Edi Rama

Xhaferr

Primus registratum
Re: Edi Rama

tirana mundet te mos jete paris, po me mire sec isthe eshte. peshembull, s'kam degju te kete rene kolera ne tirane kto koheret e fundit. gjithashty skisha degju ndonjeher nga 92-97 te beheshin plane per te ndertuar metro ne tirane, gjithashtu dhe parkime nen dhe, kte po e degjoj tani per here te pare, dhe shpresoj te behet realitet. megjithate une prape si tirons mbetem i pa kenaqur, tiranes i duhet me shume, sidomos nje stadium i ri, dhe njezet krajtacela tek qendra.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Edi Rama

po mire, po mos jesh dakort me Ramen me ke do jesh ne Shqiperi?

se mu m'duket sikur krahasimet Edi Rames i behen me figura jashte Shqiprie, se atyre brenda Shqiperise e ka tregu me vepra qe ja merr dore per dore. te pakten i pare nga syri i varfer i popullit. per nje ekspert politike mbareboterore Edi Rama mund te jete kushedi se ça. po per robt qe vlersojn punen e bere ne Tirane eshte figure e llojit te vet.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Edi Rama

Ore vëllezër, po që të bësh minimumin nuk do të thotë se je më i miri! Ju jeni ata që gjeni figura të gabuara për të bërë krahasime! Ju thoni që Rama është më mirë se Fatosi dhe unë ju shtroj pyetjen «Përse?». Në kohën kur ishte kryetar Bashkie i Tiranës një farë Albert Brojka, po ky Fatosi nuk i dha fondet e nevojshme për të realizuar ato plane që thua ti Z.
Unë nuk e vlerësoj Ramën pasi e di se ç'plane kishte bërë Brojka dhe e di që pjesa më e madhe e bëmave të Ramës janë veç një zbatim barbar i këtyre planeve! Mund të di ndofta më shumë se pjesa më e madhe e popullsisë! Ndofta, por ju nuk mund të më gjykoni për ato që unë di, ashtu siç edhe unë nuk ju gjykoj ju për injorancën në të cilën ju kanë hedhur! Është meritë e Ramës me shokë që informacionet janë të fshehura apo të përgënjeshtruara!
wave.gif
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Edi Rama

ky muhabeti i fondeve qe i mungonin Brojkes del perhere ne bisedat per Ramen. Rama ndoshta eshte me i zoti te mbledhe fonde? eshte me i zoti te kuptoje qe Tirana eshte qendra nevralgjike e Shqiperise e te bazoje komplet politiken e tij mbi te? eshte me i zoti te shfrytzoje çaste historike? eshte me i zoti per kushediseçfare?

e thash: ata qe studjojne politiken mund ti gjejne yçkla pa fund Rames e me te bukrit ne ket bote. fakt i pamohushem eshte ai qe Tirana ka ndrruar fytyre sadopak qofte. fakt eshte qe ne politiken per ndertimin e Tiranes dhe Shqiperise (duke marre shembull nga Tirana) do i jepet perparesi ideve te Rames. bashkpunimet me qytete italjane persa i perket kultures dhe binjkakezimeve ne fusha te ndryshme kane nisur me kohe nga bashkia e Tiranes.

mua me duket aktivitet shume dinamik persa i perket Shqiperise. ju shiheni si te doni.

tek e fundit, duke bere cinikun, Rama eshte fituesi persa i perket "lulezimit" te Tiranes. te humburit mund vetem te shfajsohen.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Edi Rama

Hajdut e shoh që qeke shumë pro-Ramë! E the edhe vetë që del shpesh problemi i mungesës së fondeve të Brojkës dhe nuk ke pse vlerëson më shumë Ramën (socialist) se sa Brojkën (demokrat, ndofta i vetmi që t'ia vlejë) për vetë faktin se Tosit i duhej medoemos bashkia e Tiranës. Mënyra më e mirë për të marrë bashkinë ishte që të mos i jepte fonde derisa Brojka u tërhoq!
Ti thua që mjaftohesh me rezultatet që sheh! A do të flije i qetë ti Hajdut nëse do të bleje një apartament në një pallat jashtëzakonisht (po e zbukuroj pak) të bukur por për të cilin ti nuk e ke idenë se si është ndërtuar? A të duket e arsyeshme për më tepër që inxhinieri zbatues të marrë më shumë merita se arkitekti?
Ndofta unë vuaj nga ideali i drejtësisë por s'kam ç'bëj, dua që secili të thirret me atë emër që meriton!
thumbsup.gif
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Edi Rama

