Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Dy turistë çekë janë vrarë dhe më pas janë hedhur në greminë bashkë me mjetin e tyre në zonën e Dukagjinit. Fillimisht u fol për një aksident të tyre, por burime të policisë dhe Prokurorisë së Shkodrës tregojnë se, persona ende të paidentifikuar i kanë vrarë ata.

Turistët ndodheshin në një kamping në fshatin Prekal të Dukagjinit. Ata janë vrarë sapo ishin nisur nga Prekali në drejtim të Shkodrës me një automjet tip fuoristradë.

Pak metra pasi kanë lënë fshatin janë qëlluar me breshëri automatiku, ku për pasojë të dy turistët kanë gjetur vdekjen në vend. Autorët e ngjarjes i janë afruar automjetit për të marrë sendet e viktimave, ku kanë lënë dhe gjurmë gishtërinjsh në xhamin e pasagjerit.

Më pas makina është hedhur në greminë për të humbur gjurmët dhe për ta maskuar si aksident.

Dhjetëra forca policie mbërritën në vendin e ngjarjes, por tereni i vështirë dhe mungesa edhe e valëve të telefonit ka bërë që të ketë pak informacion për këtë ngjarje të rëndë.

Policia është duke hetuar, por kjo nuk është ngjarja e parë e rëndë që ndodh me turistët çekë në vendin tonë.

Tre të rinj u zhdukën në vitin 2001 po në këtë zonë dhe sot e kësaj dite nuk është mësuar ende asgjë për fatin e tyre. Tre turistë po çekë u grabitën në vitin 2012 në Kukës, ndërsa në maj të këtij viti, po një turist çek humbi jetën duke bërë rafting në lumin e Kirit në Shkodër.

Top Channel
 

Universal

AnonymouS
Turistët çekë ranë në pritë; njëri prej autorëve udhëtonte me ta

Çifti i turistëve çekë, Mikel Svatos, 27 vjeç dhe Ana Kosinova, 36 vjeçe, ka shumë mundësi të kenë bërë udhëtimin e tyre të fundit së bashku me njërin nga vrasësit.


Këto janë dyshimet paraprake të grupit të hetimit, i cili deklaron se ka gjetur mjaft gjurmë gishtash në makinën me targa “4P89798”, që i përkiste çiftit të vrarë çek. Policia pohon se përveç gëzhojave të qitjeve, në këtë makinë është gjetur edhe një armë.

Nga hetimet e zhvilluara gjatë natës dhe mëngjesin e së shtunës, policia dyshon se autorë të vrasjeve dyshohet të jenë katër të rinj, të moshës 18-35 vjeç, banorë të zonës së Dukagjinit.

Dinamika e gjithë veprimeve tregon se ndaj turistëve ishte përgatitur një kurth i mirëmenduar për grabitjen e tyre dhe me ta në makinë ishte edhe një nga autorët e krimit.

Sipas policisë, pak metra pasi kanë lënë fshatin Prekal, turistët u gjetën përballë një prite dhe një kurthi të ngritur nga personi që kishin me vete në makinë. Policia thotë se ata janë qëlluar me breshëri automatiku nga brenda dhe jashtë makinës dhe kanë mbetur të vdekur në vend.

Automjeti ka qëndruar në mes të rrugës, ndërkohë që kanë qenë banorët ata që thuhet se kanë njoftuar policinë. Aktualisht Forcat e Nderhyrjes së Shpejtë po kryejnë kontrolle dhe po krehin zonën.

Vetëm dy ditë para se të vriteshin, çifti nga Çekia kishte publikuar në faqen e tyre në Facebook një album të titulluar “Përshendetje nga Ballkani”, me fotot më të bukura nga udhtimi i tyre turistik në malësitë e Shkodrës dhe plazhin e Rrjollit. Më pas ata kanë udhëtuar drejt zonës së Vermoshit dhe pastaj në Dukagjin, që për fat të keq ishte dhe udhëtimi i tyre i fundit.

Çifti i turistëve çekë, që u vranë të premten në mbrëmje, nuk janë të vetmit që kanë pasur Dukagjinin si udhëtimin e fundit. Në vitin 2001 tre turistë çekë u vranë dhe u zhduken në fshatin Theth dhe ende sot nuk dihet se ku janë trupat e tyre, ndërsa në gusht të një viti më parë një turiste çeke, Martina Mala, u plagos rëndë me armë zjarri në një lokal nate në plazhin e Velipojës. Në muajin qershor të vitit 2014 një tjetër turist çek u aksidentua peë vdekje, ndërsa një 26 vjeçar në muajin maj të këtij viti humbi jetën në lumë në zonën e Dukagjnit, aksidentalisht duke bërë rafting.

/ Top Channel
 

Universal

AnonymouS
Pavarësisht faktit se a do të zbulohen ose jo këto kriminel, hardhuca, plehra, njerëz të kalbur mentalisht, mjafton që kjo gjë ndodhi dhe atë e përsëritur pasi nuk është hera e parë. Mjaftoi që ky rast u zhvillua dhe ne në përgjithësi si popull vazhdojmë të japim sinjale negativiteti dhe papjekurie nëpër mbarë botën. Në njërën anë është politika, politikanët, ministri, ai, ajo, por egziston edhe ai ekstremi tjetër që jemi NE populli që pa ndikim dhe pa fajin më të vogël të politikës veprojmë në këto lloj mënyre çnjerëzore. Kjo është për të qarë!
 

