Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

OROSHI

Primus registratum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

Une mund te them vetem dicka:duke pare intelektin shume te dobet(edukaten po se po),dhe duke pa edhe arrogancen e tij qe te ben t'i nxjerresh te gjitha nga barku,atehere une them qe:Edi Rama nuk ka gisht ne asnje ndertim apo shkaterrim te gjerave ne Tirane,dikush tjeter po e dirigjon ate dhe ia ka fut gishtin atje ku s'bje dielli kurre dhe po e rrotullon nga te doje ai(padroni i tij pra),shiko vetem ngjyren e disa ndertesave,te duket vetja qe je ne Senegal!!
 

Gysi

Primus registratum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

Sigurisht Orosh, edhe une besoj se ka te tjere qe e dirigjojne, ndryshe s'ka se si shpjegohet futja e tij me katapulte mu ne mes te "pilafit" politik shqiptar.
Megjithate, ketu eshte e rendesishme qe te jemi sycelet dhe te mos genjehemi nga fasada. Duhet te shohim jo se c'ka bere. Po se c'mund te kish bere me gjithe ato fonde qe ka qarkulluar.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

nuk po te kuptoj gysi

Cilat argumente??????!!!!!!!

Une nuk pashe asnje argument ketu

-Dikush tha se ka shpenzuar shume e mund ti shpenzonte me mire - POR NUK THA AS CFARE KA SHPENZUAR DHE AS SI DO TE ISHTE ME MIRE
shrug.gif


(deri ketu askush nuk ka sjelle ndonje argument kunder punes se edit qe te mund te hidhet poshte apo lart)

-u tha se pallatet e larta sjellin trafik te renduar, ndotje te mjedisit, probleme ne rrjetin e shkarkimeve etj etj etj - Por une nuk po e kuptoj aspak se si mund te pretendohet qe i njejti numer banesash i shtrire horizontalisht (dmth me ndertime te uleta) do te sillte trafik me te lehtesuar apo me pak ndotje apo shkarkime me te mira apo ...

(deri ketu askush nuk ka sjelle ndonje argument kunder punes se edit qe te mund te hidhet poshte apo lart)

Nje anonim ne forum qe as e njohim as na njeh e as do te njihemi kurre na tregoi nje rast personal te korruptimit te rames dhe mbase pretendon qe ne te bazojme voten (mbeshtetjen apo jo) ne ate tregim (apo perralle, derisa mbetet ne forum)

(deri ketu askush nuk ka sjelle ndonje argument kunder punes se edit qe te mund te hidhet poshte apo lart)

-dikujt nuk i pelqen vendimi per te ngjyrosur ndertesat (fasadat qe duken se ato qe nuk duken do te ishin harxhim i kote - le ti bejne vete banoret dhe jo taxat e mia)
--------degustibus non disputandum est-----------
edhe mua nuk me pelqejne ngjyrat por me pelqen OBJEKTIVI qe qendron pas tyre (OPTIMIZEM E ZGJIM)
dhe mbeshtes edin ne kete objektiv e ne menyren se si kerkon ta realizoje

(deri ketu askush nuk ka sjelle ndonje argument kunder punes se edit qe te mund te hidhet poshte apo lart)

thane se kjoskat nuk duhet te prisheshin te gjitha menjehere por harrojne se ndekrohe qe shkuleshin nga nje vend shkonin i ngulnin diku tjeter e DUHET TE BEHEJ nje veprim i pergjithshem per te dhene mesazhin e duhur (dhe per te arritur rezultatin e duhur pa bere vetem nje vrime ne uje)

(deri ketu askush nuk ka sjelle ndonje argument kunder punes se edit qe te mund te hidhet poshte apo lart)


JU lutem, sillni ndonje ARGUMENT se deri ketu nuk kishte asgje per te diskutuar
Ju lutem, sillni nje here te vetme shumen e harxhuar nga bashkia dhe nje projekt alternativ (edhe ex post e pranoj - dmth pas pilafit) mos harroni te perfshini ne projekt edhe menyren alternative te mbledhjes se atij buxheti.

Pres argunetat tuaja megjithese ka plot tema me orientim shume me te qarte se titulli i kesaj ketu.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

-gene-, me kokëfortësi nuk i mbushet mendja as çunit tim sado argumenta t'i sjellësh ti, n'daç hidhu lart, n'daç hidhu poshtë. Nëse ti nuk je i aftë të shohësh problemet e Tiranës, të cilat janë pasojë e punës së Edit, unë nuk mundem të të bind (eksperienca ime më ka treguar që kur dikush flet me gjuhën tënde kërkon vetëm të grrici). Më fole përpara për një rast personal, por po të shkosh në Tiranë dhe të takosh ndonjë ish-pronar që ka patur punë për të zgjidh në Bashki do marrësh të njëjtën përgjigje, po ashtu po të pyesësh ndonjë përfaqësues të firmave të ndërtimit do të konfirmojë ato që të kam shkruar më lart! Ti thua pse nuk shkon në gjykatë! Tek cila gjykatë? Firmat e ndërtimit duan të vazhdojnë aktivitetin or çun, ashtu si edhe privati don ta rentabilizojë pronën e tij!
Provat janë të vështira të provohen siç janë të vështira edhe për shumë politikanë tjerë shqiptarë duke filluar me Tosin e Salën!
Mendova se e kishe kapur më lart por edhe këtë duhet me ta shpjegu hollësisht se ti nuk sheh asgjë që nuk të intereson! Të mos shohësh nga sytë është fatkeqësi por të mos shohësh nga mendja ky është krim se merr edhe të tjerë më qafë me verbërinë tënde!
 

