Edi Rama

DFV

Primus registratum
Re: Edi Rama

Ti Leoparde jeton ne Tirone qe flet me kaq kopetence?
Jo per ndonje gje ,por njerzit qe shkojne atje mbeten shume te kenaqur,keshtu qe ti, me sa kuptoj nga shkrimet e tua, i bje qe ta pelqesh Tiranen me kasolle si ne kohen e Turqise!!!
Ne postimin tim te mesiperm une theksoj se kryetari bashkis se Tiranes ne cdo dite te vitit punon qe te bej dicka te mire per qytetin dhe qytetaret e tij,por sigurishte kjo nuk dote thot se ai nuk gabon, sepse dihet qe ai qe punon edhe do gaboj.
Prandaj sipas teje , kryetaret e bashkive qe do vine ne te ardhmen, u takon me mire qe te punojne si Kelmendi me Brojken , sepse atyre as nuk i hyri gjembe ne kembe, paversishte se e shenderruan Tiranen ne nje qytet afrikan!!!!!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Edi Rama

O DFV njerëzit që shkojnë atje mbeten shumë të kënaqur se shkojnë për turizëm mër plak dhe jo që të shofin se si është Tirana me syrin kritik! Koha në dispozicion është aq e shkurtër sa nuk ia var njeri se si është bërë diçka por vetëm se si ngjan (një zakon i keq shqiptar që duhet eliminuar)!
Pastaj nuk kuptoj se si mundeni që të pranoni që dikush të vjedhi hapur mjafton që të bëjë diçka. Po nuk u ngopët me Tosin? Hapini sytë o njerëz se po iu a fusin njëri pas tjetrit me radhë e ju po iu pëlqen më duket!
smash.gif
 

DFV

Primus registratum
Re: Edi Rama

Kondrapedali, po c'lidhje ka Tos hajduti me Edi Ramen?
Une nje gje nuk kuptoj, si eshte e mundur qe asnje nga ne nuk del kundra asaj se ne Tirane punohet si ne asnje qytet tjeter te Shqiperise dhe
ne krye te puneve te qytetit eshte pikerishte Rama qe akuzohet nga kundershtaret si mafjozi me i madh i Ballkanit????????
Se dyti une nuk jam aspak dakort me ate , se ata qe shkojne (shqiptaret) ne Tirane e shikojne ate si turista, perkundrazi ata qe shkojne e shohin
Tiranen dhe gjithe Shqiperin me syrin kritik dhe duke bere krahasimin jo vetem me te kaluaren por edhe me ate qe shohin ne perendim e tje.
Megjithate me keto rreshta nuk dua te them se Edi Rama eshte i shkelqyer ne te gjitha drejtimet, sepse dhe ai ka tememat e tij, por sot per sot eshte i vetmi njeri qe ka punuar dhe vazhdon te punoj me perkushtim per qytetin e tij.
Te gjithe larot e tjere me ne kry Tos hajdutin dhe Sal trapin kane vetem llafe dhe shohin By-then e tyre qe tu shendoshet dita dites se per shqiptaret e tjere as qe e rruajne tocin fare!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Edi Rama

DFV, ti insiston të mos më kuptosh! Edi Rama ka bërë dhe po bën minimumin e asaj që ai ka mundësi të bëjë dhe kjo e radhit në të njëjtin rang me Tosin (Sala nuk hyn në atë kategori). Kjo është arsyea për të cilën të kam shkruar më lart "...Pastaj nuk kuptoj se si mundeni që të pranoni që dikush të vjedhi hapur mjafton që të bëjë diçka. Po nuk u ngopët me Tosin? Hapini sytë o njerëz se po jua fusin njëri pas tjetrit me radhë e ju po ju pëlqen më duket!..." Tosi i pari e më pas Edi pasi Tosit i doli boja! <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

The BlackBird Killer

Primus registratum
Re: Edi Rama

Keto te mesipermet jane fjalet e nje trapi ziliqar,me mire,i erresuar nga cmira e zeze per Edi Ramen dhe punen e tij.Njerez si ky i mesipermi jane ca krimba te deshtuar qe flasin te nxitur nga deshperimi qe i pushton kur bejne krahasimin mes tyre dhe Edit,per te mos thene te tjereve! Duke mos jetuar as ne Shqiperi pretendojne te japin mend,per gjasme hilet e Edit qe e bekan njelloj me Fatos Nanon! Mes gjithe shpifjeve absurde qe thuhen nga njerezit e shpellarit Berisha ne adrese te Kryetarit te Bashkise,kjo eshte nga me te perdorurat.