-Zana-

e...Thjeshte
Wow, c'fare masakre...Te vrasesh nje turist ne token tende, eshte pothuajse si te vrasesh nje kalimtar/e qe i hap deren per te kaluar naten ne shtepine tende.

Shpresoj qe te kapen autoret dhe te marrin denimin e merituar. Humbje e madhe per te gjithe ne.
 

Balahk

Locus omnem
shqiperia eshte e bukur,por atje ka shqipetar...

Sa shume na eshte prishur imazhi para botes.
na kane etiketuar sikur te jemi terrorista..........
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Aman se me këte lajmin kemi gjithë diten! Jemi të shokuar...
Por fajin e kanë këto palo mediat tanë që nuk lanë rast pa shfrytëzuar.

Me falni , por perse duhet ta identifikojmë të gjithë popullin shqiptar me disa kriminele barbare se shumë njerez i shikoj të deshperuar dhe me nje mungese inferioriteti të theksuar?!
Ajo që ndodhi , ka të ngjare të ndodhe kudo.
Por kjo nuk na bën as me pak edhe as më shume te keqinj vetëm
për shkak te disa individëve dashakeqës, të pabese.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Shquhen për pak njerëz te egër e te veshtirë këta Dugagjinesit , por kjo është pabesi e madhe.
 

gurax

Pan ignoramus
Aman se me këte lajmin kemi gjithë diten! Jemi të shokuar...
Por fajin e kanë këto palo mediat tanë që nuk lanë rast pa shfrytëzuar.

Me falni , por perse duhet ta identifikojmë të gjithë popullin shqiptar me disa kriminele barbare se shumë njerez i shikoj të deshperuar dhe me nje mungese inferioriteti të theksuar?!
Ajo që ndodhi , ka të ngjare të ndodhe kudo.
Por kjo nuk na bën as me pak edhe as më shume te keqinj vetëm
për shkak te disa individëve dashakeqës, të pabese.

Jam dakord me kete qe the ti.
Por nderkohe, le te mendojme nje rast hipotetik. Ikin nje cift i ri shqiptaresh (25 deri 30 vjec, si keta ceket) per pushime ne Greqi, dhe atje grabiten e vriten dhe hidhen ne gremine, si keta ceket. Pyetja: Cfare do te thoshim ne kete rast per greket?

Shembulli u mor me greket sepse ashtu sic shqiptaret kane emocione te forta pozitive per veten e tyre, kane edhe emocione te forta negative per greket, dhe ne kete menyre ekuivalentohet faktori 'emocion' ne rastin e supozuar.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Po pikërisht , i gjithe qellimi im është që të mos i shikojmë gjërat me një këndveshtrim të përgjithshem!

Nuk është se nuk kanë ndodhur raste te tilla në Greqi , janë vrare e torturuar e makabritete nga më të neveritshme. Por nuk mund të fajesoj të gjithë si të këqinj sikundër nuk mund te them të njejtën gje për popullin shqiptar. Nuk mund te lejojme të zhvillohet një kompleks inferioritet për cdo rast dështimi të individeve të caktuar në shoqerine tonë.

Nuk e mohoj që është një ngjarje tepër e rende. Më dhimbsen si të ishin të mite!
Por , përtej emocionit dhe dhembshurise njerëzore , duhet një gjykim i ftohte dhe racional.

Shpresoj të ndermarren masa parandaluese , që fenomene të tilla të ndikuara edhe nga faktorë të jashtem sociale të mos përshkallëzohen ne te ardhmen!
 

joetisti_

Locus omnem
Eshte hera e dyte qe ndodh. Saqe te ben te mendosh sikur dikush nga jashte ka inskenuar dicka te tille qe te dale nami se pushime ne Shqiperi nuk mund te behen. Sepse shqiptari s'besoj se do t'ia hap kete nam vetes.
Sidoqofte shteti duhet te ngihet i gjithi ne kembe dhe te premtoje qe jo vetem s'do te ndodhe me, por qe shume shpejt do te nxjerre fajtoret para ligjit.

Keqardhje !
 

Thamina

Papirus rex
Shquhen për pak njerëz te egër e te veshtirë këta Dugagjinesit , por kjo është pabesi e madhe.
Kete se kisha degjuar ndonjeher,por ngado te ishin e sido te ishin ky eshte skandal ne kohen qe jetojme.
Per 3000 euro???
f@cking stupid.
 

hareid

Papirus rex
Konsullja ceke Radka Calabkova tha qe "Sulmet e dhunshme ndaj turisteve ne Shqiperi jane thuajse inekzistente, Kjo ngjarje e tmerrshme eshte nje perjashtim i trishtuar. Policia ne nderkohe kerkon kater autore qe supozohet se jane te moshes 18 deri 35 vjet."
 
Top