Dedikime

qeshem

Primus registratum
Re: Dedikime

Dashuria

Koha është të duhemi,
të kesh besim ne mua kur të them: Trime,
të kem besim në ty kur më thua: Trim.
Por kokën time kryeneçe shumë kurthe ngrite,
shumë e pushkët mbushi babai yt, fisi yt,
një mijë e një të zeza kurdise ku do t'ma zije pritën.
E nën një kulm banonim,
nga frëngjia me ditë më peshove,
me ditë lexoja Shekspirin në hijen e Kullës,
se mos do të takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinën nga dielli, nga acari!
Kam frikë se ma therin syrin cubat e territ,
kam frikë se më vrasin pas shpine të pabesët.
Dashuria ime, ma zgjat dorën ta kapërcejme këtë ujë të madh,
i huaj s'jam as vij nga tokë e vdekshme.
Në fund të livadhit të kositur a po sheh:
ai kali i bardhë është yni tash e përgjithmonë.
Më shikon drejt në sy, lëri zënkat, fjalët, sharjet.
Unë do të sjell Lulen nga zemra e bjeshkës,
do ta ndez llambën në kullë,
do ta hedh farën në tokën e re.
Kur të desha, çoje dashuri pas shtatë katundeve
e të rënat të forta i kishe.
Kur më deshe, çoja dashuri me një grua të marrë
e mëhalla jehonte nga shpifjet.
Na iku jeta, trime, si s'menduam pak edhe për vete.
Koha është të duhemi.


a.podrimja
 

kaprollja

Primus registratum
Re: Dedikime

TI THUA..

Ti thua se e do...
Ajo drejt teje rend çiltersisht
Me pafajesine e saj ti loz
Dhe Don Zhuanit i ngjan çuditerisht.

K.B
 

atman

Forumium maestatis
Re: Dedikime

KJO DASHURI


Kjo dashuri,
Keshtu e dhuneshme
Keshtu e brishte
Keshtu njomzake
Keshtu e deshperuar.
Kjo dashuri
E bukur si nje dite
E keqe si koha
Kur koha eshte e keqe.
Kjo dashuri keshtu e vertete
Kjo dashuri keshtu e bukur
Keshtu e lumtur
Keshtu e hareshme
Dhe keshtu shpotitese.
Ngjethese si frika e nje femije ne erresire
E sigurt tek vetja
Si nje burre i qete ne zemer te nates.
Kjo dashuri qe trembte te tjeret
Qe i bente te flisnin
Qe i bente te zverdheshin.
Kjo dashuri e pergjuar
Sepse ne e pergjonim,
E persekutuar, e plagosur, e shkelur, e vrare
E mohuar dhe harruar.
Sepse ne e kemi persekutuar, plagosur,
shkelur, vrare, mohuar,
harruar.
E tera kjo dashuri
ende e gjalle
dhe tere drite
Eshte tendja
Eshte timja...
...
Dhe na flet pa folur
Dhe une i ngjethur degjoj.
Dhe therres
Therres per ty
Therres per mua.
Te lutem
Per ty, per mua dhe per gjithe ata qe dashurohen
Dhe qe jane te dashuruar.
Po, une therres.
Per ty, per mua, per gjithe te tjeret,
qe nuk i njoh.
Ndalo atje
Atje ku je
Atje ku ke qene tjeter here
ndalo!
Mos leviz,
mos shko!
Ne qe jemi dashuruar
ne te kemi harruar,
ti mos na harro!
Veç teje s'kishim tjeter gje mbi dhe.
Mos na ler te ngrime.
dhe pse shume larg gjithmone,
dhe s'ka rendesi ku,
na jep nje shenje jete.
Shume me vone buze nje pylli,
ne pyllin e kujteses, ngrihu shpejt,
zgjate doren
dhe shpetona.