Gjithcka mohohet,edhe realiteti i gjerave,ne emer te nje vertete te rreme,si p.sh. Edi Rama eshte bosi i lavatrices ku lahen paret e pista te Ballkanit,etj.Jo se Edi Rama ka nevoje t'i dali kush avokat mbrojtes(vitin e kalum u mbrojt vete me se miri),po sikur te rrish t'i pergenjeshtrosh te gjitha rrenat e budallenjve te Sali hajdutit,kriminelit,shkaterruesit te shtetit shqiptar do te ishte nje lodhje cnjerezore!
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Edi Rama

kondrapedal, une mendoj qe po te kishte emrin Albert Brojka ai qe po ma ndryshon Tiranen, dhe Edi Rama ai qe nuk kish bere gje (per shume arsye), do te thoja te njejtat gjera qe te kam thene tek postimi i meparshem, vetem me emrat e ndryshuar.

problemi i madh ne kte diskutim eshte qe kemi mendime te ndryshme, biles vende vende te papuqshme fare.

une te them si e mendoj: nga syri i njeriut te thjeshte shqiptar, qe e kish zene malli per te pare pak gjelberim ne ndonje cep qyteti, e du fort Ramen dhe per Brojken as me bi nermen hiç. Brojka nuk beri gje, Rama po. llogari e thjeshte. dhe qytetari i thjeshte shijon jeshillikun me ket mendim ne koke.
nga syri i njeriut kritik i gjej Rames njimije yçkla dhe Brojkes njimije vlera, dhe e kunderta.
meqenese me pelqe prakticiteti, ne ket pike te historise shqiptare dhe kryeqytetase (tek e cila me vje qejfi me fol me shume) per mua ka vlere ky njeriu i cili po ben minimumin, ne vend te atij qe s'ka bere as minimumin. nese une jam i verber, miop ose i ngushte ne mendim eshte pune tjeter. deri tani, nga gjithe ata qe bejne politike ne Shqiperi, Rama me duket me i hajrit per Tiranen.
 

DFV

Primus registratum
Re: Edi Rama

Kondrapedali, dakort me ty per momentin, pranoj qe Edi Rama eshte personi apo drejtuesi i nje bashkie qe po ben minimumin e atyre qe mund te benin te tjeret , si psh.Sali Berisha me partine e tij qe po ben "maksimumin", pasi e shkaterroj gjithe strukturat e shtetit shqiptare, por te pakten me gjej nje tjeter qe mund te bente me shume se Edi Rama.
Per mendimin tim te vetmit "kundershtar" nga PD qe mund te rivalizonin Ramen ne zgjedhjet bashkiake ishin B.Mustafaj i cili humbi denjesishte ne zgjedhjet e vitit 2000 dhe Bamir Topi i cili nuk pranoj te rivalizonte Ramen duke besuar dhe ne aftesit e Edi Rames, te tjeret jane njelloj me Berishen qe ti e nxjerr me te drejte
jashte cdo kategorie(sepse i tille eshte).
Per mua njerzit ne Shqiperi duhet te hapin syt qe te mos zgjedhin ne krye te tyre njerze si Nano hajduti dhe Sali trapi, por njerez puntore si Edi Rama.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Edi Rama

Kurse unë them se Shqipëria nuk ka ngel aq thatë sa të mos ketë më mirë se Edi Rama por mendoj se është pikërisht hija e PS, PD, dhe tani edhe e Edit që nuk lejon daljen në skenë të kandidatëve të tjerë!
wave.gif

Pra një m.. është edhe Edi së bashku me Tosin! <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Edi Rama

DFV

--------------------------------------------------------------------------------
Ti Leoparde jeton ne Tirone qe flet me kaq kopetence?
Jo per ndonje gje ,por njerzit qe shkojne atje mbeten shume te kenaqur,keshtu qe ti, me sa kuptoj nga shkrimet e tua, i bje qe ta pelqesh Tiranen me kasolle si ne kohen e Turqise!!!

-------------
DFV shiko se njerzit qe shkojne "atje" mbeten shume te kenaqur por kur te ngordhin brenda se pallatit qe shoku Edi i ka dhene leje banimi jane jashte normave me elementare te urbanistikes e te sigurise se jetes , jam i mendimit se do te ndryshojne mendim.
ti si thua ??
shiko se ato pallate qe Edi i ka dhene leje ndertimi jane bere pa asnje parkim per makinat .
smash.gif

ku do ti parkexhojne 40 familjet e nje kulle prej betoni , i quajtur pallat ,makinat e tyre nqs se nje dite edhe shqiptaret do te kene nje makine per familje ?
apo ti parkexhojme te dhoma e gjumit e shokut Edi?

