Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

komino

Valoris scriptorum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

kujtoj thjesht vitet perpara se rama te fillonte pune.
Kujtoj gjendjen ne te cilen gjeti tiranen

Nga ai shkrimi ke mbajtur vetem ato qe te duket se i vijne per shtat mendimit tend
Dikush tjeter mund te mbaje ato qe i vijne per shtat mendimit vet (te kundert me tendin)

UNE E KAM LENE TE GJITHTIN PER ATA QE DUAN VERTET TA LEXOJNE ME MENDJE TE KTHJELLET E TE GJYKOJNE VETE (nuk besoj se nje shkrim aq te shkurter ka nevoje ta thjeshtoj une apo ti)

PS. Jo po nqs nuk i mban mend rruget <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> shko shih ato fotot

Here tjeter te pakten mos manipulo shkrime qe jane kaq publike
 

pippo

Primus registratum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

Ore me ty u dashka te fliske troç i ke pare periferit e Tiranes ku njerzit e bejn mutin ne baçe e pastaj hypin ne bmw e vijne ne qender e duan te te shtrengojne doren.......... se skan as kanalizime ujrash si te bardha e as te zeza ti do thush pse erdhen ja qe erdhen e tashme jane aty e bejne pjese ne qytet per mendimin tim ky eshte problemi me kryesor per Tiranen, ne qoftese do ta dish leket per mendimin tim edhe pse do ishin pak do kisha deshiren te ishin shpenzuar te gjitha ne kanalizime per ujrat e per energjine qe sa vjen e behet me keq. Leket ku i gjen eshte shume e thjesht Taksa mik taksa sidomos per atomjetet ne tirane njerzit e shperdorojne makinen, taksa te larta per makinat luksose e te fuqishme(sidomos benzave, jo per ato qe sherbejne me tregti) taksa akoma me marramendse per ata qe kane makine te dyte jo per gje po lluksi paguhet ne te gjithe boten, e ke per ta pare sa me pak makina do levizin e rruget do kene shume me pak nevoje per mirembajte.Zgjidhe mund te kete sa te duash po mesa shoh ju pelqeka e jeni me se te kenaqur me ate qe keni bere e rrini ne kafene e i bini gjoksit vazhdoni keshtu se bojrat nja 3-4 vjet zgjasin (sidomos ato te forta se dielli mesdhetar nuk te fal) e rrifilloni nga e para.

Pune per te gjithe_artista bojaxhinj ne bashki.

ps.gjithe ato qe tregon ti jan thjesht kthim i trotuarve e rrugve ne gjendjen siç ishin. asgje e re NDONJE GJE ME TE VERTET TE RE ESHTE BERE ::::: ??
apo keni bere kullat_bukur shume bukur hap dritaren se shef komshiun tu bo dashni po deshe zgjati doren se arrin.
 

pippo

Primus registratum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

ps. me mire nje kritik se sa 1000 lavderime, se eshte i vetmi mjet qe te ndihmon te shkosh perpara po ju akoma .........
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

fatkqesisht une nuk kam bere asgje
shrug.gif


per taxat jam dakrot me ty.

pjesa tjeter eshte ceshjte preference.

sic te thashe, une jam dakort me preferencat e edit (dhe shumica e tiranes eshte dakort me edin) ndersa ti mendon ndryshe.
je shume i lire ta mendosh si te duash
Punen qe beri ne qender duhet ta kish bere ne bathore apo allias?
Mbase
shrug.gif

Une mendoj se beri mire qe e nisi me qendren <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />

Ti ke prioritete te tjera? shko hidh kandidaturen ne bashki dhe keshtu pyesim qytetaret se cfare prioritetesh kane.

heren e fundit qe i pyeten thane (dy here biles se nje nuk mjaftonte) se ishin dakort me edin

Mund te kishte harxhaur kohen e parate per te bere pune te tjera? SIGURISHT
A ka akoma pune per te bere? JASHTEZAKONISHT SHUME - dhe pikerisht per kete arsye une do i jap voten time nje personi qe ka treguar se nuk ka as frike e as turp nga puna. Do i jap voten time nje personi qe nuk lejon anje ta demotivoje ne punen e tij (dhe tonen)


PS. edhe une jam dakort qe tirana ka qene me e bukur ne '89 se sot por sot eshte shume me e bukur se ne '98
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

kritikat jane te pakten te dy llojeve

ndertuese e shkaterruese

ato te kesaj teme mu duken shkaterruese per vete faktin se nuk pranojne realitetin.


