Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!
“Cdo njeri me qe ka sy ne balle, e shohin vete efektin e punes se tij”, kete refren jam mesuar ta degjoj kudo, neper media, neper tavolina kafenesh, neper urbane etj, kudo nga te verbuarit nga njeriu fasade i politikes shqiptare. Pikerisht, syte ne balle jane per t eshikuar, por jo per te gjykuar. Kur gjykojme nuk marrim para sysh vetem ate qe shihet, por edhe ate qe fshihet. Ndaj te verbuarit nga lustra e kryellustraxhiut te kryeqytetit duhet te vene ne perdorim edhe shqisat e tjera pervec te parit. Por edhe sikur te niseshim vetem nga ajo qe shoim, varet se ku e hedh shikimin. Nese quan qytet vetem ministrite, dhe lanen, atehere vertete eshte bere goxha pune, por nese u hedh nje sy pjeseve te mbetura te Tiranes e sidomos periferive satehere nuk kemi te bejme aspak me nje qytet, dhe aq me teper me nje metropol, por me ate qe Fatos Lubonja do t’aquante “fjetore”.
Te thuash se eshte bere pune ne Tirane se u koqen kioskat eshte vertete qesharake. Dhe menyra e pasjellshme se si e servir Edi Rama kete trofe duke vjelle vrer ndaj paraardhesve te tij eshte teper e neveritshme. Kjo pasi ne kohen kur jane ngritur kioskat, situata politike dhe ekonomike ishte krejt tjeter. Vendi vinte nga nje izolim total, dhe nje ekonomi e centralizuar plotesisht ku “privati” nuk ekzistonte. Ateher u duhej dhene dore e lire individeve ne menyre qe te mund te fitonin njefare pasurie te cilen mund t’a investonin diku ne ndonje sektor te ekonomise. Vec kesaj populli kerkonte punesim, dhe me kioskat, ndonese pergjithesisht fiktiv, behej njefare punesimi. Normalisht qe kioskat nuk mund dhe nuk do te ishin definitive, do te vinte nje dite qe do te hiqeshin, ndonese per mua, ky proces nuk duhej te behej ashtu sic u be, por te ndiqej njefare gradualiteti, pasi nuk mund t’i hedhesh ne rruge njerezit brenda dites.
Por problemi qendron tek keto “kioskat” 13-15 kateshe, me leje qe bashkia lejon te ngrihen vend e pavend. Hajde shembi keto. Dhe per mua ky eshte nje nga shkaterrimet me te medha qe po i behen Tiranes. Le qe njehere keto pallate te cilave Edi u jep leje duke u marre nga nje shume te majme si takse (per arken e baskise, behet fjale per aspektin e dukshem te taksave te kripura te bashkise, se per ate te nendheshmin nuk eshte vendi te flasim), pra keto pallate shpesh ngrihen ne vende ku normat dhe rregullat e urbanistikes e ndalojne ne menyre te prere (shihni pallatin e ri qe ngrihet si perbindesh ne krah te pallatit te kongreseve, qe eshte nje katastrofe e vertete per vendin ku po ngrihet).
Ne mjaft deklarata te Kryetarit te sotem te bashkise, kam degjuar qe ai ben fjale per “vizionin e tij per te ndertuar lart”, gje qe sjell qe Tirana te mbushet me pallate shume kateshe. Dhe perse pra ky vizion?! Fare e thjeshte per t’u kuptuar, toka kushton, dhe duke lejuar pallate te larta, perfundimi do te ishte, “me shume paar ne arken e bashkise (nuk po them ne xhepat e kryebashkiakut).
Dhe cili eshte perfundimi?
-Nje trafik tmerresisht i renduar, ku duhet me teper se nje ore per t’i rene nje xhiro unazes.
-Nje ndotje e mjedisit ne mbi tre, kater fish nga qytetet me te ndotura te Europes (e cila shquhet per ndotje te madhe). Dilni nje xhiro ne malin e dajtit dhe po mundet gjejeni ku eshte Tirana ne mes te nje reje tymi qo do te shihni perballe!
-Mungese te ujit te pijshem neper shtepi, pasi normalish tubacionet e ujesjellesit nuk jane bere per te perballuar nje ngarkese te tille.
-Po keshtu edhe probleme jo te vogla me kanalizimet e ujera te zeza qe shperthejne here pas here duke parfumosur qytetin, apo edhe duke perlyer lagjet ku shpesh luajne femijet.
-nje mungese e theksuar infrastrukture ku perfshihen mungesa ne, hapesira dhe sheshe per te luajtur femijet, si dhe per te pushuar banoret, mungesa te theksuara per parkim, etj.
-mungesa e qetesise dhe e intimitetit ne shtepine tende pasi mjafton te hapesh dritaren dhe rrezik te hyje era e gazrave qe leshon komshiu perballe qe e ka dritaren perballe me tenden. (nejse, kjo ka edhe te mirat e veta se mund te shkembesh me komshiun cigare pa problem, se kaq ngjitur i bejne pallatet). Normalisht as qe behet fjale ketu per te zbatuar ligjet e ndertimit.
-lere pastaj estetiken e qytetit kur nje pallat eshte i shkurter, nje i gjate, nje i gjere e nje i ngushte, nje i kuq e nje jeshil, njeri kthyer ketej e nje andej. Te mos flasim per artin me te fundit te kryetarit, ate te bojaxhiut qe e ka bere qytetin si nje lunapark. Sigurisht e gjithe kjo panorame tregon me se miri shpirtin kaotik te shqiptarit, sidomos ne nje kohe postdiktatoriale si tranzicioni qe po kalojme.
Nuk po zgjatem me, por po e mbyll duke kerkuar qe te jemi me te ftohte dhe me kerkues ne gjykim dhe te mos genjerhemi nga fasada qe tentojne te fyejne inteligjencen e qytetareve edhe sikur vetem nga fakti qe jane lyer vetem nga ana e dukshme.