109UV

Primus registratum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

keto jane pordhe te paverifikueshme. e verifikueshme eshte qe bashkia e tiranes po rregullon rrugen perpara apartamentit tim, per here te pare qe ne 1985.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

Ta gëzoç! Po ate rrugën ke Brraka kur m.utin do e rregullojn?
smash.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

Fillimisht postuar nga Kondrapedali:
[qb] -gene-, me kokëfortësi nuk i mbushet mendja as çunit tim sado argumenta t'i sjellësh ti, n'daç hidhu lart, n'daç hidhu poshtë. Nëse ti nuk je i aftë të shohësh problemet e Tiranës, të cilat janë pasojë e punës së Edit, unë nuk mundem të të bind (eksperienca ime më ka treguar që kur dikush flet me gjuhën tënde kërkon vetëm të grrici). Më fole përpara për një rast personal, por po të shkosh në Tiranë dhe të takosh ndonjë ish-pronar që ka patur punë për të zgjidh në Bashki do marrësh të njëjtën përgjigje, po ashtu po të pyesësh ndonjë përfaqësues të firmave të ndërtimit do të konfirmojë ato që të kam shkruar më lart! Ti thua pse nuk shkon në gjykatë! Tek cila gjykatë? Firmat e ndërtimit duan të vazhdojnë aktivitetin or çun, ashtu si edhe privati don ta rentabilizojë pronën e tij!
Provat janë të vështira të provohen siç janë të vështira edhe për shumë politikanë tjerë shqiptarë duke filluar me Tosin e Salën!
Mendova se e kishe kapur më lart por edhe këtë duhet me ta shpjegu hollësisht se ti nuk sheh asgjë që nuk të intereson! Të mos shohësh nga sytë është fatkeqësi por të mos shohësh nga mendja ky është krim se merr edhe të tjerë më qafë me verbërinë tënde! [/qb]
po po ehe

une jam i verber
thumbsup.gif


c'te te them me teper
shrug.gif


pune te mbare edhe njehere tjeter

pres te vish me ndonje argument ne diskutim dhe shpresoj te te kete ardhur drita e syve per te pare vete ndryshimet (permiresimet) e tiranes gjate drejtimit te edit
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

Fillimisht postuar nga -gene-:
[qb] informacioni eshte forca me e madhe e rames si politikan

per ata qe kane pare me sy por qe kane harruar apo duan te harrojne

klikoni
http://www.tirana.gov.al/GALERTE/RRUGET/page_01.htm

http://www.tirana.gov.al/GALERTE/NDRICIMI/page_01.htm

http://www.tirana.gov.al/GALERTE/LULISHTET/page_01.htm

http://www.tirana.gov.al/GALERTE/FASADAT/page_01.htm [/qb]
fillo hap syte e ballit (dhe pastaj thone se nuk te ndihmoj <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> )
 

109UV

Primus registratum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

Fillimisht postuar nga Kondrapedali:
[qb] Ta gëzoç! Po ate rrugën ke Brraka kur m.utin do e rregullojn?
smash.gif
[/qb]
sapo te iki Edi Rama nga bashkia! looool ahahahaha...
 

ados

Primus registratum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

Nuk e di o njerez,isha ne shqiperine dimer te 98' dhe mu duke vetja ne zimbabue.Isha kete vere dhe ndryshimet ishin si nata me diten.Sigurisht do te donim te ishim shume me ndryshe gjerat.Por duke patur parasysh gjendjen ekonomike....that is the best ever.!!!All we need is ppl like Rama...!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

Fillimisht postuar nga -gene-:
[qb]
Fillimisht postuar nga -gene-:
[qb] informacioni eshte forca me e madhe e rames si politikan

per ata qe kane pare me sy por qe kane harruar apo duan te harrojne

klikoni
http://www.tirana.gov.al/GALERTE/RRUGET/page_01.htm

http://www.tirana.gov.al/GALERTE/NDRICIMI/page_01.htm

http://www.tirana.gov.al/GALERTE/LULISHTET/page_01.htm

http://www.tirana.gov.al/GALERTE/FASADAT/page_01.htm [/qb]
fillo hap syte e ballit (dhe pastaj thone se nuk te ndihmoj <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> ) [/qb]
-gene-, ajo që thua ti nuk është informacion por propagandë! Besoj se i njeh pasojat e propagandës! Ato fotot që tregon ti i kam parë në vend dhe të them qyfyrin më të madh që më ndodhi me një nga gomarlliqet e shumta të Edit!
Tek ura tek Rruga e Elbasanit, zoti K. i Bashkisë ka vendosur që të bllokojë kalimin e këmbësorëve nga njëri trotuar në tjetrin me kangjella! Kur po kaloja aty më këmbë isha shumë i përqëndruar tek makinat që hecnin si t'i tekej duke i marrë frymën policit të shkretë i cili i binte vazhdimisht bilbilit por që s'ia fishkëllente kush! Mirëpo kushdo e din që po pate mendjen tek makinat nuk ke kohë të shohësh gjë tjetër dhe kështu u gjenda para kangjellave në trotuarin përballë krejt i habitur! Nuk zgjati shumë kjo habi se i mshoi njoni gazit e desha s'desha i futa i t'kapërcyme kangjellave!
Ky -gene- është një vepër kriminale që mund të marri më qafë jetë njerëzish!
Një tjetër idiotllik është futja e tensionit të lartë në mes të Bulevardit Zog I! Ndërkohë që në gjithë botën linjat e korentit janë në distancë nga qendrat e banuara dhe kurrsesi në mes të rrugës, kryebashkiaku jonë i jep lejen pa e prish terezinë fare (nuk e di a ka pas ndonjë studim tjetër)!
Mirëpo kulmi arrin me shitjen e 15 katëshit (Hotel Tirana) që megjithëse nuk është pronë e Bashkisë përsëri ai gjendet në kryeqytet, në mes të tij! Hotel Tirana u shit për shumën qesharake të 5,2 milion Eurosh
eek.gif
ndërkohë që aq mund t'i kushtojnë vetëm lavanderitë e dhomat e shërbimit!

