Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!
-----------------------------------------
Me duket se duhet te diskutojme edhe se c’quajme argument tani. Per mua argumente, te pakten ne kete rast quhen ato fakte, ngjarje, veprime etj. qe deshmoje per dobesi, keqperdorim, abuzim si dhe veprime te papergjegjshme ne detyre.
--------------------------------------------
deri ketu jam dakort
-------------------------------
Dhe me siper jane renditur disa veprime te tilla te kryetarit, te cilat, per mendimin tone (tone??????????!!!!!!!!!!!!!!! - kontrapedali ankohet pse nuk i dhane leje per te ngritur nje pallat sa me te larte per te rentabilizuar-me te drejte- token e tij) deshmojne per kete.
Pra po rendis disa:
Se pari, ti fole per katastrofen e kioskave qe i paska shkaktuar Tiranes Kelmendi. Dhe une te fola per nje katastrofe edhe me te madhe per mbjelljen e Tiranes me “kioska” 15 kateshe, dhe teksa te parat ishin provizore, keto te dytat jane te palevizshme.
--------------------------------------
je i sigurt qe ndertimet pa leje ne tirane (te ashtuquajtuarat kjoska) ishin te levizshme??????
Mua me rezulton disi ndryshe
--------------------------------
Qe shtimi i numrit te pallateve vend e pavend, dhe aq me teper kur ato jane me shume kate sjell ndotje (sic edhe ka sjelle ne menyre katastrofike), kaos te trafikut, kaos infrastrukture kjo eshte mese e thjeshte per t’u kuptuar. Sjell ndotje pasi nuk eshte njesoj kur ne nje meter katror jeton nje njeri (po e marr thjesht si shembull, pasi nuk e di se sa e ka dendesine Tirana, vetem kam degjuar ne nje debat televiziv ku merrte pjese edhe kryetari qe e ka tre kater fish me teper se kufinjte e lejueshem), me rastin kur ne nje meter katror jetojne 3-4 persona. Te imagjinosh qe do te kemi 3-4 here me shume plehera, makina, sherbime qe keta kerkojne etj. Kjo sigurisht qe do te sjelle me 3-4 here me teper ndotje, 3-4 here me te renduar trafikun, 3-4 here me pak vende apo hapesira ku mund te luajne femijet (pasi cdo meter toke i thone para per kryetarin, edhe sikur te mos i fuse ne xhepin e tij thjesht taksa i ben pune per te bere nje reklame meteper), 3-4 here me pak hapesira per parkim, 3-4 here me pak uje, 3-4 here me teper ngarkese ne tubacionet e ujerave te zeza qe here pas here qelbin lagje te tera apo edhe rruge te rendesishme te qytetit tone, 3-4 here me teper nxenes ne nje klase neper shkollat e qytetit (me kane thene qe vetem ne gjimnazin Islamil Qemali, afer shtepise sime klasat kane rreth 60-70 nxenes), si dhe 3-4 here me pak hapesira per te bere shkolla te reja.
------------------------------------
je i sigurt qe rritja vertikale e siperfaqes se banimit ne tirane sjell rritje te popullsise?
a je i sigurt te rraportin shkak-efekt mbi te cilin bazon analizen
Je i sigurt qe 2 here me shume siperfaqe banimi e rritur vertikalisht do te thote 2 here me shume banore?
