Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Dy turistë çekë janë vrarë dhe më pas janë hedhur në greminë bashkë me mjetin e tyre në zonën e Dukagjinit. Fillimisht u fol për një aksident të tyre, por burime të policisë dhe Prokurorisë së Shkodrës tregojnë se, persona ende të paidentifikuar i kanë vrarë ata.

Turistët ndodheshin në një kamping në fshatin Prekal të Dukagjinit. Ata janë vrarë sapo ishin nisur nga Prekali në drejtim të Shkodrës me një automjet tip fuoristradë.

Pak metra pasi kanë lënë fshatin janë qëlluar me breshëri automatiku, ku për pasojë të dy turistët kanë gjetur vdekjen në vend. Autorët e ngjarjes i janë afruar automjetit për të marrë sendet e viktimave, ku kanë lënë dhe gjurmë gishtërinjsh në xhamin e pasagjerit.

Më pas makina është hedhur në greminë për të humbur gjurmët dhe për ta maskuar si aksident.

Dhjetëra forca policie mbërritën në vendin e ngjarjes, por tereni i vështirë dhe mungesa edhe e valëve të telefonit ka bërë që të ketë pak informacion për këtë ngjarje të rëndë.

Policia është duke hetuar, por kjo nuk është ngjarja e parë e rëndë që ndodh me turistët çekë në vendin tonë.

Tre të rinj u zhdukën në vitin 2001 po në këtë zonë dhe sot e kësaj dite nuk është mësuar ende asgjë për fatin e tyre. Tre turistë po çekë u grabitën në vitin 2012 në Kukës, ndërsa në maj të këtij viti, po një turist çek humbi jetën duke bërë rafting në lumin e Kirit në Shkodër.

Top Channel
 

Universal

AnonymouS
Sokol Fran Mjacaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e turistëve çekë. 350 forca policie dhe FNSH-je kanë rrethuar një zonë në fshatin Grudë në Dukagjin, aty ku mendohet se fshihet 20-vjeçari, i cili është i armatosur

1891016_10153447162773151_2919250793645659582_n.jpg

topchanel.




Komentin me poshte e mora nga nje komentues ne linkun e topchanel,se di sa eshte i vertete.

Policia e Shtetit ka identifikuar autorin e vrasjes së dy turistëve çek në Perkal të Dukagjinit. Sokol Mjacaj 20 vjeç lindur dhe banues në Lotaj të Dukagjinit është autori që dy ditë më parë kreu ekzekutimin e Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe.
Autorësia është vërtetuar nëpërmjet disa gjumrëve daktiloskopike në brendësi të mjetit.
Policia ka shpallur në kërkim Sokol Mjacajn dhe ka rrethuar zonën e Grudës, ku 350 trupa janë në operacion për arrestimin e tij, ndërsa i bën thirrje të gjithë banorëve që të mos e strehojnë autorin e krimit.
Gjatë operacionit për arrestimin e Sokol Mjacajt është lënduar lehtë në dorë edhe një polic.
Motivi kryesor i vrasjes së Anna Kosnikova dhe Michael Svatos dyshohet se është grabitja e makinës.
Sipas policisë 20 vjeçari është një person me precedent të mëparshëm penal dhe ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me pasojë vdekjen e një fëmije.
Mjacaj ka vuajtur një dënim me 5 vjet burg dhe para një muaj është liruar.
 

SNAP

Papirus rex
Babai i Anna Kosinovës turistes çeke e cila u vra mbrëmjen e 3 qershorit në Dukagjin thotë se ngjarje të tilla ndodhin edhe në vendin e tyre. Madje, – shton Pavel Kosinova, – në Çeki të vrasin për 20 koruna (monedha çeke).

Anna Kosinova 36 vjeç e cila u vra në makinë së bashku me të dashurin e saj Michal Svatos, ka një vajzë 17 vjeçe. Çifti i turistëve u qëlluan nga brenda makinës së tyre nga 20-vjeçari Sokol Mjacaj në fshatin Prekal të Dukagjinit, ndërsa kishin lënë kampin në Theth dhe shkonin drejt Shkodrës.

Intervista me babanë e Anës të cilën A1 Report e siguron:

Baba: Nuk di pothuajse asgjë, di vetëm që janë qëlluar dhe ku ka ndodhur ngjarja.

Gazetari: A ka ardhur policia në shtëpinë tuaj?

Baba: Po, erdhën rreth orës 11 paradite. Por unë nuk di shumë. Vajza është e rritur, ajo nuk na tregon shumë. Di vetëm që kishte shkuar për pushime. Ata kanë qenë edhe vjet bashkë për pushime. Është shumë e vështirë të them ndonjë gjë, sepse vërtet nuk di shumë.