Këto -gene- janë ato lloj argumentash që kërkon ti dhe janë tepër evidente. Por edhe për këto do të thuash që janë gabime dhe mund të ndreqen!
Për këtë lloj verbërie të flas unë ty Xhaxhi! Mbaj një qëndrim më fleksibël pasi je akoma në formim (ashtu si edhe unë)!
 

eagle_eye_andi

Primus registratum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

Fillimisht postuar nga Kondrapedali:
[QB]
Tek ura tek Rruga e Elbasanit, zoti K. i Bashkisë ka vendosur që të bllokojë kalimin e këmbësorëve nga njëri trotuar në tjetrin me kangjella! Kur po kaloja aty më këmbë isha shumë i përqëndruar tek makinat që hecnin si t'i tekej duke i marrë frymën policit të shkretë i cili i binte vazhdimisht bilbilit por që s'ia fishkëllente kush! Mirëpo kushdo e din që po pate mendjen tek makinat nuk ke kohë të shohësh gjë tjetër dhe kështu u gjenda para kangjellave në trotuarin përballë krejt i habitur! Nuk zgjati shumë kjo habi se i mshoi njoni gazit e desha s'desha i futa i t'kapërcyme kangjellave!
Ky -gene- është një vepër kriminale që mund të marri më qafë jetë njerëzish!
/QB]
Pse te duket e habitshme apo e pallogjikshme vendosja e kangjellave?

Per te kaluar nga njera ane e rruges ne anen tjeter njerezit e dine qe ka vende te caktuara per te kaluar,si ne kryqezime atje ku ka semafor dhe vija te bardha kembesoresh.
Lopet dhe kafshet e tjera te fermes nuk e dine kete fakt,po qyteti nuk eshte projektuar per kafshet.

Gjithashtu kam pare me syte e mi ne vende qe mbahen shume here me te zhvilluara se shqiperia ekzistencen e atyre kangjellave,te cilat majde madje diku arrijne edhe te jene pllaka metalike te larta, pra me sa duket te "cmendur" kjo bote paska plot.

Po sido qe te jete ato kangjella jane vendosur per mua,per ty dhe per te gjithe te papergjegjshmit e tjere qe duan te kalojne rruget atje ku nuk lejohet,gjithashtu edhe per mbrojtjen e atyre luleve qe mbillen neper parqe po qe vetem pak me vone pas mbjelljes behen nje krevat i mire per pijanecet,apo si tavoline per te ngrene ushqimin e mbeshtjelle me gazete,apo edhe nje rruge per ti rene shkurt,pa kthesa.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

Per te kaluar nga njera ane e rruges ne anen tjeter njerezit e dine qe ka vende te caktuara per te kaluar,si ne kryqezime atje ku ka semafor dhe vija te bardha kembesoresh.
Problemi është që ato kangjellat janë vendosur pikërisht në kryqëzim, aty ku normalisht kalojnë këmbësorët kur hapet semafori për ta!
shrug.gif
Pra ç'është për kafshët e dimë por në këtë rast nuk po merret vesh me të vërtetë se cila është kafsha, popullsia e kryeqytetit (këtë e dyshoj shumë) apo kryebashkiaku skizofren!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

Fillimisht postuar nga eagle_eye_andi:
[qb]
Fillimisht postuar nga Kondrapedali:
[QB]
Tek ura tek Rruga e Elbasanit, zoti K. i Bashkisë ka vendosur që të bllokojë kalimin e këmbësorëve nga njëri trotuar në tjetrin me kangjella! Kur po kaloja aty më këmbë isha shumë i përqëndruar tek makinat që hecnin si t'i tekej duke i marrë frymën policit të shkretë i cili i binte vazhdimisht bilbilit por që s'ia fishkëllente kush! Mirëpo kushdo e din që po pate mendjen tek makinat nuk ke kohë të shohësh gjë tjetër dhe kështu u gjenda para kangjellave në trotuarin përballë krejt i habitur! Nuk zgjati shumë kjo habi se i mshoi njoni gazit e desha s'desha i futa i t'kapërcyme kangjellave!
Ky -gene- është një vepër kriminale që mund të marri më qafë jetë njerëzish!
/QB]
Pse te duket e habitshme apo e pallogjikshme vendosja e kangjellave?

Per te kaluar nga njera ane e rruges ne anen tjeter njerezit e dine qe ka vende te caktuara per te kaluar,si ne kryqezime atje ku ka semafor dhe vija te bardha kembesoresh.
Lopet dhe kafshet e tjera te fermes nuk e dine kete fakt,po qyteti nuk eshte projektuar per kafshet.

Gjithashtu kam pare me syte e mi ne vende qe mbahen shume here me te zhvilluara se shqiperia ekzistencen e atyre kangjellave,te cilat majde madje diku arrijne edhe te jene pllaka metalike te larta, pra me sa duket te "cmendur" kjo bote paska plot.

Po sido qe te jete ato kangjella jane vendosur per mua,per ty dhe per te gjithe te papergjegjshmit e tjere qe duan te kalojne rruget atje ku nuk lejohet,gjithashtu edhe per mbrojtjen e atyre luleve qe mbillen neper parqe po qe vetem pak me vone pas mbjelljes behen nje krevat i mire per pijanecet,apo si tavoline per te ngrene ushqimin e mbeshtjelle me gazete,apo edhe nje rruge per ti rene shkurt,pa kthesa. [/qb]
nenshkruaj plotesisht edhe une
thumbsup.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

per linajt e korentit jam dakort por, me sa mbaj mend une, ishte ceshtje urgjente pasi shpertheu nje central elektrik diku aty

nuk di c'pune ka edi me shtitjen e 15 kateshit, ma thuaj te lutem (duhet te kete te beje me edin qe te filloje te diskutohet ne kete teme <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> privatizimi i 15 kateshit)

fotografite jane fotografi e sejcili mund ti komentoje sipas deshires (apo arsyes)
jo se edi nuk paska te drejte te beje propogande (ne fund te fundit ka nevoje per vota qe te vazhdoje punen) por fotografite jane deshmi (nje lloj ditari i punes se bashkise) nga mund te niset nje arsyetim pro apo kunder punes se tij.

