Re: Deshtaket
Fillimisht postuar nga PaperMooN:
[qb]Deshtimi nuk qendron tek une!
Ka shume gjera nje jete qe na duken te pa plotesuara, pothuajse gjysmake. Ka shume kujtime me nuk kane rendesi po qe jane prap aty. nje kujtim i asaj qe deshe te ishe, asaj qe donin te ishe, nje monument i asaj qe u bere!
A ekziston fjala mjaft?
Ne jemi njerez vetemeshirues, po meshira shpesh sjell urrejtje. urrejtje per te tjeret, po me e keqja urrejtje per veten. Thone se jeta eshte si nje skalle qe nuk ka mbarim. Pikenisja eshte lindja, fundi eshte vdekja. ka ato plateformat e mrekullueshme ne mes: dashuria.
eM[/qb]
Deshtimi nuk qendron tek ti?
Kjo eshte menyra me e mire per t'ja mbathur pergjegjesive dhe per tu zhytur mire te qypit i mutit.Nese une jam e lidhur ne nje fare menyre me deshtimin ai ateher qendron tek une,mbase qendron tek une dhe tek te tjeret njekohesisht por tek une qendron kokefortesisht,nese mban era deshtim.
Deshtimi nuk eshte negativ!
Pse konsiderohet deshtimi si leber nga e cila duhet te largohemi?Deshtimi eshte pjese e jetes,pjese e atyre qe ndjene.Kush nuk deshton,nuk ka fituar kurre.Kush nuk deshton nuk ka pretenduar asgje,nuk ka vene kurre doren ne zjarr,nuk ka rrezikuar.
Deshtimi nuk eshte per te pavendosurit!
Kush deshton,deshton nga siguria e larte tek vetja,nga vendosmeria me te cilen i nis gjerat.Te pavendosurit me pak gjase do mund te tetntonin aq shume sa per te vuajtur nje deshtim.Te pavendosurit do hanin dicka midis mishit dhe peshkut dhe do rrin shalehapthi me nje kembe ne lume e me tjetren ne toke.
A ekziston fjala mjaft?
Po,fjala ekziton.
Ajo qe nuk ekziston eshte koncepti.Mjaft mund te thone kafshet,bimet,diktatoret,antaret e WWf dhe presidenti Bush.
Mjaft mund te thone njerezit e vegjel.Te medhenjte e thone me gjysem zer,nuk u besojne as vete fjaleve te tyre,njerezit me shpirt te madh nuk kane guximin t'u presin krahet vetes dhe dashurise.
Vetemeshirimi
Eshte i rrezikshem.Nese perdoret keq perfundon me simptoma psikike,pavione kurimi per te smeuret mendore,ose minimumi me
bastarde qe te shkaterrojne jeten.
Mbarova,faleminderit atyre qe me lexuan!