Denimi me Vdekje!

I vjetri

Primus registratum
Re: Denimi me Vdekje!

Kam respekt per medimet ete gjitheve. Une jam kunder denimit me vdekje ne pergjithesi, por jam rpo ketij denimi ne kushte e vende te caktuara. Sipas jush, budallenj qenkan ata ne Amerike qe e mbjane ende denimnin me vdekje? Edhe ato ne Azi? Edhe vendet e shenjta islame? Kam pershtypjen qe vetme ne vendet kristiane(ku meshira eshte karakterstike e kesja feje) luftohet denimi me vdekje. Dhe te mendosh se jane me pak se nje e treta e popullsise kristianet!

Meqe e do Evropa, edhe une jam per luften kunder ketij denimi me vdekje ketu ne Shqiperi, tani qe s'u vrane ish-byroistet komuniste, tani, s'kane vdekur te gjithe apo te dalin te gjithe nga burgjet(sic edhe dolen me 1997)...

Tani e mori ferra uraten.
 

jula

Primus registratum
Re: Denimi me Vdekje!

Tani, per sa i perket eksperiences amerikane, mund ta diskutojme lirisht. Jo te gjithe shtetet amerikane kane ne fuqi denimin me vdekje dhe s'ka ndryshim ne treguesit e kriminalitetit midis shteteve qe te vertetoje se denimi funksionon. Sigurisht qe nuk behet fjale per te qene budallenj apo jo. Ne shtete si Texas, p.sh., denimi me vdekje eshte shume "i ndjere" dhe i mbeshtetur nga shumica e popullates, nuk po i futemi ketu analizes se shkaqeve kulturore dhe psikologjike...Dihet se c'peshe kane sondazhet ne nje demokraci, por duhet dhe pak guxim nga ana e legjislatoreve...jo gjithnje ata qe therrasin "Barabba, Barabba!" jane ne te drejte! /pf/images/graemlins/wink.gif

Per sa i perket Azise [vecanerisht Kines...komuniste(?) dhe shteteve islamike(?) ], nuk me duken shembuj oreksndjelles nga pikepamja demokratike.
 

Moni

Primus registratum
Re: Denimi me Vdekje!

Mendoj se nuk eshte e thjeshte te thuash nje "Po" ose "Jo" ne lidhje me denimin me vdekje, pasi kjo gje kushtezohet nga elementet perberes te ngjarjes. Megjithate, personalisht une mendoj se denimi me vdekje duhet te aplikohet ne rrethana e ceshtje te vecanta.
 

llapaqeni

Primus registratum
Re: Denimi me Vdekje!

per mendimin tim jam dakort me denimin me vdekje por ceshtja eshte se do kete shume abuzime per kete ceshtje..pastaj nuk ka shume rendesi se eshte denimi me vdekje apo jo kur ligji nuk funksionon ne detajet me te vogla te tij...si mundet te kerkohet denimi me vdekje kur ne shqiperi personat me precedentet me kriminal lirohen me arsyen se jane te semur psiqik..besoj se denimi nuk eshte i nevojeshm kur nuk funksionon ligji qe ne hallkat e para te tij
 

Essenza

Primus registratum
Re: Denimi me Vdekje!

Sa shpejt e harruam ate plagen e madhe shqiptare te gjakmarrjes. Denimi me vdekje ka qene zgjidhje ne kohen e xhungles dhe eshte jashte mode ne kohen e shtetit. Ne fakt fjala shtet implikon organizim istitucionesh dhe ligjesh qe qendrojne mbi individin dhe qe disiplinojne jeten e githe shoqerise. Pra lamtumire "Drejtesise autodidakte" pasi ka nje shtet qe mendon per te. Shteti kur zgjedh menyrat e qeverisjes niset nga qellime te ndryshme, ama e drejta si nje nga themelet e qellimeve shteterore(te pakten ne teori) nuk ka qene kurre e drejta per vdekjen (me perjashtim te te drejtes trashegimore)..perkundrazi ..i vetmi objektiv ka qene njeriu dhe jeta e tij. E vertete, amerika aplikon denimin me vdekje , por kjo sepse spekulohet me ndjenjat e popullsise per te marre me shume vota ne pushtet. Eshte zgjedhje politikisht efikase por krejtesisht e pamundur ne planin juridik dhe njerezor. Shkaqet e verteta qe cojne ne kriminalitet dhe te tjera probleme sociale nuk zgjidhen me me logjiken "vrave do te vritesh" , relike historie per kulturen e sotme boterore.
 

Essenza

Primus registratum
Re: Denimi me Vdekje!