shrug.gif
akoma asnje argumentim i vlefshem kunder
shrug.gif
 

Gysi

Primus registratum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

Me duket se duhet te diskutojme edhe se c’quajme argument tani. Per mua argumente, te pakten ne kete rast quhen ato fakte, ngjarje, veprime etj. qe deshmoje per dobesi, keqperdorim, abuzim si dhe veprime te papergjegjshme ne detyre. Dhe me siper jane renditur disa veprime te tilla te kryetarit, te cilat, per mendimin tone deshmojne per kete.
Pra po rendis disa:
Se pari, ti fole per katastrofen e kioskave qe i paska shkaktuar Tiranes Kelmendi. Dhe une te fola per nje katastrofe edhe me te madhe per mbjelljen e Tiranes me “kioska” 15 kateshe, dhe teksa te parat ishin provizore, keto te dytat jane te palevizshme. Qe shtimi i numrit te pallateve vend e pavend, dhe aq me teper kur ato jane me shume kate sjell ndotje (sic edhe ka sjelle ne menyre katastrofike), kaos te trafikut, kaos infrastrukture kjo eshte mese e thjeshte per t’u kuptuar. Sjell ndotje pasi nuk eshte njesoj kur ne nje meter katror jeton nje njeri (po e marr thjesht si shembull, pasi nuk e di se sa e ka dendesine Tirana, vetem kam degjuar ne nje debat televiziv ku merrte pjese edhe kryetari qe e ka tre kater fish me teper se kufinjte e lejueshem), me rastin kur ne nje meter katror jetojne 3-4 persona. Te imagjinosh qe do te kemi 3-4 here me shume plehera, makina, sherbime qe keta kerkojne etj. Kjo sigurisht qe do te sjelle me 3-4 here me teper ndotje, 3-4 here me te renduar trafikun, 3-4 here me pak vende apo hapesira ku mund te luajne femijet (pasi cdo meter toke i thone para per kryetarin, edhe sikur te mos i fuse ne xhepin e tij thjesht taksa i ben pune per te bere nje reklame meteper), 3-4 here me pak hapesira per parkim, 3-4 here me pak uje, 3-4 here me teper ngarkese ne tubacionet e ujerave te zeza qe here pas here qelbin lagje te tera apo edhe rruge te rendesishme te qytetit tone, 3-4 here me teper nxenes ne nje klase neper shkollat e qytetit (me kane thene qe vetem ne gjimnazin Islamil Qemali, afer shtepise sime klasat kane rreth 60-70 nxenes), si dhe 3-4 here me pak hapesira per te bere shkolla te reja. Pra keshtu keto “kjoska banimi” shkaktojne edhe kaos urbanistik eshte e qarte kur cdo cope truall konsiderohet nje gjah i mire per ndertim. Vec kesaj keto ndertesa nuk respektojne as normat dhe ligjet me elementare te ndertimit, si distancat, normat per lartesine maksimale qe lejohet ne zonen ku t’i nderton, lloji i arkitektures me te cilen duhet te ndertosh. Pra, eshte e rendesishme te theksohet shkelja e ligjit, vetem e vetem per te perfituar, pasi kot nuk i shkel njeri ligjet ne kete fare feje, dhe aq me teper ne ndertim qe ben muuuu, madje eshte edhe dicka qe ngelet, por mbi te gjitha i bie ne qafe qytetarit tjeter qe ia sjell dritaren ngjitur me dritaren e banjes p.sh. Nuk mund te behen kot gjera te tilla. Por qe edhe nga aspekti arkitekturor eshte nje kaos, nje shgarravine e imazhit te qytetit tone, kjo “nuk do as men as kalem”. Fakti qe ndertesat nuk ngrihen sipas qejfit te secilit arkitekt apo firme ndertimi, pa respektuar absolutisht zonen ku nderton, eshte shume i qarte qe ne nje kaos te tille artistik ky qytet nuk mund te jete i bukur, pasi secili nderton sipas qejfit. Imagjinoni nje kor ne opera ku cdo kengetar kendon nga nje kenge me vete per qejf te vet, madje edhe orkestra luan secili per hesap te vet. A mund t’a quajme sinfoni nje zhurme te tille?! Te mos harrojme qe nuk eshte boja e pallateve ajo qe e ben te bukur nje qytet, as parku rinia e as Lana. Ajo qe e ben nje qytet te bukur ne te gjithe boten eshte ARKITEKTURA, dhe ajo e Tiranes se sotme nuk eshte me nje arkitekture, por nje katraure, prandaj mos u genjerni nga llustra.
(Nuk e di a quhen keto argumente per punen e dobet madje edhe te demshme, te papergjegjshme, per probleme te pandreqshme qe Edi i shkaktuar Tiranes? Per mua po.)

Se dyti, po perpiqem te te bej te kuptosh se ku qendron argumenti ne problemet e shpenzimeve, per t’iu pergjigjur pyetjes tende: -Dikush tha se ka shpenzuar shume e mund ti shpenzonte me mire - POR NUK THA AS CFARE KA SHPENZUAR DHE AS SI DO TE ISHTE ME MIRE
Une nuk mund t’a di se sa ka shpenzuar Edi, pasi i takon bashkise t’a tregoje nje gje te tille, perpara se te na valevise perpara hundes FOTOGRAFITE. Madje, ne qofte do te ishin vertete serbes ne punen e tyre do te ishte mire te na tregonin se sa ka qene buxheti i Brojkes, dhe sa i tyre, cfare ka bere brojka me ate buxhet dhe cfare bene ata, qe te mund te krijonim vertete nje ide te qarte se ku qendron SUKSESI i Rames. Por ata kane me teper qejf valevitjen e FOTOGRAFIVE, te cilat gjithashtu per mua nuk perbejne argument. Megjithate une po marr vetem nje shembull per te treguar shpenzimet marramendese te kryetarit. Vetem nje abazhur ndane trotuareve perballe ministrive, Lanes si dhe rruges se durresit, kushton sipas asaj qe deklarohej ne projektet e bashkise rreth 1300 dollare.Vetem po te numerosh ambazhuret e ketyre rrugeve besoj se kane per t’a kaluar buxhetin vjetor te Brojkes.
1. pra duket qarte qe ka nje buxhet goxha te majme
2. kush nga banoret eshte dakort qe me kaq para te bliheshin abazhure dhe te mos rregullohej rruga e Berrakes p.sh. q= u tha m= lart, te regulloheshin te gjitha kanalet e ujerave te zeza neper lagjet ku jane prishur tubacionet, si dhe c’te tepronte te shpenzohej per kopshtet e femijeve qe jane per faqe te zeze, ku nuk gjen as krevat per femijen.
3. si mundet qe nje kryetar t’i lejoje vetes luksin e harxhimit te nje shume kaq te madhe per ambazhur, ne nje popull kaq te varfer?! Kur rruget tona, jane pertoke, kur shkollat, kopshtet cerdhet jane jashte cdo standarti, kur ky popull nuk ka buke, drita, uje, kur spitalet tona funksionojne vetem per morg, kur shkalla e papunesise eshte e tille qe po i perze jashte shtetit gjithe te rinjte. Kur pensionistet s’kane ilace, kur femijet s’kane ku te luajne, kur me mijera njerez jane pa shtepi etj.......................?!
4. dhe aq me teper a ben vertete kaq ky ambazhur?! Kur nje te tille te perafert mund t’a gjesh me cmim maksimumi 300 dollar me pakice. Por mund t’a gjesh fare lehte edhe me nje qind e ca, hajde dy qind dollare. Cfare te mendojme per “pastertine” e kryetarit, per te cilen ai uleret se “nuk ka burre nene, e bir kurve qe te me fuse mua doren ne xhep, per te me kerkuar parate” (te me falin lexuesit por nuk kam se si i censuroj fjalet qe kryetari i nxjerr nga pjese te pasme te trupit)?!