Poezi nga ZHAK PREVER

Per conchiglien.
Njehere dikush pyeti guasken: si e ben thesarin tend, perlen? Sepse e mbaj gojen mbyllur, - u pergjigj guasca.
 

fallen angel

Primus registratum
Re: Dedikime

e cuditshme dashuria...nese mund ta quaj keshtu.
flas per te famshmen rrahje te shpejte zemre,per gjunjet qe te dridhen,djerset e ftohta ne shpine dhe dhe zerin qe te meket kur e sheh...nese mund ta quajme dashuri...
mbreme me premtoi se do te bente te pamunduren per te ndenjur me shume kohe me mua...thote qe shihemi rralle,dhe ne te vertete ka te drejte.shume miq ke per gustot e mia,ose per gustot e nje shqiptari!
ndersa sot nuk mora vesh nje m*t,duhet te ikje patjeter ne nje lexion te rendesishem,e me the qe mund te takohemi neser ose te shtunen...te duket normale kjo mer vlla???
po me zien koka me pak fjale.
ajo thote se nuk eshte e sigurt,jo per ate qe ndjen,po per ate qe duhet bere.
per te ka ndryshim te madh midis te renit ne dashuri,dhe te dashurit nje njeri...
dakort,po nese bie ne dashuri llogjika kalon ne stol rezervash,dhe nuk ke kohe te mendosh nese duhet ta duash njerin qe ke prane apo jo...
ohu,nuk e di,nuk te kuptoj fare,sot nje here hic fare!mbase ngaqe kam fjetur vetem nje ore.


ata syte e tu te ullinjte me kane magjepsur,me humb fjala kur i shoh...
e serish jam pa fjale kur ti sillesh keshtu!
nuk di a te te jap me teper liri a te te rri si m*ti pas kpuce...

nuk qekam ne rregull sot,po e myll pa e dhje!
respekte te gjithve.

dedikuar Mikit!
 

b.k.

Primus registratum
Re: Dedikime

All around me are familiar faces
Worn out places, Worn out faces
Bright and early for the daily races
Going nowhere, Going nowhere
Their tears are filling up their glasses
No expression, No expression
Hide my head I want to drown my sorrows
No tomorrow, No tomorrow

And I find it kind of funny, I find it kind of sad
These dreams in which i'm dying, Are the best I've ever had
I find it hard to tell you, I find it hard to take
When people run in circles its a very very
Mad World, Mad World

Children waiting for the day they feel good
Happy Birthday, Happy Birthday
And they feel the way that every child should
Sit and listen, Sit and listen
Went to school and I was very nervous
No one knew me, No one knew me
Hello teacher tell me whats my lesson
Look right through me, Look right through me

And I find it kind of funny, I find it kind of sad
The dreams in which i'm dying, Are the best I've ever had
I find it hard to tell you, I find it hard to take
When people run in circles it's a very very
Mad World, Mad World

Enlargen your world

Mad World
 

atman

Forumium maestatis
Re: Dedikime

Bukuria nuk ka shkak,
Egziston.
Ndiqe dhe zhduket,
Mos e ndiq dhe qendron.


Di te zesh krelat e lendines,
Kur era me gishta i ngaterron?
Zoti vete kujdeset,
Qe te mos e besh dhe te
pengon.



Poezi nga E. Dikinson

Per MIRROR.
Miku eshte ajo qenie qe vjen tek ty, kur bota shkon.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Dedikime

Drejtuar AF-istave!

T’isha një lule…

Zbardhoi dita, lindi dielli; u bë ditë dhe në shpirtin t’im ndjeva një gjë të re. Ishte një pyetje që donte përgjigje. Së mbrëndëshmi ndëgjova një zë që më pyeti “Ç’ësht jeta?”
Hap sytë për një cast, vështroj rrotull dhe asgjë nuk gjej, asnjeri nuk përgjigjet në vënd t’im. Ulem dhe u përvishem librave, kërkoj mendimin e atyre që kanë shkrojtur … por dhe atje asgjë.
Pa shpresë largohem prej vëndit ku ndodhesha, e pa kënaqur hedh këmbët e mia; rëndë rrëshqasin, diçka shkelin. Një faqe libri të vjetër. Ulem, e mar, e vështroj dhe vetëm një fjalë këndoj, mosknaqësia…
Mendimet më trubullojnë dhe më së fundi m’u duk se e gjeta të vërtetën, se jeta ësht mosknaqësia.
E drejtë, e pa gabuar. Të gjithë thrresin sikur t’isha… dhe unë gjithashtu.
Jam njeri, më krijoi natyra duke më dhënë dhe tru. Më vërviti në tokë, më bëri më të lartë nga të gjitha shtazët dhe bimët, me gjith atë nuk knaqem, I kërkoj vehtes të jem kështu, të jem ashtu; si kjo dhe si ajo dhe më së fundi e gjeta…
T’isha një lule-lule are, e vogël dhe me erë. Të çelnja në prendverë dhe në vjeshtë të vishkesha në vetminë t’ime.
T’isha një lule vjollce në mes të ferrave. Të qëndronja e fshehur, e pa dukur dhe një ditë të zbulohesha prej duarve të dy të rinjve. Prej frike, të larguar pre njerzis do t’më këputnin, do të dhurohesha te njëri-tjetri për shënjë kujtimi. Do të ndëgjonja se ç’flitnin, fjalët e bukura dhe plot shpresë. Do t’më thurnin dhe mua disa vargje të lehta për hir të dashurisë.
Një trandafil i egër të mbinja për mbi varrin e ndonjë të riut. Të mirrnja pjesë në lotët që do të derdhnin mbi atë tokë të ftohtët.
Karafil i kuq të lulzoja dhe me kujdes të vaditesha… një ditë të vendosesha në jakën e palltos. Do të shetitnja dhe unë rrugët e qytetit, do të kuptonja jetën djaloshare dhe të gjithë do të vështronin atë dhe mua; … që të dy qënkan të bukur do të thoshin.
Më së fundi le t’isha së paku një lule e egër, midis rrugës dhe gurëve, pa kujdesin e të tjerëve.
Një ditë do të shtypesha prej ndonjë këmbe njeriu, burrë ase grua… e di, por s’ka gjë, një lule isha dhe jo njeri….

