Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Dy turistë çekë janë vrarë dhe më pas janë hedhur në greminë bashkë me mjetin e tyre në zonën e Dukagjinit. Fillimisht u fol për një aksident të tyre, por burime të policisë dhe Prokurorisë së Shkodrës tregojnë se, persona ende të paidentifikuar i kanë vrarë ata.

Turistët ndodheshin në një kamping në fshatin Prekal të Dukagjinit. Ata janë vrarë sapo ishin nisur nga Prekali në drejtim të Shkodrës me një automjet tip fuoristradë.

Pak metra pasi kanë lënë fshatin janë qëlluar me breshëri automatiku, ku për pasojë të dy turistët kanë gjetur vdekjen në vend. Autorët e ngjarjes i janë afruar automjetit për të marrë sendet e viktimave, ku kanë lënë dhe gjurmë gishtërinjsh në xhamin e pasagjerit.

Më pas makina është hedhur në greminë për të humbur gjurmët dhe për ta maskuar si aksident.

Dhjetëra forca policie mbërritën në vendin e ngjarjes, por tereni i vështirë dhe mungesa edhe e valëve të telefonit ka bërë që të ketë pak informacion për këtë ngjarje të rëndë.

Policia është duke hetuar, por kjo nuk është ngjarja e parë e rëndë që ndodh me turistët çekë në vendin tonë.

Tre të rinj u zhdukën në vitin 2001 po në këtë zonë dhe sot e kësaj dite nuk është mësuar ende asgjë për fatin e tyre. Tre turistë po çekë u grabitën në vitin 2012 në Kukës, ndërsa në maj të këtij viti, po një turist çek humbi jetën duke bërë rafting në lumin e Kirit në Shkodër.

Top Channel
 

agim40

Valoris scriptorum
Flet e moshuara që “kapi” vrasësin e turistëve çekë
thumbnail.php

A1Report sjell ekskluzivisht rrëfimin e Age Koçes, gruas e cila ka pasur kontaktin e fundit me vrasësin e turistëve çek pak para se Sokol Mjacaj të arrestohej nga policia në fshatin Grudë e Re.

Zonja Koçeku rrëfen për A1 Report momentin kur 20-vjeçari i ka hyrë në banesë dhe i ka kërkuar ujë. Siç tregon ajo, Sokol Mjecaj ka qenë mjaft gjakftohtë dhe nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese për krimin makabër që kishte bërë kur qëlloi për vdekje me kallashnikov dy turistët çek Michal Svatos dhe Anna Kosinova.

“E kam parë poshtë pallatit, ka hequr çorapet dhe me ka hyrë brenda në banesë. E kisha parë ngjarjen në televizor, më tha më jep pak ujë të ftohtë. Ishte me duar në xhepa, i thash: Mos më merr në qafë. Më tha: Nuk kam gjë me vete, kur nxori duart kishte vetëm një thikë biçak. Ia mbusha ujin, piu ujë ishte i qetë më kërkoi telefona me fol i thash kam po nuk kam lek. Po s’ka gjë se 129 merret me pa lek. Fillimisht fola unë me policinë pastaj ka folur 20-vjeçari i ka kërkuar policisë të mos vritet. Ka qene brenda kësaj banesës kur është rrethuar”, tha zonja Koçeku.

 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Une habitem me mendimet tuaja :D
Une e denoj shume kete akt patjeter madje eshte nje akt qe duhet denim max...ama nga drejtesia jo na 'popullata',si merrni guximin e shpreheni ne kete menyre?! Nje akt i tille ska te beje nje her ne rradhe te pare me TRADITAT e njerzve te atij vendi apo te asnje vendi tjeter te SHQIPERISE...Keto gjera ndodhin gjithandej jo vetem ketu...Do me vinte akoma me mire sikur gjithe kjo keqardhje e juaj te ishte per SHQIPETARET qe jane vrare...
 