Se treti, ne lidhje me ngjyrat “optimiste” te pallateve, une nuk kam bere fotografi se do te te sillja disa qe jo vetem do te ta masakronin optimizmin, por do te te kallnin daten. Ngjyra optimiste!!!!!! As vete edi nuk e beson kete. Me teper se kushdo vete kryetari e ka te qarte qe JANE NGJYRA QE BIEN NE SY o popull i verbuar. Vetem keshtu mund te numerohen kollaj gjerat qe ben edi. Nejse kjo puna e ngjyrave me shume te ben te qeshesh. Eshte vertete komike kur sheh se si mund te tallet, si t’i shkrepet, nje i marre i tille me nje qytet te tere. Dhe madje akoma me qesharake eshte kur ka ca njerez (qe sigurisht te verbuar nga PUNA dhe te asfiksuar nga DJERSA e edit) i pelqejne keto ngjyra. Eshte vertete fenomen per t’u studjuar fakti se si mund t’ua prishesh shijet njerezve. Besoj vete Pavllovi do te buzeqeshte i mrekulluar duke kuptuar me te vertete rendesine e zbulimit te tij, kur sheh shtrirjen e gjere qe ky zbulim merr ne fushen psikologjike.
Une e di se “fansat” e edit mund te brohorasin ne kor “shijet nuk gjykohen”, mjet i vetem dhe i deshperuar per t’u mbrojtur kjo fjali e turbullt. Por edhe ne qofte keshtu, kush te lejon ty, t’a lyesh shtepine time sipas qejfit tend? Nuk e kuptoj se c’po ndodh ne kete vend, kur sheh se si nje qytet i tere lyhet sipas gustos, apo trillit personal te nje njeriu te vetem, duke qene se shumica e njerezve nuk i duan ngjyra te tilla. Mbi te gjitha, a nuk mund te merrej nje arkitekt qe t’a gjykonte me mire kete pune dhe me pas t’a kish shqyrtuar ne nje keshill te caktuar. Ne cvend te botes kryetari i bashkise i pikturon vete pallatet ne kompjuter dhe pastaj ia jap zbatuesve t’i lyejne ashtu sic ia ka shkrepur mendja atij.

Nejse, uroj qe fundja kur t’i vije rradha shtepise sime, kryetari te mos jete ne ore me optimizem!
<img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

dy pyetje
ti po ankohesh se ndertimi i kullave ka shtuar popoullsine e tiranes?????????????'

sa m2 kishin ne dispozicion familjet tiranase (ata qe ndodheshin ne tirane kur erdhi edi)dhe sa m2 jane te nevojshme per nje jete te mire?


pyete sa vete ishin dakort me edin ne menyren e investimit?

Pergjigje e thjeshte -aq sa e votuan (apo, me mire, aq sa nuk votuan per ngjelen)

PS. vazhdon me poshte
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

-----------------------------------------
Me duket se duhet te diskutojme edhe se c’quajme argument tani. Per mua argumente, te pakten ne kete rast quhen ato fakte, ngjarje, veprime etj. qe deshmoje per dobesi, keqperdorim, abuzim si dhe veprime te papergjegjshme ne detyre.
--------------------------------------------


deri ketu jam dakort


-------------------------------
Dhe me siper jane renditur disa veprime te tilla te kryetarit, te cilat, per mendimin tone (tone??????????!!!!!!!!!!!!!!! - kontrapedali ankohet pse nuk i dhane leje per te ngritur nje pallat sa me te larte per te rentabilizuar-me te drejte- token e tij) deshmojne per kete.
Pra po rendis disa:
Se pari, ti fole per katastrofen e kioskave qe i paska shkaktuar Tiranes Kelmendi. Dhe une te fola per nje katastrofe edhe me te madhe per mbjelljen e Tiranes me “kioska” 15 kateshe, dhe teksa te parat ishin provizore, keto te dytat jane te palevizshme.
--------------------------------------


je i sigurt qe ndertimet pa leje ne tirane (te ashtuquajtuarat kjoska) ishin te levizshme??????
Mua me rezulton disi ndryshe