Ca lesh fondesh i mungonin Brojkes....Brojka edhe 1 vit ndenji kur e mori PS pushtetin....po 3 vjet e tjera ne kohen e Rremujokracise,kishte fonde ai? <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

DFV

Primus registratum
Re: Edi Rama

Ore vellezer, po si mund te behen krahasime midis
Edi Rames dhe Albert Brojkes?
Puna e Brojkes ishte vetem qe te jepte leje 6 mujore per ndertimin e kjoskave dhe sigurishte nuk
mungonin dhe bakshishet e majme te cilat merreshi pothuajse hapur!
Tani na del nje kundrapedal qe thote se gjoja Ne qenkemi tifoz, apo ku e di une, te Edi Rames dhe se krahasimet i bejme me njerzit qe jane ne Shqiperi dhe se ka shume te tjere me te mire nga Rama e te tjera brockulla si keto.
Une nuk mund te imagjinoj qe krahasimet ti bej me njerez qe nuk jetojne ne Shqiperi dhe sot per sot
te pakten me vepra, ate qe ka bere Edi Rama nuk e ka bere asnje burre tjeter ne Shqiperi.
Por ne shqiptaret sic e kemi zakon, nuk e duam njeriun e zot,ate qe punon dhe krijon per te miren e vendit te vet.
Keshtu qe me keq ardhje mund te them fatkeqsia eshte e Edi Rames qe eshte shqiptare!
Popullit i rrofshin Dr Rrumpalla dhe Tos hajduti
qe i "sollen" lumturine e kerkuar te gjithe shqiptarve kudo qe jane.
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Edi Rama

nejse cuna mos flisni me per Brojken se eshte humbje kohe <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Vals

Primus registratum
Re: Edi Rama

Edi Rames ti heqesh kapelen se s'e can menderen shume kur bejne gam gam ato qente e tjere ne pushtet. Nuk e di per cfare qellimesh i ben ai gherat por di nje gje qe morali i njerezve eshte ngritur sepse shohin permiresime te dukshme. Te merrej fryma ne Tirane nga kiskat me perpara, tani ke qejf ta shofesh Lanen si eshte qeruar. Plus qe po nderton dhe rruget, sidomos per te rregulluar trafikun me spitalet. Vdisnin njerezit neper makina se nuk arrinin te shkonin dot ne spital. Pastaj edhe iniciativa e fundit per Pleqeri pa Vetmi eshte shume humane, nuk e ka bere njeri deri me sot.

Njerezit kane nevoje per leadership dhe per gjera konkrete, jo per politikane qe ju fryhet barky e xhepat nga dita me dite.
 

DFV

Primus registratum
Re: Edi Rama

Te lumte dora moj Vals se i ke qendise ato germa.
Nuk e di perse disa megjithese i shohin cdo dite ndryshimet e Tirones tone ,qe Edi Rama e beri perseri te bukur, dhe perseri nuk duan ta kuptojne.
Kjo eshte si pune e kesaj historise qe do tregoj me poshte; Nje ish oficer shqiptare erdhi per vizit ne USA, tek djali i tij, dhe me qe vuante nga zemra, i biri e ndihmoj te operohesh.
Dhe gjithshka shkoj aq mbare sa ai e ndjente veten djale te ri,por ashtu si erdhi, duke e share "imperializmin amerikan". ashtu edhe iku!!!
 

Vals

Primus registratum
Re: Edi Rama

DFV,

Une ksiha dy vjet pa e pare Tiranen dhe kesaj rradhe u ktheva shume optimiste. Pashe dhe qytete te tjera qe po benin ca gjera te ngjashme dhe mu be qejfi. Thashe e mira perhapet.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Edi Rama

Ketu bertitet a thu se e ndaluam ne Ramen te behet Kryeminister.

Nuk e le Tos Qorri dhe gjith cobanet e malsise juglindore or lum maiku.