nese vertet do te dish ce cfare mendoj une per kritikat mund te fizitosh forumin e bashkise se tiranes (me duket se eshte me difekt tani) dhe do te shohesh sa me pelqejne kritikat

te thashe edhe me pare (po mbase nuk e ke lexuar) se edi i ka marre parasysh shume nga kritikat qe iu bene gjate fushates elektorale ne forumin qe kish krijuar
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

Nga ai shkrimi ke mbajtur vetem ato qe te duket se i vijne per shtat mendimit tend
Dikush tjeter mund te mbaje ato qe i vijne per shtat mendimit vet (te kundert me tendin)
E shef Gene? Ti akuzon të tjerët për atë që bën vetë gjithë kohës! Dhe kur thua që mosha nuk ka të bëjë më lejo të të vërtetoj të kundërtën! Do ta filloj me atë që ti pretendon se ishte një nga skifot e PD, me kioskat!

Në 90-92 Shqipëria filloi proçeset demokratike të paraprira nga disa proçese ekonomike! Në 1990 Ramiz Alia nxorri ligjin për shpërbërjen e kooperativave bujqësore dhe shpërndarjen e tokave fshatarësisë. Industria që egzistonte u paralizua dhe shumica e punëtorëve u hodhën në grevë për kushtet tejet të vështira të punës si dhe për pagat e ulta, mungesat në ushqime, etj. Sektori i minierave, ku shumica e minatorëve ishin të dënuar politik, u bllokua totalisht në momentin që presidenti Alia dha amnistinë për të burgosurit politikë!
Në trazirat e dhjetor 1991 - shkurt 1992, shumë objekte shtetërore u shkatërruan nga mllefi i popullatës ndaj çdo gjëje kolektive! Pra u kalua nga një shtet në krue të kolektivit në shtet në krye të individit! Më keq akoma, pothuajse askush nuk dëshironte më të punonte e disa (që mund t'i emërtojmë si banditë, huliganë, etj.) individë arritën deri aty sa të shkatërronin edhe ato makina që ishin akoma në gjendje pune (në kohë të xhaxhit quhej sabotim)! Megjithatë disa ndërmarrje kryesisht të mesme apo të vogla arritën të mbijetojnë por me probleme madhore financimi (punëtorët kanë ndenjur edhe me muaj pa pagesë)!

Me pak fjalë kjo ishte gjendja ekonomike e Shqipërisë kur erdhi në pushtet PD (apo Sala)! Ideja e PD në atë kohë ishte ta fillojmë nga zero dhe nuk kishin në fakt shumë zgjidhje!

Ndër strategji të tjera të rritjes ekonomike të përdorura nga PD, ishte edhe lejimi apo stimulimi i kioskave private përkohësisht. Kjo strategji do të lejonte krijimin e një klase të mesme me fuqi modeste investimi në të ardhmen (kjo u arrit. Lokalet me të cilat mburren shqiptarët sot janë bërë pikërisht nga ata që kishin më parë kjoskat. Gjithashtu, shumë firma materialesh ndërtimi, garazhde, apo dyqane mobiljesh, veshjesh, etj. e kanë filluar aktivitetin e tyre nëpër kioska)!
Për më tepër kjo strategji do të bënte të mundur punësimin e një pjese të popullsisë (sado e vogël) në një kohë që papunësia ishte në kulmin e vet!
Rreth viteve 95-96, ritmi i kioskave me leje ra ndjeshëm dhe dyqanet e reja filluan të hapeshin në katet e para të pallateve (fenomen pak i përhapur deri në atë moment)! Shumë familje filluan të shesin apartamentet e tyre në kat të parë dhe njË pjesë u hodhën me kokë tek firmat ndëkohë që një pjesë tjetër i investuan në sektorë të ndryshëm!

Një strategji tjetër e zhvillimit ekonomik të vendit ishte privatizimi i ndërrmarrjeve të vogla e të mesme si dhe copëzimi i kombinateve e i ndërrmarrjeve të mëdha! Kjo strategji pati gjithashtu sukses të ndjeshëm pasi shumë nga ndërrmarrjet që i shpëtuan 90-92 u vunë në punë dhe filluan prodhimin. Shumica e këtyre ndërrmarrjeve ishin në në sektorin e dytë të ekonomisë dhe impakti i tyre ishte modest në ekonominë e Shqipërisë! Është për tu theksuar futja masive e investimeve të huaja në periudhat 94-96 si dhe një modernizim gradual i prodhimit!