E di se sa m2 banese ka ne dispozicion cdo qytetar i tiranes dhe sa m2 nevojiten per te bere nje jete normale????? (eshte pyetje retorike ne fakt)
E di qe ngritja vertikale rentabilizon shfrytezimin e tokes? (sic desh kontrapedali faktikisht)
E di qe shqiperia eshte akoma nej vend me bujqesine ne vendin e pare ne PBB?????? e di qe rritja horizontale do te thote ulje e produktivitetit te vendit (e di besoj, qe kemi pak toke bujqesore ne dispozicion)
------------------------------------
Pra keshtu keto “kjoska banimi” shkaktojne edhe kaos urbanistik eshte e qarte kur cdo cope truall konsiderohet nje gjah i mire per ndertim. Vec kesaj keto ndertesa nuk respektojne as normat dhe ligjet me elementare te ndertimit, si distancat, normat per lartesine maksimale qe lejohet ne zonen ku t’i nderton, lloji i arkitektures me te cilen duhet te ndertosh. Pra, eshte e rendesishme te theksohet shkelja e ligjit, vetem e vetem per te perfituar, pasi kot nuk i shkel njeri ligjet ne kete fare feje, dhe aq me teper ne ndertim qe ben muuuu, madje eshte edhe dicka qe ngelet, por mbi te gjitha i bie ne qafe qytetarit tjeter qe ia sjell dritaren ngjitur me dritaren e banjes p.sh. Nuk mund te behen kot gjera te tilla. Por qe edhe nga aspekti arkitekturor eshte nje kaos, nje shgarravine e imazhit te qytetit tone, kjo “nuk do as men as kalem”. Fakti qe ndertesat nuk ngrihen sipas qejfit te secilit arkitekt apo firme ndertimi, pa respektuar absolutisht zonen ku nderton, eshte shume i qarte qe ne nje kaos te tille artistik ky qytet nuk mund te jete i bukur, pasi secili nderton sipas qejfit. Imagjinoni nje kor ne opera ku cdo kengetar kendon nga nje kenge me vete per qejf te vet, madje edhe orkestra luan secili per hesap te vet. A mund t’a quajme sinfoni nje zhurme te tille?! Te mos harrojme qe nuk eshte boja e pallateve ajo qe e ben te bukur nje qytet, as parku rinia e as Lana. Ajo qe e ben nje qytet te bukur ne te gjithe boten eshte ARKITEKTURA, dhe ajo e Tiranes se sotme nuk eshte me nje arkitekture, por nje katraure, prandaj mos u genjerni nga llustra.
(Nuk e di a quhen keto argumente per punen e dobet madje edhe te demshme, te papergjegjshme, per probleme te pandreqshme qe Edi i shkaktuar Tiranes? Per mua po.)
----------------------------------------------
eshte pikerish ajo rremuja qe ke pershkruar (dhe ca me keq) gjendja ne te cilen ishte tirana kur edi filloi pune.
Pikerisht vendosja e "rendit" eshte merita me e madhe e edit
Tiranen "nuk dije nga ta kapje" ca kohe me pare.
SOT ne tirane mund te diskutojme e pretendojme arktitekture dhe mire bejme.
Mund te diskutojme rast pas rasti fajin ne ndertimet jashte rregullave (distancat thoje ti?)- jane te edit, te ndertuesit te ...
Mbase ka ardhur koha qe te prishen edhe ndertimet e medha jashte ligjit. Jam krejtesisht dakort.
Por SOT mund te pretendojme kete sepse dje...
Megjithate nuk mund te pretendosh qe tirana te jete nje qyteze e qete me shtepi nje kateshe e kopshte me lule
Tirana do te jete nje metropol me shume banore dhe e vetmja menyre e rritjes do te jete ajo vertikale... nese duam te leme ndonje lulishte pa ndertesa (perndryshe parku rinia kthehet si ne '97)
------------------------------------
Se dyti, po perpiqem te te bej te kuptosh se ku qendron argumenti ne problemet e shpenzimeve, per t’iu pergjigjur pyetjes tende: -Dikush tha se ka shpenzuar shume e mund ti shpenzonte me mire - POR NUK THA AS CFARE KA SHPENZUAR DHE AS SI DO TE ISHTE ME MIRE
Une nuk mund t’a di se sa ka shpenzuar Edi, pasi i takon bashkise t’a tregoje nje gje te tille,
-----------------------
mjafton te interesohesh pak dhe e meson menjehere cfare ka shpenzuar dhe nga
fillo ketu (nuk duhej shume per ta gjetur)
http://www.tirana.gov.al/sherbime/statistika.htm
-------------------------------
perpara se te na valevise perpara hundes FOTOGRAFITE. Madje, ne qofte do te ishin vertete serbes ne punen e tyre do te ishte mire te na tregonin se sa ka qene buxheti i Brojkes, dhe sa i tyre, cfare ka bere brojka me ate buxhet dhe cfare bene ata, qe te mund te krijonim vertete nje ide te qarte se ku qendron SUKSESI i Rames. Por ata kane me teper qejf valevitjen e FOTOGRAFIVE, te cilat gjithashtu per mua nuk perbejne argument.