Musine Kokalari

Gazeta Shtypi
Dt 16.09.1937
Nr. 100 – f.2
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Dedikime

Po ma pate endrren, mos e luani,
e trembur eshte e shkreta dhe mund te marre arratine,
atehere po qe nuk do te jem ne gjendje ta takoj me.
Po ma pate endrren, thojini se po e pres,
po e pres tek vendi i shenuar,
thojani bute e lehte endrres time te brishte,
Por, mos harroni t'ja thoni!
 

abs

nuk e di...
Re: Dedikime

Per Ty

vorpsi10.jpg



-------------------------

,...valsi i gjetheve te vjeshtes,...
 

fallen angel

Primus registratum
Re: Dedikime

nje cast mendova se te kisha humbur,
kaq e pat dhe kjo dashuri...

po vetem nje cast ama...gjynaf qe castet e mija zgjasin me dite! /pf/images/graemlins/frown.gif
 

atman

Forumium maestatis
Re: Dedikime

PER TRINY!


Nese ne vjeshte ti do vije,
Une veren do ta perzija,
Si me te qeshur dhe nje rreng,
Siç ben amvisa me nje mize.


Dhe pas nje viti po te te shihja,
muajt lemsha do t'i beja ,
Dhe do t'i fusja ne sirtare
Qe te mos perjeheshin,
te ndare.


Nese me shekuj do qe pritja,
Do t'i numeroja me gishta
Dhe do t'i zbrisja derisa te binin,
Ne token e Van Diemen.


Nese vertet pas kesaj jete,
timja dhe tendja do te vine.
Une do ta hedh si nje levozhge
e do te mbaj perjetesine.


Ciao B-i, nuk ia vlen te kuptosh nje bote qe ka lindur nga keqkuptimi.
 

b.k.

Primus registratum
Re: Dedikime

Shume te faleminderit, e vleresoj shume..

Gjesti i mesiperm duhet te jete nje nga ata shume te rrallet dhe te cmuarit, qe konfirmon ate rregull, /pf/images/graemlins/smile.gif por dhe qe me rikthen deshiren dhe me jap kurajon per te kuptuar, sado e veshtire dhe e dhimbshme te jete.
 

Rambla

Primus registratum
Re: Dedikime

Tan dentro de mi conservo el calor
Que me haces sentir conservo tu amor
Tan dentro de mi que aún puedo vivir
Muriendo de amor, muriendo de tí

Como buscan las olas, la orilla del mar
Como busca un marino su puerto y su hogar
Yo he buscado en mi alma queriéndote hallar
Y tan sólo encontré mi soledad

A pesar de estár lejos, tan lejos de mi
A pesar de otros besos quizás ...
Aún recuerdes el tiempo de aquel nuestro amor
Aún te acuerdes de mí

Aún recuerdo aquel ayer cuando estabas junto a mí
Tú me hablabas del amor yo podía sonreir
Aún recuerdo aquel amor y ahora te alejas de mí

Le he pedido al silencio que me hable de tí
He vagado en la noche queriéndote oir
Y al murmullo del viento le he oido decir
Tu nombre ...
 
Top