë, për një të ardhur nga bota e përtejme, është të gjejë një strehë për të futur kokën. Dhe, ashtu siç bëra unë, do të merrte edhe i ndjeri Eqerem një nga gazetat që shpallin shit-blerje shtëpish. Ndoshta (ashtu siç bëra unë) do të rëmonte edhe në Internet për të krahasuar çmimet me “oksidentin” dhe ja ç’do të gjente:
PARIS: Shtëpi me sipërfaqe të banueshme 140 m2, me 740 m2 terren 740 m2 kopësht, 6 m2 tarracë, 3 dhoma, 2 banja dhe 2 garazhe. Çmimi 175 mijë euro.
TIRANË: Vilë pranë ish-uzinës “Enver”, 2-katëshe. Kati i parë 1+1, 50 m2. Kati i dytë 50 m2 +1 dhomë 30 m2. 30 m2 oborr. Çmimi 120 mijë euro.
BRUKSEL: Shtëpi e bukur, me oborr dhe garazh. Ka holl, sallon, sallë ngrënie, kuzhinë gjysmë të kompletuar, banjë me vaskë, 3 dhoma, ballkon, depo që mund të përshtatet në 3 dhoma të tjera. Çmimi 44 650 euro.
TIRANË: Okazion. Rruga “Ndre Mjeda”, ish-parku i autobusëve, shitet apartament 2+1, dy ballkone, kati i tretë, i rregulluar e kompletuar në mënyrë luksoze. Çmimi 5,5 milionë lekë (afro 50 mijë euro
NJU JORK: Shtëpi 55 m2 me 73 mijë dollarë,
TIRANË: Rruga “Siri Kodra”, shitet shtëpi private, sip. 60 m2 me gjithë truall me sipërfaqe 120 m2. Çmimi 130 mijë euro
SAN HOZE, KALIFORNI: Shiten 2 vila, njëra 59,500 $ dhe tjetra 63,500 $. E para 100 m2, e dyta diçka më e madhe.
Të gjitha këto të dhëna janë kopjuar me përpikmëri nga 2 faqe Interneti: ëëë.real-estate.be dhe www.national-homesearch.com, si dhe nga një gazetë shqiptare, e specializuar vetëm për këtë informacion.
E para pyetje që do t´i vinte të ndjerit bej, do të qe: “More, po me ç’para i blejnë këto shtëpi kaq të shtrenjta shejtanët?” <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />

Xhevapin e merr, sapo lexon kapitullin e parë të “Programit politik të Qeverisë Nano për periudhën 2002-2005”, ku e zeza mbi të bardhë thuhet: “...Paraja e destinuar për transaksione vazhdon të qarkullojë jashtë kanaleve bankare në raportin 2 në çdo 3 dollarë...”. Ose ndryshe, kjo quhet edhe “Ekonomia informale”. Më shkoqur kjo përkthehet që çdo gjë: toka, vendi i punës, shëndeti i fëmijës, gjëja e gjallë, hashashi, mishi i bardhë, e drejta e studimit, të kuqtë e buzëve, të zitë e ullirit, nderi, qentë pekinezë, drejtësia, pushimet e verës, pushimet e dimrit...dhe ato të përjetshme..., të gjitha në Shqipëri, blihen me para në dorë: me ato para që qarkullojnë jashtë banke. Janë para, për të cilat nuk dihet se nga vijnë. Dy herë në 4 vitet e fundit, një herë ish-presidenti Meidani dhe tjetrën, kryeministri Nano, tentuan të shpallin amnistinë fiskale. Pra, do të thonte që paratë e pista të zbardheshin, duke hyrë në linjën ligjore të tregut. Por kjo s’qe e thënë të bëhej. Kështu që, një pjesë e mirë e atyre që i mbajnë në dyshek ato para, i blenë shtëpi e dyqane, në mes të Tiranës.
“Po pse në mes të Tiranës?!”, - do të këmbëngulte miku ynë.
-Sepse e gjithë Shqipëria është ndërtuar si rrathët e ujit kur bie guri mbi sipërfaqen e qetë të pellgut. Sa më afër Tiranës - aq më shumë gjallëri. Sa më afër qendrës së Tiranës - aq më shumë qejf, para, rehat e siguri. Në rreth 1 kilometër katror ndodhet, pothuaj, e gjithë jeta administrative, politike, kulturore, artistike e vendit: i gjithë shteti. Pranë e pranë janë TOB-i, Teatri Kombëtar, Teatri i Varietesë, Teatri i Kukullave. Shëtitorja “Dëshmorët e Kombit” fillon me Presidencën, vazhdon me Kryeministrinë, Kryesinë e Kuvendit dhe përfundon me ministritë dhe Bashkinë. 200 metra larg njëra-tjetrës janë PD-ja nga PS-ja; po aq larg edhe 2 kinematë Millenium. Ca më tej, Kuvendi me kurriz, kthyer nga Akademia e Shkencave. Në atë pellg janë kafetë, vajzat e bukura, restorantet, lodrat për fëmijë, lodrat për të rritur (kazinotë). Aty ka drita, ka ujë, ka policë, ka njerëz të veshur mirë e të parfumosur. Aty janë bankat, aty bëhet edhe tregtia. Kujt i bën zemra të dalë nga ky rreth?! Sa kalon unazën, fillon provinca: vetëm banesa, lajmërime vdekjesh, qebabtore, postera të grisur e bilardo; dhe drita me orar. Kjo darë e shtrëngon unazën, të rritet për së larti. Nëse merr një kompast dhe bën një rreth të mirëqenies me qendër Sahatin, 2xR = me Unazën. Ku R = 1 km. Prandaj, ata që kanë vënë ndonjë para mënjanë - me nder a pander - nguten të futen brenda këtij rrethi ME ÇDO ÇMIM
smash.gif
. Ky është edhe çmimi që të gjithë ne paguajmë për (mos) politikat e zhvillimit.
shrug.gif