Një strategji tjetër ekonomike ishte edhe KRIMI! Pak për pamundësi të shtetit për të vendosur pushtetin në çdo cep të vendit dhe pak për strategji ekonomike, krimi lulëzoi në disa zona të Shqipërisë, kryesisht në Vlorë dhe Tiranë!

Një shtysë tjetër e ekonomisë shqiptare gjatë pushtetit të PD ishte dhe thyerja e embargos ndaj ish-Jugosllavisë në kohën e luftës në Bosnje-Hercegovinë! Fillimisht ky ishte një aktivitet modest i disa individëve që filluan të modifikonin rezervuarët e makinave madje edhe të instalonin fuçi në makinat e tyre dhe e dërgonin në Mal të Zi. Tjetër "eksport" i asaj kohe ishte edhe hekuri kaq i nevojshëm në kohë lufte! Kjo bëri spastrim të atyre hekurishteve në ndryshkje e sipër por duke patur parasysh mendjen e shqiptarit, u kalua në ekstrem dhe u prishën edhe objekte në gjendje të plotë pune apo u eleminuan pusetat nëpër rrugët e qyteteve të Shqipërisë!
Me kalimin e kohës kjo tregti e "paligjshme" u monopolizua nga pushtetarë dhe kjo ishte fillimi i rënies së reputacionit të PD në Shqipëri!

Tani Gene, a i vinë të gjitha këto që kam shkruar për shtat edhe zotërisë tende? Apo ke qenë aq i logël sa nuk i mban mend? A ishte gabim ajo ideja e kioskave, ose më mirë ti në atë kohë, a do kishe vepruar njëlloj (të kujtoj që në gjithë lindjen u hapën kioska dhe kjo ishte një metodë e sugjeruar nga vendet e zhvilluara)?
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

nuk po arrij te kuptoj rolin pozitive te kjoskezimit te ekonomine shqipetare
shrug.gif


ke shkruar shume pa thene asgje me duket

si ndikuan gjithe ato kjoska (merr shih nje foto te tiranes ne '96-'97 qe te kuptosh per cfare po flas) ne zhvillimin ekonomik te vendit??????!!!!!!

erdhen njerez nga fshatra e nga male e bene ne qender te kryeqytetit nga nje kjoske ku edhe flinin edhe hanin edhe shurronin (prapa kjoskes kete)

Tirana nuk egzistonte me
Nuk mblidheshin taxa (ashtu si duhet them) e shteti nuk egzistonte me.
Duhet te ndertohej nje ekonomi tregu por konkurenca e tipit rrumpallist e shkaterroi krejtesisht (se ashtu konkurohej me kjoska)
Asgje nuk mund te planifikohej me ne tirane.
shkaterruan rrjetin elektrik e ate hidrik (kjoskat donin korent per te bere qofte dhe o burra ta veme kavon ne kabine elektrike - o burra te cajme tubat e ujit se tonat jane)
As qe mund te behej fjale qe te kerkohej apo planifikohej ndonje rruge apo kanal shkarkimi ne tirane.
Strategjine e zhvillimit ekonomik (ne te cilin disa - shume pak - kjoska me leje duhet te luanin nje rol ndihmes) te bere nga bota, rrumpallistet e kuptuan deri aty ku paten mend dhe i meshuan kjoskave qe i sillnin elektorat e mbeshtetes ne tirane (shtepia+dyqani i qelbur+shurrtore).

Nuk eshte menyra se si u planifikuan (edhe ketu mos hajde te me tregosh ndonje rol vendimtar te kjoskave ne ekonomi pasi ne shqiperi nuk mungonin dyqanet por prodhimi) por ishte gjendja reale ne tirane ajo qe ishte dhjere fare nga rrumpallistet.

Mbase ti mendon qe edi nuk duhet te kish prishur "kjoskat" qe mbine si kerpudhat pas shiut ne tirane!!!!!!!!!!