Fillimisht postuar nga Akus:
[qb] Jam absolutisht dakort!
Ne kte menyre i jepet edhe nje liri krimineleve per te leshuar doren duke e ditur qe edhe po u kapen fundja neuk do te vriten. [/qb]
Nuk do te vriten , por mbase do kene gjithe jeten per tu menduar ne burg. Humbja e lirise per vite me radhe, mbase edhe perjetesisht eshte humbje gati po aq e madhe sa jeta. Pse nje shtet apo nje individ te behet kriminel duke marre nje jete ne seri. Llogjika qe mbeshtet denimin me vdekje nuk ka fund. Ka vetem nje mori hallkash qe lidhin njera tjetren, vrave, vritesh , vret prap, vritesh.......
 

Ela200023

Primus registratum
Re: Denimi me Vdekje!

Denimi me vdekje???
Jam kunder cdo denimi me vdekje. Krimi eshte i rende. Kur flasim per denim, supozojme qe dikush eshte fajtor. Nese do benim dallime midis nje krimi "te thjeshte" dhe nje krimi "makaber" nuk do ishte e drejte!!!
 

Elbasanllije

Primus registratum
Re: Denimi me Vdekje!

E mbeshtes plotesisht denimin me vdekje. Ne disa shtete ne Amerike, eshte hequr ky denim (duke perfshire edhe Illinois ku jam une), mendoj se eshte nje gabim i pafalshem. Ne Illinois ky denim u hoq para gati tre javesh dhe si rezultat u liruan disa kriminele qe ishin denuar me denim me vdekje. Gjeja me ironike eshte qe shteti i dha edhe nje shume te madhe parash atyre qe mendohej se ishin denuar padrejtesisht. Hajde kupto se c'behet.
 

orikum

Primus registratum
Re: Denimi me Vdekje!

mirese ju gjej nje here se une jam anetari me i ri ketu,po jap dhe une nje cope mendim mbi kete teme.eshte dikush qe thote qe duhet te jete ne fuqi denimi me vdekje , dhe e arsyeton kete me pranine ne shoqerine tone te krimeve te renda si ato mbi femijet apo ato ne familje,eshte dikush tjeter qe thote qe sduhet te jete se eshte ne kundershtim me te drejtat e njeriut,une them qe te qenit ne realitet i denimit me vdekje nuk e shte asgje pervec se nje mase parandaluese per te mos prodhuar krim.pastaj po te hyjme dhe te shikojme se si mund te arrish te denosh me vdekje nje njeri ajo eshte gje tjeter.pra me pak llafe denimi me vdekje duhet te jete present ne shqiperi dhe kudo,dhe te qenit i semure ne momentin e krimit sduhet marre si shume per baze se po te shikosh shumica e krimeve shpeton nga drejtesia duke vene perpara justifikimin e te qenit me te meta .
help.gif
 

Guest
Re: Denimi me Vdekje!

Ata qe bejne krime nuk duhen denuar me vdekje kam ndryshuar mendim pasi dhe ata njerez kan qenen njehere dhe nuk esh faji i tyre se jane bere vrases :smash:
 

orikum

Primus registratum
Re: Denimi me Vdekje!

te jesh prototipe,sdo te thote qe ke te drejte..... /pf/images/graemlins/tongue.gif ata njerez jane akoma po ne momentin qe kryejne krimin ,kalojne ne nje kategori qe qendron midis te qenit dhe te mos qenit.hyjne ne kategorine e te qenit ata qe kane vrare per motive te motivueshme,dhe ata qe hyjne ne kategorine ete paqeneve jane ata qe vrasin per qejf apo motive te dobeta.jeni dakort me kete mendim?
ninja.gif
 

nardi 66

Primus registratum
Re: Denimi me Vdekje!

KUNDER
PRO; VETEM NE ATO VENDE KU AKOMA NUK RESPEKTOHET NJERIU,"KU QEVERIT MENDOJN TE PASUROHEN APO TE DEMOKRATIZOJN TE TJERET" SI SHQIPERIA DHE USA :thumbsup: ?
 

nga jugu

Primus registratum
Re: Denimi me Vdekje!

SIGURISHT QE PRO DHE AQ ME TEPER NE SHQIPERI.DO TE PASTRONTE SHUME PLEHRA DHE KA SE TEPERMI.A JANE TE AFTE GJYKATESIT TANE AMA?NE KETE PIKE RUAJ DYSHIMET E MIA!!!!
 

Guest
Re: Denimi me Vdekje!