-Zana-

e...Thjeshte
Eshte nje cik e tepruar kjo e dalura me flamuj dhe populli duke kerkuar falje pa lidhje ... Duhet te organizonin ndonje himazh to Vogel .. AMA me nje perfaqesues organizate qe ti perfaqesoje ... Jo dil rrugeve mbare , duke njollosur te gjithe per nje akt qe e ka kryer nje individ.

Te njenten gje do Benin edhe k'tej ( s'ka gje te Keqe ) por te perfaqesuar nga dikush qe njihet ligjerisht.
 

-Zana-

e...Thjeshte
Gjynah rinia e sotshme akoma vuan pasojat e Dulles.... dhe pretendojne qe jane te civilizuar, me nje mentalitet te shkrete/mjeruar.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Dje ndodhi përseri një ngjarje e shemtuar në Shkodër , mbase janë dy ndodhi të kundërta , por ne thelb të dyja tregojnë se po zhvillohen shumë probleme të cilat nuk dua të përseris më por janë akumuluar kaq shumë gjëra.
Shoqeria e jone po vuan me një rendiment të larte , keqedukimin!

Lypset nevoja e një terapie kolektive për edukimin.
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
11057314_1456496764646025_5345260873489137871_n.jpg



kte meritojne kta qe kryejne vrasje
Sjam dakort me denim me vdekje...!
Ai i mori jeten vertet dikujt por ne kete bote te re ka ligje e rreguulla se po te fillonim qe cdo kush qe vret te vritet cdo mbetej pastaj?
Ne disa vende eshte akoma ky lloj denimi por per krime me te renda se ky krimi ne fjale....
Amon dy cek ishin,sa shqiptar e shqiptare jane vrare? Sa vajza jane cuar prostituta e perdhunuar deri sa kane vdekur..? Aman lerini keto keqardhje se me vertet 'te hapni barkun'...:D
 

Mirabel

Locus omnem
Po te me kishe lexu me kujdes do shihje se nuk behet fjale per keqardhjen e cekve....
behet fjale qe disa njerez sado tu japesh mundesi per t'u korrigjuar sdo jene ne gjendje te mbledhin copezat e tyre ,por do vazhdojne sepse instikti i tyre mund llogjiken.
per kete target njerzish e mira do ish te aplikohej kjo sepse me mire mos ti kishim sesa te ndiheshim te rrezikuar dhe per me teper perse ti ushqejme kta???
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Dakort me ty ne cdo gje qe ke thene..
Ama une ju referova atyre te rinjve te shkodres ...Nuk po them qe eshte gje e keqe ajo por eshte cik e tepruar une qofsha gabim e?
Pastaj si une dhe ti po ashtu e shohim cbehet ne qytet kemi frike te dalim me canta ne krah se jalla i shkrepet te merr cante i thu flm po dhe te vret..
 

Mirabel

Locus omnem
Dakort me ty ne cdo gje qe ke thene..
Ama une ju referova atyre te rinjve te shkodres ...Nuk po them qe eshte gje e keqe ajo por eshte cik e tepruar une qofsha gabim e?
Pastaj si une dhe ti po ashtu e shohim cbehet ne qytet kemi frike te dalim me canta ne krah se jalla i shkrepet te merr cante i thu flm po dhe te vret..
Esmere

Nuk jam dakort as une ne parim me ligjin "denim me vdekje", por duke pare se ky popull po harron parimin baze -respekto jeten ! Ndihesh i detyruar te kalosh ne ekstrem!
Jeta e gjithkujt eshte e shenjte....sa imja po aq jotja dhe nuk pranoj dot faktin qe jeta ime te iki ashtu kot nga dora dikujt!
Mos te flasim me pastaj per jeten e te dashurve apo femijve tane!
Por meqe ky shtet nuk po shkon ne drejtimin e duhur ndoshta kjo do frenonte turmen ne veprime te nxituara...frika te ben te mendohesh dy here para se te hedhesh nje hap te tille.