Gazetari: Kur është hera e fundit që jeni takuar me vajzën?

Babai: Përpara se ajo të nisej. Të mërkurën.

Gazetari: Çfarë menduat kur e zbuluat. A mundët ta besoni që ka ndodhur një gjë e tillë kaq e tmerrshme?

Babai: Edhe ndodh. Këtu të vrasin për 20 Koruna (monedha çeke), pse të mos ndodhë diku në Shqipëri. Kështu e ka jeta. S’kemi çfarë ti bëjmë.

Gazetari: A jeni në kontakt me ministrinë e jashtme apo policinë? A ju kanë njoftuar se cfarë po bëhet?

Babai: Kam një numër telefoni të tyre dhe mund ti kontaktoj nëse duhet. Por edhe ata do të bëjnë të njëjtën gjë.

Gazetari: A keni menduar për ceremoninë e varrimit dhe e dini se kur do ta sjellin trupin e vajzës?

Babai: Jo, s’kam informacion për këtë. Ata thjesht më thanë që do ta sjellin trupin. Por nuk e di sikur, sepse duhet bërë fillimisht autopsia.
babai-i-turistes.jpg
LAJMPRESS.INFO
 

Universal

AnonymouS
Pse vall aq shum njerez kriminogjen ne ate pjes te shqiptarise? Disa i lavderonin se ata kan ruajtur identitetin shqiptar ne 500 vite pushtim osman, e un u them: me mir mos ta ruanin, sepse nese ky eshte identiteti shqiptar, ateher un nuk do te krenohesha qe jam shqiptar.

Vepra te ketilla qe te bejn te vjellesh, ajo zon ka pasur me qindra e mijera ne 25 vitet e fundit, duhet te shfarroset cdo lloj armatimi qe eshte ne duart e popullit, shteti duhet ti tregoj dhembet, te vendoset rend e ligj, te rriten denimet per vjedhje.

Ne Shqiperi jan duke ndodhur fenomene qe te bejn te turperohesh, 103 vite shteti i pavarur dhe aq shum injoranc, per tu habitur, nuk kan ngelur vlera morale.

Ja ketu eshte faji i shtetit:
Kapet i dyshuari per vrasjen e turisteve, eshte nje 25 vjecar nga fshati Kult, i cili vitin e kaluar ka gjuajtur me arm ndaj policise.

Ne vend qe krimineli te ishte ne burg qysh ne vitin e kaluar, ai ka ngelur ne liri, me cka i eshte mundesuar kryerja e krimit te tanishem.
 

agim40

Valoris scriptorum
Sokol Fran Mjacaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e turistëve çekë. 350 forca policie dhe FNSH-je kanë rrethuar një zonë në fshatin Grudë në Dukagjin, aty ku mendohet se fshihet 20-vjeçari, i cili është i armatosur

1891016_10153447162773151_2919250793645659582_n.jpg

topchanel.




Komentin me poshte e mora nga nje komentues ne linkun e topchanel,se di sa eshte i vertete.

Policia e Shtetit ka identifikuar autorin e vrasjes së dy turistëve çek në Perkal të Dukagjinit. Sokol Mjacaj 20 vjeç lindur dhe banues në Lotaj të Dukagjinit është autori që dy ditë më parë kreu ekzekutimin e Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe.
Autorësia është vërtetuar nëpërmjet disa gjumrëve daktiloskopike në brendësi të mjetit.
Policia ka shpallur në kërkim Sokol Mjacajn dhe ka rrethuar zonën e Grudës, ku 350 trupa janë në operacion për arrestimin e tij, ndërsa i bën thirrje të gjithë banorëve që të mos e strehojnë autorin e krimit.
Gjatë operacionit për arrestimin e Sokol Mjacajt është lënduar lehtë në dorë edhe një polic.
Motivi kryesor i vrasjes së Anna Kosnikova dhe Michael Svatos dyshohet se është grabitja e makinës.
Sipas policisë 20 vjeçari është një person me precedent të mëparshëm penal dhe ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me pasojë vdekjen e një fëmije.
Mjacaj ka vuajtur një dënim me 5 vjet burg dhe para një muaj është liruar.

po ky far pispilluqi është bërë për të vrarë!!!! E vraftë pika e vraftë.....Kur paska qenë i dënuar më parë për vjedhje me pasojë vdekjen e një fëmije, përse është liruar nga burgu????? Apo që të vrase sërish....Turp!
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Ja pra , unë personalisht quaj pjesë e komplotit , rritjen dhe nxitjen e krimanilitetit të tij si pasojë së pari nga ato palo gjyqtarët qe e kanë mbajtur brenda për 5 vjet.Sërisht përballemi me pasojat e korrupsionit gjyqësor që nuk ndermerr masa parandaluese.

