Denimi me Vdekje!

peson

Primus registratum
Re: Denimi me Vdekje!

njerezit jane te vetedijshem per gabimet qe bejne, pse jo cdo kush mund te beje nje jete normale, kur nuk eshte keshtu dhe zgjedh rrugen e krimit atehere i ka marre parasysh edhe pasojat keshtu po 'vrau vrit' po 'vodhi gjobit' dhe po eshte per 'burg le te beje burg' .......
me thuaj me ke rri te te them kush je
 

vlera

Primus registratum
Re: Denimi me Vdekje!

pasi kjo teme vec paska qen e hapur mendoj se postimet e bera tek tema Denimi me vdekje- per apo kunder denimit me vdekje i perkasin kesaj teme

Kur shteti ekzekuton nje njeri, ai kryen nje vrasje me paramendim, kryen nje vrasje me gjakeftohtesi, dhe poashtu ne kete menyre u tregon banoreve te vet, se eshte plotesisht normale qe nje njeri te vritet, pra ti mirret jeta. Ne kete menyre vet shteti i kontribon uljes se respektit per jete, dhe uljes se te drejtes per te jetuar. Secili denim me vdekje dhe secili ekzekutim eshte nje shkeje e drejteperdrejte e te drejtave fundamentale te njeriut: te drejten per te jetuar


Ështe nje dhembje e madhe kur njeriu humb me te dashurin, dhe kjo dhimbje eshte edhe me madhe kur e di se jeta e te dashurit te tij eshte marre ne menyre me barbare me gjakeftohtesi nga dikush tjeter, dhe ne keto momente tek secili do te shfaqej urrejtja, ne keto momente secili do te mendonte dhe deshironte nje hakmarrje ndaj vrasesit duke u munduar qe kjo te ndodhe patjeter. Por athua kjo hakmarrje do te zvogelonte kete dhimbje, athua me kryerjen e kesaj hakmarrjeje do te vinte ne jete prape viktima,...


Te dashur bashkebisedues shresoj se do te merrni pjese ne bashkebisedim dhe te shprehni mendimin tuaj ne lidhje me temen ne fjale.


Me resepekt Betina

--------------------
Koha ikën shpejt, sa shpejt, e s'kthehet më,
ëndrrat tona mbeten pas përgjithmonë.
Si një yll lart në qiell unë ty të pres,
kur nata gjithësinë mbulon

--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 268 | Nga: Danimarka | Regjistruar: Sht 2003 | IP: e Regjistruar |

Arctic_Cobra

Per qef
Anetar/e # 8851

Shkruajtur më 17 Gusht, 2004 15:05
--------------------------------------------------------------------------------
Une per vete jam pro denimit me vdekje! Vetem me kusht qe te zbatohet ne rastet me te renda e jo pa asnje lloj kriteri. Ne fund te fundit nuk e detyroi njeri kriminelin qe te vriste!

--------------------
Welcome to the real world!

--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 76 | Nga: shqiperi | Regjistruar: Korr 2004 | IP: e Regjistruar |

tushi

Anëtar
Anetar/e # 5770

Shkruajtur më 17 Gusht, 2004 15:25
--------------------------------------------------------------------------------
Per nji 10-vjeçar pro absolute.
--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 438 | Nga: ku te m'xan puna | Regjistruar: Nën 2003 | IP: e Regjistruar |

zog
Anëtar/e
Anetar/e # 3

Shkruajtur më 17 Gusht, 2004 17:35
--------------------------------------------------------------------------------
ndersa une e shtroj problemin keshtu, a eshte vrasja qe kryen shteti me efikase se vrasja qe kryen individi, ne rregullimin e marredhenieve te shoqerise.

tek marredheniet e shoqerise nuk e kam fjalen per zhvillimin ekonomik, por thjesht luften per mbijetese te nje populli.

psh, shtroj pyetjen; pa zbatuar kanunin a do te mund te mbijetonte raca shqiptare kaq kohe, sikur psh rolin e kanunit ta kryente shteti.

ose po shpalos akoma me shume.
nje vajze vret babain ngaqe ai e perdhunon, kush do te ndikonte psikollogjikisht me shume tek nje tjeter baba, qe mund ti shkonte mendja tek kjo pune, frika nga qe e vret vajza apo frika ngaqe e vret shteti.
po tek vajzat vete, cila do te kishte me ndikim tek psikollogjia e tyre, vet'hakmarrja apo hakmarrja e kryer nga shteti.