------------------------------------
nuk kuptoj pse duhet te pergjigjet rama per punen e Brojkes????????????!!!!!!!!!!!!!
Aftesia per te terhequr fonde apo per te mbledhur taxa eshte nje mba meritat e Rames ne drejtimin e bashkise se tiranes
------------------------------------
Megjithate une po marr vetem nje shembull per te treguar shpenzimet marramendese te kryetarit. Vetem nje abazhur ndane trotuareve perballe ministrive, Lanes si dhe rruges se durresit, kushton sipas asaj qe deklarohej ne projektet e bashkise rreth 1300 dollare.Vetem po te numerosh ambazhuret e ketyre rrugeve besoj se kane per t’a kaluar buxhetin vjetor te Brojkes.
1. pra duket qarte qe ka nje buxhet goxha te majme
2. kush nga banoret eshte dakort qe me kaq para te bliheshin abazhure dhe te mos rregullohej rruga e Berrakes p.sh. q= u tha m= lart, te regulloheshin te gjitha kanalet e ujerave te zeza neper lagjet ku jane prishur tubacionet, si dhe c’te tepronte te shpenzohej per kopshtet e femijeve qe jane per faqe te zeze, ku nuk gjen as krevat per femijen.
3. si mundet qe nje kryetar t’i lejoje vetes luksin e harxhimit te nje shume kaq te madhe per ambazhur, ne nje popull kaq te varfer?! Kur rruget tona, jane pertoke, kur shkollat, kopshtet cerdhet jane jashte cdo standarti, kur ky popull nuk ka buke, drita, uje, kur spitalet tona funksionojne vetem per morg, kur shkalla e papunesise eshte e tille qe po i perze jashte shtetit gjithe te rinjte. Kur pensionistet s’kane ilace, kur femijet s’kane ku te luajne, kur me mijera njerez jane pa shtepi etj.......................?!
----------------------------------------------
eshte ceshtje vizioni drejtues
si ajo e ngyrave te pallateve
Preferoi me shume te jepte optimizem sesa te shtronte 100 meter rruge.
Une jam dakort me Ramen ne kete pike dhe Tiranasit treguan se ky vizion eshte i efektshem.
Problemi eshte NGA DUHET FILLUAR?????
Rama beri zgjedhjen e tij dhe une jam krejtesisht dakort
Fillohet nga zgjimi, larja e syve, veshja, udhetimi per ne pune, planifikimi i aktiviteteve, kryerja e aktiviteteve, nje shtetije pasdite ne bulevard e ndonje lulishte...
Sa rendesi ka optimizmi?
Sa rendesi ka imazhi?
Sa rendesi ka besimi se gjerat mund te ndryshojne?
Une them se kane shume rendesi dhe jane te domosdoshme per te filluar (se ne ate faze eshte tirana - ne zgjim apo fillim)
Une mendoj se edi ka zgjedhur menyren me te mire per te invesuar - une jam dakort me vizionin e tij.
ESHTE ME MIRE QE ATE 1 LEK NE BUXHET TA HARXHOJ PER KONOTIERE APO PER KEMISHE???? Rama thote se eshte me e rendeshishme kemisha per te filluar pune
Une jam dakort me ramen
PS. hidhi nje sy edhe investimeve ne kanalizime etj se mbase ka bere edhe aty (meqenese nuk e dije them)
------------------------------------
4. dhe aq me teper a ben vertete kaq ky ambazhur?! Kur nje te tille te perafert mund t’a gjesh me cmim maksimumi 300 dollar me pakice. Por mund t’a gjesh fare lehte edhe me nje qind e ca, hajde dy qind dollare. Cfare te mendojme per “pastertine” e kryetarit, per te cilen ai uleret se “nuk ka burre nene, e bir kurve qe te me fuse mua doren ne xhep, per te me kerkuar parate” (te me falin lexuesit por nuk kam se si i censuroj fjalet qe kryetari i nxjerr nga pjese te pasme te trupit)?!
----------------------------------------
Mund te kerkosh ndjekje penale per kryetarin nese nuk ka ndjekur proceduren e tenderit apo nese ka abuzuar
Por ti po flet me hamendje ketu
Mund edhe te te ta falin ate ambazhurin <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
Nje te peraftert per me teper mund edhe te te lusin qe ta marresh me vete
Na trego ku mund te gjejme nje te njejte me cmim me te mire (cmim perfundimtar ne tirane - nuk e di a e ke llogaritur te montuar)
Akuza per korrupsion eshte dicka e rende dhe duhet njefare prove.