tjeter..... shoku Edi tregon perralla kur thote se do ta bej tiranen si parisi ose sic jane kryeqytetet e evropes , se ne asnje kryeqytet te evropes nuk prishet qyteti i vjeter , duke i dhene leje ndertimi disa kullave qe jane mostroze.
shko shikoje ku jane ngritur gradacielat e reja, ku hyjne edhe ato finanziare ne parisin e aq permendur te edi rames.
nqs se nuk e di po ta them une , te gjitha ne periferi , edhe jo atje ku eshte ndertuar nje pallat ne kohen e napoleonit .
mund te bashkejetojne keto stile te ndryshme.??
nuk vihen bashke si pallatet e ministrive te kohes se zogut te ndertuara me stilin italian, me kullat prej xhami , ose me pallatet qe ndejne breket neper ballkone 50 metra larg zyrave qeveritare.
nuk behet keshtu rrumpalle nje kryeqytet sic po e ben Edi rama me lejet e ndertimit qe po jep.

po ta bejme si edi rama edhe ky bashkiaku i romes , po i fusim ruspen te gjithe atyre ndertesave te vjetra ne rome e po bejme nje pallat 30 katesh mu afer vatikanit.(jo per ndonje gje por edhe parat italianet i kane , po ashtu edhe deshiren qe te banojne ne qender te romes).

mire i tha lubonja ,nqs se paraardhesi i Edi rames ja futi me pushke , ky po ja fut me top me keto leje ndertimesh qe po jep.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Edi Rama

per te mos folur per ngjyrat e pallateve qe lyen.
ne evrope nuk le njeri qe ti te ndryshosh ngjyren e nje pallati sepse i do qejfi nje personi si edi rama.
le ta provoj dikush ne milano ti fusi nje suvatim edhe nje boje atyre pallateve te qendres , se me te vertet jane bere te qelbura e te ncira , e do ta shikoje sesi do te shkoje puna.
vetem ne bashkine e Rrumpalles Edi rama behen keto gjera .
nejse.......... keshtu eshte kur vijne rrugacet e rrugeve ne pushtet.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Edi Rama

Nuk e di,dicka po behet ne Tirane,besoj qe kjo eshte nje politike e veqante qe po ben PS me Tiranen,megjithate,nqs kjo politike eshte per te miren e Tiranes,atehere jam dakord!!Persa i perket "gabimeve"te Rames,une nuk do i quaja gabime,por faje,dhe ndermjet ketyre dy fjaleve eshte nje ndryshim i madh!!Gabimet behen kur je ne klase te pare!!Tirana synohet te behet nje bastion i socialisteve,ashtu sic eshte Shkodra per PD,por me nje ndryshim,qe PD-ja nuk beri asgje per bastionin e saj!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Edi Rama

Tirana synohet te behet nje bastion i socialisteve,ashtu sic eshte Shkodra per PD,por me nje ndryshim,qe PD-ja nuk beri asgje per bastionin e saj
---------------------
tirana me ndertimet e saj po behet kryeqytet e botes se trete .
eshte skandaloze ky zhvillim i quajtur edi rama.
ne evrope ne vitin 2004 nuk lejohen gjera te tilla.
po keto dite doli nje projekt ne gazete per qendren e ardhme te milanos .
kekojeni ne internet e do shikoni sesi veprohet me urbanistiken , gjerat mendohen mire e pastaj veprohet , sepse rrjedhojate nje gabimi sot do te ndihen me shekuj me vone.(duke shpresuar ne mos renien e termetit)
 

lir

Primus registratum
Re: Edi Rama

para ca kohesh CNN world news news kishte nje klip "15" sekonsh mbi punene e edi rames...
ne sfond degjoje..
you better watch out,
you better watch out
edi is gonna come & paint your town..
ahahhahaa
 

Jona bz

Primus registratum
Re: Edi Rama

MO MIR QE ESHTE EDI ATY SE PO TE MOS ISHTE
KUSHEDI SI DO TE ISHTE SHKATERRUAE TIRANO
SA PER TE TJERET FUTI ME NJE THES DHE HIDHI NE LUM NJELLOJ JAN SHIKOJN INTERESIN E TYRE


RROFTE EDI RAMA
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Edi Rama

N'atë gjendje që ka arrit Tirana, që të bëhet si duhet duhet të shkatërrohet njëherë dhe pastaj të rindërtohet!

Poshtë Edi Rama! <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

DFV

Primus registratum
Re: Edi Rama

Kondrapedali, cfare ka Tirana qe duhet shkaterruar perseri?
Ne pergjithesi po flitet per nje projekte te qendres se Tiranes qe shume nuk jane dakort me te dhe japin mendime te ndryshme, sigurishte ne interes te nje qyteti me te bukur dhe me funksional per banoret,por deri tani asnje nuk ka arritur ne konkluzionin tende se Tirona jone e bukur duhet te shkaterrohet e gjitha!!!
Megjithate nje zgjidhje egziston, zgjidhni Berishen kryeminister ne vitin 2005 dhe ju siguroj se ne vitin 2006 do te gjejme nje Tirane te shkaterruar!!!!!!!!!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Edi Rama

cdo ndertese e re qe ndertohet duhet te kete nje vend parkimi per cdo familje .