psh; pse tek filmat amerikane heroinat ose heronjt vet'hakmeren, ngaqe ne na pelqen me shume keshtu, sesa kur hakmarrjen e kryen shteti.
 

vlera

Primus registratum
Re: Denimi me Vdekje!

zogu

athua nese behet hakmarrja do ndalet vrasja, athua ka frike vrasesi ne ato momente kur e kryen aktin, athua ndalohen per dhuminet nese perdhunuesi vret aktorin dhe si mund te quhet hakemarresi qe vret dike per tu hakmarr a eshte edhe ai vrases a kryen edhe ai nje vrasje
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Denimi me Vdekje!

Betina,ligji nuk te vret,te ndeshkon dhe ndeshkimi mund te jete me varje ose me elektrik(jo kandil apo elektrik dore /pf/images/graemlins/laugh.gif ).
 

vlera

Primus registratum
Re: Denimi me Vdekje!

Fillimisht postuar nga OROSHI:
[qb] Betina,ligji nuk te vret,te ndeshkon dhe ndeshkimi mund te jete me varje ose me elektrik(jo kandil apo elektrik dore /pf/images/graemlins/laugh.gif ). [/qb]
ndeshkimi me vrasje Oroshi quhet ekzekutim dhe ekzeutimi merre nje jete, kryhet nje vrasje prape,

duke i lene te gjitha anash ato se cfare ka bere vrasesi, dhe te mendojm pak si do te ndihet nje njeri kurre prete vdekjen, si ndihet nje njeri kur e di se do te hyj ne nje dhome gazi, apo do ulet ne nje karrike elektrike, si ndihet nje njeri kur jeton me vdekjen, zgjohet dhe fle me te,...

Duke mos anashkaluar edhe nje gje tjeter shpesh here mund te merret nje vendim i gabuar dhe kryejne ekzekutimin e je njeriu te pafajshem, tjetra ne shume shoqeri boterore sic ishte Nigerija psh ekzekutimet e njerezve jane kryer para publikut para mija njerezve dhe me vone jane shitur fotot e ekzekutimit si kartolina, athua nuk eshte krim ky nuk eshte vrasje kjo, pastaj te njejtat gjera jane bere dhe behen ne USA, jane bere ne Iran, jane bere ne Kosove,...
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Denimi me Vdekje!

Ne emer te popullit je i denuar me vdekje!

/pf/images/graemlins/laugh.gif Nuk e di sesi mu kujtua kjo fraze qe kemi degjuar aq shpesh neper filma me komunista e partizan /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Cruel_Intentions

Primus registratum
Re: Denimi me Vdekje!

Un jam Pro Denimit me Vdekje, ama kunder menyres me karrige elektrike. (sidomos pasi kam par filmin Green Mile)
 

vlera

Primus registratum
Re: Denimi me Vdekje!

Fillimisht postuar nga J'adore:
[qb] Un jam Pro Denimit me Vdekje, ama kunder menyres me karrige elektrike. (sidomos pasi kam par filmin Green Mile) [/qb]
Po kunder menyres se denimit me vdekje ne dhomen me gaz helmues a jeni.
Kjo menyre e ekzekutimit u krye ndaj Edward Earl Jonshon (zezak) i cili u akuzua per vrasjen e nje pjestari te policise ( i bardhe) me 1987 ne Missisipi dhe ky ishte plotesisht i pafajshem.
 

picasso

Forumium maestatis
Re: Denimi me Vdekje!

hahahaha e keni vene re qe une qesh ne fillim te postimit tim dhe ne fund jam i ashper?
e dini pse?qesh sepse eshte me mire se te qash.
per temen mendoj se shoqeria denon me mire se ligji(dhe ne fakt jane shoqerine te e shkaterrojne dhe e degradojne shpesh njeriun.e cojne edhe ne vetrasje)
por kur shqoeria(qe ne raste te tilla eshte e pafuqishme)pasi ai qe mendohet te meritoj nje denim me vdekje,ka nje mungese te madhe te ndergjegjes.une mendoj, se po.duhet te kete denim me vdekje.por shume i kufizuar.jo si ne usa.por shume i kufizur.per ca klauzola dhe pika shume te ...pra kur nuk arrin shoqeria ta denoje.le ta heq praj sa ligji.(me mire sesa shoqeria te kthehet ne vrasese)e pafuqishme,ti jap drejtim zgjilljes.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Denimi me Vdekje!