Kane frike te shkretet,se mos kur vjen Rama ne pushtet,i detyron te heqin pantallonat e vjetra te oficerit dhe i detyron te vishen ngjyra ngjyra <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Edi Rama

tirana mundet te mos jete paris, po me mire sec isthe eshte.
eek.gif


----------------------

si mund te thuash qe eshte me mire , vetem qe pastroj lanen.?
po abuzimet ne ndertime , me ngritjen e pallateve 8-9 kateshe pa asnje kriter urbanistik ,si do ti vlersojme.
abuzimet shikohen nga te gjithe , aty jane , kushdo mund te kenaqet me tiranen "evropiane" te shokut edi.
une ju tregova shembullin e gjykates se tiranes , ku eshte mbuluar nga kullat , te ngritura pa asnje kriter , por ka plot te tilla ne te gjitha lagjet .
problemi me i madhe eshte se po kur te bjere nje zjarr , zjarrfikset nuk kane nga te hyjne per te shpetuar njerzit qe do ngordhin si krimba brenda.
ateher si do tja bej ai Krye-bashkiaku i ardhshem me keto pallate te ndertuara pa kriter e pa nje studim urabanistik qe zoti rama i ka dhene lejen e ndertimit ,e do na i lere si trashgimi ??
mire edi kjoskat -plehrat e Brojkes i rrezoi , po kush do te kete guxim te rrezoje keto kulla te ndertuara pa asnje kriter ??
shikoni se cfare demi na ka bere zoti Edi , edhe ne kete raste eshte dem i pa korrigjushem.
nqs se paraardhesit e Rames ja futen me pushke , zoti Rama ja ka fut me TOP
shrug.gif
(fjalet e lubonjes).
nje Zot e di sesi do ti vej halli kesaj kasapane urbanistike qe po ben shoku edi.
pastaj ,le te flasim edhe per koston prej 1.1 milion dollar qe paguajne shqiptaret per cdo km rruge te shtruar te tiranes.
i bie qe per cdo 1 meter liniar(dmth nje hapin tuaj te madh) te kushtoj 1100 dollar.
nuk ju duket nje cik e ekzagjeruar ??
jo per ndonje gje por , po te bejme te gjitha rruget e shqiperise me kete cmim qe po na i ben shoku Edi ateher do te na duhet banka qendrore amerikane qe ta financoje.
shikoni , se edhe ne itali ku une banoj nuk shtrohen rruget me 1000 dollar metrin liniar.
cdo vit ne shtepi na vjen nga komuna nje reklam ku nder te tjera thuhen shpenzimet per rruget e gjatesia komplessive e tyre, por mbas nje llogaritje te thjeshte nuk dalnin kaq te shtrenjta sa i ben shoku Edi.
ateher si ka mundesi qe ne bashkine e tiranes cmimi del kaq i shtrenjt??
apo......... ?
per te mos folur per cilesine e punes, qe edhe nje program i fiksit e ka denancuar.
hm........ shoku Edi
smash.gif
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Edi Rama

akoma rama <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />
 

balforum

Primus registratum
Re: Edi Rama

Mire mo mire se ku me shume e ku me pake vidhet por te pakten Rama nuk po e bene si ajo barsoleta e ures :

Ishin njehere dy studenta. Njeri qe rumun dhe tjetri shqipetare dhe qe te dy studjonin ne Poloni.Kur mbaruan shkollen secili shkoi ne vendin e tij dhe vazhduan rrugen e tyre ne jete.Pas 2 vjetesh shqipetari vendosi qe te vizitoje rumunin ne vendin e tij dhe kur shkoi ne Rumani kerkoi shtepin e shokut te tije dhe vendasit i thane qe eshte ajo vila 1 katshe diku aty prane.
Shqipetari i habitur nga ky progres i shokut te tije qe ne 2 vjete ndertoi nje vile 2 kateshe i tha se ne cfare menyre e hariti ,dhe rumuni i tha qe nga nje tender qe fitoi firma e tij per shtrimin e nje rruge ai hengri nje perqindje te vogel dhe me ate perqindje ai ndertoi shtepine e tije.
Shqipetari kthehet ne atdhe dhe pas 2 vjetesh rumuni ia kthen viziten shokut te tije ne shqiperi,
Kur shkone atje pyet vendasit se ku e ka shtepine shou i tije dhe ata i thone se eshte ai pallati qe shikone aty ne koder.
I habitur rumuni e pyet shokun e tije se si e hariti ai gjithe kete sukses.
Dhe shqipetari i thote.
Hajde me mua se do te tregoje dicka.
Cfare , i thote rumuni.
E shikone ate uren atje?
Ke ure se une nuk shikoje asgje,ia kthen rumuni.
Ehe, i thote shqipetari aty ishte planifikuar te ndertohej nje ure nga firma ime por me leket e saje ndertova pallatin une.