pse shoku Edi kur jep licenza kullash betoni , te quajtura pallate banimi, nuk e parashikon kete gje qe ne projektin qe ai me Paturpesine me te madhe miraton e firmos ??
jam ne pritje te pergjigjes nga ata qe simpatizojne rrumpallen Edi
 

lir

Primus registratum
Re: Edi Rama

cdo ndertese e re qe ndertohet duhet te kete nje vend parkimi per cdo familje .

pse shoku Edi kur jep licenza kullash betoni , te quajtura pallate banimi, nuk e parashikon kete gje qe ne projektin qe ai me Paturpesine me te madhe miraton e firmos ??
jam ne pritje te pergjigjes nga ata qe simpatizojne rrumpallen Edi
o leopard ti ku e di qe ky faktor nuk eshte marre parasysh ne projektin e ri? pastaj a egziston nje vendim bashkie qe i kerkon te gjith ndertuesve qe te perfshine parkime ne ndertese(NDONESE mesa di une kjo eshte nje marveshje ndertues-bleres, pasi rrit dhe vleren e prones) ? Keto pyetje e bera sinqerisht pasi une nuk jam i sigurte; ti ke ndonje prove, ndonje argument, apo qe atje nga skutat e italise betonon ndonje fjale ketu ne forum?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Edi Rama

Shkatërruar përsëri? Kam qenë gjë duke fjetur unë apo ka disa që nuk dinë të shprehen <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> ?
DFV, kur them që Tirana do shkatërruar njëherë që të rindërtohet nga e para e them pasi në nivel urbanistike ka shumë rregulla që nuk janë respektuar dhe të cilat do krijojnë probleme shumë të mëdha më vonë! Nuk flas vetëm për paraqitjen monstruoze të disa ndërtesave apo mos përputhjen e disa të rejave me të vjetrat por mbi të gjitha për vetë konceptimin e tyre, pozicionimin (fuqitë përballuese të rrjetit hidrik e elektrik si dhe të shkarkimit të ujrave të zeza)dhe mos respektimin e distancave me fqinjët. Pallate të reja po ngrihen si kërpurdha në çdo oborr shtëpie private (në rastet më të mira ka disa familje që bashkojnë trojet e tyre për të ndërtuar një pallat)! Deri tani më shumë luhet bixhoz mbi faktin që edhe fqinjët do bëjnë të njëjtën gjë, pra do të hapet më shumë vend! Përsa i përket hapësirave jeshile as nuk bëhet fjalë, kënde lojrash për fëmijët jo e jo, parking makinash është po aq fjalë e huaj sa edhe fjalimet e Tosit.
Mos harro DFV që Tirana shtrihet nga Kinostudjo deri në Kombinat (tani pak më shumë) dhe ndërtimet e qendrës (megjithëse edhe ato kanë shumë probleme) nuk i gjen në periferi!
Kjo është arsyeja teknike për të cilën jam kundër Ramës dhe jo vetëm se e kam inat. Unë e kam aq kulturë sa ti njoh meritat e dikujt edhe pse mund të mos e honeps dot!
wave.gif
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Edi Rama

mbas faktit qe shoku Edi ka firmosur licenzat e mijra apartamenteve qe nuk kane parkim makinash, pa marre parasysh faktin qe nje dite edhe shqiptaret do te kene mundesine te blejne nje makine per familje, por ate dite nuk do te kene mundesi ku ta parkexhojne sepse ne pallatin e tyre nuk ka asnje parkim makine.
shume njeri Larg-pames eshte ky shoku Edi per te ardhmen.
duke pare sesi e ka drejtuar bashkine e tiranes le te mendojme me sa largpamesi do te drejtoj shtetin shqiptar ,meqe ja ka qejfi te behet edhe kryminister.
smash.gif


2- shoku edi ne mandatin e pare te tij foli qe pervec parkimit e makines per cdo apartament te ri qe do te ndertohej ,do te behej e detyrueshme edhe sistemi i ngrohjes per keto aparatamente.

sa pallate te reja te ndertuara ne keto vite qe kemi si krye-bashkiak Edin kane sistemin e ngrohjes ???

sa deme po i ben Tiranes ky njeri me licenzat e ndertimit qe po leshon cdo dite pa asnje kriter urbanistik ??
po nje dite kush do ti paguaj gabimet e ketij basketbollisti/piktori qe na u be edhe kryetar-bashkie i kryeqytetit shqiptar ??
po mire se per te paguar i paguajne ata qe gjithmone i kane paguar por si do ti ndreqim keto spekulime te urbanistikes te firmosura nga i "evuluari" edi rama ??
 
Top