Atehere vazhdo meshoji mendimit tend se mire e ke
thumbsup.gif

Mos hajde te pakten te fyesh inteligjencen time e te me tregosh vleren e madhe qe kjoskat paskan luajtur ne ekonomine shqipetare.
Dhe mjaft me kete muhabet se eshte i nje niveli aq te ulet sa nuk po me motivon fare ne diskutim.

ti thua FLUTURON GOMARI!!!!
po mire si duash ti FLUTURON
wave.gif
 

Bukuroshja

Primus registratum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

O Edi e ke bo Tironen si kosh bojnash

...hahahah ...lol...
 

Gysi

Primus registratum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

Sinqerisht kur lexoj disa nga postimet e tua Gene me duket sikur lexoj “Edukaten morale dhe politike”, tekst shkollor per tetevjecaret, qe une e kam bere kur kam qene fillore si dhe nje pjese ne 8 vjecare. Historikisht artikulimi politik propagandistik ne shqiperi ne kohe te xhaxhit kryhej ne kete menyre: nxij sa te mundesh periudhen e meparshe, dhe pastaj paraqiti me penelata ngjyrash te ndezura e me drite verbuese “ditet e lumtura qe gezojme ne sot”. Mos do te na thoni se Tirana ne kohe te Sales ka qene kenete, ashtu sic thoshte shoku Ta’rras, per gjithe Shqiperine? Pra erdhi Rrumpalla e beri hale, erdhi Kellira e beri bahce me lule, apo shkemb graniti
eek.gif
, merre si te duash!
Edi Rama perhere me ka kujtuar Enverin, dhe madje mund te permend nje mori tiparesh ne karakterin e tij, qe me shtyjne te krijoj bindjen se ai njeri po hipi njehere ne pushtet (po lart jo deri ketu ku ka hipur) ai do te behet nje diktator i perkryer. I ka te gjitha vetite: demagogjine e perkryer, mungesen absolute te tolerances, ambicien dhe egon ne maksimum, vullnetin e hekurt per t’i cuar deri ne fund marrezite e tij, delirin e madheshtise, mungesen e skrupujve, moskokecarjen per hallet e njerezve, shto ketu dhe mediokritetin e nevojshem per te vepruar edhe aty ku eshte i paafte. Veti keto qe nuk besoj se kane lene diktator pa karakterizuar. Por shyqyr qe ustallare si Nano, nuk mund t’a lene kollaj gomarin t’ia “hipe” mushkes. Atehere do t’a kishe njohur mire Edin, dhe do te hyje si mjaft te tjere ndaj regjimit komunist, ne grupin e madh te te penduarve, sigurisht nese do te kishe ndopak dinjitet.

Tani ti i ironizon te gjithe qe perpiqen te shprehin nje opinion te ndryshem nga ty, ne lidhje me Ramen, se i marrin te dhenat ne seline e PD-se apo tek dr. Rrumpalla e ku t’a di une, ndersa vete ne cdo rrjesh na sjell, fakte nga adresa e internetit te Edit, nga forumi qe ka hapur bashkia, nga fjalimet e Edit neper komisione parlamentare. Nuk po e kuptoj se kush eshte perdorues me i mire i coppy/paste-it ketu, ne menyre qe te kuptoj rrjedhimisht edhe se kush e ve vertet trurin ne pune? <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
Ti nuk pertove te na sjellesh (megjithese une pertova t’a lexoj, c’eshte e verteta, pasi e kam ndjekur atehere ne televizor) te gjithe fjalimin karnavalesk (“me gjym, thote dr. Rrumpalla) te mbajtur ne komisionin parlamentar te ngritur per te gjykuar punen e tij, dhe normalisht nuk kishe se si te sillje (sic edhe do te ishte me mire per nje debat me nivel) diskutimet e “pales akuzuese”, ne menyre qe t’a kishim me te qarte tablone e akuzave dhe kunder akuzave. Sigursht ku mund t’i gjesh akuzat kur Mr. Kellira (sic e quan Kryetarin Dr. Rrumpalla), nuk i la te degjoheshin as ne komision duke perdorur “gjymin”, e jo me t’i paraqese ne faqen e tij. Dhe meqe e permende ate komisoin, Rama aty ka treguar me se miri dobesine e vet, pasi:
- Shperfilli dhe fyu ne menyre flagrante institucionin me te larte te shtetit, parlamentin, perfaqesuesit e te cilit jane zgjedhur me te njejtat vota qe eshte zgjehdur edhe ai
- Shkeli ligjet e shtetit per detyrimin ligjor dhe pergjegjesine qe eshte i detyruar te mbaje ndaj parlamentit
- Shkeli te gjitha normat dhe rregullat e nje debati normal ku palet degjojne dhe respektojne njera-tjetren megjithese ndonjeri edhe mund te shpife. I takon atij qe eshte me te drejten t’a hedhe poshte me argumente shpifjen, gje qe do te ishte ne favor te tij.
- Ka treguar dobesi ne durimin dhe gjakftohtesine qe duhet treguar ndaj cdo akuze, kur normalisht je i paster, gje qe une e konsideroj frike nga e verteta. Fakti qe ai nuk pranoi t’i pergjigjej pyetjeve qe nevojiten bere ne nje komision hetimor, deshmon per frike nga rezultatet qe njerezit do te kuptonin nga ky hetim publik.
- Dhe vec te tjerash tregoi thjesht karakterin e vet prej kllouni, gje qe e zbulon personalitetin e tij te dobet, i ngjashem me ate te deshumar ne mitingun e PS nje fushate me pare teksa cirrej si i semure psiqik: OOOOO DOKTOOOOORRRR! Ky karagjozlle tregon vertet nivelin njerezor, por dhe mendor te kryetarit, karakter qe sic e kam theksuar edhe me lart i shkon pershtat mjaft mire nje goreje.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