--------------------------------
Qe shtimi i numrit te pallateve vend e pavend, dhe aq me teper kur ato jane me shume kate sjell ndotje (sic edhe ka sjelle ne menyre katastrofike), kaos te trafikut, kaos infrastrukture kjo eshte mese e thjeshte per t’u kuptuar. Sjell ndotje pasi nuk eshte njesoj kur ne nje meter katror jeton nje njeri (po e marr thjesht si shembull, pasi nuk e di se sa e ka dendesine Tirana, vetem kam degjuar ne nje debat televiziv ku merrte pjese edhe kryetari qe e ka tre kater fish me teper se kufinjte e lejueshem), me rastin kur ne nje meter katror jetojne 3-4 persona. Te imagjinosh qe do te kemi 3-4 here me shume plehera, makina, sherbime qe keta kerkojne etj. Kjo sigurisht qe do te sjelle me 3-4 here me teper ndotje, 3-4 here me te renduar trafikun, 3-4 here me pak vende apo hapesira ku mund te luajne femijet (pasi cdo meter toke i thone para per kryetarin, edhe sikur te mos i fuse ne xhepin e tij thjesht taksa i ben pune per te bere nje reklame meteper), 3-4 here me pak hapesira per parkim, 3-4 here me pak uje, 3-4 here me teper ngarkese ne tubacionet e ujerave te zeza qe here pas here qelbin lagje te tera apo edhe rruge te rendesishme te qytetit tone, 3-4 here me teper nxenes ne nje klase neper shkollat e qytetit (me kane thene qe vetem ne gjimnazin Islamil Qemali, afer shtepise sime klasat kane rreth 60-70 nxenes), si dhe 3-4 here me pak hapesira per te bere shkolla te reja.
------------------------------------


je i sigurt qe rritja vertikale e siperfaqes se banimit ne tirane sjell rritje te popullsise?
a je i sigurt te rraportin shkak-efekt mbi te cilin bazon analizen
Je i sigurt qe 2 here me shume siperfaqe banimi e rritur vertikalisht do te thote 2 here me shume banore?
E di se sa m2 banese ka ne dispozicion cdo qytetar i tiranes dhe sa m2 nevojiten per te bere nje jete normale????? (eshte pyetje retorike ne fakt)
E di qe ngritja vertikale rentabilizon shfrytezimin e tokes? (sic desh kontrapedali faktikisht)
E di qe shqiperia eshte akoma nej vend me bujqesine ne vendin e pare ne PBB?????? e di qe rritja horizontale do te thote ulje e produktivitetit te vendit (e di besoj, qe kemi pak toke bujqesore ne dispozicion)



------------------------------------
Pra keshtu keto “kjoska banimi” shkaktojne edhe kaos urbanistik eshte e qarte kur cdo cope truall konsiderohet nje gjah i mire per ndertim. Vec kesaj keto ndertesa nuk respektojne as normat dhe ligjet me elementare te ndertimit, si distancat, normat per lartesine maksimale qe lejohet ne zonen ku t’i nderton, lloji i arkitektures me te cilen duhet te ndertosh. Pra, eshte e rendesishme te theksohet shkelja e ligjit, vetem e vetem per te perfituar, pasi kot nuk i shkel njeri ligjet ne kete fare feje, dhe aq me teper ne ndertim qe ben muuuu, madje eshte edhe dicka qe ngelet, por mbi te gjitha i bie ne qafe qytetarit tjeter qe ia sjell dritaren ngjitur me dritaren e banjes p.sh. Nuk mund te behen kot gjera te tilla. Por qe edhe nga aspekti arkitekturor eshte nje kaos, nje shgarravine e imazhit te qytetit tone, kjo “nuk do as men as kalem”. Fakti qe ndertesat nuk ngrihen sipas qejfit te secilit arkitekt apo firme ndertimi, pa respektuar absolutisht zonen ku nderton, eshte shume i qarte qe ne nje kaos te tille artistik ky qytet nuk mund te jete i bukur, pasi secili nderton sipas qejfit. Imagjinoni nje kor ne opera ku cdo kengetar kendon nga nje kenge me vete per qejf te vet, madje edhe orkestra luan secili per hesap te vet. A mund t’a quajme sinfoni nje zhurme te tille?! Te mos harrojme qe nuk eshte boja e pallateve ajo qe e ben te bukur nje qytet, as parku rinia e as Lana. Ajo qe e ben nje qytet te bukur ne te gjithe boten eshte ARKITEKTURA, dhe ajo e Tiranes se sotme nuk eshte me nje arkitekture, por nje katraure, prandaj mos u genjerni nga llustra.
(Nuk e di a quhen keto argumente per punen e dobet madje edhe te demshme, te papergjegjshme, per probleme te pandreqshme qe Edi i shkaktuar Tiranes? Per mua po.)
----------------------------------------------


eshte pikerish ajo rremuja qe ke pershkruar (dhe ca me keq) gjendja ne te cilen ishte tirana kur edi filloi pune.
Pikerisht vendosja e "rendit" eshte merita me e madhe e edit
Tiranen "nuk dije nga ta kapje" ca kohe me pare.
SOT ne tirane mund te diskutojme e pretendojme arktitekture dhe mire bejme.

Mund te diskutojme rast pas rasti fajin ne ndertimet jashte rregullave (distancat thoje ti?)- jane te edit, te ndertuesit te ...
Mbase ka ardhur koha qe te prishen edhe ndertimet e medha jashte ligjit. Jam krejtesisht dakort.
Por SOT mund te pretendojme kete sepse dje...


Megjithate nuk mund te pretendosh qe tirana te jete nje qyteze e qete me shtepi nje kateshe e kopshte me lule
Tirana do te jete nje metropol me shume banore dhe e vetmja menyre e rritjes do te jete ajo vertikale... nese duam te leme ndonje lulishte pa ndertesa (perndryshe parku rinia kthehet si ne '97)


------------------------------------
Se dyti, po perpiqem te te bej te kuptosh se ku qendron argumenti ne problemet e shpenzimeve, per t’iu pergjigjur pyetjes tende: -Dikush tha se ka shpenzuar shume e mund ti shpenzonte me mire - POR NUK THA AS CFARE KA SHPENZUAR DHE AS SI DO TE ISHTE ME MIRE
Une nuk mund t’a di se sa ka shpenzuar Edi, pasi i takon bashkise t’a tregoje nje gje te tille,
-----------------------


mjafton te interesohesh pak dhe e meson menjehere cfare ka shpenzuar dhe nga
fillo ketu (nuk duhej shume per ta gjetur)
http://www.tirana.gov.al/sherbime/statistika.htm