Un besoj se vrasja qe kryen shteti asht shum ma efikase se vrasja qe kryen individi.E para ka % shum ma te larte probabiliteti qe te ndodhi dhe eliminon deshiren per hakmarrje.Ekziston gjithmon munsia qe te behen gabime edhe te ekzekutohesh pa faj nga shteti qe ka si detyre mbrojtjen e qytetareve dhe venien e drejtesis ne vend asht pak te thush katastrofe.Po ashtu asht katastrofe ti vesh detyr zbatimin e ktij denimi atyre per te cilet po lind nevoja e ktij denimi. Me nje klase politike ma serioze per nje 10-vjeçar mendoj do t'ishte shum nevojshem.
 

picasso

Forumium maestatis
Re: Denimi me Vdekje!

Fillimisht postuar nga Tironsi_NY:
[qb] usa e ka shum mire. Ashtu duhet ta bejn dhe te tjeret. [/qb]
hahahah ka shpetua usa me ate ligj qe ka.e ka ndalua tama krimin.rrezikon te behesh shtet kriminel.po sikur drejtesia te beje gabime(jo per gje po njerez jane ata)dhe me keq shpesh per te patur nje fajtor ja ngelin njerit.senatori do nje te denuar,dhe prokuroria ja jep.
usa eshte pasi vrasese,ne lidhje jo vetem me njerezit per edhe me shtetet e tjera.ket duhet ta pranojme.po duhet denimi me vdekje.por jo denimi qe jep usa.sic po es hofim dhe e kemi par shpesh ajo usa juaj denon shume kend.dhe shume here me pate drejte.
e viva e viva e viva(keshtu rrezikon te kthehesh nga siguri,ne rrezik)
 

^Res-Cogitans^

Primus registratum
Re: Denimi me Vdekje!

Jam shum KUNDER.

Drejtsija&dinjiteti i njeriut ktu jan te thyera.

Dhe nqs shteti miraton tek ri-edukimi i njeriut...sikur hyn nen nje kontradit ABSOLUTE!

USA & KINa....shembuj te degjeneruara njerzimi.
Ku esht civilizimi?!
 

Nadia81

Primus registratum
Re: Denimi me Vdekje!

Varet nga rrethanat.Jo cdo vrasje meriton denimin me vdekje,prandaj ka gjyqe per kete pune.Po ne shqiptaret e duam cik kerbacin kurrizit qe te zeme mend.Merreni me mend qe tani qe trupi gjykues ne shqiperi eshte pertoke(tani kam fjalen pas '90) kriminaliteti ne shqiperi eshte rritur shume,madje edhe brenda familjes qe eshte nje tragjedi sociale e jona.
Po ju jap nje shembull te shkurter qe e kam perjetuar vete.Nuk e di nese ndokujt nga ju i kujtohet vrasja e famshme ne Libofshe te Fierit dikur nga fillimi i '93.Dy vellezerir qe ekzekutuan nje familje te tere,duke perfshire edhe nje foshnje shume pak muajshme, u denuan me varje publike.Une,si femije kurioz,vajta ta shikoja me nje grup cunash dhe gocash nga lagjja dhe...ishte vertet e tmerrshme t'i shikoje nga larg se si valeviteshin ne ajer.Por,per disa vite pas asaj qe ndodhi,Fieri pati nivel kriminaliteti me te ulet se qytetet e tjera.Dua te them,qe frika eshte e nevojshme nganjehere,sepse i ben njerezit te mendohen dy here para se te ndermarrin dicka te tille ndaj nje personi.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Denimi me Vdekje!

Denimi me i rende per nje njeri qe ka vrare e ka prere eshte "denimi me jete" dhe kur them denimi me jete nenkuptoj ekzistencen e tij mes nesh por pa ne... Denimi me vdekje i nje vrasesi eshte thjeshte nje dekorate qe i jepet atij ne forme stimuli. Ne momentin qe e vret ti bie ne gabimin e tij dhe ai nderkohe ka arritur objektivin e vet final, ka arritur te te barazoje =
 
Top