Re: Denimi me Vdekje!
pasi kjo teme vec paska qen e hapur mendoj se postimet e bera tek tema Denimi me vdekje- per apo kunder denimit me vdekje i perkasin kesaj teme
Kur shteti ekzekuton nje njeri, ai kryen nje vrasje me paramendim, kryen nje vrasje me gjakeftohtesi, dhe poashtu ne kete menyre u tregon banoreve te vet, se eshte plotesisht normale qe nje njeri te vritet, pra ti mirret jeta. Ne kete menyre vet shteti i kontribon uljes se respektit per jete, dhe uljes se te drejtes per te jetuar. Secili denim me vdekje dhe secili ekzekutim eshte nje shkeje e drejteperdrejte e te drejtave fundamentale te njeriut: te drejten per te jetuar
Ështe nje dhembje e madhe kur njeriu humb me te dashurin, dhe kjo dhimbje eshte edhe me madhe kur e di se jeta e te dashurit te tij eshte marre ne menyre me barbare me gjakeftohtesi nga dikush tjeter, dhe ne keto momente tek secili do te shfaqej urrejtja, ne keto momente secili do te mendonte dhe deshironte nje hakmarrje ndaj vrasesit duke u munduar qe kjo te ndodhe patjeter. Por athua kjo hakmarrje do te zvogelonte kete dhimbje, athua me kryerjen e kesaj hakmarrjeje do te vinte ne jete prape viktima,...
Te dashur bashkebisedues shresoj se do te merrni pjese ne bashkebisedim dhe te shprehni mendimin tuaj ne lidhje me temen ne fjale.
Me resepekt Betina
--------------------
Koha ikën shpejt, sa shpejt, e s'kthehet më,
ëndrrat tona mbeten pas përgjithmonë.
Si një yll lart në qiell unë ty të pres,
kur nata gjithësinë mbulon
--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 268 | Nga: Danimarka | Regjistruar: Sht 2003 | IP: e Regjistruar |
Arctic_Cobra
Per qef
Anetar/e # 8851
Shkruajtur më 17 Gusht, 2004 15:05
--------------------------------------------------------------------------------
Une per vete jam pro denimit me vdekje! Vetem me kusht qe te zbatohet ne rastet me te renda e jo pa asnje lloj kriteri. Ne fund te fundit nuk e detyroi njeri kriminelin qe te vriste!
--------------------
Welcome to the real world!
--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 76 | Nga: shqiperi | Regjistruar: Korr 2004 | IP: e Regjistruar |
tushi
Anëtar
Anetar/e # 5770
Shkruajtur më 17 Gusht, 2004 15:25
--------------------------------------------------------------------------------
Per nji 10-vjeçar pro absolute.
--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 438 | Nga: ku te m'xan puna | Regjistruar: Nën 2003 | IP: e Regjistruar |
zog
Anëtar/e
Anetar/e # 3
Shkruajtur më 17 Gusht, 2004 17:35
--------------------------------------------------------------------------------
ndersa une e shtroj problemin keshtu, a eshte vrasja qe kryen shteti me efikase se vrasja qe kryen individi, ne rregullimin e marredhenieve te shoqerise.
tek marredheniet e shoqerise nuk e kam fjalen per zhvillimin ekonomik, por thjesht luften per mbijetese te nje populli.
psh, shtroj pyetjen; pa zbatuar kanunin a do te mund te mbijetonte raca shqiptare kaq kohe, sikur psh rolin e kanunit ta kryente shteti.
ose po shpalos akoma me shume.
nje vajze vret babain ngaqe ai e perdhunon, kush do te ndikonte psikollogjikisht me shume tek nje tjeter baba, qe mund ti shkonte mendja tek kjo pune, frika nga qe e vret vajza apo frika ngaqe e vret shteti.
po tek vajzat vete, cila do te kishte me ndikim tek psikollogjia e tyre, vet'hakmarrja apo hakmarrja e kryer nga shteti.
psh; pse tek filmat amerikane heroinat ose heronjt vet'hakmeren, ngaqe ne na pelqen me shume keshtu, sesa kur hakmarrjen e kryen shteti.