P.S. I ndjeri Eqerem bej Vlora, u preftë i qetë, aty ku është, se po të qe ngjallur vërtet, këtu as varr nuk do të gjente më. Jo vetëm që është shtrenjtë të vdesësh, por në truallin e varrezës në Sharrë, janë ngritur motele, punishte dhe shtëpi banimi. <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" />

--------------------------

te gjithe nguten te futen brenda ketij rrethi edhe shoku Edvin ua ploteson qejfin me lejet e ndertimit , mgjs shkojne kunder ligjit te urbanistikes.
nejse ..... edvin rama duhet te ncirret perpara gjyqit per krimet e tij me urbanistiken e tiranes.
nqs se kjoskat pa leje te Brojkes u shemben , kush do ti shembi pallatet e Edvin rames me leje ??
kush do ti paguaj shpronsimet ne te ardhmen e ketyre kullave prej betoni qe nuk kane respektuar asnje kriter te ndertimeve ??
nejse..... burgun e ka pak ky njeri RRugac rrugesh i kthyer ne kryebashkiak
 

TONY

Primus registratum
Re: Edi Rama

ESHTE ME TE VERTET PER TE ARDHUR KEQ QE NE SHQIPETARET ZIHEMI PER ASGJE FARE ,E SHIKON NE ZIHEMI E SHAHEMI NE ALBFORUM E PO TE ISHIM DREJTPERDREJT NE NJE SALLE SI DO BENIM NE???
NEJSE UNE NUK JAM ME NDONJE PARTI TE VECANTE POR DO THOSHNJA SE AI POLITIKAN QE MUNDOHET PER TE NDERTUAR MERITON TE DEKOROHET NDERSA AI QE MUNDOHET PER TE MOHUAR DICKA QE EKZISTON DHE FILLON SHAN E FYEN VETEM SEPSE FLET ME TIFOSLLEK NGA BINDJA E TIJ POLITIKE PER MENDIMIN TIM .......
TANI SE SI I KEMI VIZITUAR PARISIN EUROPEN E BOTEN E DINE TE GJITHE POR DO THOSHNJA SE KA ARDHUR KOHA QE TE PUNOJME AQ SA TE HUAJT TE THONE QE BERA QEJF NE SHQIPERI,JEMI MJAFT PRAPA PASI TE SHOHESH VENDE SI LITUANIA SLLOVAKIA APO KUSHDO TJETER QE HUJNE E DALIN ME NJE PASAPORTE SE SI TE VJEN KUR NE PASAPORTEN TENDE DUHEN TE VIHEN VULA E VULA E VULA ,,,,,AMON BRE TE MUNDOHEMI TE THEMI E TE BAJME DICKA MIRE JO VETEM QE NE MENGJES .......SHARJE FYERJE E KU TA DI UNE
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Edi Rama

Fino e Rama të reagojnë për standardet e ndërtimeve <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

TIRANË – Kryetari i PDR-së për Tiranën, Luftim Ahmetaj, denoncoi gjatë një konference për shtyp, gjendjen e sigurisë së ndërtimeve në kryeqytet, duke bërë përgjegjës kryesorë për këtë çështje, ministrin e Territorit dhe Turizmit , Bashkim Fino dhe kryetarin e Bashkisë, Edi Rama. “Me një urdhëresë të Ministrisë së Territorit dhe Turizmit, të gjitha firmat e ndërtimit detyrohen të marrin çertifikatat e sigurisë së materialeve të ndërtimit pranë ISTN-së, laboratori i së cilës është i paakredituar nga Drejtoria e Standardeve dhe Cilësisë, sepse ka aparate mjaft të vjetër dhe jashtë çdo norme akreditimi. Si rrjedhim, të gjitha çertifikatat që dalin nga ky laborator janë të pasigurta”, -vijoi Ahmeti. Sipas tij, ministri Fino duhet të njohë dhe të pranojë këtë gjendje, si dhe të reagojë për ndryshimin e saj. Po ashtu, edhe kryebashkiaku Rama, i cili edhe pse është vënë në dijeni nga ndërtuesit mbi këtë çështje
eek.gif
, vazhdon të lëshojë leje ndërtimi
smash.gif
, duke u bazuar në çertifikatat e pasigurta të ISTN-së
smash.gif
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Edi Rama

FMN: Ndertimet, katastrofe ne rast termeti

E Shtune, 11 Shtator 2004
Nje raport i fundit nga Fondi Monetar Nderkombetar, konstaton se "ne Shqiperi po ndertohen kala prej letre
eek.gif
, te cilat nuk respektojne asnje norme antisizmike". Nga mbi 17 000 ndertime te reja ne kryeyqytet, 8 000 ndodhen nen kercenimin e shembjes nga lekundjet sizmike <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" /> . Flasin projektuesit dhe pronaret e pallateve
smash.gif
: "FMN eshte institucion i deshtuar <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> "
 
Top