------------------------------
Se treti, ne lidhje me ngjyrat “optimiste” te pallateve, une nuk kam bere fotografi se do te te sillja disa qe jo vetem do te ta masakronin optimizmin, por do te te kallnin daten. Ngjyra optimiste!!!!!! As vete edi nuk e beson kete. Me teper se kushdo vete kryetari e ka te qarte qe JANE NGJYRA QE BIEN NE SY o popull i verbuar. Vetem keshtu mund te numerohen kollaj gjerat qe ben edi. Nejse kjo puna e ngjyrave me shume te ben te qeshesh. Eshte vertete komike kur sheh se si mund te tallet, si t’i shkrepet, nje i marre i tille me nje qytet te tere. Dhe madje akoma me qesharake eshte kur ka ca njerez (qe sigurisht te verbuar nga PUNA dhe te asfiksuar nga DJERSA e edit) i pelqejne keto ngjyra. Eshte vertete fenomen per t’u studjuar fakti se si mund t’ua prishesh shijet njerezve. Besoj vete Pavllovi do te buzeqeshte i mrekulluar duke kuptuar me te vertete rendesine e zbulimit te tij, kur sheh shtrirjen e gjere qe ky zbulim merr ne fushen psikologjike.
------------------------------------------
Te sqaroj - OPTIMIZMI NUK MUND TE QENDROJE TEK NGJYRAT NE VETVETE POP PIKERISHT NE FAKTN QE BIEN NE SY
dhe tregojne se gjerat mund te ndryshojne.
------------------------------------------
Une e di se “fansat” e edit mund te brohorasin ne kor “shijet nuk gjykohen”, mjet i vetem dhe i deshperuar per t’u mbrojtur kjo fjali e turbullt. Por edhe ne qofte keshtu, kush te lejon ty, t’a lyesh shtepine time sipas qejfit tend?
--------------------------------------
vota e lire e tiranasve
dhene e rikonfirmuar
------------------------------------------
Nuk e kuptoj se c’po ndodh ne kete vend, kur sheh se si nje qytet i tere lyhet sipas gustos, apo trillit personal te nje njeriu te vetem, duke qene se shumica e njerezve nuk i duan ngjyra te tilla.
-------------------------------------------
shumica e njerezve votuan edin
----------------------------------------------
Mbi te gjitha, a nuk mund te merrej nje arkitekt qe t’a gjykonte me mire kete pune dhe me pas t’a kish shqyrtuar ne nje keshill te caktuar. Ne cvend te botes kryetari i bashkise i pikturon vete pallatet ne kompjuter dhe pastaj ia jap zbatuesve t’i lyejne ashtu sic ia ka shkrepur mendja atij.
-------------------------------------------------
Mund te merreshin edhe 1000 apo 100,000 mije arkitekte
Vendimi do te mbetej ne dore te perfaqesuesit te popullit.
Ngjyrat mund te fshihen fare kollaj.
Ceshjta eshte: A VLENTE TE SHPENZOHESHIN AQ PARA PER TI TREGUAR SHQIPETAREVE (ne vecanti tiranasve) SE GJERAT MUND E DO TE NDRYSHOJNE NE KETE VEND??? A pati efektin qe pritej ideja dhe puna e edit????
UNE THEM SE PO
-------------------------------------
Nejse, uroj qe fundja kur t’i vije rradha shtepise sime, kryetari te mos jete ne ore me optimizem!
-------------------------------------
shpresojme qe te jete ne ore me pesimizem pra
PS. Me erdhi ne mendje nje diskutim me nje ndertues (une,ndrsyhe nga kontrapedali nuk pretendoj qe ju te ndryshoni mendim por qe te kuptoni mendimin tim). Behej fjale per prishjen e nje ndertese (1000m2) dhe ngritjen e nje 10 kateshi qe do te perfshinte edhe nje pjese te oborrit (1500m2). Ai tha tekstualisht: nese do te jete Edi nuk mund te ndertoj me teper se 1500m2 ndersa po iku arrijme pa frike ne 2000m2.