Re: Edi Rama
Në librin “Kujtime 1885-1925”, Eqerem bej Vlora tregon se Tirana, që në vitet ’20, sapo u shpall kryeqytet i Shqipërisë, ishte një ndër qytetet më të shtrenjta të Evropës. Me gjithë rrugët plot baltë, çmimet ishin goxha të kripura. Të ngjallej, edhe një herë i ngrati Eqerem, do t´i dukej se s’kish fjetur në varr asnjë ditë të vetme.
Puna e parë, për një të ardhur nga bota e përtejme, është të gjejë një strehë për të futur kokën. Dhe, ashtu siç bëra unë, do të merrte edhe i ndjeri Eqerem një nga gazetat që shpallin shit-blerje shtëpish. Ndoshta (ashtu siç bëra unë) do të rëmonte edhe në Internet për të krahasuar çmimet me “oksidentin” dhe ja ç’do të gjente:
PARIS: Shtëpi me sipërfaqe të banueshme 140 m2, me 740 m2 terren 740 m2 kopësht, 6 m2 tarracë, 3 dhoma, 2 banja dhe 2 garazhe. Çmimi 175 mijë euro.
TIRANË: Vilë pranë ish-uzinës “Enver”, 2-katëshe. Kati i parë 1+1, 50 m2. Kati i dytë 50 m2 +1 dhomë 30 m2. 30 m2 oborr. Çmimi 120 mijë euro.
BRUKSEL: Shtëpi e bukur, me oborr dhe garazh. Ka holl, sallon, sallë ngrënie, kuzhinë gjysmë të kompletuar, banjë me vaskë, 3 dhoma, ballkon, depo që mund të përshtatet në 3 dhoma të tjera. Çmimi 44 650 euro.
TIRANË: Okazion. Rruga “Ndre Mjeda”, ish-parku i autobusëve, shitet apartament 2+1, dy ballkone, kati i tretë, i rregulluar e kompletuar në mënyrë luksoze. Çmimi 5,5 milionë lekë (afro 50 mijë euro
NJU JORK: Shtëpi 55 m2 me 73 mijë dollarë,
TIRANË: Rruga “Siri Kodra”, shitet shtëpi private, sip. 60 m2 me gjithë truall me sipërfaqe 120 m2. Çmimi 130 mijë euro
SAN HOZE, KALIFORNI: Shiten 2 vila, njëra 59,500 $ dhe tjetra 63,500 $. E para 100 m2, e dyta diçka më e madhe.
Të gjitha këto të dhëna janë kopjuar me përpikmëri nga 2 faqe Interneti: ëëë.real-estate.be dhe
www.national-homesearch.com, si dhe nga një gazetë shqiptare, e specializuar vetëm për këtë informacion.
E para pyetje që do t´i vinte të ndjerit bej, do të qe: “More, po me ç’para i blejnë këto shtëpi kaq të shtrenjta shejtanët?” <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
Xhevapin e merr, sapo lexon kapitullin e parë të “Programit politik të Qeverisë Nano për periudhën 2002-2005”, ku e zeza mbi të bardhë thuhet: “...Paraja e destinuar për transaksione vazhdon të qarkullojë jashtë kanaleve bankare në raportin 2 në çdo 3 dollarë...”. Ose ndryshe, kjo quhet edhe “Ekonomia informale”. Më shkoqur kjo përkthehet që çdo gjë: toka, vendi i punës, shëndeti i fëmijës, gjëja e gjallë, hashashi, mishi i bardhë, e drejta e studimit, të kuqtë e buzëve, të zitë e ullirit, nderi, qentë pekinezë, drejtësia, pushimet e verës, pushimet e dimrit...dhe ato të përjetshme..., të gjitha në Shqipëri, blihen me para në dorë: me ato para që qarkullojnë jashtë banke. Janë para, për të cilat nuk dihet se nga vijnë. Dy herë në 4 vitet e fundit, një herë ish-presidenti Meidani dhe tjetrën, kryeministri Nano, tentuan të shpallin amnistinë fiskale. Pra, do të thonte që paratë e pista të zbardheshin, duke hyrë në linjën ligjore të tregut. Por kjo s’qe e thënë të bëhej. Kështu që, një pjesë e mirë e atyre që i mbajnë në dyshek ato para, i blenë shtëpi e dyqane, në mes të Tiranës.
“Po pse në mes të Tiranës?!”, - do të këmbëngulte miku ynë.
-Sepse e gjithë Shqipëria është ndërtuar si rrathët e ujit kur bie guri mbi sipërfaqen e qetë të pellgut. Sa më afër Tiranës - aq më shumë gjallëri. Sa më afër qendrës së Tiranës - aq më shumë qejf, para, rehat e siguri. Në rreth 1 kilometër katror ndodhet, pothuaj, e gjithë jeta administrative, politike, kulturore, artistike e vendit: i gjithë shteti. Pranë e pranë janë TOB-i, Teatri Kombëtar, Teatri i Varietesë, Teatri i Kukullave. Shëtitorja “Dëshmorët e Kombit” fillon me Presidencën, vazhdon me Kryeministrinë, Kryesinë e Kuvendit dhe përfundon me ministritë dhe Bashkinë. 200 metra larg njëra-tjetrës janë PD-ja nga PS-ja; po aq larg edhe 2 kinematë Millenium. Ca më tej, Kuvendi me kurriz, kthyer nga Akademia e Shkencave. Në atë pellg janë kafetë, vajzat e bukura, restorantet, lodrat për fëmijë, lodrat për të rritur (kazinotë). Aty ka drita, ka ujë, ka policë, ka njerëz të veshur mirë e të parfumosur. Aty janë bankat, aty bëhet edhe tregtia. Kujt i bën zemra të dalë nga ky rreth?! Sa kalon unazën, fillon provinca: vetëm banesa, lajmërime vdekjesh, qebabtore, postera të grisur e bilardo; dhe drita me orar. Kjo darë e shtrëngon unazën, të rritet për së larti. Nëse merr një kompast dhe bën një rreth të mirëqenies me qendër Sahatin, 2xR = me Unazën. Ku R = 1 km. Prandaj, ata që kanë vënë ndonjë para mënjanë - me nder a pander - nguten të futen brenda këtij rrethi ME ÇDO ÇMIM
. Ky është edhe çmimi që të gjithë ne paguajmë për (mos) politikat e zhvillimit.
P.S. I ndjeri Eqerem bej Vlora, u preftë i qetë, aty ku është, se po të qe ngjallur vërtet, këtu as varr nuk do të gjente më. Jo vetëm që është shtrenjtë të vdesësh, por në truallin e varrezës në Sharrë, janë ngritur motele, punishte dhe shtëpi banimi. <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" />
--------------------------
te gjithe nguten te futen brenda ketij rrethi edhe shoku Edvin ua ploteson qejfin me lejet e ndertimit , mgjs shkojne kunder ligjit te urbanistikes.
nejse ..... edvin rama duhet te ncirret perpara gjyqit per krimet e tij me urbanistiken e tiranes.
nqs se kjoskat pa leje te Brojkes u shemben , kush do ti shembi pallatet e Edvin rames me leje ??
kush do ti paguaj shpronsimet ne te ardhmen e ketyre kullave prej betoni qe nuk kane respektuar asnje kriter te ndertimeve ??
nejse..... burgun e ka pak ky njeri RRugac rrugesh i kthyer ne kryebashkiak