Por asesi nuk jam dakort qe per nje jete te humbur tw marrim e disa te tjera....mw kupto drejt
 

Universal

AnonymouS
Vrasja e turistëve çekë, gjykata: Arrest me burg për Sokol Mjacajn

1436358195mjacaj-gjyq.jpg

Nën masa tepër të forta sigurie, me antiplumb e maskë në kokë dhe i braktisur nga familjarët, është paraqitur për të marrë masën e sigurisë para Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër, Sokol Mjacaj, autori i vrasjes së dy turistëve çekë, pesë ditë më parë në Dukagjin të Shkodrës.

Pas një seancë që ka zgjatur rreth një orë e gjysëm, gjykata i ka dhënë Sokol Mjacajt masën e sigurisë arrest me burg. I gjithë procesi gjygjësor është zhvilluar nën prezencën e forcave të shumta të policisë dhe atyre të Ndërhyrjes së shpejtë.

Seanca gjyqësore është mbajtur me dyer të mbyllura, por mësohet se Sokol Mjacaj ka pranuar krimin duke i qëndruar atyre çfarë ka thënë në polici. Prokurorja e çështjes Shqiponja Milla pas provave të paraqitura i ka kërkuar gjyqtares së kësaj çështje masën e siguris arrest me burg, nën akuzën “vjedhje me pasojë vdekjen” dhe “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Sokol Mjacaj, i braktisur nga familjarët nuk kishte as avokat mbrojtës dhe për këtë është mbrojtur nga një avokat i caktuar nga gjykata. Mjacaj ka reaguar me qetësi gjatë gjtihë seancës, duke mos shfaqur asnjë shenjë pendese. Në përfundim, gjyqtarja Luvete Dardha ka vëndosur masën arrest me burg ndaj të dyshuarit Sokol Mjacaj.

Pesë ditë më parë Sokol Mjacaj gjatë një tentative grabitje vrau dy tursitë çekë Michal Svatos dhe Anna Kusinova që udhtonin me makinën e tyre në fshatin Prekal, të Dukagjinit ngjarje kjo që tronditi thellë opinonin në gjithë vendin e jo vetëm.

/ Top Channel
 

Roberto_uk

Valoris scriptorum
Pse vall aq shum njerez kriminogjen ne ate pjes te shqiptarise? Disa i lavderonin se ata kan ruajtur identitetin shqiptar ne 500 vite pushtim osman, e un u them: me mir mos ta ruanin, sepse nese ky eshte identiteti shqiptar, ateher un nuk do te krenohesha qe jam shqiptar.

Vepra te ketilla qe te bejn te vjellesh, ajo zon ka pasur me qindra e mijera ne 25 vitet e fundit, duhet te shfarroset cdo lloj armatimi qe eshte ne duart e popullit, shteti duhet ti tregoj dhembet, te vendoset rend e ligj, te rriten denimet per vjedhje.

Ne Shqiperi jan duke ndodhur fenomene qe te bejn te turperohesh, 103 vite shteti i pavarur dhe aq shum injoranc, per tu habitur, nuk kan ngelur vlera morale.

Ja ketu eshte faji i shtetit:
Kapet i dyshuari per vrasjen e turisteve, eshte nje 25 vjecar nga fshati Kult, i cili vitin e kaluar ka gjuajtur me arm ndaj policise.

Ne vend qe krimineli te ishte ne burg qysh ne vitin e kaluar, ai ka ngelur ne liri, me cka i eshte mundesuar kryerja e krimit te tanishem.
Tashi ja ke fut Kot per nje Vrasje qe u be e zgjolle prb jug/veri ti ? Apo se na ndodhi neve ne der edhe o burra pse mos ti fusim gjith ne nje thes . Me fal I sekond po ai qe qenka lirua nga burgu kaq shpejt kush e ka fajin ? Dugagjini ? Veriu? Apo Qeveria Shqiptare ? Pra as jug as veri Po te gjith Qeveria Shqiptare ... Mo ba krahasime koti se gjith njelloj jemi kur del jasht I thua tjetrit je Shqiptar e Jo nga jugu apo Veriu !!!!
 
Top