Ti vazhdo e hapi mire syte per te pare punen “e mire” te bere nga Edi dhe mbylli perpalle problemeve te medha qe ai i ka hapur kryeqytetit, perballe shkaterrimit me mbjellje kioskash 15 kateshe jashte cdo kriteri urbaniztik, por edhe te pranueshem per kushtet e Tiranes te papregatitur me infrastrukturen e duhur per ndertime te tilla, dhe ke me ia pa hajrin me vone kesaj pune, kur te marresh arratine (nese do te jesh i pasur) per te jetur ne ndonje vile ne periferi, pasi qyteti do te jete bere teresisht i pabanueshem. E kjo, vetem e vetem per te vjele ndonje perqindje nga keto pallate se normalish, sa me i madh pallati, aq me e madhe eshte llokma e perqindjes.
Sigurisht, qe perderisa ti as qe denjon t’i hapesh syte ndaj ketyre problemeve te stermedha, eshte e kote te pres ndonje pergjigje prej teje. Ti do te vazhdosh te numerosh “punet” me te cilat argetohet edi gjate orarit zyrtar ne bashki.
goofy.gif

D.m.th. sipas teje (normalisht sipas reklamave te Edit ne Internet) “PUNE” eshte:
-te lerosh rruge per bicikleta (si ne Kine plako)
-te mbash mbyllur per makinat qendren e Tiranes cdo mbasdite
-te kontrollosh firmat e ndrertimit qe te mosbejne shume pluhur (dhe si per dreq prape jemi qyteti me ndotje me te madhe ne Europe, duke e kaluar disa here edhe qytetin me te ndotur te saj)
-te besh disa rruvija ne per rruge nga njehere ne sene (qe po t’a veresh me vemendje, po te kishe perdorur nje boje me te mire nuk mund te fshiheshin kaq shpejt vijezimet e rrugeve, po sigurisht ai di te lyeje me boje vetem lart, si i gjate qe eshte, keto te poshtemet nuk i lyen mire)
-si dhe te pastrosh letrat qe hedhin njerezit ne toke ne parkun e liqenit.
shrug.gif
shrug.gif
shrug.gif


Sigurisht keto ishin sherbime dhe mos u merzit se nuk i harron njeri rruget, si dhe zanatin me te preferuar te piktorit deshtak, bojaxhiun.

Ndersa per bomben urmanistike te pallateve te ndertuara jashte normave te lejuara, jashte parametrave te lejuar, jashte mundesive normale qe te lejon qyteti, asnje fjale! Sigurisht ne pranojme ate kritike qe na ledhaton, ate kritike qe na pelqen ne, ate kritike qe duket sikur na lavderon. Dhe jemi plotesisht te hapur, madje i mirepresim kritika te tilla! Kjo po qe do te ishte nje opizite e mire per “Kryetarin”.
 

EB

Primus registratum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

Shume te ekzagjerume e ke kete titullin e temes ti mo lal.