-------------------------------
perpara se te na valevise perpara hundes FOTOGRAFITE. Madje, ne qofte do te ishin vertete serbes ne punen e tyre do te ishte mire te na tregonin se sa ka qene buxheti i Brojkes, dhe sa i tyre, cfare ka bere brojka me ate buxhet dhe cfare bene ata, qe te mund te krijonim vertete nje ide te qarte se ku qendron SUKSESI i Rames. Por ata kane me teper qejf valevitjen e FOTOGRAFIVE, te cilat gjithashtu per mua nuk perbejne argument.
------------------------------------


nuk kuptoj pse duhet te pergjigjet rama per punen e Brojkes????????????!!!!!!!!!!!!!
Aftesia per te terhequr fonde apo per te mbledhur taxa eshte nje mba meritat e Rames ne drejtimin e bashkise se tiranes


------------------------------------
Megjithate une po marr vetem nje shembull per te treguar shpenzimet marramendese te kryetarit. Vetem nje abazhur ndane trotuareve perballe ministrive, Lanes si dhe rruges se durresit, kushton sipas asaj qe deklarohej ne projektet e bashkise rreth 1300 dollare.Vetem po te numerosh ambazhuret e ketyre rrugeve besoj se kane per t’a kaluar buxhetin vjetor te Brojkes.
1. pra duket qarte qe ka nje buxhet goxha te majme
2. kush nga banoret eshte dakort qe me kaq para te bliheshin abazhure dhe te mos rregullohej rruga e Berrakes p.sh. q= u tha m= lart, te regulloheshin te gjitha kanalet e ujerave te zeza neper lagjet ku jane prishur tubacionet, si dhe c’te tepronte te shpenzohej per kopshtet e femijeve qe jane per faqe te zeze, ku nuk gjen as krevat per femijen.
3. si mundet qe nje kryetar t’i lejoje vetes luksin e harxhimit te nje shume kaq te madhe per ambazhur, ne nje popull kaq te varfer?! Kur rruget tona, jane pertoke, kur shkollat, kopshtet cerdhet jane jashte cdo standarti, kur ky popull nuk ka buke, drita, uje, kur spitalet tona funksionojne vetem per morg, kur shkalla e papunesise eshte e tille qe po i perze jashte shtetit gjithe te rinjte. Kur pensionistet s’kane ilace, kur femijet s’kane ku te luajne, kur me mijera njerez jane pa shtepi etj.......................?!
----------------------------------------------


eshte ceshtje vizioni drejtues
si ajo e ngyrave te pallateve
Preferoi me shume te jepte optimizem sesa te shtronte 100 meter rruge.
Une jam dakort me Ramen ne kete pike dhe Tiranasit treguan se ky vizion eshte i efektshem.
Problemi eshte NGA DUHET FILLUAR?????
Rama beri zgjedhjen e tij dhe une jam krejtesisht dakort
Fillohet nga zgjimi, larja e syve, veshja, udhetimi per ne pune, planifikimi i aktiviteteve, kryerja e aktiviteteve, nje shtetije pasdite ne bulevard e ndonje lulishte...
Sa rendesi ka optimizmi?
Sa rendesi ka imazhi?
Sa rendesi ka besimi se gjerat mund te ndryshojne?

Une them se kane shume rendesi dhe jane te domosdoshme per te filluar (se ne ate faze eshte tirana - ne zgjim apo fillim)
Une mendoj se edi ka zgjedhur menyren me te mire per te invesuar - une jam dakort me vizionin e tij.
ESHTE ME MIRE QE ATE 1 LEK NE BUXHET TA HARXHOJ PER KONOTIERE APO PER KEMISHE???? Rama thote se eshte me e rendeshishme kemisha per te filluar pune
shrug.gif
Une jam dakort me ramen

PS. hidhi nje sy edhe investimeve ne kanalizime etj se mbase ka bere edhe aty (meqenese nuk e dije them)


------------------------------------
4. dhe aq me teper a ben vertete kaq ky ambazhur?! Kur nje te tille te perafert mund t’a gjesh me cmim maksimumi 300 dollar me pakice. Por mund t’a gjesh fare lehte edhe me nje qind e ca, hajde dy qind dollare. Cfare te mendojme per “pastertine” e kryetarit, per te cilen ai uleret se “nuk ka burre nene, e bir kurve qe te me fuse mua doren ne xhep, per te me kerkuar parate” (te me falin lexuesit por nuk kam se si i censuroj fjalet qe kryetari i nxjerr nga pjese te pasme te trupit)?!
----------------------------------------


Mund te kerkosh ndjekje penale per kryetarin nese nuk ka ndjekur proceduren e tenderit apo nese ka abuzuar
Por ti po flet me hamendje ketu
Mund edhe te te ta falin ate ambazhurin <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
Nje te peraftert per me teper mund edhe te te lusin qe ta marresh me vete
Na trego ku mund te gjejme nje te njejte me cmim me te mire (cmim perfundimtar ne tirane - nuk e di a e ke llogaritur te montuar)
Akuza per korrupsion eshte dicka e rende dhe duhet njefare prove.


------------------------------
Se treti, ne lidhje me ngjyrat “optimiste” te pallateve, une nuk kam bere fotografi se do te te sillja disa qe jo vetem do te ta masakronin optimizmin, por do te te kallnin daten. Ngjyra optimiste!!!!!! As vete edi nuk e beson kete. Me teper se kushdo vete kryetari e ka te qarte qe JANE NGJYRA QE BIEN NE SY o popull i verbuar. Vetem keshtu mund te numerohen kollaj gjerat qe ben edi. Nejse kjo puna e ngjyrave me shume te ben te qeshesh. Eshte vertete komike kur sheh se si mund te tallet, si t’i shkrepet, nje i marre i tille me nje qytet te tere. Dhe madje akoma me qesharake eshte kur ka ca njerez (qe sigurisht te verbuar nga PUNA dhe te asfiksuar nga DJERSA e edit) i pelqejne keto ngjyra. Eshte vertete fenomen per t’u studjuar fakti se si mund t’ua prishesh shijet njerezve. Besoj vete Pavllovi do te buzeqeshte i mrekulluar duke kuptuar me te vertete rendesine e zbulimit te tij, kur sheh shtrirjen e gjere qe ky zbulim merr ne fushen psikologjike.
------------------------------------------


Te sqaroj - OPTIMIZMI NUK MUND TE QENDROJE TEK NGJYRAT NE VETVETE POP PIKERISHT NE FAKTN QE BIEN NE SY
shrug.gif
dhe tregojne se gjerat mund te ndryshojne.