Nuk e di , kur do të vihet drejtësia e paster këtu...
 

Almaa'95

Papirus rex
Sa me shume degjoj te tilla raste , aq me shume bindem per denimin me vdekje. Dua t them drejtesia tek ne kurre ska funksionuar e sdo te funksinoj.

Gjithmon do dal kushuriri qe te te nxjerr nga burgu, ose qe te korruptoj avokatin, amnisti etc.

Ndoshta prandaj shkalla krimit po rritet gjithnje e me shume, sepse te gjithe e shohin burgun si dicka formale qe duhet zbatuar vetem ne fillim sa per sy e faqe & dalja do jete e garantuar. Por harrojne qe vrasja eshte instikt(i lindur madje) dhe nese merret guximi dhe ngrihet kembeza nje here, pse mos te ndodh dhe heren tjeter??

Denim me vdekje!!!! E nese ky eshte gjynah le te mekatojme te gjithe se bashku. Me mir Nje i vdekur sot, per te shpetuar nje / dy ose Shume viktima neser.
 

-Zana-

e...Thjeshte
Me pershkruajne ethet kur lexoj historine e faktin qe paskan qene ne Theth ... Aty ku humbA edhe vete ,vjet gjate vizites ... Por qe me la nje pershtypje te mrekullueshme/pozitive .

Tani qe eshte kapur autori , nuk ka pse te denohet e gjithe shoqeria ... Mire ka thene edhe I Jati I cupes .. Jane gjera qe ndodhin kudo , e ky djali Qenka pothuajse adoleshent... Dhe eshte e qarte qe ka prb psikologjike perderisa ka kaluar nje te kaluar traumatike te tille sic pershkruhet ( duke mos qene edhe ne dijeni te plote per femijerine e tij, rreth jetes familjare te tij ) por ne k'te rast Kane faj edhe autoritet shteterore qe nuk kujdesen per prb te tilla ne pergjithesi, pra nuk I mbajne nen kontroll mjekesor/ligjor.

U prehshin ne paqe.
 
Last edited:

Mirabel

Locus omnem
nuk mund te besh me faj nje komb te tere apo edhe nje zone qofte.
kriminelet ekzistojne kudo, por kjo nuk i ben te tere bashkombasit e tyre te tille.
ok , impakti i pare ishte jo fort i pranueshem, por tek e fundit me kujtohet shprehja qe thosh nje zonje e vjeter italiane "Tutto il mondo e' un paese"

ai qe kreu krimin te marri denimin e duhur dhe jo vetem per turistet cek, por edhe per ate femijen 13 vjec qe kish vrare me heret. Kjo duhet te na bej te ndihemi te indinjuar...ku ishim ne opinioni publik kur ky monstra u denua dhe lirua sikur vrau nje bageti...ku ishin mediat>?? Thua jeta e dy turistave vlen me shume se ajo e atij femije?

Duhet te ngrihemi jo vetem ne shenje faljeje apo turpi per ata dy te rinj cek, por per sistemin tone te drejtesise dhe ti bejme thirrje /apel se jeta jone vlen shume here me teper sesa xhepi i tyre
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Ishte i tepërt reagimi nga ana e shqiptareve edhe shkrimet në Shkodër nga ana e qytetareve , nuk isha aspak dakord. “Shqipëria kërkon falje” “Na falni” E pakuptimte dhe teper ordinere kjo gjë.
Solidariteti le të ekzistojë por jo përtej cakut të caktuar, sepse i gjithë ky frustracion kolektiv që mëshiron sot më duket sikur ekspozon paturpsinë e tij përballe fatit të vendosur nga indiferenca , heshtja e vazhdueshme, kur ka qenë bashkëfajtor për mosreagimin ndaj situatës së mëparshme , e shumë gjërava të tjera që në brendesi të kësaj bashkësie kolektive akumulohen dhe shperthejnë me kaos shterpë e lindjen e pjellave të përbindshme. Kur nuk ka fryme bashkëpunimi , integriteti social , e komunikimi nuk ke se si e shëron një vend pa njohur njeri tjetrin së pari e pastaj , të huajt. Kur instatntat kompetence shtetëroree gjyqësore nuk kryejnë funksionin e tyre , lind urrejtja , kultivimi i se keqës , e degradimi i cdo rrethane që sinjalizon përshkallëzimin potencial të se keqës. Shërimi I kësaj mase kolektive e ka të keqen në brendësi dhe aty duhet ta zgjedhe e luftojë atë.
Gjëja që urrej janë fryrjet e shumta e fasada e televizioneve , si televonela me episode , që reagojnë e fryejne kah masës me një frymë ndëshkimi , prepotence e arrogance , e keqja lulëzon në terrenin që nuk ngre barriera të palekundshme.

