DESHIRA E FUNDIT !?

FENIKSI

Forumium maestatis
Te rilindja trendafil qe te me ndjenin aromen, te rilindja yll qe ti mallengjeja, te rilindja shpres qe te me kishin gjithmone prane ....
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Me jepni nje kreher...!;):D
Kastriot Caushi ne rolin e Vasil Lacit. Plumba Perandorit. I veshur me nje kostum, ndoshta me te mirin qe kishte, me nje trendafil te bardhe ne xhepin e majte te xhaketes (i sapo hapur nga gonxhja -simbol i djalerise drejte burrerise)... Buzeqeshja krenare, justifikuar nga drejtesia e aktit, perpiqet te fshehe te vetmen keqardhje, ate qe ai nuk do te perjetoje me ate ndjesi qe e dashura nga fshati i tij i lindjes i shkaktonte.... ndalon per here te fundit ne nje cezem per te pire uje dhe pasi sodit lindjen e diellit per te fundit here, u drejtohet xhandareve qe i bejne pyetjen e shprehjes se deshires se fundit. Me jepni nje kreher. Une, ne ate moment, do te kisha kerkuar edhe nje cigare.
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
para se te me varnin, do te kerkoja te beja nje dush.
Me kujton nje nga ato momentet qe une i quaj «Jam bere per dush te ftohte». Vertete, ne ato momente kur nuk e shikon dot me te ardhmen, kur njeriu e ka humbur ndjenjen e te priturit te dickaje, te besh nje dush eshte nje nga lukset qe mund t'i ofroj vetes. Po mos te kishte qene per aromen e kafese se mengjesit dhe «dependence» tek pirja e cigares as qe do te kisha marre mundimin te dilja nga krevati. Te shkuara te harruara.
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
te me digjnin trupin pas vdekjes edhe te ma hidhnin hirin ne oqean
Une do te kisha lene amanet te me conin trupin ne Shqiperi dhe te me varrosnin ne fshatin e lindjes se tim ati, perbri gjyshit dhe gjyshes. Do te kisha dashur te kisha nje qiparis mbi varr, te me bente hije. Qiparis. I larte, i drejte, me dege qe perqafojne trungun e pemes si per te thene «ne nuk ndahemi nga prej kemi dale». Me duket qiparisin e therrasim edhe selvi.
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Ja po te tharras me duhet ndihme te gjej nje menyre te vdes
DESHIRA per te jetuar eshte ndryshe nga MUNDESIA per te jetuar. Nje njeri qe i ka te gjitha mundesite per te jetuar por deshira eshte shuar eshte rast fatal. Sic t'a permenda edhe njehere tjeter, Robin Williams u vetvra edhe pse mundesite per te jetuar i kishte te pakufizuara. Hapi fondacione bamiresie, beri te tjeret te qeshte, pagoi psikoterapiste dhe ndoqi programe ne qendra te trajtimit te alkolizuarve dhe droguarve, nderroi disa gra dhe u fali femijeve te vete pasuri te medha. Cfare kerkonte ai te merrte si shkembim (marr-dhenie)??? Ndoshta respekt. Ndoshta ne zemer pati dashuri te madhe dhe nuk gjeti njeri dashuria e te cilit t'i perngjasonte te te vetit. Disa njerez jane ne levizje te perhershme me shpresen se do te takojne dicka te persosur ne rrugen qe bejne. Nje njeri i zgjuar kur e sheh se shanset per t'a gjetur ate tek e panjohura jane me te rralla, me te pakta deri sa nulifikohen (nuk ekzistojne me), atehere ai duhet te beje rrugen e kthimit ne te kaluar dhe te identifikoje ato gjera ose ata njerez te cilet, edhe pse nuk dukeshin perfekte ne ate kohe, tani jane te vetmit qe mund t'i sherbejne si ilac per shpirtin.

Ndersa ti JGJ e ke deshiren per te jetuar sa nje mal. Sepse akoma nuk ke perjetuar ato ndjenja te fuqishme per te cilen jeta eshte krijuar dhe konflikti qe te eshte krijuar nga kjo DESHIRE e cila eshte e PAMUNDUR (ti i DI dhe po nuk ngurrove mund t'i shprehesh) te ben qe te therrasesh per ndihme. Per njerezit qe kane deshire te jetojne por e kane te pamundur per nje arsye apo tjeter, une, personalisht, ndjej keqardhjen me te madhe. Shprehu.

Te fala,
Eléonoré
 
Top