Kur robt nuk marrin vesh me ligj te shkruar qe jane duke ndertuar pa leje mire ia ka bere Edi. Ca shqipetare duhet te trajnohen me jetu si njerez se koncepti nuk i vjen ne menyre naturale.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

gysi

:rockband: (dmth bjeri se i bi bukur)

edhe per ty fluturon gomari mos ki merak fare se nuk te kundershtoj

FOTOGRAFI E FAKTE

nuk ka nevoje per asnje koment
thumbsup.gif


a i pelqejne tiranasve ngjyrat e pallatet e medha ta thane me se mire ne zgjedhjet e fundit

ca kerkon me teper????????!!!!!!!!!!!

FOTOGRAFI DHE FAKTE PER ATA QE DUAN TE HARROJNE
thumbsup.gif


Me duket cudi te vazhdoj te diskutoj me persona qe ta mohojne realitetin sy per sy

RRUMAPLLA E BERI TIRANEN HALE E EDI PO E RINDERTON

Meqenese nuk ka mbaruar akoma e ka hallall edhe nje mandat tjetet po me aq vota sa mori heren e fundit.

:rockband: vazhdo ti biesh se i bie bukur

FAKTE FAKTE FAKTE (shih fotot - une nuk them asgje)
TIRANA ESHTE SHUME ME E BUKUR SE SA E LA RRUMPALLA KUR I VUME SHKELMIN

Larg duart rrumpalla nga tirana
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

Me qe ra fjala...

Edi Rama eshte nje nder 50 kandidaturat per tu shpallur Bashkiaku me i mire i vitit 2004. Votimi behet nepermjet internetit dhe mundet ta gjesh duke klikuar ketu ... Une ja dhashe voten time sepse realisht e meriton per punen qe ka bere ne kete vend me mentalitet te ndryshkur.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

Se harrova te them se dje RAI UNO dha nje reportazh mbi ndryshimet e tiranes dhe vecanerisht per strategjite e Rames. Vleresimi ishte teper origjinal dhe peshonte shume pozitivisht.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

Gene, në radhë të parë më vjen keq që po harxhon një tufë vite duke studiuar për ekonomik se s'mushke hiç nga kjo anë :tipsy: !
Për më tepër, aftësitë e tua kufizohen në rrëzimin (shkatërrimin) e gjërave dhe jo në avancimin e tyre (rrëzimi i bustit, shkelmi Salës) <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> .

Satano, deri në 96, Sala ishte shembulli që duhet të ndiqnin udhëhëqeqësit e Evropës Lindore por, kjo situatë ndërroi me buton.
Kjo për të të thënë që mos dëgjo të tjerët por hap sytë edhe mendjen vetë!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

rrofsh kontrapedali
thumbsup.gif


pas asaj qe ke shkurar mbi rolin e kjoskezimit barbar te tiranes ne zhvillimin ekonomik te shqiperise (apo te pakten te tiranes), nje gjykim tendin negativ mbi aftesite e mia profesionale e konsideroj nje kompliment (gezohen qe nuk kam te njejtat ide me ty ne kete fushe
shrug.gif
)

Persa i perket shkaterrimit
Gjithkca varet nga ideja jote e shkaterrimit

Une mendoj se kjoskezimi barbar ishte shkaterrim per tiranen ndersa rivendosja e rregullit ishte ndertim
Une mendoj se shrimi i rrugeve, lulishtet, ndricimi i qytetit, krijimi i nje embrioni te nje politike urbane dhe sociale, jane ndertime.


Nese ti mendon ndryshe, je shume i lire edhe ta thuash.


Ps. Une mendoj se edhe rrezimi i cdo diktature apo padiktature - qofshin shume te organizuara (si ajo e enverit) apo rrumpalle (si ajo e salinit)- eshte ndertim (ose te pakten themel)
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

Une mendoj se shrimi i rrugeve, lulishtet, ndricimi i qytetit, krijimi i nje embrioni te nje politike urbane dhe sociale, jane ndertime.
Gene, askush nuk thotë që këto që ti ke numëruar më lart nuk janë ndërtime dhe askush nuk thotë që nuk duhen!
Këtu po diskutojmë faktikisht për meritat e Edi Ramës në këtë ndërtim si dhe koston e këtyre ndërtimeve (jo vetëm monetare)! Po diskutojmë gjithashtu edhe domosdoshmërinë e disa prej këtyre ndërtimeve si dhe legjitimitetin e tyre!
Po diskutojmë deri diku edhe « Tirana, ç'ishte, ç'është e ç'do të jetë » ku diskutohen edhe meritat e regjimeve paraardhëse në zhvillimin (shkatërrimin siç e quan ti) e Tiranës!