----------------

Kjo eshte e verteta e hidhur e te pangopurve ne shqiperi
smash.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Edi Rama

Une nuk di se çfare te them per Ramen pasi nuk jam ne shqiperi qe me '94,nga njera ane dua ti besoj ndershmerise se tij per ta bere Tiranen nje Metropol,por nga ana tjeter kam pak dyshime,por nqs ai vetem nderton e nderton ne Tirane,une do thoja qe ai do qendroje gjate ne Bashkine e Tiranes,le te vjedhe,por le te mendoje edhe per te tjeret!!!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Edi Rama

DFV, më duket se e ngatërron Brojkën me Salë Kelmendin ti plako kur thua që gjithë çfarë bëri ishte dhënia e lejeve 6 mujore për kioska! Fakti se Brojka ishte demokrat nuk duhet ti uli vlerat!
Po ta përsëris, Edi ka vënë në zbatim projektet e Brojkës por duke përfituar e duke vjedhur nëpër tenderat e ndryshëm për të arritur deri aty sa të përdori bojra skandaloze për të lyer Tiranën për të fituar në çmimin e tyre! Cilësia me të cilën shtrohen rrugët e Tiranës është skandaloze dhe infrastruktura në përgjithësi nuk është përmirësuar! Kushtet higjenike e sanitare në Tiranë nuk janë përmirësuar gjithashtu, vetëm fshehur! Burokracia është rritur dhe njerëzit degdisen sa në një krah e sa në një tjetër për të marrë leje e çertifikata. Korrupsioni në bashki ka arritur majat (pyesni ata që kanë prona dhe duan ti shesin apo të ndërtojnë) dhe fillon nga maja!
Nuk ka qorr më të verbër se ai që nuk don të shohë!
smash.gif
 

DFV

Primus registratum
Re: Edi Rama

Kondrapedali, S.Kelmendi ka qene kryetari i bashkise deri ne vitin 1994, me pas A.Brojka e
mbajti kete detyre per 6 vjet-deri ne vitin 2000-
kur u zgjodhe Rama.
Nga fundi i vitit 96 nje shoku im qe punonte ne bashki me futi ne zyren e tij.
Te them te drejten mbeta i shokuar kur pash gjith ate hapsire dhome me nje tavolin karikature diku ne mes te dhomes dhe tre karrige te vjetra druri.
Tani thjesht dua te pyes ty, ku i bente planet Albert Brojka kur dhe vet ai nuk e kishte zyren
me te mire nga ajo zyra e shokut tim?
Te jesh i sigurte se A. Brojka(megjithe respektin qe kam per te si intelektual) jo vetem qe nuk arriti te bej ndonje plan me ate palo bashki qe ai kishte, se per te drejtuar me shume e drejtonte Berisha dhe militantet e tjere te PD si puna e Shaban Memise e Blerim Celes.
Po nejse te shkojme te E.Rama sot.
Ti ngre problemin se ne bashki sot korrupsioni ka arritur majat, gje qe nuk dua ta ve ne dyshim,
sepse edhe ata mesojne nga qeveria Nano, megjithate Tirana (nuk diskutohet me probleme te medha) gjithenje ecen perpara, cdo dite behet dicka e mire dhe kete e mesojme nga shume njerez qe e vizitojne Tiranen dhe vet kryetari i saj eshte cdo dite ne krye te puneve pavarsishte se edhe behen gabime si psh asfaltimet e te tjera.
Dhe me shume akoma , shume qytete kryesore te Shqiperise si Durrsi, Shkodra,Fieri, Korca e tje
punojne me moton ta bejme qytetin si Tirana e Edi Rames.
Vetem kaq me mjafton qe te besoj se te gjitha ato qe degjoj kunder Rames nuk jane gje tjeter vetem
shpifje qe ulen kur mbarojne zgjedhjet per kryetar bashkie dhe rriten kur vin dita e zgjedhjeve.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Edi Rama

Dhe me shume akoma , shume qytete kryesore te Shqiperise si Durrsi, Shkodra,Fieri, Korca e tje
punojne me moton ta bejme qytetin si Tirana e Edi Rames
eek.gif

----------------

te shkreta qytete te tjera qe do perfundojne si tirana me kulla cementoje ku nuk hyn dot asnje ambulance.
zhvillim i bukur
smash.gif
 
Top