------------------------------------------
Une e di se “fansat” e edit mund te brohorasin ne kor “shijet nuk gjykohen”, mjet i vetem dhe i deshperuar per t’u mbrojtur kjo fjali e turbullt. Por edhe ne qofte keshtu, kush te lejon ty, t’a lyesh shtepine time sipas qejfit tend?
--------------------------------------


vota e lire e tiranasve
dhene e rikonfirmuar


------------------------------------------
Nuk e kuptoj se c’po ndodh ne kete vend, kur sheh se si nje qytet i tere lyhet sipas gustos, apo trillit personal te nje njeriu te vetem, duke qene se shumica e njerezve nuk i duan ngjyra te tilla.
-------------------------------------------


shumica e njerezve votuan edin
shrug.gif



----------------------------------------------
Mbi te gjitha, a nuk mund te merrej nje arkitekt qe t’a gjykonte me mire kete pune dhe me pas t’a kish shqyrtuar ne nje keshill te caktuar. Ne cvend te botes kryetari i bashkise i pikturon vete pallatet ne kompjuter dhe pastaj ia jap zbatuesve t’i lyejne ashtu sic ia ka shkrepur mendja atij.
-------------------------------------------------


Mund te merreshin edhe 1000 apo 100,000 mije arkitekte
Vendimi do te mbetej ne dore te perfaqesuesit te popullit.
Ngjyrat mund te fshihen fare kollaj.

Ceshjta eshte: A VLENTE TE SHPENZOHESHIN AQ PARA PER TI TREGUAR SHQIPETAREVE (ne vecanti tiranasve) SE GJERAT MUND E DO TE NDRYSHOJNE NE KETE VEND??? A pati efektin qe pritej ideja dhe puna e edit????

UNE THEM SE PO


-------------------------------------
Nejse, uroj qe fundja kur t’i vije rradha shtepise sime, kryetari te mos jete ne ore me optimizem!
-------------------------------------


shpresojme qe te jete ne ore me pesimizem pra
thumbsup.gif



PS. Me erdhi ne mendje nje diskutim me nje ndertues (une,ndrsyhe nga kontrapedali nuk pretendoj qe ju te ndryshoni mendim por qe te kuptoni mendimin tim). Behej fjale per prishjen e nje ndertese (1000m2) dhe ngritjen e nje 10 kateshi qe do te perfshinte edhe nje pjese te oborrit (1500m2). Ai tha tekstualisht: nese do te jete Edi nuk mund te ndertoj me teper se 1500m2 ndersa po iku arrijme pa frike ne 2000m2.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

O -gene-, unë i kam parë ato statistikat që thua ti or dajë, po megjithse kom bo i hale shkollë, prap nuk i mor dot vesh. A m'i shpjegon ti të lutem?
Dhe një pyetje tjetër! A mund të më thuash se cilët janë këta donatorë që investojnë shuma të njëjta me buxhetin e caktuar?
Kam takuar një nga këta "donatorë" që kontribuon rregullisht në të ardhurat er Bashkisë së Tiranës. Është biznesmen dhe PD-ist i tërbuar! I ziu, duhet të financojë në fushatat elektorale të Edi Ramës <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> ! Në zgjedhjet e fundit kishte financuar (sipas fjalëve të tij) rreth 100 000 $ US për Edin dhe vetëm 50 000 $ US për Ngjelën. Ngjelës ia kishte dhënë për ideal kurse Ramës ia kishte dhënë që ky t'i linte hapur aktivitetin!
Ti -gene- mund të më kërkosh prova për këtë por nëse ti njeh një njeri që të vjedh me fatura atëherë do tërhiqesha! Për më tepër, (mund edhe mendosh që unë po i trilloj) kur ka dëshmi nga disa (shumë) persona për vjedhje apo korrupsion të një dikasteri apo personi, së paku hapet një hetim nga organe të PAVARURA përfundimet e të cilit duhet të bëhen publike për t'i mbyllur gojët e këqia (si puna ime)!

Dhe ate çështjen e ngritjes në lartësi s'e paske kuptu mirë ti! Në Tiranë, megjithë rregulloren e re e cila nuk lejon ndërtime mbi 9 kat (si në kohën e xhaxhit), sot merren leje ndërtimi për pallate 12 katësh dhe kjo në sajë të shumës që ti je gati të derdhësh! Këtë marrëveshje mund ta bëjë ndërtuesi (firma e ndërtimit) ose pronari i tokës! Në 3 katet e jashtëligjshme, lëshuesi i firmës arrin të marrë deri në 50% të shumës të shitjes (sigurisht paradhënie)!

Statistikat provojne se koeficenti i vdekjeve ka qene stabel, pervec periudhes se vitit 1997 ku
vdekjet mes te rinjeve e kaluan nivelin mesatar. Tabela e meposhteme tregon nje renie grad uale te
numrit te lindjeve gjate viteve te fundit. Po ashtu edhe te dhenat e fertilitetit.
Te dhena demografike per qytetin e Tiranes
1995 / 1996 / 1997 / 1998 / 1999 / 2002
Popullsia, ne 000 banore
333,9 / 391,3 / 412,6 / 423,7 / 436 / 485
Raporti lindje/vdekje
0 / 2.6 / 2.2 / 2 / 2 / 1.9
Lindjet e gjalla per 1,000 banore
0 / 10.77 / 10.72 / 9.59 / 9.76 / 9.3
Vdekjet per 1,000 banore
0 / 4.14 / 4.89 / 4.79 / 4.67 / 4.9
Marrë tek: http://www.unicef.org/albania/Albanian/publications/report-alb.pdf (faqe 12)

Ja edhe një nga gënjeshtrat (mashtrimet) e Bashkisë. Numri i vdekjeve në 2002 është po aq i lartë sa edhe në 1997. Pra nëse në 1997 ishte kulmi i vrasjeve, në 2002 ç'ka ndodhur? Kjo është qetësia dhe ulja e krimit me të cilën KRENOHET bashkia dhe partizanët e saj!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

bashkia e tiranes ka lidhje me numrin e vdekjeve???!!!!!

kete nuk e dija ne fakt
 
Top