Përsa i përket kuadrit më personal të këtij diskutimi, më lejo të të them vetëm që partizanlliku yt ndaj Edi Ramës (apo më mirë urrejtja jote ndaj malokut t'Mirditës) t'i ka errur sytë deri në atë pikë sa të mos njohësh më realitetin! Kur duhet të bësh një analizë nuk duhet të nisesh me objektiva të caktuara në kokë!
Mund të më akuzosh për të njëjtën gjë edhe mua por ka një ndryshim të vogël që unë Edin e njoh pak si nga afër!
shrug.gif


Nejse, nëse ke argumenta (përveç fotografive të siteve shqiptare, se i kemi parë) në mbrojtje të Edi Ramës mund të vazhdosh t'i sjellësh ahtu siç edhe unë do vazhdoj të sjell argumenta kundër!

Shnet e t'mira ... <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

po po fluturon edhe gomari
thumbsup.gif


vazhdo silli argumentat e une do vazhdoj te sjell fotografite qe gjithkush te argumentoje vete.

akoma nuk kam lexuar ketu ndonje shifer mbi shpenzimet e bashkise

jo se nuk mund te kete por nuk e keni marre mundimin ti gjeni dhe kjo tregon vete forcen e "argumentave"

Une vazhdoj te mendoj se edi per tiranen ka bere shume
Une mendoj se puna ne tirane nuk ka mbaruar aspak dhe edi vazhdon te punoje
Une mendoj se askush nuk ka sjelle ndonje argument te vlefshem qe te hedhe poshte punen e edit (dhe gjithe stafit te tij).

Une do te jem gjithmone mbeshetes i personave punetor e te vullnetshem e qe sjellin permiresime te jetes ne shqiperi
Une do te vazhdoj te jem "armik" i atyre qe kane shkaterruar e po vazhdojne te shkaterrojne shoqerine shqipetare.

nuk eshte aspak ceshtje dashurie apo urrejtje (si i quan ti) por eshte nje ceshtje krejtesish racionale
Kush ka punuar mire duhet mbeshtetur (pa eliminuar kritikat ndertuese - qe nuk ndodhen ne kete teme) qe te vazhdoje te punoje mire e te tjeret te marrin shembull e te motivohen
Kush ka punuar keq duhet ndeshkuar qe edhe te tjeret te mesojne.

Perderisa faktet (mjaftojne fotografite e pastaj argumentoni vete) tregojne se edi ka punuar mire une do te vazhdoj ti jap mbeshtetjen time (nuk eshte per edin personalisht - ja qe nuk ka rendesi njohja personale - por per faktin qe ai perfaqeson vullnet te mire, pune te vazhdueshme, rezultate te kenaqshme)

Ti vazhdo (apo me mire FILLO) sill arguenta (e jo dallavere) dhe une jam shume i hapur per diskutim. Deri atehere diskutim te mbare
thumbsup.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

Fluturon me gjithë samar!
thumbsup.gif

Sipas llogjikës tënde o Gene, kot qahen shqiptarët për Tosin! Ai ka bërë shumë gjëra për Shqipërinë dhe nuk ka asnjë provë kundër tij!
Po qe se je i zoti të sjellësh argumenta kundër Tosit do të sjell edhe unë kundër Ramës!
Besoj se e kupton se ku e kam se dukesh sikur ke nga pak! <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

Gysi

Primus registratum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

O gene! Ne kthehu edhe njehere lexo shkrimet tona te meparshme dhe shih argumente, pastaj kthe pergjigje. Mos do qe t'i postojme perseri me copy-paste? Ska kuptim te perserisim disa here te njejten gje, ashtu sic perserit ti dhe Rama fjalen pune.
Sado te dobta qofshin argumente tona, perseri ti bej tenden, hidhi poshte, fundja kjo eshte ne favorin tend.

Por ne qoftese vertete nuk e di se cfare argumentesh kemi sjelle me siper qe na i kerkon perseri, atehere me vjen keq, por ke nevoje per syze. Besoj se ka shume mundesi kjo, pasi me dukesh i paafte te shohesh edhe ane e erreta te PUNES, se edit.
 
Top