Fillimisht postuar nga fontana:
[qb] te jesh prototipe,sdo te thote qe ke te drejte..... /pf/images/graemlins/tongue.gif ata njerez jane akoma po ne momentin qe kryejne krimin ,kalojne ne nje kategori qe qendron midis te qenit dhe te mos qenit.hyjne ne kategorine e te qenit ata qe kane vrare per motive te motivueshme,dhe ata qe hyjne ne kategorine ete paqeneve jane ata qe vrasin per qejf apo motive te dobeta.jeni dakort me kete mendim?
ninja.gif
[/qb]
po sikur nje vrases te vriste nje vrases shume te keq ca do thoje ti
 

JORDAN

Primus registratum
Re: Denimi me Vdekje!

Denimi me vdekje? Hajt se po e jap nje mendim dhe ketu.

Po. Jam per denim me vdekje. Njerzit qe vrasin dhe nuk i kontribuojne shoqerise asgje me shume se halle, pse duhet te jene pjese e botes!
Nuk me duket e drejte qe une si individ te paguaj taksa per buken e gojes se tij ne burg per gjithe jeten qe i ka mbetur.
Fatkeqsisht Shqiperia nuk do e vendosi asnjehere kete denim sepse nuk pranohet ne Europen e famshme.
 

Essenza

Primus registratum
Re: Denimi me Vdekje!

Fillimisht postuar nga CHASE:
[qb] Denimi me vdekje? Hajt se po e jap nje mendim dhe ketu.

Po. Jam per denim me vdekje. Njerzit qe vrasin dhe nuk i kontribuojne shoqerise asgje me shume se halle, pse duhet te jene pjese e botes!
Nuk me duket e drejte qe une si individ te paguaj taksa per buken e gojes se tij ne burg per gjithe jeten qe i ka mbetur.
Fatkeqsisht Shqiperia nuk do e vendosi asnjehere kete denim sepse nuk pranohet ne Europen e famshme. [/qb]
Po kur shoqeria me sistemin e vet (qe le shume per te deshiruar) te kete kontribuar me thonj e catonj qe ti beje vrases????
 

orikum

Primus registratum
Re: Denimi me Vdekje!

po pra pikerisht aty qendron dhe difekti apo mos njohja e ligjit nga qytetaret per te cilen shteti ka pergjegjesi.por rasti i shqiperise eshte komplet i pa precedent,ku ne rastin tone ka akoma njerez te ngujuar qe shumica jane femije,se kane frike nga hasmerite.ky eshte nje nga ato raste qe shteti duhet te tregoje forcen nepermjet denimit ekzemplar ,se perndryshe njerez me keto problemne do kete gjithe kohen ne shqiperi.ja kush e di teme thoje se ca ndryshimi ka nje i ngujuar me hasmeri dhe nje i denuar me burgim te perjetshem?
 

Essenza

Primus registratum
Re: Denimi me Vdekje!

Fillimisht postuar nga fontana:
[qb] po pra pikerisht aty qendron dhe difekti apo mos njohja e ligjit nga qytetaret per te cilen shteti ka pergjegjesi.por rasti i shqiperise eshte komplet i pa precedent,ku ne rastin tone ka akoma njerez te ngujuar qe shumica jane femije,se kane frike nga hasmerite.ky eshte nje nga ato raste qe shteti duhet te tregoje forcen nepermjet denimit ekzemplar ,se perndryshe njerez me keto problemne do kete gjithe kohen ne shqiperi.ja kush e di teme thoje se ca ndryshimi ka nje i ngujuar me hasmeri dhe nje i denuar me burgim te perjetshem? [/qb]
Nuk te mora vesh... mund ta sqarosh pak me mire?
 

orikum

Primus registratum
Re: Denimi me Vdekje!

e do pak me mire te sqaruar?me pak fjale ti essenza,ne shqiperi po spati denim me vdekje sdo kesh kurre qetesi.kete se them une po e ka treguar vete historia jone si komb.besoj jam shpjeguar mire è si thua?
wacko.gif
 

Essenza

Primus registratum
Re: Denimi me Vdekje!

Originally posted by fontana:
[qb] e do pak me mire te sqaruar?me pak fjale ti essenza,ne shqiperi po spati denim me vdekje sdo kesh kurre qetesi.kete se them une po e ka treguar vete historia jone si komb.besoj jam shpjeguar mire è si thua? <img border="0" alt="[wacko]" title="" src="graemlins/wacko.gif" /> [/qb]
<font size="2" face="Verdana, Helvetica, sans-serif">Nuk me rezulton qe atje ku eshte aplikuar denimi me vdekje ka mbizoteruar paqja dhe qetesia. Perkundrazi. Ne diskutojme akoma se kane mbetur probleme te hapura. E paska thene historia? Ku valle??
 
Top