Me pak fjalë vuajmë nga mjerimi i vlerave ndërkoheve që kemi të mëshiruara e të ngritura në piedestal , pushtetin e kriminalitetit , banditeve dhe hienave.
 

gurax

Pan ignoramus
Po pikërisht , i gjithe qellimi im është që të mos i shikojmë gjërat me një këndveshtrim të përgjithshem!

Nuk është se nuk kanë ndodhur raste te tilla në Greqi , janë vrare e torturuar e makabritete nga më të neveritshme. Por nuk mund të fajesoj të gjithë si të këqinj sikundër nuk mund te them të njejtën gje për popullin shqiptar. Nuk mund te lejojme të zhvillohet një kompleks inferioritet për cdo rast dështimi të individeve të caktuar në shoqerine tonë.

Nuk e mohoj që është një ngjarje tepër e rende. Më dhimbsen si të ishin të mite!
Por , përtej emocionit dhe dhembshurise njerëzore , duhet një gjykim i ftohte dhe racional.

Shpresoj të ndermarren masa parandaluese , që fenomene të tilla të ndikuara edhe nga faktorë të jashtem sociale të mos përshkallëzohen ne te ardhmen!

Ti vertet nuk e ben, por sa e sa njerez kemi degjuar qe te gjithe ne qe vetem kur ju thua "kam ndermend te iki me pushime ne Greqi" fillojne e te flasnin plot me pasion sa te keqinj jane greket, apo se si ata asnjehere nuk do shkojne per pushime ne ate vend te poshter, etj etj. Pikerisht gjykimi i ftohte dhe racional eshte ajo qe me sa duket ne teresi, ne si shqiptare, duhet te mesojme ta perdorim me shpesh. Perndryshe ndodhin raste edhe si vrasje te ktij lloji, dhe edhe mbirreagime, sic jane perendur ketu neper shkrime.
 

joetisti_

Locus omnem
Pse po ndodh me turiste cek, eshte cudi. Pra ca kohesh humben dhe s'iu gjeten akoma trupat, tre turiste cek diku ne Shkoder.
Ne nje televizion lexova nje titull, ne vend atij te njohurit "buke, kripe e zemer", kishin vene "buke, kripe e... vrasje". Zona e veriut te Shqiperise kryesisht eshte shquajtur per mikpritje te rralle.

Por le te behet mesim te pakten qe ne ato zona te kete aq kontroll per disa kohet derisa te kthehet tradita qe mikpriten e jo vriten.

Dhe ky tipi qe e beri, a s'gjente dot nje makine te parkuar per ta vjedhur dhe pastaj o gomari o i zoti??
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Përfundimisht ,
disa njerëz lindin kriminele ose me saktë ky ishte psikopat e kaluar psikopatit!Janë raste specifike individuale, e mbaj mend vrasjen e femijes me sa gjakftohtësi e kish kryer pa mëshire!
Po duhen izoluar njerëz të tille , e këtu hyn fuqia e ligjet e sistemeve gjyqësore.
 

joetisti_

Locus omnem
Përfundimisht ,
disa njerëz lindin kriminele ose me saktë ky ishte psikopat e kaluar psikopatit!Janë raste specifike individuale, e mbaj mend vrasjen e femijes me sa gjakftohtësi e kish kryer pa mëshire!
Po duhen izoluar njerëz të tille , e këtu hyn fuqia e ligjet e sistemeve gjyqësore.
Ketu ligji bernut eshte liora, shyqyr me kaq pak se me shume mund te ndodhe.
Po ty liora te ka marre flake pylli ne foton e profilit? :)
Sa dramatike qe shfaqesh! Aq sa provokon dhimbje kur te shikon. Por edhe gezim per aftesine qe ke per te shprehur nje emocion te caktuar, dhe madje shume spikatshem.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Ketu ligji bernut eshte liora, shyqyr me kaq pak se me shume mund te ndodhe.
Po ty liora te ka marre flake pylli ne foton e profilit? :)
Sa dramatike qe shfaqesh! Aq sa provokon dhimbje kur te shikon. Por edhe gezim per aftesine qe ke per te shprehur nje emocion te caktuar, dhe madje shume spikatshem.

Ahahahaha o Joetisti. Do thoja një fjale , por nejse... :p
 

joetisti_

Locus omnem
Ahahahaha o Joetisti. Do thoja një fjale , por nejse... :p
Ne lidhje me cfare po te digjet? :D
Po thuaje se cfare po te digjet liora se na bere kureshtare :p Lere me pika fjaline qe te kuptohet vete. Apo nese doje dicka tjeter te thoje, prape me pika shkruaje, por ama mos na lere pezull :)

Ti ishe ti gjykatesja e kriminelit te vrasjes, cfare denimi do t'i jepje?
 
Top